
Postuar mė parė nga
Albo
Shen Kozma Etoliani, kur predikonte ne Shqiperi ne Shekullin e XVIII, u mesonte shqiptareve edhe kete qe ti pyet. U thosh:
"Bota njeh tre ligje. Ligjin e natyres se judenjve. Ligjin e mishit te muslimaneve. Ligjin e frymes se te Krishtereve. Nga te tre keto ligje, ligje me i veshtire per tu mbajtur eshte ai i krishtere! Ligji yne na meson qe te mos te gjykojme njeri dhe qe te duam e te lutemi edhe per armiqte tane, edhe per ata qe na bejne keq."
Qe edhe ti ta mesosh se cfare donte te thosh shenjtori:
- Judenjte ndjekin nje diete strikte, hane vetem ushqime te caktuara, i pergatisin ne nje menyre te caktuar, dhe i hane ne nje kohe te caktuar. Kjo pasi ndjekin ligjin e natyres, qe do te thote me pak fjale, qe natyra e ndotur, i ndot edhe ata vete kur e fusin ne goje, e konsumojne ate ushqim.
- Muslimanet ndjekin po te njejtin ligj si judenjte, por e shpien nje hap me tej: mundohen te rregullojne me ligje ne Kuran edhe pasionet e mishit, epshet e njeriut. Ka ligje islame qe diktojne edhe sa gra mund te kesh. Pra mundohet qe te rregulloje me ligj jo vetem ushqimin qe fusin ne goje, por edhe epshet e trupit te tyre.
- Te krishteret ndjekin parimin qe "njeriun nuk e ndot ajo qe fut ne goje, por ajo qe nxjerr nga goja", duke e vene theksin qe natyra nuk e ndot njeriun por njeriu ndoti natyren, duke futur mekatin ne kete bote. Dhe Krishti vete na meson, me gojen e Tij, qe mekat nuk eshte vetem akti, por edhe mendimi qe ne bluajme ne koke. Per te krishterin, pese shqisat e trupit jane pese portat e shpirtit, dhe lufta per te krishterin nuk eshte nje lufte per te mbajtur trupin te pastert nga natyra apo nga epshet e mishit, por per te mbajtur shpirtin te pastert nga mekati.
Cila prej ketyre ligjeve eshte me i veshtiri per tu mbajtur?
Albo
Krijoni Kontakt