Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni qe virtualiteti eshte po aq i sakte sa realiteti?

Votues
236. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj qe po..

    71 30.08%
  • Mendoj qe jo..

    165 69.92%
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 276
  1. #-9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Dashuria nė internet!

    "Love stories" neper internet...per shume nga ne mund te jete teper praktike,kemi rastin te njohim meshkuj ose femra qe nuk do ti kishim rastisur kurre dhe gjithashtu parakalojme ate ndjenje mosguximi ne real, te ashtuquajturen te jesh "i turpshem",ose e "turpshme"!
    Por ama problemi mund te qendroje ketu.....
    Meqenese nuk jemi pare ose njohur ne te vertete ne idealizojme dhe prej saj ndonjehere nuk eshte e lehte te kalosh ne jeten e vertete pa pesuar nje fare zhgenjimi!

    Mos mendoni psh qe eshte Johnny Depp ose Jenifer Lopez!
    Problemi ne virtualitet eshte se ai i le shume vend te rendesishem imagjinacionit.
    Aq me teper qe edhe ne jeten reale ne fantazmojme....ne internet fuqia shumezohet me 1000!
    Pa llogaritur psh nje chat,ku shume bukur mund te jemi ne diten tone me te mire morale dhe gabimisht njeriu qe mund te njohim na pelqen vetem sepse na tregon nje foto e cila edhe mund te mos jete e tij ose e saj!
    Ne internet,ne te shkruar dmth,njerezit e turpshem behen llapazane,analfabetet ne ortografe na duken idiote,chatistat na duken simpatike ne sjellje...dmth qe ajo ose ai qe pelqeni ne virtual dhe qe eshte kaq i shkathet ne shkrim dhe ne fjale dhe qe u hapet kaq shume,mbase perballe jush nuk mund te jete i ose e tille,ndoshta mund te jete teper i ose e rezervuar.
    Nuk mund te bejme dhe te krijojme nje ide mbi personin thjesht ne te lexuar.Nuk mund te krijojme nje gjykim mbi te thjesht me ato qe na jane shkruar.
    Mendoj se duhet te jemi vigjilente duke menduar ndonjehere qe ky lloj imazhi qe kemi krijuar per personin ndonjehere mund te jete edhe i rremte!

    Psh ne virtualitet ne mund te humbim kohen tone me nje femer ose nje mashkull qe ndoshta nuk do ate gje qe ne duam ose kerkojme,mund te biem ne krahet e nje joshesi,nje Don Zhuani,ose nje joshese Don Zhuane,kur ne mund te kerkojme fare bukur nje histori serioze dhe ku keta te tillet shume bukur mund te jene aty per te kaluar kohen.
    Ne nje kohe qe dikush nga ne enderron pasionin tjetri ose tjetra kalon nje pjese kohe!
    Ups...Cfare ndryshimi!

    Nqs kerkoni dicka serioze eshte mire te flasim per projektet dhe idete e perbashketa me sinqeritet dhe jo vetem per gjerat qe na cojne ne krevatin e nje dhome gjumi!
    Nuk eshte nevoja te luajme nje loje.Duke treguar ne te vertete ate qe kerkojme ne mund te shtyjme tjetrin te na hapet dhe ta njohim ne te vertete.
    Ndonjehere kur njihemi me personin ne realitet zhgenjehemi pasi jemi perballe njeri tjetrit dhe nuk jemi ne gjendje te themi dy fjale!
    Stresohemi edhe para nje takimi dhe na duket vetja sikur do ikim ne nje provim ku ne te cilin na duhet patjeter te kalojme klasen!
    Dhe pikerisht arrijme te skuqemi,te dridhemi dhe te jemi dikush tjeter...
    Megjithate nqs tjetri ose tjetra jane njerez te mire nuk mund tju gjykojne ne sekondat e para te takimit ose ne diten e pare!

    Duhet ti rrish besnik ose besnike nje imazhi te krijuar...
    Ashtu si ju edhe tjetri ose tjetra ka idealizuar .
    Ka fantazmuar te floket bjond dhe syte e bukur?Hm....mund te jemi me floke me te erreta se fotoja!
    Ka pelqyer humorin,stilin?Hm......mund te jemi ndryshe!
    Prandaj duhet te jemi qe ne fillim dakort me imazhin qe kemi dhene mbi profilin dhe me bisedat tona.Ai ose ajo ju pelqen per ate qe ka pare te ju dhe nuk eshte nevoja te shndrrohemi ne dike tjeter!
    Megjithese mund te keni shume kohe duke folur me te ne virtual,megjithese mund t,iu duket i ose e sinqerte dhe e keni per zemer,megjithese mund te keni krijuar besimin,duhet te perfitoni ne realitet per ti bere pyetje mbi te vertetat...
    Cfare pret nga jeta?
    Kush eshte stili qe ai ose ajo pelqen te tjetra ose te tjetri?!
    Perballe nuk eshte kollaj te genjesh.....

    Kam arritur te besoj te njohjet e verteta ne virtualitet,te njohjet qe jane bere reale dhe kane sukses,po nga ana tjeter ka edhe plot qe mund te kene kaluar ne disfata ose zhgenjime!
    Personalisht mendoj qe edhe ne virtualitet duhet te jemi ai person qe eshte ne reel.

    A besoni ju te lidhjet ne virtualitet?
    A ju kane dale ato mendime qe keni patur per personin apo jeni zhgenjyer?!
    "Carpe Diem"

  2. #-8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    A besoni ju te lidhjet ne virtualitet?
    A ju kane dale ato mendime qe keni patur per personin apo jeni zhgenjyer?!
    Ps: shum teme e bukur.

    Te te them qe besoj ne lidhje virtuale, se bej dot.
    Te them qe nese me ndodh dicka e tille, perpiqem qe ta mbaj.. por eshte e pamundur sepse distanca larget shkaterron gjithcka, ndaj duhet te rrim me kembe ne toke, nese e duam me te vertete dicka nga virtualiteti atehere duhet te jemi shum te duruar.
    Dita dites duhet ber ndonje gje e re, duhet te perpiqesh te luftosh per ate qe do, ndryshe eshte shume e veshtire te arrish ate qe do.. sduhet kurre te hudhesh komplet brenda, sepse eshte virtualitet edhe personin qe eshte nga ana tjeter e ekranit nuk e njeh aq sa duhet, kshu qe kujdes edhe me ndjenjat se ndryshe e ha kokes!!

    Por do te thoja qe nese nje person ne dashuri, atehere ai person mund ta gjeje dashurine kudo, si ne virtualitet si ne cdo vend tjeter... dashuria nuk njeh vende, ajo del papritur, kshu qe edhe virtualiteti eshte gje e mundur, pse jo.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk besoj, njeriu duhet njohur ne realitet.

    Per te tjerat jam plotesisht dakord me ty.

  4. #-6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    E rendesishme eshte te dish ate qe kerkon nga nje njohje virtuale..nuk mund te pretendojme te krijojme nje lidhje dashurore vetem duke u bazuar ne nje lidhje virtuale,kjo mund te jete nje shtyse e cila mund te na nxise te njohim nje person,por pa e njohur ne realitet ate njeri,nuk mund te fluturojme me fantazine...gjithesesi mendoj se nje njeri serioz,di te imponoje rrespekt,ndersa nje njeri qe shtiret,nuk mund te shtiret pafundesisht,si ne virtualitet
    ashtu edhe ne realitet.Te gjithe jemi deshmitare te lidhjeve qe kane nisur si njohje virtuale...ka plot lidhje te kesaj natyre te cilat kane funksionuar ashtu sikurse ka edhe nga ato te cilat kane shkuar keq,e njejta gje si me lidhjet,njohjet e te cilave kane nisur ne jeten reale...ne biem dakord apo na duken normale njohje te cilat kane nisur me mbleseri dhe na duken te pasigurta njohjet virtuale...shume per te qeshur po ta mendosh..nejse,gjitheseicili e shikon sipas botekuptimit te vet...personalisht,nuk kam mbetur aspak i zhgenjyer nga njohjet virtuale...te gjithe ata qe kam njohur ne virtualitet dhe qe kam patur deshire ti njoh ne realitet
    i kam miq dhe gezoj nje respekt te vecante duke e nisur qe nga hapesja e temes dhe duke vazhduar me shume te tjere,kryesisht anetare te ketij forumi..

    Pershendetje Di_Ana,zhgenjimet egzistojne edhe ne boten reale,jane pjese e jetes,une jam i kenaqur pasi nga miqesia ime nuk kam mbetur aspak i zhgenjyer,aq me pak prej teje,te uroj dite te gezuara per kete fundvit e dashur..

  5. #-5
    E rendesishme eshte te dish ate qe kerkon nga nje njohje virtuale..nuk mund te pretendojme te krijojme nje lidhje dashurore vetem duke u bazuar ne nje lidhje virtuale,kjo mund te jete nje shtyse e cila mund te na nxise te njohim nje person,por pa e njohur ne realitet ate njeri,nuk mund te fluturojme me fantazine...gjithesesi mendoj se nje njeri serioz,di te imponoje rrespekt,ndersa nje njeri qe shtiret,nuk mund te shtiret pafundesisht,si ne virtualitet
    ashtu edhe ne realitet.Te gjithe jemi deshmitare te lidhjeve qe kane nisur si njohje virtuale...ka plot lidhje te kesaj natyre te cilat kane funksionuar ashtu sikurse ka edhe nga ato te cilat kane shkuar keq,e njejta gje si me lidhjet,njohjet e te cilave kane nisur ne jeten reale...ne biem dakord apo na duken normale njohje te cilat kane nisur me mbleseri dhe na duken te pasigurta njohjet virtuale...shume per te qeshur po ta mendosh..nejse,gjitheseicili e shikon sipas botekuptimit te vet...
    Bravo Tanku si gjithmon shkurt e shqip...

    E te njejtit mendim jam dhe un, nqs nje personi qe njef ne virtualitet nuk i jep nje pamje reale ateher po te merr ne qafe imagjinata jote. Se je ti qe e ke ne dore veten si ne realitet si ne virtualitet.

  6. #-4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2007
    Vendndodhja
    Tu pi raki te klubi te lagjja :)
    Postime
    64
    Hajde dhe folni kur ta provoni.Pa e provu sun folni.Ok.Une e kam provu dhe ka funksionu shum shum shum mire.

  7. #-3
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    jem takord me shoku_tankun !!
    nuk ju besoj keto lidhjeve , ok per miqesi por jo per dashuri !!
    njeriu mund te kalon shume mire me diken ne internet, chat ... me pas lidhje miqesore se ajo nuk lyp aq shume , ose mu kan me e sakte, nuk i lype te njejtat obligimet.
    Mu kan edhe me objektiv ( me falni, ndoshta nuk thuhet ne gjuhen shqipe ?? ) secili mund te rren ne Internet dhe me na e mbush mendjen me tulliqfar fjala te bukura dhe te urta ... pra kujdes !
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Pershendetje Di_Ana!

    Te pergezoj per temen e hapur,cdo teme qe sjell ne forum ka nje rendesi dhe peshe ne veten e saj,edhe kjo ka nje rendesi te veqante per kohen moderne qe po e jetojme,dhe per virtualitetin e perditshem ....!me pelqeu nje thenje e jotja ketu citoj:
    "Aq me teper qe edhe ne jeten reale ne fantazojme....ne internet fuqia shumezohet me 1000!"
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e baby^girl
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    24
    Per mendimin tim, sic e ke then dhe ti vet, interneti te jep mundesin te njofesh njerez, qe dhe mbase nuk do e kishe rastin ti njifje kurr ne jete. Po, eshte e vertet qe disa gjera nga interneti zmadhohen nga imagjinata, dhe mund te zhgenjesh. Por ama nje pyetje kisha -->
    Ashtu si mund te zhgenjehemi me nje person qe e njofim ne internet, a nuk mund te zhgenjehemi dhe nga nje person qe e takojm ne jete reale, ne shkolle, ne pune apo ne club? Ai person qe eshte aq i mire dhe aq i sjellshem me ty diten e pare qe e takon, nuk mund te kthehet ne nje person qe nuk ta pret mendja?
    Mendoj se zhgenjimi ne jeten realen eshte i barabart me ate virtuale. Prandaj kujdesi dhe vigjilenca duhet te jet 100% kudo ne jete.

    Uroj fat te mire te gjithe beqarve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baby^girl : 16-11-2007 mė 21:58
    Mundohu te njohesh veten, ndoshta ateher dicka gjen.

  10. #0
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Avantazhet e virtulitetit.

    -Nje mjet i mire per te zhvilluar imagjinaten,

    -ēekiēi virtual te dhemb me pak..

    -Stervitemi per te hequr "turpshmerine ne karakter"

    -Konfidencat jane me te lehta per tu bere dhe pa rrezik.

    -Dikush "fantazmon" per ju,me kete foto te bukur plazhi.

    -Dikush tejkalon paragjykimet duke guxuar te shkoje pak "larg"!

    -Mesimi dhe njohja e thelle e nje personi.

    -Zhvillimi i kapacitetit daktilografik....."stervitja ne te shkruar".

    Te keqijat e tij...

    -Neqoftese admirueset ose admiratoret jane virtuel,kush do t,ju perkedhele?!

    -Ju se dini kujt mund ti hapeni aq shume!!!

    -Ndoshta po fantazoni te "komshiu i shemtuar"!

    -Nje "pseudonim" mund te fshehi nje adoleshent 15 vjeēar ose nje burre te martuar 50 vjeē!

    -Rreziku per te lene menjane ate qe quhet "jete e vertete",realitetin!

    -Inkurajimi i nje ane negative qe mund te kemi,asaj qe quhet "frike"!

    -Harrimi i nje bjondeje te bukur ne rruge ose nje ezmeri teper simpatik!

    -Mbyllja ne vetvete dhe harrimi i miqve te vertete!
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •