Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"

    Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"

    Në pjesët të jashtme të mureve të këtyre xhamive nga autorë, tani për tani të panjohur, janë shkruar grafite kërcënuese "Do t'ju kryqëzojmë", kurse në derën hyrëse janë vizatuar kryqe. Kjo dukuri nuk e shqetëson policinë e Manastirit

    E hënë 27 Qershor 2011

    Provokimet në baza fetare, por edhe etnike ndaj shqiptarëve të Manastirit nga ana e huliganëve s'kanë të ndalë. Nuk kaloi shumë kohë që nga provokimi i fundit në mars të këtij viti kur në shumë objekte fetare islame u paraqitën grafitet kërcënuese, autorët e të cilëve kurrë nuk u identifikuan nga policia, sërish në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë dhe të enjte, në sipërfaqet e jashtme të mureve të Xhamisë Isakie, nga grupe të panjohura vandalësh është shkruar grafiti "Do t`ju kryqëzojmë", kurse në derë janë vizatuar kryqe.

    "Nuk zgjati as tre muaj nga grafitet serike në objektet fetare myslimane, kur shumë objekte ishin mbuluar me kryqe dhe grafite kërcënuese, ndodhi që mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në fokus të vandalistëve të gjendet edhe xhamia e locuar më qendër të qytetit", thotë myftiu i Myftinisë së Manastirit, Pllumi Veliu. Sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, i indinjuar thellë nga veprimet e këtilla, shton se që në momentin kur i konstatuam grafitet e lajmëruam policinë për rastin të papëlqyeshëm, të cilët na premtuan se do të ndërmarrin aktivitete për zbulimin e autorëve. Policia e Manastirit pranon faktin se ka pranuar intervenimin e Myftinisë së Manastirit dhe se ka dalë në terren dhe ka konstatuar ekzistimin e grafiteve.

    "Ekipi ynë doli në terren dhe konstatoi vërtetësinë e ekzistimit të grafiteve, dhe tani është formuluar edhe procesverbali nga vendngjarja", thotë zëdhënësi SPB të Manastirit, Gjoko Strezovski. I pyetur se si do të reagojnë ndaj veprimeve të këtilla që kohëve të fundit janë shpeshtuar, ai thotë se do të ndërmerren masat e duhura, duke u arsyetuar se nuk bëhet fjalë për dukuri shqetësuese.

    "Ne do të vazhdojmë gjurmimet tona deri në zbulimin e kryerësve, por kisha thënë se s'është punë për t`u shqetësuar ngase kryerësit janë fëmijë të vegjël", theksoi Strezovski, duke lënë të nënkuptohet se është vështirë të zbulohen. Në ndërkohë, sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, informon se grafite të ngjashme janë shkruar edhe në muret e Xhamisë Hamza Beu, që do të thotë se paralelisht me grupin vandal që ka vepruar në Xhaminë Isakie, ka vepruar edhe grupi i dytë që ka shkruar grafitet në xhaminë Hamza Beu.

    "Grafite të ngjashme me ato të Xhamisë Isakie ka konstatuar edhe imami i xhamisë Hamza Beu, Vebi Klenja, i cili i ka vërejtur kur ka shkuar ta falë namazin", shprehet Demiri. Veprimet e shpeshtuara kërcënuese, në masë të madhe kanë ndikuar edhe në disponimin jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjithë muslimanëve pa dallim përkatësie etnike. Edhe më shumë i brengos fakti se ndaj kësaj dukurie indiferentë qëndrojnë edhe organet kompetente për mbrojtjen e atyre pak shqiptarëve të mbetur në Manastir.

    Ndërkaq, befason edhe fakti tjetër se si mund të heshtën rastet e këtilla edhe nga Enti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ngase këto objekte begatojnë qytetin e Manastirit dhe joshin grupe të shumta turistësh, për të parë arkitekturën unikale të shumë objekteve fetare e kulturore islame. /koha/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Edhe sllavemaqedonasit kan endren e tyre ,nuk ka mundesi qe nje grup i vocel te kryqezoj nje shumic apsulute..leni pak lete enderojn sepse kurr nje dite do te zgjohen do ta verejn veten te lagun ....
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  3. #3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Qekur u bene keta barbare sllav kaq trima kshu???Keta hsitorikisht qe nga gjeneza kane qene te nenshtruar dhe jonjerezor,dhe sot jo vetem qe po mbajne padrejtesisht qe nje etni e cila u eshte dorezuar dhe jo marre brenda nje shteti qe nuk i ka as 50 vite histori te prishi tolerancen fetare duke nxit ekstremizem fetar nga te dyja palet.Une nuk e kupton pse ky shtet ekziston akoma
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Sepse esht me kryq!!!dhe evropa ashtu i don ,paramendoje po te ndollte ne shqipri apo ne kosove e kunderta e asaj ,do te kishte shperthu evropa me fyrje ,por edhe ktu ne forum sa e vramja ishte ber lol ......
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •