Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Amerika e do më së shumti Kosovën.

    Publikuar: 01.07.2011 - 22:23
    Washington, 1 korrik - Kosova, e pasuar nga Bosnja, prin në listën e shteteve që do të përfitojnë më së shumti ndihma financiare për vitin 2012 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pason Serbia, në vendin e tretë, e më pas Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe në fund Kroacia. Kështu është renditja që Departamenti amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim. Kosova do të përfitojë në mot nga SHBA-ja 65.7 milionë dollarë.

    “Suksesi i Kosovës si shtet i pavarur, shumetnik dhe demokratik është i rëndësisë më të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, rajon që për SHBA-në ka rëndësi të veçantë strategjike, në mënyrë që Evropa të jetë e plotë, e lirë dhe në paqe”, thuhet në propozimin e Departamentit të Shtetit, raporton Indeksonline.

    Ndihmat do të fokusohen në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi ekonomik. (koha.net)
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nuk eshte lajm dhe aq i mire per anti-Amerikanet.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Ti ndihmojne per ndertuar shkolla dhe spitale dhe jo Xhami qe jane me se te mjaftueshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •