-
Greva në Greqi, bllokohet 48 orë Kapshtica, Kakavija e lirë
KORCE-GJIROKASTER-Greva 48 orëshe në Greqi ka shkaktuar një bllokim total të punës në pikën doganore të Kapshticës në Korcë. Në mbështetje të grevës greke është hedhur dhe pala greke në pikën doganore e të Kapshticës. Si pasojë në këtë pikë nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, por vetëm i kalimtarëve. Të gjitha automjetet që kanë mbërritur në këtë pikë nuk jane lejuar te kalojne dhe u eshte urdheruar te kthehen e te kalojne ne pike tjeter doganore. Situata rendohet per cdo ore qe kalon, pasi vijon shtimi i udhetareve ne kete pike qe presin te kalojne kufirin, dhe zgjatet radha me automjete. Greva pritet do te zgjase 48 ore. E kundert, situata ne Kakavije ku puna vijon normalisht
KAPSHTICA DO QËNDROJË E BLLOKUAR 48 ORË, FLET DREJTORI I KUFIRIT
Ora 12:00-Drejtori i Kufirit, Ismail Elezi ka deklaruar për TVNews24 se dogana e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur për 48 orë dhe apelon që gjatë këtyre ditëve të shmanget kalimi nga ko pikë doganore.
“Kapshtica do qëndrojë e bllokuar për 48 orë, do lejohet të kalojnë vetëm kalimtarët. Doganierët grekë i janë bashkuar grevës 48 orëshe të përgjithshme në Greqi ndaj nuk do të punohet në këtë pikë dhe nesër. Udhëtarët të zgjedhin kalimin në pikë tjetër doganore”, tha ai duke lënë të kuptohet se të gjithë emigrantët që janë në radhë do tu duhet të kthehen pas.
Ndersa pritet lejim qarkullimi vetem te enjten, kjo dite pritet te shenoje nje fluks te madh te emigranteve qe pritet te kalojne ne kete pike doganore ne Kapshtice pas ndalim-qarkullimit qe do te vijoje keto dy dite.
EMIGRANTËT ANKOHEN: TI JEPET ZGJIDHJE, NUK KTHEHEMI DOT PAS!
Ora 11:30-Emigrantë të shumtë që presin të kalojnë doganën në Kapshticë ankohen për situatën e krijuar në këtë pikë doganore.
“Nuk dimë cfarë po bëhet. Askush nuk na flet nuk na jep një përgjigje, kemi në radhë që në orën 06:00, kjo situatë kërkon zgjidhje shiko sa është bërë radha”, shprehet një emigrant.
Një tjetër thekson se pop resin orën 12:00 të marrin një përgjigje konkrete rreth situtatës. “Jam nisur me grua me fëmijë nga Durrësi, tani të kthehem pas, të shkoj deri në Durrës kur duhet të jem në punë në Greqi, nesër. Nuk e dimë, na thanë që nga ora 12:00 do të caktohet dicka o do hapet o nuk do hapet fare. Po presim”.
KAKAVIJË, NUK KA GREVE. PUNA VIJON
Ora 10:50-Ndërsa në doganën e Kapshticës vijon bllokimi i punës nga pala greke pasi janë hedhur në grevë, në pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër, puna vijon normalisht.
Punonjësit e kësaj pike doganore nuk i janë përgjigjur thirrjes për grevë dhe kanë vijuar punën.
RËNDOHET SITUATA NË PIKËN KUFITARE TË KAPSHTICËS
Ora 10:40-Situata në pikën doganorë të Kapshticës sa vjen e rëndohet për shkak të grevës që punonjësit e doganës po kryejnë në mbështetje të grevës së përgjithshme që ka pushtuar gjithë sektorët në Greqi.
Ndërsa puna është ndërprerë që në orën 06:00 minuta të mëngjesit, qindra udhëtare me dhjetra makina presin në radhë për të kaluar kufirin.
Udhëtarët në kufi shprehen të indinjuar për këtë masë të ndërmarrë nga punonjësit grekë. Sipas tyre shteti duhet të ndërhyjë në të tilla situata të japë zgjidhjen. Shumë persona kanë udhëtuar nga rrethe të largëta të vendit në drejtim të shtetit grek për arsye të ndryshme. Disa shprehen se në rast se nuk kthehen sot në tokën greke do të humbasin dhe vendet e punës. Mes udhëtarëve ka shumë gra, fëmijë e pleq, gjendja e të cilëve pritet të rëndohet, kjo dhe për shkak të temperaturave të nxehta.
Autoritetet doganore te Kapshtices kane biseduar me palen greke dhe eshte vendosur qe ne oren 12:00 te kete nje vendim konkret rreth situates qe eshte krijuar ne Kapshtice
GREVA NË GREQI, PARALIZOHET KAPSHTICA
Ora 09:00-Greva 48 orëshe në Greqi ka shkaktuar një bllokim total të punës në pikën doganore të Kapshticës në Korcë. Në mbështetje të grevës greke është hedhur dhe pala greke në pikën doganore e të Kapshticës. Si pasojë në këtë pikë nuk lejohet qarkullimi i automjeteve, por vetëm i kalimtarëve. Të gjitha automjetet që kanë mbërritur në këtë pikë janë kthyer pas.
Autoritetet doganore konfirmojnë se greva në këtë pikë të kalimit kufitar do të zgjasë 24 orë.
Ndërkohë ky vendim ka shkaktuar një paralizim të vërtetë të qarkullimit në këtë doganë që njihet për fluksin e kalimit në të dyja kahet
-
-
Greqi, sheshi Sintagma kthehet në “fushë lufte”
ATHINE-Dhuna shpërtheu menjëherë pas orës 13:40 në rrugën Othonos 10, jashtë kafe Costa, ku dhjetra protestues bllokuan zonën dhe disa njerëz, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në protestë.
Kjo krijoi tension mes ekstremistëve të djathtë dhe anarkistëve, disa prej të cilëve gjuajtën me shishe dhe drurë para hyrjes së stacionit të Metrosë.
Paralelisht përplasje mes policisë dhe protestuesve pati edhe në disa pika të tjera pranë sheshit Sintagma, në rrugët Ermu, Filadelfias, Filelinon etj. Policia ka hedhur kimikate dhe granata tymuese për të sprapsur protestuesit.
Ndërkohë, grupe protestuesish kanë thyer mermer thyer dhe çimento për ta hedhur kundër policisë. Një grup protestuesish sulmuan të ndërtesën e Zyrës Postare e të Bankës së Kursimeve dhe u sprapsën nga forcat e policisë.
Dëshmitarët thonë se disa të rinj me maska iu vunë zjarrin cadrave të lokaleve që gjendet pranë sheshit Sintagma dhe kazanëve të mbeturinave në këtë zonë.
Sipas njoftimeve, disa persona u plagosën dhe u dërguan me ambulancë në spital për të marrë ndihmën e pare, ndërsa nga radhët e policisë janë plagosur 3 efektivë.
(d.b/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt