Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ketu eshte per ata qe e kuptojne gjuhen e tyre : http://www.b92.net/info/vesti/index....&nav_id=521878
    Nuk komentohet kur jan Patrijarhanat ne pyetje , kur thiret R.Mladici si hero (video) kso atdhetar jeni juve ?
    a?
    Paramendo te dale nje Hoxhe ne mes te NISHIT te thot se ky vend deri para 80 vitesh ishte i banuar me Shqiptar !
    PO cfare prifterinje jane keta kur thirren ne gjak e lufte dhe ne gjdo politike jane te paret !
    U pjekshin ne fer .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne portalin B92,qe llogaritet me i besueshmi ne Serbi qenka titulli edhe me bombastik:

    "Irinej: Kosova gjithmone ka qene dhe do jete serbe"

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Ne portalin B92,qe llogaritet me i besueshmi ne Serbi qenka titulli edhe me bombastik:

    "Irinej: Kosova gjithmone ka qene dhe do jete serbe"
    Nostalgjia e pleqve, ktynehere duhet then irinej, thoshim "kosova gjithmon serbe", por tash e 10 vite,.. eshte veshtir te besohet S'ka dert, un nje gje se kuptoj, se pse nuk shkon ne kishe per ta kryer ritin e tij fetar ? A thua kjo eshte menyra e edukimit te serbeve ?!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Mesazhe nacionaliste nga Vidovdani

    Kosovë


    Mesazhe nacionaliste nga Vidovdani

    Në shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, në Gazimestan, serbët mbanin posterët e ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiq.


    E marte 28 Qershor 2011



    Me mesazhe politike për Kosovën si tokë të shenjtë serbe, nën drejtimin e Kishës Ortodokse dhe disa udhëheqësve lokalë, mbi 1 mijë pjesëtarë të komunitetit serb kanë shënuar 622-vjetorin e Betejës së Kosovës.

    Shënimi i kësaj date ka filluar me një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe më pas ka vazhduar me një tubim në Gazimestan në periferi të Prishtinës.

    Kosova u cilësua edhe njëherë si një vend i shenjtë, për të cilën ia vlen të sakrifikohet edhe jeta.

    Në një adresim para masës së tubuar në Gazimestan, Patriku Irinej tha se ky vend është i shenjtë dhe i larë me gjak.

    “Kjo është tokë e shenjtë vëllezër dhe motra, të cilën ne nuk guxojmë ta harrojmë. Atë e mbajmë në zemrat tona, ne mendjet tona, e ëndërrojmë dhe zgjohemi duke besuar se Zoti nuk do të na lërë pa Kosovën tonë. Kosovën serbe”, ishin mesazhet e Patriku Irinej.

    Ai ftoi serbët të mbeten në Kosovë, kurse të shpërngulurit i ftoi të kthehen.

    Më pas, masës i është drejtuar edhe Aleksandër Gjorgjeviq nga familja mbretërore Karaxhorgjeviq, i cili nuk u prit fare mirë nga turma.

    Fishkëllimave të turmës, ai u është përgjigjur me thirrjet heshtni, tregoni respekt.

    “Heshtni....heshtni....tregoni respekt, respekt...”, ishin fjalët që po lëshonte me zë të lartë princi serb.

    Më pas edhe ai përçoi mesazhe për Kosovën serbe dhe brohoriste në përkrahje të kthimit të mbretit në Serbi.

    Një qytetar nga Banja Lluka, që po merrte pjesë në këtë tubim, me emrin Zllatimir Nishiq, tha se çdo vit vjen në Kosovë dhe i bashkohet kolonës për të parë vise të ndryshme të Kosovës.

    Ai, Kosovën ende e ndien si një vend serb dhe shpreson se një ditë Serbia sërish do të kthehet.

    "Mendoj se ne serbët do t’i kthehemi lavdisë së vjetër, ashtu siç ka qenë Car Llazari, Milloshi e të tjerët”, thotë ky qytetar.

    Edhe Snezhana Miliqeviq, një qytetare serbe nga Prishtina, që tani jeton në Zelandë të Re, e kishte përjetuar këtë ditë si diçka të veçantë. Për më tepër, asaj i kishte shërbyer që ta shohë Kosovën pas tetë vjetësh.

    “Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar. Kjo është hera e parë pas tetë vjetësh që vij në Kosovë, dhe me vete kam marrë fëmijët dhe motrat”, thotë kjo qytetare.

    Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së këtyre manifestimeve, për sigurinë është përkujdesur një numër i shtuar i policisë së Kosovës. /rel/

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    edhe me ironike ishte spektakli i policis se z.rexhepit kinse bebinn diqka atyre dyjet tu qish robt stupc e jo me bo spektakle televizive

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    paramndo ne se nje pulaxhi nga qeveria e kosoves shkon ne lugin te predheves dhe ben kso deklarata e varin ne litar policia e serbis FLENI FLENI

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    30 ditë burg për serbin e padëgjueshëm

    Gjykata komunale për kundërvajtje në Podujevë, ka dënuar më 30 ditë burg një serb i cili është arrestuar dje në pikën kufitare në Merdare....
    Postuar: 12:41:00 / 28.06.2011
    Todor Doshaleviç, nga Hoqa e madhe e Rahovecit me vendbanim në Jagodinë të Serbisë, u arrestua pasi nuk iu bind urdhërave të policisë për heqjen e flamurit serb nga vetura dërisa po hynte në Kosovë. Veç kësaj Doshaleviç ka fyer policinë dhe popullin e Kosovës duke thënë se Kosova është Serbi se nuk e njeh policinë e

  8. #18
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga halla-raz Lexo Postimin

    ...
    halla-raz, te pershendet halla mine..
    me kengen... hajde halla e madhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 29-06-2011 më 19:15
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #19
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    pse qeverija e kosoves sja ndalo hyrjen ktyre far popave,se kishat serbe gjithmon jan kan vegel e qeveris serbe,kta serbt jan popull interesant gjithmon humbjet i festoj si fitore.kosova kurr ska qen e tyre ket e din mir edhe serbt vet per ata edhe e detyruan ta leshoj kosoven,disa politikan te vendeve te ndryshme i kam ndegjuar duke then se kosova 1912 e knej ja kan bashkangjit sks pa vullnetin shqiptar por padrejtsija e fuqive te mdhaja e ben te veten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga trestenik : 29-06-2011 më 20:41
    High Voltage , Power Supply

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    halla-raz

    Citim Postuar më parë nga halla-raz Lexo Postimin
    30 ditë burg për serbin e padëgjueshëm

    Gjykata komunale për kundërvajtje në Podujevë, ka dënuar më 30 ditë burg një serb i cili është arrestuar dje në pikën kufitare në Merdare....
    Postuar: 12:41:00 / 28.06.2011
    Todor Doshaleviç, nga Hoqa e madhe e Rahovecit me vendbanim në Jagodinë të Serbisë, u arrestua pasi nuk iu bind urdhërave të policisë për heqjen e flamurit serb nga vetura dërisa po hynte në Kosovë. Veç kësaj Doshaleviç ka fyer policinë dhe popullin e Kosovës duke thënë se Kosova është Serbi se nuk e njeh policinë e
    rren koft policia e kosoves as kend se ka arrestu ajo beri nje lloj spektakli ne njeren an kishe poj arrstoj ndonje serb e ne anen tjeter i la te hyn kriminel serb ne brendesi te kosoves kjo esht loj e frigacakve

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •