Publikuar: 29.06.2011 -
Korēė, 29 qershor - Vetėm pak muaj mė parė, disku shqip, njė nga realizimet e para nė Amerikė, ėshtė gjetur nė Korēė. Daton nė vitin 1917. Ėshtė regjistruar nė shtėpinė diskografike Victor, njė nga shoqėritė e mėdha diskografike qė kanė funksionuar atė kohė nė Nju Jork, ku kanė regjistruar muzikėn e tyre edhe emra tė njohur si Enrico Carruzo La donna e mobile mė 1908-n. Kėngėt kėndohen nga tenori arbėresh Giuseppe Mauro, shkruan gazeta Shqip.
Regjistrimi i disqeve me kėngė shqiptare nė Amerikė ka qenė njė fakt i mėsuar prej dokumenteve tė kohės. Katalogė tė shtėpive diskografike qė i kanė prodhuar, veēanėrisht i shtėpisė diskografike Victor, sillnin tė dhėna tė detajuara mbi kėtė fakt. Por deri mė tani kanė munguar disqet, trashėgimi i tyre deri nė ditėt e sotme. Pak muaj mė parė, njė disk i tillė, njė nga realizimet e para nė Amerikė ėshtė gjetur nė Korēė. Daton nė vitin 1917. Ėshtė regjistruar nė shtėpinė diskografike Victor, njė nga shoqėritė e madha diskografike qė kanė funksionuar atė kohė nė Nju Jork, ku kanė regjistruar muzikėn e tyre edhe emra tė njohur si Enrico Carruzo La donna e mobile, mė 1908-n, por edhe skenat e ballkonit tė veprės Romeo e Zhuljeta. Koleksionisti Niko Kotherja qė e disponon kėtė disk, thotė se ai ruhet nė gjendje shumė tė mirė.
Tabelat e stampimit nė disk janė tė qarta dhe lehtėsisht tė lexueshme me numrat e serisė tė diskut, matrikulės, titullin e kėngės dhe kush e kėndon. Janė tė shkruara nė shqip e anglisht. Ka pėrmasat e njė disku normal pėr kohėn dhe pėrbėrja e tij ėshtė ebanit. Tabelat kanė ngjyrė tė verdhė dhe nė pjesėn A ka tė regjistruar kėngėn Tė gjithė ne o djema, ndėrsa nė pjesėn B, Sa bukur rronimė. Materialin pėr regjistrimet e para shqiptare qė janė bėrė nė Amerikė e kemi marrė nga njė tip katalogu qė ka vėnė nė qarkullim shoqėria Victor, por pėrveē kėtij informacioni teorik nuk kishim dokument zanor tė prekshėm tė kėsaj dėshmie tė kulturės muzikore shqiptare, thotė Kotherja. Nė vijim, deri mė vitin 1921 janė regjistruar edhe tre disqe e gjysmė tė tjerė. Kanė kėngė patriotike, serenata, ndėrsa njėri i realizuar nė vitin 1918 pėrmban nga njėra anė himnin mbretėror tė kohės, i cili ėshtė me tekst tė Loni Logorit, kurse nga ana tjetėr kemi Betim mbi flamur, i cili disa vite para se tė bėhej regjistrimi ka qenė himni i kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe mė pas u kthye nė himnin e sotshėm qė ka Republika e Shqipėrisė. Kėngėt janė kėnduar nga tenori arbėresh Giuseppe Mauro, i cili ishte ftuar nė Amerikė, pėr tė mbajtur koncerte tė ndryshme tė muzikės klasike. Emri i tij shėnohet mes tenorėve mė tė suksesshėm tė kohės, por nė Shqipėri ka shumė pak informacion mbi tė si artist. Tekstet qė janė kėnduar nga Giuseppe Mauro janė marrė nga libri Dėshirat e zemrės, botimi i parė i tė cilit daton mė 1916 dhe janė tekste kėngėsh shqiptare tė mbledhura nga Spiridon Ilo, kėngė patriotike, serenata, kėngė humoristike, tė shkruara nga autorė tė ndryshėm apo tė pėrshtatura nga gjuhė tė tjera nė gjuhėn shqipe. Ky fakt tregon pėr bashkėpunimin fillestar tė tenorit arbėresh me muzikantin Spiridon Ilo, sepse disa vite mė vonė, mė 1923-shin, do tė themelonin shtėpinė e parė diskografike shqiptare nė Amerikė, Albania PH Records, ku pronari i saj ishte Ilo. Sė bashku me Mauron, do tė regjistronin edhe Himnin e Flamurit. Fatkeqėsisht sot thuajse nuk gjenden disqet origjinale tė gramafonit. Gjetja e kėtij disku pėrbėn eveniment, pasi cilėsia e tij ėshtė shumė e pastėr, pothuajse i papėrdorur duke pasur parasysh kohėn kur ėshtė regjistruar. Kėto disqe kanė qarkulluar nė Korēė, qytet nė tė cilin ėshtė gjendur, por sigurisht janė qenė nė sasi shumė tė limituar, thotė Niko Kotherja. Pėr regjistrimin e kėtij disku janė pėrdorur dy violina, njė violė, flaut, tuba, dy korne, klarinetė dhe trombon. Nė Shqipėri kanė qarkulluar edhe mė parė disqe, por nuk prodhoheshin nė vend. Koleksionisti tregon se kanė ardhur tė huaj qė kanė bėrė regjistrimet, sidomos nė vitet 30 nga shoqėria Kolumbia dhe Odeon qė vinin nė Shqipėri: Tiranė e Shkodėr pėr tė bėrė regjistrimet e artistėve popullorė. Regjistrimet u riprodhuan nė disqe gramafonash dhe u shpėrndanė nė tė gjitha dyqanet dhe kancelaritė, e shiteshin pėr adhuruesit e muzikės. Sot trashėgojmė shumė pak disqe tė muzikės shqiptare. Kushtet e ruajtjes sė tyre janė tė mirėpėrcaktuara pėr sa i pėrket temperaturės dhe kushtet ku vendosen. Pėr kėtė gjė nuk kanė bėrė shumė as institucionet pėrgjegjėse, thotė Niko Kotherja. Ai nuk e pėrjashton mundėsinė qė persona apo familje, sidomos nga familjet e vjetra tė emigruara nė Amerikė, tė gjendet ndonjė disk tjetėr me regjistrimet e para tė muzikės shqiptare, por mundėsitė janė shumė tė pakta.
Krijoni Kontakt