Më duhet të lë nënshtetësine Shqipëtare për të marrë pashaporten Gjermane dhe nuk e di si tëveproj. Ka ndonjë që mund të më ndihmojë me eksperiencen e tij?
Falenderoj për çdo lloj informacioni.
Më duhet të lë nënshtetësine Shqipëtare për të marrë pashaporten Gjermane dhe nuk e di si tëveproj. Ka ndonjë që mund të më ndihmojë me eksperiencen e tij?
Falenderoj për çdo lloj informacioni.
Pyet ne komunen ku banon dhe te japin informacion!
Do Të pyes. Faleminderit
Elsa,
eshte ligji te ky site: http://www.asp.gov.al/pdf/shtetesia_shqiptare.pdf
Shtetasi shqiptar per heqje dore nga shtetetsia shqiptare :
· Kerkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit te Republikes. Kerkesa te permbaje
identitetin e plote te kerkuesit (emer mbiemer, datelindje, vendlindje, kombesine),
adresen e sakte te vendbanimit te tij te perhershem, si dhe adresen (nr.telefoni) ku
pret informim per ecurine e aplikimit te tij, arsyet e kerkeses per heqjen dore nga
shtetsia shqipetare. Kerkesa nenshkruhet me emer mbiemer e firme nga kerkuesi;
· Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetesise tjeter ose dokument shtetesie origjinal,
marre ne vendin perkates;
· Çertifikata e lindjes me fotografi e aplikuesit *;
· Çertifikata familjare e aplikuesit *;
· Vertetimi i gjendjes gjyqesore *;
· Vertetimi nga Gjykata e rrethit *;
· Vertetimi nga Prokuroia *;
· Vertetimi nga Zyra e Permbarimit *;
· Vertetimi nga Kryetari i Njesise administrative qe eshte banor i asaj njesie, ne te
cilin te konfirmohet adresa e sakte *;
· Çertifikata e marteses se aplikantit e marre ne vendin ku eshte lidhur martesa;
· Dokumenti qe verteton rezidencen, vendbanimin e tij ne shtetin premtues te shtetsise
tjeter.Ne çdo rast ky dokument duhet te jete per te gjithe antaret e familjes;
· Deklarata noteriale e te dy prinderve, ku te shprehet pelqimi i tyre per heqjen dore
nga shtetesia shqipetare e femijeve te tyre te moshes deri 18 vjeç;
Dokumentet, te cilat kane shenjen "*" te merren ne Republiken e Shqiperise.
shpresoj te te ndihmoje
Everyday is a gift, that's why they call it the present
Arsyeja perse heq nenshtetesine shqiptare
Hajde man hajde...
http://www.bundesregierung.de/Webs/B...-schritte.html
Te thone po ose jo.
klm
E cte duhet ty pse e heq nenshtetesine? cdo njeri ben cte doje me jeten e tij dhe nuk i jep llogari askujt .
Neshtetesia hiqet thjeshte po te besh te gjitha dokumentat .Shko ne ambasaden shqiptare ne gjermani dhe dorezo dokumentat .( nqs te thone qe nuk behet ngul kembe sepse nje i afermi im ne greqi keshtu e beri ) Pas pak kohesh te vjen pergjigjja qe nuk je me shtetase shqiptare ne vendbanimin tend e firmosur nga presidenti .Por duhet te dish dicka se ne gjendjen civile te rrethit ku jeton asgje nuk do ndryshoje sepse ti do figurosh qe emri yt te perdoret per manipulim votash .
Vetëm duke lezuar sa shume dokumenta me duhen me ka hyrë frika. Duhet ti kem keto dokumenta te gjitha te marra brënda tre muajve? Duhet ti marr këto dokumenta ne Shqipëri?
Pavarësisht nga tronditja të dhenat jane shumë informative. Shumë faleminderit
Ata ne ambasade me thane qe pasi ti kem legalizuar dokumentat ne ambasade duhet tiperkthej dhe ti noterizoj dokumentat gjermane ne Shqiperi dhe pastaj ti postoj tek presidenti. Pyetja eshte: meqenese une per arsye familiare nuk kam mundesi te shkoj ne shqiperi egziston nje mundesi tjeter per ti perkthyer dhe noterisuar dokumentat shqipetare ketu ne Gjermani?
Krijoni Kontakt