Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796

    Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro

    Tiranë, 1 korrik - Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këto ditë shkruan shtypi serb. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

    Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t’ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

    Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare. Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.

    Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

    Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

    Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.

    Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. ”Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb, transmeton agjencia Ina.

  2. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro

    Nuk jane shqiptare, jane gabele keto nuse..
    3 mije euro per nje gabele nuk jane edhe pak.. plus e ki gabelken ne shpi..
    kjo eshte katastrof edhe per shkije..
    edhe 100 here me shume konvenon me ja dhane gabelkes veq me majt ne distanc, mos me fut n'shpi.. t'shqiptarit
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    jo halla mine mos te ardht mersi gabelka muk jan po shqiptare te komunitetit katolik,rinia ju ka ik ne europ dhe si fanatik te fes me para e martojn nje katolik apo krishter ska dert a eshte gabel a serb a grek se ty halla mine musliqk,eh e kisha denu xhaxhin enver me terheq svar me litar pas makine por vetem qe ju ka dhi ne fe per at e kisha denu ne menyr me humane me nje injeksion helmues

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •