Eshte gabim i madh ndertimi i saj pa u konsultuar fillimisht me institucionet, me ata qe posedojne truallin. Eshte e lehte te zaptosh token e huaj, por kurre nuk do te besh hajer si zaptues, ashtu si nuk kane bere hajer ne tokat tona zaptuesit e shumte qe kane kaluar.
Un nuk jam kundra ndertimit te Xhamise, por jam totalisht kundra ndertimit te çerdhes nen Xhami. Jetojme ne kohen kur askush nuk eshte i detyruar te behet pjestar i X apo Y feje, gjithsecili ka te drejten e tij te zgjedhe nese do te shkoje ne Kishe, Xhami apo shkolle. Dhe une jam kundra ndertimit te objekteve te kultit ne ambientet e shkollave laike.
Le te gjendet nje vend tjeter per tu ndertuar Xhamia. E rendesishme eshte qe te ndertohet dhe qe besimtaret te falen ne te, dhe jo te ndertohet per inatin e njerit apo tjetrit. Edhe mesa kam degjuar une, xhamia ne lagjen e qendres do te n
Nje pyetje kam per te gjithe besimtaret.
Ju mundon fakti qe nuk keni ku te luteni, apo ju mundon inati e sherri per ta ndertuar objektin tuaj te kultit medoemos prane objektit te kultit te fese se kundert me fene tuaj?
Une vij nga nje qytet i vogel i Shqiperise. Ne qytetin tim, Xhamia, eshte ndertuar ne vendin me te bukur te qytetit, prane lulishtes se qytetit. Ndersa Kisha, Kishe nuk ka fare, megjithese ka shume persona qe i perkasin besimit katolik, gjithashtu ka dhe fshatra qe jane ne 90% perberje katolike. Ne kete qeytet askush nuk tha qe duhet ta ndertojme Kishen medoemos prane Xhamise. Dhe ne kete qytet nuk ka sherr.
Pastaj kemi rastin e Tiranes. Rasti me i paster dhe me i bukur sa i perket harmonise fetare. Megjithese besimtaret mylsimane jane te shumte ne numer, dhe diten e premte, ata ngaqe nuk mund te hyne te gjith brenda ne Xhamine e Et'hem Beut, falen ne rruge, prape nuk ka patur asnje lloj proteste. Madje, ne qender te Tiranes, jane ndertuar edhe 2 Kisha te medha, ajo Katolike dhe Ort'hodokse.
Megjithate, komuniteti mysliman ka bere kerkesen zyrtare per ndertimin e Xhamise ne nje nga vendet e lira ne qender te Tiranes, sepse ky komunitet, kerkon objektin per tu falur dhe jo per te bere show.
Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 28-06-2011 më 04:44
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues” të mos e bllokojë rrugën
Publikuar: 28.06.2011 - 09:41
Prishtinë, 28 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka paralajmëruar “xhematin protestues” se nuk do të lejohet bllokimi i rrugës të premten e ardhshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Protestën në kërkim të një xhamie të madhe ai e sheh si të drejtë të organizatorëve, por bllokimin e rrugës në asnjë mënyrë.
Besimtarë të fesë islame të organizuar nga një lëvizje e quajtur “Bashkohu”, e udhëhequr nga Fuad Ramiqi, kanë protestuar dy të premte radhazi para Xhamisë së Çarshisë, duke kërkuar një truall në qendër të Prishtinës për ndërtimin e një xhamie të madhe. Ndonëse në kryeqytet janë mbi 20 xhami, sipas këtyre protestuesve por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk janë të mjaftueshme për t’u bërë vend besimtarëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dhënë një jo të prerë, se të premten nuk do të lejohet falja e namazit në rrugë. Jo pse është kundër namazit, por kundër bllokimit të rrugëve dhe lëvizjes së lirë.
“Jo. Mendoj se përgjigjja ka qenë shumë e qartë, ashtu siç na obligojnë edhe ligjet në fuqi që bllokimi i rrugëve nuk mund të bëhet, sidomos i rrugëve kryesore. Në raste të caktuara kur na njoftojnë ne ua përcaktojmë edhe lokacionin”, ka thënë Rexhepi, për të shtuar se protestuesit kanë leje të shprehin pakënaqësitë e tyre në sheshin tek Komuna.
Por udhëheqësit të lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, nuk po i pëlqen protestimi në atë vend. Ai mohon të ketë pasur bllokim rruge për dy të premte, duke thënë se ajo ka qenë falje namazi, që për shkak të numrit të madh të besimtarëve numri ka arritur deri në rrugë. Ai nuk e pranon se po shantazhohet shteti me bllokim rruge për arritjen e qëllimeve.
“Sikur ju ta dini dhe shteti që bllokim rruge nuk është kur lidhemi në namaz gjatë xhumasë. Ne jemi lidhë në namaz sikur që lidhen në çdo xhami tjetër dhe kjo nuk është as shantazh, por një e drejtë e jona që të lidhemi në namaz. Kur të mbushet xhamia ne nuk kemi ku me u falë, se nuk mund të hipim mbi xhami as me dalë përpara imamit, por lidhemi pas imamit. Në këtë rast jemi lidh pas imamit dhe ka ardhur deri te ajo pjesë që është bllokuar rruga që zgjat shumë shkurt”, ka thënë Ramiqi. “Është nevoja e lidhjes në namaz që reflekton bllokimin e rrugës”.
Pyetjes se pse nuk po protestojnë tek vendi i caktuar, por në mes të rrugës, ai është përgjigjur: “E pse e kemi zgjedhë, sepse qajo na ka pëlqyer”.
Ministri i Punëve të Brendshme kërkon që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale e jo nëpërmjet bllokimit të rrugëve, që do të shkaktonte bllokim të lëvizjes. Ai ka thënë se policia është e obliguar ta zbatojë ligjin me përpikëri.
“Prandaj në bazë të ligjeve ndalohet bllokimi i rrugëve. Ne ua kemi bërë me dije ehe presim me mirëkuptim se edhe ata do t’i binden asaj se nuk është kjo e orientuar as kundër komunitetit islam as kundër kurrkujt, por thjesht të respektohet rendi dhe ligji”, ka thënë Rexhepi.
Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, i cili udhëheq Policinë, thotë se bllokimi i rrugëve nuk do të lejohet edhe po të mbështetej nga partia e tij. Ai thotë se është e drejtë e qytetarëve për protestë dhe e drejtë legjitime e tyre mirëpo në vendin e caktuar jo në rrugë.
Lideri i lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, shprehet se nuk po cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve. Më skandaloze, sipas tij, është bllokimi i rrugëve për ndonjë këngëtar apo edhe për vizita, siç ishte ajo e shefit të delegacionit serb për bisedime, Borislav Stefanoviq. “Ajo është edhe më skandaloze. Kjo është një e drejtë elementare që nuk shkel lirinë dhe të drejtat e tjera. Është një herë në javë, është e përkohshme, është e shkurt”, ka thënë Ramiqi.
Po ku do të ishte trualli më i përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë? Për Fuad Ramiqin hapësira e blertë para Fakultetit të Filologjisë do të ishte më e përshtatshmja. Ndonëse nuk e shenjëzën saktë atë pjesë, ai thotë se hapësira e përshtatshme është ndërmjet katedrales katolike dhe kishës ortodokse, që ndodhet në hapësirën e Qendrës universitare.
“Ne po kërkojmë një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. Për neve do të ishte në qendër të Prishtinës aty ku është qendra e Prishtinës për krejt botën edhe për krejt Prishtinën dhe për krejt njerëzit që e dinë qendrën ku është. Në atë hapësirën ku janë të përqendruara dy objektet e tjera fetare të besimit tjetër”, ka thënë ai. Ramiqi ka paralajmëruar një konferencë të martën, në të cilën do të bëhet i ditur qëndrimi dhe plani i ditëve në vazhdim.
Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, shprehet kategorikisht kundër ndërtimit të objekteve të kultit fetar në Qendrën universitare. Ndonëse e pranon se prona aty është komunale, ai ka thënë se është kundër. E për të treguar këtë kundërshtim ai ka treguar se si gjatë viteve ‘90 ka qenë kundër ndërtimit të kishës ortodokse në hapësirën universitare.
“Më 26 qershor (1991 v.j.) kemi dalë rreth e qark këtij trualli diku 6 mijë studentë dhe profesorë. Ne kemi thënë se këtu duhet me dhënë shpirt e mos me lanë të ndërtohen objekte fetare në qendër të Universitetit dhe për këtë jam maltretuar fizikisht dhe psikikisht”, ka thënë ai. “Unë kam qenë dhe jam kundër ndërtimit të objekteve fetare qoftë kisha, xhamia, sinagogë. Ne nuk e kishim lejuar as kishë katolike e as xhami”.
Bashkësia Islame e Kosovës ia ka vu syrin një hapësire përballë Institutit Albanologjik në “Ulpianë”. Ata synojnë ndërtimin e xhamisë mu në hapësirën prej 90 arësh, në të cilën aktualisht ndodhet çerdhja e fëmijëve “Fatosët”.
Duke i mbështetur kërkesat e protestuesve por jo protestën, kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka ndonjë koordinim me protestuesit, mirëpo kërkesat e tyre përputhen me ato që BIK-ut të shtruara qysh 12 vjet më parë.
Prishtina që sipas regjistrimit të fundit nuk del t’i ketë as 200 mijë banorë ka mbi 20 xhami. Mirëpo ky numër për përfaqësuesit fetarë del të jetë i pamjaftueshëm. Fuad Ramiqi thotë se kryeqytetit i duhen edhe 15 xhami të tjera për t’i përmbushur nevojat e besimtarëve (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”.
Kjo puna e "me leje e pa leje", kur u ndertua katedralja ortodokse ne oborrin e univeritetit te prishtines, kush dhe kujt ju kerkua leja??
Por erdhen policia dhe pushteti serb ne kohe lufte e ndertuan edhe ate me prapavije te qellimshme si politike ashtu edhe fetare.
E drejt do ishte qe te mos ndertohet kjo xhamia qe kerkohet, por kesaj katedrales germadhë qe gjendet ne oborrin e UPs ti shtohet nje minare dhe te shendrrohet ne xhami, tek kete here kemi te bejme me fjalen drejtesi, sepse nese veprohet ndryshe kemi te bejme me padrejtesi, sepse nuk eshte e drejte qe kishat te ndertohen neper qendra dhe oborre univerzitare ndersa xhamiat neper lagjeje dytesore.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Me se miri u kane me hy me i rrenu ku ka e ku ska objekt fetar, se ndryshe shqiptaret njerez nuk behen. Qata ju pat hy enver hoxha e jau pat ba shtalla e depo me kisha e xhami se tjeter zgjidhje ska pase, jam e sigurt.
Se kemi shume ekstrem kryqalik dhe henalik - tani ishin qetesu !
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 28-06-2011 më 05:21
O Vetima, po te pyes ty. Ti e do xhamine per t'u falur, apo per te bere show.
O Shqiptar, feja e Shqiptarit asht Shqiptaria e Vllaznia.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Me pas qen i drejte pushteti i enverit nuk do ishte rrezu dhe nuk do ishte sha nate e dite tash e 30 vite.
Mirpo zgjidhja e vetme per tu zgjidh cdo problem ne jete , te perdoret drejtesia ne cdo problem, te plotesohen kerkesat e drejta te popullit, te ken pune dhe mirqenje jete dhe poashtu te mbrohet e drejta e besimit dhe praktikimi te tij.
Tek kete here do mbreteroj rendi dhe qetesia, e valla nese mbushet prishtina me kasino edhe shtepi publike pse te mos i jepet e drejta per ndertim xhamie???
Ja disa foto reale
Kjo eshte xhamia e madhe ne prishtine, duke u falur ne oborrin e saj xhemati (nuk po bejne protest kesaj here por po bejne namaz)
Ndersa ne rastin e prishtines, eshte skandal logjik, imagjinojeni xhamia qe ka emrin dhe mban primatin si xhamia e madhe e prishtines nuk mund te perballoj me shum se 350 persona?!?
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 28-06-2011 më 05:52
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Krejt me i hek, me i zhduk nga faqja e dheut shqiptare, keto funderrina feshe, qe na e felliqen kombin dhe identitetin me keto funderrinat dhe mbetjet e fares se huaj dhe nga te gjitha fete ka.
UNE E PARA JAU KISHA SHEMB THEMELET! SHPRESOJ QE TE ME VINE NJEHERE NE JETE NJA DY DITE!
Krijoni Kontakt