Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Jetimët e dëbuar nga konviktet: Shteti të na strehojë, flemë rrugëve

    TIRANE- Të mbetur tashmë në qiell të hapur, pas nxjerrjes me forcë nga ambientet e konviktit të shkollës Hoteleri Turizëm ku jetonin prej vitesh, 7 jetimët 4 femra dhe tre meshkuj të grupmoshës 16 deri 20 vjec janë strehuar provizorisht tek disa familje që banojnë në të njëjtin konvikt, edhe për disa ditë.
    Ermal Sharka është njëri prej tyre, vetëm 18 vjec, tani totalisht i pastrehë dhe i detyruar të ngrysë ditët në stolat para konviktit.

    “Që ditën e parë që më nxorrën përjashta unë fjeta mbrapa shkollës me një batanije. Gati një javë fjeta me batanije mbrapa shkollës ,e më pas mu gjend një shoku im që më strehoi, por është momentale, pastaj përsëri do fle përjashta, skam ctë bëj. Në punë nuk të marrin se thonë është jetim, më mirë punoj me kanace, me plera se kamarier të përzënë”, thotë Ermali.

    Por vuajtjet e tij kanë nisur shumë më herët, që para një viti, kohë kur ai mbeti në disa lëndë të vitit të parë dhe si pasojë u nxorr nga konvikti pasi iu prenë edhe të ardhurat për të jetuar.

    Rreziku i dëbimit nga ambientet e konviktit të shkollës Hoteleri-Turizëm pritet të prekë edhe dhjetëra familje jetimësh të strehuar aty prej të paktën 20 vitesh.
    “Edhe ne jemi të rrezkuar. Na vijnë e na bëjnë presione për të na larguar”, shphet një tjetër jetim.

    Para një situate të tillë të pashpresë jetimët i bëjnë apel instancave më të larta shtetërore për ndihmë urgjente.
    “Në 320 jetim që ka Shqipëria, që banojnë në këto geto, pasi konvikte nuk mund të quhen sepse nuk plotësojnë asnjë parametër për të jetuar. Janë 385 hyrje të bëra gati në Tiranë dhe nuk është parashikuar të marrë asnjë jetim, po kështu ndodhi në Durrës, Shkodër e Vlorë. Zbatoni ligjin që është nxjerrë që në 1996, i cili nuk po gjen zbatim edhe sot në 2011”, deklaroi Kreu i Shoqatës së Jetimëve Kadri Alia.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    mire kane bere qe i kane nxjere jashte, ata s`duhet te rrine aty gjithe jeten, duhet te mesohen te punojne dhe ta nxjerin vete qirane e shtepise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •