Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Demet e diktatures komuniste kunder fese dhe njeriut

    Ju lutem pergjigjuni pyetjeve te meposhteme

    Cfare ishte diktatura komuniste,?

    Cila eshte filozofia e metodoligjia sunduese e saj?

    Karakteri i luftes se saj kunder fese,shkaqet e pasojat?

    Strategjia dhe taktikat,format dhe mjetet ne luften kunder fese?

    Lufta ideologjike kulturore kunder fese?

    Demet qe pesuan komunitete fetare?

    Qendresa e popullit besimtar dhe reagimi nderkombetar etj?
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Diktatura e proletariatit apo komuniste eshte dhuna e partise-shtet (PPSH),qe ushtron ne te gjitha fushat e jetes shoqerore.
    Ajo shpreh dhe mbron interesat e bllokmeneve dhe te aparatcikeve besnike te saj.



    Pretendimi se aDiktatura komuniste perfaqesonte pushtetin e shumices ndaj pakices ,ishte nje bllof ,nje demagogji trashanike e mbuluar me vellon e "demokracise" !
    Sllogani enverist :"c'thot partia ben populli , c'don populli ben partia "(!) kishte te vertete vetem gjysmen e pare te parrulles ,ndersa pjesa e dyte ishte nje hipokrizi ne katror.
    Vete nocioni marksist diktature do te thote :DHUNE .
    Nuk ka PAQE ne diktature !
    Nga dhuna nuk buron paqja dhe nga paqja nuk buron dhuna !Ato perjashtojne njera-tjetren.
    Filozofia e Diktatures Komuniste eshte filozofia e materializmit dialektik dhe historik .
    Kjo filozofi,e gatuar nga Marksi dhe Engelesi dhe me vone e "pasuruar "nga Lenini ,Stalini ,Mao ,Enveri etj.u mbeshtet ne teorine e C.Darvinit ,ne dy shtylla kryesore : ateizmi dhe revolucionit .

    Ligjet kryesore te materializmit historik ,qe ushqenin diktaruren e proletariati ose diktaturen komuniste ishin :-
    *Ligji i unitetit dhe i luftes se te kundertave ,
    *Ligji i mohimit te mohimit
    *Ligji i kalimit te ndryshimeve sasiore ne ndryshime cilesore (HOPI ),
    *Ligji i luftes se klasave dhe revolucioni etj.

    Ne esence ,ne genin e filozofise marksiste -leninste (shkurt :M-L) ekzistonte dhe levrinte si nje qenie e gjalle :-DHUNA .

    Marksi thoshte :-"Revolucionet jane lokomotivat e historise ".

    Lenini :-"Revolucionet jane festat e te shtyperve ,te proletoriatit ".

    "Te mendojme , te punojme dhe te jetojme si revolucionare "!
    Fjala revolucion ishte bere refreni metalik i kohes .Ligji i luftes se klasave ,forca kryesore levizese, edhe ne socializem,pershkonte e pushtonte cdo qelize te PPSH.Revolucioni ,-forma me e larte e luftes se klasave , sipas teorise marksiste -leniniste -enveriste ,zhvilohej ne dy menyra :-

    a) me gjakderdhje (marrja e pushtetit politik ,qe frymezohej nga teza leniniste :"-Po nuk e shtyne ,nuk rrezohet nga kolltuku"ose "Pushteti -buron nga gryka e pushkes ".

    b)Pa gjakderdhje ,ne menyren paqesore ,si :-(revolucioni ideologjik kulturor e shkencor ).

    Koha tregoi se te gjithe ata qe mendonin ndryshe dhe i shprehen ndryshe pikpamjet e tyre , perfunduan neper burgje ose u eliminuan fizikisht nga gryka e pushkes ,si armiq te partise dhe te socializmit .

    Ashtu si mulliri qe bluan guret e vet kur s'ka me bereqet ,ashtu si macoku i uritur ha kelyshin e vet ,po ashtu edhe diktatori i ha koken njeriut te vet , shokut besnik te armeve dhe te idealit !

    Historia boterore deshmon se diktatoret antike apo moderne kane pase :nje turi prej kanibali.

    Kujtojme : Jul Cezari ,Kornel Sula (ne Rome ),N.Bonoparti (France ); V.I..Lenini e J.V .Stalini (Rusi),A.Hitleri (Gjermani ),B.Musolini (Itali),Mao Ce Duni (Kine ),Pinocet (Kili ),Pol Poti (Kamboxhia ),Franko (Spanje )etj.
    Ne top listen diktatoriale vecohej per babezine e tij , "kokengrenesi", diktatori E.Hoxha.

    Permendim disa nga viktimat kryesore :Q.Stafa ,S.Maleshova , Y.Dishnica ,M,Gjinishi ,T.Jakova , B.Omari ( kunate) B.Spahiu ,L.Belishova ,L.Gega ( pushktuar shtatezene ),T.Lubonja ,F.Pacrami,A.Kellezi ,K.Theodhosi ,B.Balluku ,P.Dume ,H.Cako ,K.Hazbiu, Ll.Pecini ,M.Shehu etj etj .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 28-06-2011 mė 10:42
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Diktatori Enver .Hoxha nuk ia drejtoi asnjehere revolen e tij pushtuesit te huaj !?
    Fisheket i zbrazi vetem kunder armiqve te brendshem (rivaleve).Geshtenjat nga zjarri i nxirrte me duart e te tjereve .Ne oborrin e kuq vepronte ligji i xhungles: "o ,me ate ,o mbi te "!Latini thote :"Homo hominis -lupus est "!

    Klasiket e Marksisto-Leniniste ,bazuar ne teorine darviniste ,varrosen "socializmin utopik"te H.Sen Simonit ,Sh .Furiese dhe te R.Ovenit" dhe mbi kufomen e filozofise se vjeter klonuan teorine e socializmit shkencor .

    Sipas pikepamjes Marksisto-Leniniste .:- "Idealizmi eshte fe e rafinuar dhe feja eshte idealizem trashanik "!Ne te vertete ky krahasim i shkonte pershtat Marksisto-Leniniste & Diktatures-Komuniste.

    Ajo qe ne dukje ishte e kuqe dhe e embel, por perbrenda e zeze, e kalbur dhe helm.Sa njerezore ne pamje, aq mizore ne thelb.

    Diktatura komuniste ishte karikature e historise .

    Tantologjia me sloganet enveriste skenonte kulmin e lulezimit te artit te hiprokrizise te trafikanteve demagoge ideologjike te sistemit rakitik socialist .
    Sa qesharake tingullojne sot , sloganet idiote te asaj kohe,te cilen historia dhe Zoti e denuan me vdekje !Ja disa prej tyre :-

    *"Ne ndertojme socializmin me njeren dore kazmen ne tjetren pushken"
    *"Ne hedhim valle ne gojen e ujkut " !
    *"Ndertojme socializmin me forcat tona".
    *"Armiqte na kane ne gryken e pushkes ,ne i kemi ne gryken e topit !
    *Ta bejme fshatin si qyteti !
    "Lufta per buken ,lufta per socializmin "!

    (Kujtojme aksionet qe na shoqerojne nga pas si nje hije fantazem nga luga e florinjte , te ndejturit gju me gju deri tek ........thanat e emes se Zeqos!
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Po ndalem vetem per ti dhene pergjigje pyetjes:

    - Perse diktatura komuniste dhe diktatori sulmuan fene dhe institucionet fetare ne vend deri ne shfarrosje te tyre?

    1. Feja ishte pengesa kryesore per ideologjine komuniste ne vend.

    Shume pak shqiptare arrijne te kuptojne se feja ishte armiku numer nje dhe me i madh i komunizmit ne vend. Me "feja" kam parasysh jo vetem besimet fetare ne vend, por edhe institucionet fetare dhe komunitetet fetare brenda popullit shqiptar. Arsyeja perse ka pak shqiptare qe e kuptojne kete te vertete, ka te beje me faktin se historianet shqiptare, duke qene se i perkasin brezit komunist, asnjehere nuk e kane interpretuar historine sic duhet, gjithmone e kane pare me syrin ideologjik te kohes ne te cilen u linden, rriten e thinjen. Po e shpjegoj me pak fjale perse feja ishte pengesa me e madhe per depetertimin e ideologjise komuniste ne vend.

    A. Populli shqiptar eshte nje popull besimtar.

    Konstantja ne gjithe historine e popullit shqiptar, eshte devotshmeria e tyre ne besim. Ne cdo epokei, qe nga koha e paganizmit e deri sot e kesaj dite, populli shqiptar gjithmone ka patur nje devotshmeri ne besim: nje prirje per te besuar ne Zot. Duke qene se shume nga keto tradita fetare ne vend, jane tradita mijera vjecare e shekullore, kjo nenkupton dy gjera:

    a. Tradita fetare e aplikuar per nje kohe kaq te gjate le gjurme te pashlyeshme ne identitetin shpirteror, kulturor, moral te nje populli.

    b. Shume nga keto institucione fetare, duke qene te pranishme ne vend me shekuj e mijeravjecare, shiheshin nga popullsia shqiptare me nje nderim e respekt te vecante, pasi mbronin traditen e tyre fetare dhe boten e tyre te vlerave morale e shpirterore.

    Pare me kete sy, komunistet shqiptare e te huaj qe hyne ne Shqiperi, e shikonin fene si pengesen kryesore te ideologjise komuniste. Feja e besimi ne Zot ishte identiteti i vetem qe shqiptaret kishin njohur per shekuj, dhe ky identitet fetar ishte shume here me i forte e kompakt se cdo identitet kombetar apo ideologjik. Ceshtja per komunistet shqiptare shtrohej:

    - Si mund te indoktrinojme popullin shqiptar me ideologjine komuniste, kur ky popull e merr moralin e tij nga feja qe beson e praktikon prej shekujsh? Si mund te "lindi njeriu i ri komunist", sic na mesonte shoku Lennin nga Leningradi, pa vdekur me pare "shqiptari besimtar"?!


    B. Qe te lindi njeriu i ri komunist, duhet te vdesi njeriu i vjeter fetar

    Menyra se si komunistet e vune ne jete luften e tyre ndaj fese e besimit ne vend, ishte ne dy plane: a) venia nen kontroll e institucioneve fetare b) ri-indoktrinimi i forcuar ne bankat e shkollave te brezit te ri te pasluftes se dyte boterore me frymen komunisto-proletare.

    Aq i madh ishte ndikimi fetar ne vend, aqsa ndryshe nga sulmi mbi shtresat e pasura e te shkolluara te vendit qe erdhi menjehere pas ardhjes se komunisteve ne pushtet, sulmi ndaj institucioneve fetare u shtri ne nje kohe 25 vjecare dhe u kurorezua plotesisht vetem 23 vjet pas ardhjes se komunisteve ne pushtet ne 1944. Komunistet e kishin te qarte se nese do te sulmonin institucionet fetare qe ne fillim, ata do te humbisnin cdo mbeshtetje ne popull dhe do ta kthenin kete popull kunder tyre.

    Metoda qe ata zgjodhen per te shtene nen kontroll institucionet fetare ishte duke u bere shantazh dhe duke infiltruar keto institucione me njerezit e saj. Prifterinj, myftij qe punonin per Sigurimin e Shtetit, u ngriten ne krye te ketyre institucioneve dhe te gjithe ata qe refuzonin te ndiqnin udhezimet e Partise, i priste ose helmimi, ose burgu, ose internimi. Kjo ishte menyra tinzare qe rregjimi komunist zgjodhi qe "ta merrte kalane nga brenda", nen hunden e gjithe popullit shqiptar, i cili nuk i njihte prapaskenat, shantazhet e persekutimet.

    Pas kesaj faze te pare, u kalua ne fazen e dyte te persekutimeve: denoncimet publike te gjithe atyre klerikeve qe nuk pranonin qe te beheshin vegla te rregjimit komunist. Menyra se si regjimi e perligjte kete lloj persekutimi ndaj klerit, ishte "agjitacioni dhe propaganda e huaj", duke marre shkas nga lidhjet qe keto komunitete fetare kishin me popujt fqinje. Frika e madhe e regjimit ne kete kontekst, ishte ne menyre te vecante ndaj komunitetit katolik shqiptar, duke marre shkas edhe nga bashkepunimi i tyre i dyfishte me interesat italiane, si gjate kohes se pushtimit te Shqiperise ne 1939, edhe ne bashkepunimin e nje pjese te ketij kleri me pushtuesit italiane. Arsyeja tjeter perse kleri katolik mori goditjen me te madhe publike, kish te bente me trevat e klerit katolik ne veri te vendit, zona te izoluara dhe me nje shpirt luftarak e autonom: kjo binte ndesh me nevojen e rregjimit komunist per ta zhveshur malesorin shqiptar jo vetem nga feja e morali, por edhe nga arma qe ai mbante ne shtepi.

    Komunitetin orthodhoks rregjimi e shikonte si nje kercenim per arsye se ky komunitet kish prezencen me te madhe te diaspores shqiptare ne bote. Rregjimi komunist pasi infiltroi KOASH me njerezit e vete, arriti deri atje sa emeroi edhe pasardhesin e Theofan Nolit ne dioqezen orthodhokse shqiptare te Bostonit. Problemi tjeter i madh me komunitetin orthodhoks ishte pasuria e madhe e lashte e objekteve te kultit: kishave dhe manastireve qe shtriheshin ne mbare vendin dhe ishin per nga numri me i madh se i gjithe komuniteteve te tjera fetare ne vend. Rregjimi i shikonte keto objekte kulti si simbole te moralit fetar, te cilat duhet te shkaterroheshin ose shnderroheshin ne objekte kulti. Duhet te humbiste cdo gjurme e besimit te ketij populli nga relievi fizik i territorit shqiptar dhe nga relievi historik shekullor i tij. Shume pak manastire dhe kisha te lashta i shpetuan shkaterrimit te rregjimit komunist, fale bindjes se rregjimit nga Theofan Popa, se keto manastire e kisha nuk ishin vetem objekte kulti, por ishin edhe nje pasuri e jashtezakonshme kulturore universale qe Shqiperia mbarte. Keto manastire e kisha u kthyen nga vende adhurimi ne "objekte kulturore".

    Persa i perket komunitetit musliman ne vend, regjimi i luftoi duke i demaskuar si pasues se kultures osmane, kultures se nje pushtuesi. Ne popull tradita e ketij komuniteti propogandohej si "prapambetje kulturore" qe duhej luftuar me "kulturen e re komuniste". Duke qene edhe komuniteti fetar me i madh ne vend, regjimi u tregua i kujdesshem qe sulmet ndaj ketij komuniteti te mos ishin direkte, por indirekte. Per shembull: fushata per pastrimin e gjuhes shqipe nga fjalet e huaja (shumica fjale turke), ishte nje goditje indirekte ndaj ketij komuniteti. Mohimi i ekzistences se minoritetit turk ne vend, ne qytete si Shkodra, Tirana, Kavaja e zonat e Shqiperise se Mesme, ishin nje tjeter goditje ndaj ketij komuniteti. Keta minoritare ishin mbartesit kryesore te fese e kultures osmane ne vend. Mohimi i prezences se tyre, kish per qellim qe te shkaterronte identitetin fetare, etnik, kulturor, per hir te identitetit shqiptar sipas modelit komunist.

    Per plot 23 vjet rregjimi komunist ne menyre sistematike beri te pamunduren per te zhveshur shqiptarin nga morali fetar. Per te kuptuar nivelin e ketij diktati, duhet te sillni nder mend, qe rregjimi komunist arriti deri atje sa te mos lejonte perdorimin e emrave fetare ne brezin e ri komunist te shqiptareve. Partia nxorri nje liste emrash femijesh te pranueshem, dhe nje liste emrash te papranueshem: cdo emer qe ishte nje emer fetar, nuk mund t'i vihej nje foshnje ne gjendjen civile, ishte e ndaluar me ligj nga Partia.


    C. Brezi i ri i indoktrinuar i pasluftes, perballe brezit te vjeter

    Dua te ndalem pak edhe ne planin e dyte te politikes komuniste, rritjen e brezit te ri me frymen proletare komuniste, ku moralin keta njerez nuk e merrnin as ne familje, sa nga Bibla e Kurani, por e merrnin nga Veprat e shokut Enver dhe nga mesimet e Partise. U arrit deri atje, sa ne vitin 1967, ky brez i i ri ishte pjekur ne ate mase, saqe rregjimi komunist e vershoi per te kurorezuar strategjine e vete antifetare: i dha urdher ketij brezi, qe te dalin neper rruge, e te shkaterrojne te gjitha kishat, xhamite, teqete e prinderve, gjysherve e stergjysherve te tyre. E orkestruar nga veglat e Sigurimit te Shtetit, dhe e zbatuar nga rinia shqiptare e kohes, u shkaterruan me pune vullnetare nga ky brez i ri me qindra objekte kulti ne qytetet dhe fshatrat shqiptare. U orkestrua ne kete menyre per tu portretizuar e propoganduar ne popull, se kete shkaterrim e nxjerrje te jashteligjshme te fese nuk e beri Partia, e bene femijet tuaj. Ishte momenti me famekqe ne historine e atij populli, pasi djallezia e atij rregjimi e kaloi luften ndaj fese dhe institucioneve fetare, nga rruga brenda familjes. Brezi i ri perballe brezit te vjeter. Partia i indoktrinonte femijet ne bankat e shkollave, qe te mbanin syte e veshet hapur ne familje, per te denoncuar e spiunuar cdo prirje fetare te prinderve te tyre.


    D. Te pushtojme kalane e fundit te moralit fetar, familjen

    Qe nga 1967 e ne vazhdim, rregjimi komunist do te krenohej se shkaterrimi i botes shpirterore te shqiptareve dhe mohimi i lirise se besimit, ishte arritja e tyre me e madhe. Kete e shisnin e propogandonin ne popull si nje arritje te kombit shqiptar: popullin e percare nga fete, Partia e bashkoi ne nje! Pas 1967 dhe pas ndalimit me ligj te besimit, rregjimi komunist nuk e ndali me kaq luften ndaj besimit dhe moralit fetar te shqiptareve. Pas 1967 filloi lufta e institucionit tjeter fetar, te cilin komunistet nuk e kishin shtene ne dore plotesisht: familjes.

    Perse duhej te sulmohej familja?

    Duke qene se per shekuj me rradhe, shqiptaret e kishin bere jeten e tyre te ndare ne komunitetet e tyre fetare, duke ndjekur traditat e tyre fetare, gjithe shoqeria shqiptare (lagjet e qyteteve dhe fshatrat), ishin te ndara me thike sipas besimeve fetare. Ekzistonte nje harmoni e respekt midis komuniteteve fetare, ku te gjithe respektonin njeri-tjetrin, dhe nuk nderhynin ne punet e njeri-tjetrit. Martesat beheshin brenda komunitetit fetar dhe vetem ne rang klase.

    Rregjimi komunist e kish te qarte qe te shkaterronte plotesisht fene nga vendi, duke te shuante cdo gjurme te tradites fetare ne vend. Prishja e ketyre lagjeve e kantoneve, ishte imperative per t'u siguruar qe ky transformim i shqiptareve si popull te mos ishte i perkohshem, por i perjetshem. Menyra se si komunistet zgjodhen qe te shkaterrojne kete tradite e kantone, eshte duke perdorur perseri rinine e ketij vendi. Te gjithe nxenesit qe mbaronin shkollat e larta, e kishin te detyrueshme punen "ne sherbim te Atdheut" ne zonat me te largeta te vendit. Kjo ishte menyra qe Partia zgjodhi per gjoja te "sheshoje ndarjet krahinore", duke imponuar martesat midisa gegeve e toskeve, midis te krishtereve e muslimaneve, midis qytetareve e fshatareve, midis nje inxhiniere e nje mjelse te dalluar. E gjithe kjo politike qe kish per qellim te shkaterronte cdo moral e tradite familjare te trasheguar, do te propogandohej ne popull si nje tjeter arritje ne eksperimentin social te "unifikimit kombetar". Nga keto martesa te perziera, do te lindnin femije qe nuk do te trashegonin dot nje kulture, nje tradite, pasi prinderit e tyre kishin kulture e tradite ndryshe. Detyrimisht, keta do te perqafonin moralin e mesimet e Partise e xhaxhit Enver.

    A ia arriten komunistet shqiptare qe te skllaveronin shpirtin e shqiptareve dhe te transformimin ne perjetesi popullin shqiptar?

    E kam thene edhe njehere tjeter ne forum, qe bota shpirterore e shqiptareve, ishte kalaja e vetme qe komunistet nuk arriten te pushtonin dot, edhe pse ata bene te pamunduren per ta zhdukur ate. Me renien e komunizmit dhe me ardhjen e pluralizmit, liria e besimit ishte liria e pare qe Ramiz Alia u shtrengua t'u lejonte shqiptareve. Dhe nese keto 20 vjet pluralizem na kane mesuar ndonje gje, eshte pikerisht, qe populli shqiptar i eshte kthyer besimit te tyre. 80% e anetareve te ketij forumi qe shkruajne ne kete forum, kur i pyet nese besojne ne Zot, pergjigjen pozitivisht.

    Sot shqiptaret jane nje popull i dale nga laboratori komunist, i zhveshur nga morali fetar, te gatshem per te perqafuar cdo moral, qofte ky edhe moral krimineli, per te perligjur ekzistencen e tyre. Komunizmi nuk shkaterroi thjeshte fene, komunizmi shkoi deri ne ate shkalle, sa e ktheu njerin e lire shqiptar ne nje kavie laboratori. Do te duhet kohe dhe te pakten dy breza, qe shqiptaret te kthjellohen per ate qe ka ndodhur, dhe per tu cliruar nga trashegimia komuniste.

    Produkti i komunizmit, njeriu i ri, ishte ne vetvete anti-njeriu. Dhe kjo duhet te sherbeje si precedent historik per te gjithe popujt e kesaj bote dhe mbare njerezimin, se cdo te thote ti imponosh dhunshem njerezve nje moral e botekuptim te huaj per ta. Asnje popull tjeter ne bote dhe ne historine e njerezimit nuk ka perjetuar nje eksperiment te tille sic bene komunistet ne Shqiperi. Jo me kot, Republika Popullore Socialiste e Shqiperise hyri ne Librin e Rekordeve Guiness, si shteti i vetem i veteshpallur ateist i botes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-06-2011 mė 15:50

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    DIKTATURA KOMUNISTE PERSEKUTOI MUSLIMANET SHQIPTAR

    z. Ferid Lluja

    Materjali u pėrgadit nga kryetari i shoqatės ‘’Hasan Riza Pasha’’


    Regjimi komunist-ateist, qė u vendos nė Shqipėri nė vitin 1994, me vulėn dhe firmėn e SHBA, Anglisė dhe ish- Bashkimit Sovjetik, pati nė shenjestėr tė tij eleminimin e fesė e cila i bėnte oponencė ideologjisė materialiste –ateiste mbi tė cilėn do tė fillonte tė operonte sistemi i ri qė nė themelet e tij do tė kishte krimin dhe gjakderdhjen.Kemi ndėgjuar tė flitet, me tė drejtė, pėr persekutimin e ashpėr qė regjimi diktatorial i bėri klerit katolik pėr tė cilin janė botuar libra me kujtime , jane bėrė seminare dhe simpoziume,janė bėrė intervista tė panumurta nga analistė dhe klerikė tė persekutuar, me qėllim qė populli tė njohė natyrėn ateiste dhe kriminale tė atij sistemi qė nuk kurseu jo vetėm klerin katolik , por as klerin ortodoks dhe sidomos klerin musliman, duke bėrė qė klerikėt muslimanė tė pushkatoheshin ,tė vdisnin nėpėr burgje dhe tė bėnin vite tė tėra nė qelitė e errta tė burgjeve. Por, brezat qė e jetuan atė periudhė tė erret dhe brezat qė u rritėn dhe po rriten pas asaj periudhe, pak dinė per perskutimin dhe krimin qė ėshtė bėrė ndaj muslimanėve dhe klerit tė tij nė Shqipėri, sepse ai sistem gjakatar nuk kishte’’miqėsi’’me njerėn fe dhe armiqėsi me fenė tjetėr, pėr shkak se beteja qė bėnte sistemi komunist nė Shqipėri ishte betejė nė mes tė ideologjisė ateiste dhe ideologjisė fetare dhe nuk ishte beteje e sistemit komunist tė Enver Hoxhės kundra njė feje tė caktuar qė ai e kishte piketuar pėr ta persekutuar.Pėr tė evidentuar publikisht pėrsekutimin qė i ėshtė bėrė klerit musliman dhe shkatėrrimit qė i ėshtė bėrė veprave tė kultit tė fesė islame, janė bėrė pėrpjekje modeste dhe sporadike, tė cilat kanė pasė njė impenjim minimal tė institucioneve islame dhe tė intelektualėve ,sidomos tė atyre muslimanė, sepse intelektualėt e religjoneve tė tjera kanė operuar pėr tė evidentuar vetėm persekutimin qė i ėshtė bėrė klerit tė tyre.Duket se ka munguar dėshira dhe pėrkushtimi ,kanė munguar edhe paratė, pa harruar edhe ‘’skutat’’ dhe ‘’vrimat e zeza’’ qė janė tė interesuara tė lėnė nė heshtje persekutimin e klerit musliman, pėr tė dhėnė njė dėshmi mė shumė pėr idenė e rrezikshme qė ka qarkulluar nė media se komunizmi u montua nė Shqipėri nė njė shtrat islamik.Nė materjalin qė do tė vijojė mė poshtė lexuesi do tė njihet me faktin se ‘dajaku,, qė diktatura komuniste i dha klerit musliman nuk ishte njė ledhatim, por ishte njė goditje e hekurt qė solli vdekjen dhe burgimin e qindra hoxhallarėve dhe klerikėve tė tjerė muslimanė. Ne menduam se do tė ishte me vlerė tė rėndėsishme njohėse evidentimi i emrave tė kėtyre klerikėve qė e paguan me jetė pėrkushtimin e tyre fetar i cili ishte prezent nė shėrbesat fetare dhe nė mesazhin islam qė ata e pėrcollėn tek besimtarėt muslimanė dhe mė gjėrė.
    1.Hafiz Esad Myftia
    2,Hafiz Musa Dėrguti
    3.Hafiz Ali Korca
    4.Hafiz Ibrahim Dalliu
    5Hafiz Ismet Dibra
    6.Hafiz Sabri Koci
    7.Hafiz Mustafa
    8.VaroshiHafiz Sherif Lėngu
    9Hafiz Ali Tarja
    10.Imam Met Troci
    11 Hoxhė Dusha
    12.Imam Ahmet Hyseni
    13.Imam Liman Shabani
    13.Reshat Bardhi
    14.Haki Sharofi
    15.Jonuz Buliqi
    16 Vexhi Buharaja
    17.Ibrahim Hasnaj
    18.Ismail Mucaj
    19.Faik Hoxha
    20.Hasan Tasini
    21.Bajram Mahmutaj
    22.Ali Kulmaku
    23.Xhelo Gllava
    23.Azem Shehu
    24Ali Bogdani
    25. Emerli Shehu
    26.Qamil Hoxha
    27Kadri Shehu
    28.Selim Gashi
    29.Abaz Dedej
    30.Sami Kasa
    32.Elez Bisha
    32.Zylfo Korca
    31.Baba Murati
    32.Baba Fehimi
    33.Qerim Delvina
    34.Baba Muco
    35.Halil Hoxha
    36.Hamit Berzhani
    37.Qamil Gllava
    38.Myrteza Kruja
    39.Baba Qazimi
    40.Kamber Prishta
    41.Dede Abazi
    42.Ibrahim Karbunara
    43.Baba Mehmeti
    44.Ali Tomorri
    45.Mehmet Verleni
    46.Muharrem Kėrshova
    47.Muslim Luma
    48.Nebi Novosela

    Lista me emėrat e mėsipėrm nuk ėshtė njė evidencė e saktė e emrave tė klerikėve muslimanė tė persekutuar nga diktatura komuniste.Mbetet detyrė e studjuesve dhe e analistėve qė tė gjurmojnė nė arkiva dhe nė burime tė tjera qė tė kompletohet tėrėsisht lista me klerikėt musimanė qė u pushkatuan, vdiqėn nė burgjet komuniste dhe bėnė afate tė gjata burgimi pėr ‘’fajin’’ e vetėm qė ata bėnė i cili ishte besimi nė Allahun e Madhėrueshėm, besim tė cilin ata e pėrcollėn nė masėn e gjerė tė muslimanėve shqiptarė.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga ~Geri~ Lexo Postimin
    DIKTATURA KOMUNISTE PERSEKUTOI MUSLIMANET SHQIPTAR

    z. Ferid Lluja

    Materjali u pėrgadit nga kryetari i shoqatės ‘’Hasan Riza Pasha’’


    Regjimi komunist-ateist, qė u vendos nė Shqipėri nė vitin 1994, me vulėn dhe firmėn e SHBA, Anglisė dhe ish- Bashkimit Sovjetik,
    Geri!!
    Po ti lexoji vete me pare, para se t'i sjellesh keto kesilloj hajvanlleqesh.....!!
    Jarigas

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Halla i boft Enverit,nje gje te mire ka bo ai,hoqi mjekrroshat e shamite,i futi njerezit ne pune dhe i shkolloi,pastaj e dhiu me ate shkeputjen e lidhjeve me BS dhe Kinen,dhe si cdo diktator edhe ky i smure ka qene sigurisht qe ka bere edhe krime makabre
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  8. #8
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une nuk dal kunder nje besimi perderisa ai besimi eshte shpirteror dhe personal. Te dalesh kunder apo urresh besimin e dikujt eshte te dalesh kunder anetareve te familjes, shoqerise, rrethit tend, popullit/kombit tend sepse ne mesin e tyre eshte e dishme se ka besimtare.

    Mirepo kur fillon e behet kjo feja politike, mjet per te urryer tjeret, mjet konkurrence, atehere cili njeri normal do te donte nje gje te tille?

    C'eshte ai besimi ne zot, se une ketu nuk kam pare te permendet "zoti" por fyerje, sharje, urrejtje, urretje etj. Atehere ke po mendon se po e mashtroni me ato rreshta te bukura falso. Per mendimin tim feja nuk eshte besimi ne zot, eshte mjet per te sunduar masat, per te ndersyer ne urrejtje njerezit qe nuk jane te nje feja. Fete percajne dhe nuk bashkojne. Feja jo vetem qe ndan dy popuj, por ndan kontinente te tera!

    Tjeter eshte besimi ne Zot, tjeter eshte feja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 01-07-2011 mė 05:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •