Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Topalli shkruan historinë. Nuk njeh legjislativin e 50 viteve komunizëm

    Regjistrimi i popullsisë, mazhoranca miraton vendimin “in extremis”

    PDIU, Tahiri: Kushti ynë për të votuar draftin “Pollo”

    Nisma

    Parlamenti ngre një komision të posaçëm për të renditur legjislaturat

    Parlamenti aktual nuk do të njohë legjislaturat e Kuvendit Popullor, duke bërë që ato të fillojnë pas vitit 1990. Byroja e Kuvendit ka marrë një vendim për ngritjen e një grupi historianësh dhe juristësh për përcaktimin e fillimit të historikut të parlamentarizmit në shtetin shqiptar. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 8, pika 1, dhe nenit 11 të rregullores së Kuvendit. “Grupi i historianëve dhe juristëve në bazë të përcaktimit të fillimit të parlamentarizmit do të bëjë edhe rillogaritjen e numrit të legjislaturave”, thuhet në pikën 2 të vendimit. Grupi i historianëve dhe juristëve do të përbëhet nga anëtarë, të cilët duhet të jenë historianë dhe juristë të shquar dhe me një përvojë të gjatë akademike. “Grupi i historianëve dhe juristëve do të zhvillojë veprimtarinë e tij pranë Kuvendit të Shqipërisë, do t'i sigurohet bashkëpunim i ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave apo institucione të tjera, si dhe do të asistohet nga stafi i Kuvendit. Ngarkohet sekretari i përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Byrosë. Kuvendi ndërkohë bën të ditur se ende nuk janë përcaktuar emrat e historianëve që do të merren me vlefshmërinë e punimeve të Kuvendit Popullor, që përfshin periudhën 1945-1990. Kjo periudhë përfshin kohën e sistemit komunist. Vendimi i Byrosë së Kuvendit është marrë me 20 qershor. Në këtë organ të institucionit ligjbërës bëjnë pjesë Jozefina Topalli (Çoba), si Kryetare e Kuvendit, si dhe tre zëvendëskryetarët Ardian Turku, Vangjel Tavo dhe Namik Dokle. Anëtarë janë deputetët Florion Mima, Erjon Braçe (të dy sekretarë për buxhetin); Viktor Gumi, sekretar për procedurat dhe votimet;

    Gent Strazimiri, sekretar për statusin e deputetit; Mark Marku, sekretar për kërkimin shkencor dhe bibliotekën dhe Leonard Demi, sekretar për marrëdhëniet me jashtë. Vendimi i marrë nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli është kryer pa praninë e anëtarëve të opozitës në këtë byro. Ai pritet të hapë debate në lidhje me faktin nëse duhet të merren në konsideratë ose jo legjislaturat e periudhës së komunizmit, të cilat pavarësisht epokës së errët për shtetin shqiptar, janë pjesë e historisë. Kryeparlamentarja Topalli, në seancën e djeshme parlamentare, kërkoi që komisionet parlamentare të shqyrtojnë sa më shpejt projektligjet e mbetura, pasi në Kuvend pritet të vijë drafti për buxhetin e shtetit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Po pse parlament ishte ai i Dulles me vetem nje parti !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    burimi i informacionit bace cili eshte...apo si gjithmone gazita shekulli..

    te jeni te bindur se nuk eshte lajm i vertete..shpifja e rradhes e komunistave ne shqiperi dhe neper bote...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    burimi i informacionit bace cili eshte...apo si gjithmone gazita shekulli..

    te jeni te bindur se nuk eshte lajm i vertete..shpifja e rradhes e komunistave ne shqiperi dhe neper bote...
    ke të drejtë.
    ja kliko mbi tufëzën
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ke të drejtë.
    ja kliko mbi tufëzën
    e dija..nga shekulli te shqipi..behet cdo gje e mundur te shahet mazhoranca..

    pemen me kokrra e gjuajne..le te lehin komunistet e vjeter e te rinj deri ne 2025-sen
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    A ben te dij arsyen pse me eshte fshire nje koment imi(dhe jo vetem, edhe tjera komente keni fshire) ne kete tem..?
    Komenti s'ka patur asnje fjale fyese ose denigruese per askend, as per individ as per grupe komunitete..
    Ishte vetem opinion imi mbi temen, i sinqerte, mendim qe s'cenonte asnje rregull te forumit.
    Mund te jete qe ndryshonte nga si e mendoni ju qe keni shkopin(ketu ne forum).. por kjo s'paraqet thyerje as ne forum as ne sistemin qe jetojme.
    Sikur te ishim ne nje gjendje te shpallur te jashtezakonshme, prag lufte, do e kuptoja nevojen e nje kufiri, nje limiti qe do te veshtiresonte lindjen e anarkise e kaosit e ne sherbim te ngjeshjes se radheve para stuhise, por kete nuk po e verej askund..
    Edhe pse kam shkruar ne gjuhe shqipe.. ndoshta ka pasur keqkuptime nga ju qe ketu kryeni punen e gjykatesit dhe xhandarit, do i spjegoja pa pertes paqartesit.. por ne munges te komentit kjo s'eshte e mundur!
    Shkopi udheton.. sot e keni ju.. neser si dihet.. nje dite mund te gjindet ne doren time apo te asaj bashkesie me te cilen identifikohem.. prandaj mos krijoni premisa qe neser te gjendeni ne pozita te njejta si une sot, te mos mund te shprehni ate qe deshironi.

    Ne menyre metaforike mund te ju them: mos hapni gropa te reja, te perpiqemi ti mbyllim ato qe egzistojne.. ose nese veq keni vendosur t'i hapni ateher duhet te ja pershtatni dimensioneve tuaja qe te jeni komod neser ne to, sepse padyshim do te jene te njejtat ku edhe juve do t'ju hudhin.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #7
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Mos u shqetëso "halla mine", topall nga trutë ka gjith andej, nuk ka vetëm në Parlament.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •