Me terhoqi vemendjen ky artikull ne Top Channel. Shume ankohen pse kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga nje grek, nderkohe qe askush nuk ankohet qe kisha katolike drejtohet nga italiane. Interesante vertet
Te pakten le te shpresojme qe Vatikani do te hape ndonje dokument te rendesishem ne lidhje me historine e kombit Shqiptar.
_________________________________
Ministri i Puneve te Jashtme te Vatikanit, Arkipeshkvi Domenik Fransua Mambreti e ka nisur viziten ne Shqiperi me nje takim me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto.
Gjate nje konference per shtyp Haxhinasto dhe Mambreti kane vleresuar mardheniet mes Selise se Shenjte dhe Shqiperise. Ministri Haxhinasto tha se eshte biseduar per vazhdimin e projekteve te perbashketa ne fushen e shendetesise dhe ne vecanti per studimin e arkivave te pasura qe ndodhen ne Vatikan.
Sipas zotit Haxhinasto pjese e bisedimeve ishte edhe kerkesa e pasjes mundesi qe dioqezat ne Shqiperi te drejtohen nga ipeshke shqiptare perfshi edhe ate te dergimit te nje kardinali shqiptar ne Vatikan. I pyetur nga Top Channel nese kisha katolike ne Shqiperi ka kandidate potenciale per te qene kardinal ne Vatikan, Arkipeshkvi Mambreti, tha se kjo eshte nje ceshtje direkte e Papes ne perzgjedhjen e kardinaleve te cilet kane nje rol keshillimor.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=213853
Krijoni Kontakt