-
Policia: Kujdes postėn elektronike, ruhuni nga mesazhet e panjohura
TIRANĖ- Policia e Shtetit bėri sot me dije se ka nisur tė aplikohet njė tjetėr lloj mashtrimi pre e tė cilėve janė qytetarėt shqiptarė. Nė njė njoftim pėr mediat, policia sqaron se autorėt e kėtyre mashtrimeve dėrgojnė mesazhe elektronike (e-mail), duke u paraqitur si pėrfaqėsues tė kompanive Yahoo, Gmail, Hotmail etj, nė tė cilat njoftojnė se posta elektronike ėshtė e vjetėr dhe kėrkohet rinovimi i fjalėkalimit pėrkatės.
Gjithashtua ata dėrgojnė pėr plotėsim njė formular, pėrmes tė cilit kėrkojnė tė dhėna pėr gjeneralitetet, numrin e dokumentit te identifikimit dhe fjalėkalimin aktual tė postės elektronike. Duke marrė tė plotėsuar kėtė formular kėta persona bėhen nė mėnyrė tė paligjshme posedues tė postės elektronike dhe e pėrdorin atė pėr qėllime mashtrimi.
Pasi kanė marrė nė zotėrim postėn elektronike, autorėt dėrgojnė mesazhe nė listėn e kontakteve, duke kėrkuar para pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Nė njoftimin e shpėrndarė policia sqaron se nga hetimet e kryera ka rezultuar se autorėt e kėtij mashtrimi janė kryesisht nga vendet e kontinentit Afrikan, Nigeria, Bregu i Fildishtė etj.

Gjithashtu u bėhet apel qytetarėve qė tė tregohen tė kujdesshėm nė komunikimet nė Internet me pėrdorues tė panjohur prej tyre. Ndėrkaq nė dispozicion tė qytetarėve ėshtė vėnė nė dispozion edhe numri i telefonit 0964102688, i Sektorit Kundėr Krimeve Kompjuterike nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt