-
Rreziku nga sllavofilët dhe grekomanët
Në kohën kur popullit shqiptar në Shqipëri i kanoset rreziku përmes regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike, që mund të kushtojë humbje të kombësisë apo thjeshtë shkombëtarizim, kur në Kosovë institucionet e shtetit nuk tregohen të gatshëm për të ushtruar sovranitet mbi veriun e Mitrovicës, ndërsa Beogradi zyrtar përmes strukturave paralele vazhdon t’a mbajë nën kontroll atë pjesë të territorit të Kosovës - idetë sllavofile dhe grekomane të Kasrtrovic Mutfaraj nuk kanë fund!
Personalitet ky që gjithmonë flet me gjuhën e urrejtjes, ai i cili me gjak dhe me shpirt, mundohet t’a shkatërrojë koekzistencën dhe tolerancën fetare brenda shqiptare, tolerancë kjo që botës oksidentale dhe asaj orientale i dha shembull për shekuj me radhë, person ky që shqiptarët të Kosovës, Maqedonisë, si dhe ata të Luginës së Preshevës i llogaritë “ujq”, ai i cili kënaqet kur dëgjon këngët serbomadhe të huliganëve serb, (citoj: Unë personalisht dëgjoj më me kënaqësi këngët e reperëve serbë për betejat e serbëve kundër terroristëve islamikë në Bosnjë-Herzegovinë, se kinse kënga atdhetare “Kënga Jonë” e grupit “Jericho” nga Prishtina,... K M).
I lartpërmenduri e paska “gjetur” modelin se si njëherë e përgjithmonë do të marrë fund konflikti shqiptaro-serb, edhe atë vetëm nëse bëhet pajtim mes nacionalizmit shqiptar dhe serb, por ndoshta edhe atij grek..!!!
Sipas tij, këto nacionalizma doemos duhet të pajtohen në mënyrë që t’a “mbrojnë” Ballkanin dhe qytetërimin perëndimor nga armiku jashtëballkanik, në këtë rast nga Turqia.
Kinse ky aq shumë paska dert për qytetërim perëndimor, kur edhe vet ai është anti-amerikan. Për këtë ai përdorë propagandën famëkeqe se “shqiptarët mysliman janë terroristë dhe nuk kanë çfarë të kërkojnë në botën perëndimorë me kulturën e tyre orientale”.
Nëse popujt e Ballkanit do të duhej që t’a mbrojnë qytetërimin perëndimor nga ndonjë armik, më së paku për të bërë një hap të tillë janë serbët, pasi që ky popull i qëndron besnik linjës pansllaviste. Shteti serb - sipas Hantingtonit - edhe më tej është dorë e zgjatur e qytetërimit ortodoks (lexo: pansllavist Rus) në tokën Evropiane, e asnjë herë nuk ka qenë pjesë e qytetërimit perëndimor. Një gjë e këtillë u vërtetua edhe para disa javëve përmes një sondazhi të zhvilluar në Serbi, ku shumica dominuese e serbëve, aleat të përhershëm dhe besnik i konsideronin pikërisht Rusinë dhe Greqinë, ndërsa vendet që urrehen më së shumti nga opinioni publik serb, edhe më tej mbeten SHBA-të dhe Shqipëria. Myftaraj pohon se fillet e nacionalizmit shqiptar burojnë që nga koha e Skënderbeut, që sipas tij në thelb është anti-islamik!
Është paradoksale të flasësh për nacionalizëm të kohës mesjetare, pasi që tanimë është e njohur mjaft mirë se ndjenjat e para të nacionalizmit në truallin evropian, por edhe në atë shqiptar, u shfaqën në shek. XIX, periudhë kjo kur elitat politike shqiptare të asaj kohe përpunuan konceptin e kombit dhe idenë kombëtare. Nacionalizmi shqiptar për bazë mori modelin gjerman, pra konceptin e kombit etno-kulturor, që gjithmonë ishte anti sllav.
Nacionalizmi shqiptarë në vetvete është nacionalizëm liberal që u shfaq me të vetmin qëllim për t’a ruajtur qenësinë e tij ekzistenciale nga fqinjët grabitqarë, në rend të parë nga serbët, e më pas edhe nga grekët dhe malazezët. Ky lloj nacionalizmi asnjëherë nuk ka qenë ekspansionist, agresiv, pretendues për territor të huaj apo për t’a zhdukur ndonjë etnikum tjetër. Ai në vetvete gjithmonë ishte mbrojtës.
Jo vetëm kaq, por nacionalizmi shqiptar asnjëherë nuk ka rëne ndesh me identitetin fetar të komunitetit mysliman të shqiptareve, pasi që edhe sipas njërit edhe sipas tjetrit, armiq të shqiptarëve në Ballkan janë dhe do të mbeten serbët dhe grekët, me këtë edhe kisha ortodokse serbe dhe kisha ortodokse greke.
Të futet me një linjë të njëjtë nacionalizmi shqiptar me atë sllav dhe grek, do të thotë ose të jesh i pandershëm ose i të jesh injorant i humbur. Madje, Myftaraj ka shkuar aq larg sa që bën thirrje që shqiptarët së bashku me serbët t’a festojnë ditën e Vidovdanit ose ditën e Betejës së Gazimestanit (28 qershorin e vitit 1389, ku përfundimisht serbët i nënshtrohen perandorisë otomane)!
Kjo nënkupton që Kastrioti i arsyeton palluat megalomane serbe, se “Kosova është djep i kulturës serbo-sllave” dhe “Jerusalem i Ballkanit”!
Të synohet ideja e pajtimit të nacionalizmit shqiptarë me atë serb, do të thotë që t’a legjitimosh gjenocidin dhe terrorin shtetëror sllavo-ortodoks serb mbi popullin shqiptar të Kosovës.
Të synohet ideja e pajtimit të nacionalizmit shqiptarë me nacionalizmin grek, që gjithmonë ushtarët grek në parullat e tyre këndojnë këngët antishqiptare, do të thotë t’a legjitimosh gjenocidin grek mbi popullin shqiptar të Çamërisë!
Ne shqiptarët këndej kufirit për 50 vjet në Jugosllavinë titiste kemi pasur atë “bashkim e vëllazërim” me sllavët që pretendon ti o i mjerë, por gjithmonë është minimizuar vullneti politik i popullit shqiptarë, madje e gjithë qenia ekzistenciale e këtij kombit paqedashës.
Për fund, uroj që qeveria e re e Turqisë - të atij shteti mik të shqiptarëve që iu doli në ndihmë edhe në kohërat më të vështira, që asnjëherë nuk e mohoi qenësinë e kombit shqiptar - të vazhdojë edhe më shumë në përkrahjen e kauzës politike shqiptare në Ballkan.
Uroj që qeveria e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare, edhe më shumë t’a thellojnë bashkëpunimin me Turqinë, edhe atë në të gjitha sferat, si në ekonomi, politikë, kulturë etj.
Kastriot, me gjithë antagonizmat e juaja satanike ne shqiptarët (dhashtë Zoti) edhe më tej do t’a thellojmë bashkëpunimin me shtetet mike, në radhë të parë me SHBA-të (aleat i ynë i përhershëm), me UE-në, por edhe me Turqinë pro-perëndimore, e ti edhe më tej përpiqu që të pajtohesh me pasuesit e ideologut të terrorit në Shqipëri, Janullatosin ose me Vasil Bollanon dhe me pasuesit e patriarkut serb Irinej.
Me që “përcollëm” ditën e Vidovdanit, t’a uroj edhe këtë festë, se për ty ndoshta është më e vlefshme se 28 nëntori, “….Kështu, në 2089, serbë dhe shqiptarë mund të festojnë së bashku 700 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës, krenarë se fituan atje ku paraardhësit e tyre humbën, krenarë se arritën që të mësojnë nga humbja e paraardhësve të tyre….”K.M. Me këtë radhitesh në mesin e shovinistëve serb, e që konsiderohen i vetmi popull në botë që festojnë ditën e humbjes...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt