Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kujdes, Policia e Kosovës, gjobit në Shqipëri

    Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes gjatë vozitjes pasi gjobat super të larta, minimumi 25 euro, mund t'i marrin deri në Mirditë. Kjo pasi Policia e Kosovës ka filluar patrullimet deri në këtë pjesë. Ata shqiptojnë gjoba në bazë të rregulloreve të Kosovës, që janë 10 herë më të larta se në Shqipëri.

    Një patrullë policore në afërsi të Skurajve, ku duket që në orët e para të ditës, të dy policitë po mbajnë nën kontroll akset më të ngarkuara për të shmangur aksidentet apo incidentet e ndryshme. Nisur kjo dhe nga shifrat e larta të aksidenteve të vitit të kaluar, falë këtij bashkëpunimi, ato janë minimizuar, dhe në këtë aks rrugor autostradal, janë eliminuar; së paku prej dhjetë ditësh nuk është shënuar asnjë aksident.

    Policët rrugorë kosovarë disponojnë gjithë teknologjinë e nevojshme për të argumentuar tejkalimet e shpejtësisë apo shkelje të tjera të qarkullimit rrugor, ndaj gjithçka dokumentohet me saktësi, për t’u përcjellë me procesverbale drejt njësive operacionale dhe shtabeve të drejtimit të këtij aksioni të përbashkët në qarkullimin rrugor.

    Patrullat kosovare ndërrohen krye dhjetë ditësh, dhe do të zgjasë si plan bashkëpunimi i përbashkët deri më 15 shtator. /shekulli/
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    45
    Policia e Kosoves ben mire ta patrulloje dhe te gjobite ne veriun e Mitrovices dhe enklavat tjera serbe .ska cka lype ne shtet tjeter policia e Kosoves

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •