KINË- Banorët e një qyteti në Kinë janë mrekulluar, pasi një mirazh gjigand i një qyteti fantazmë u shfaq përtej horizontit. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe kushteve atmosferike me shumë lagështirë, përgjatë lumit Ksinan në qytetin Huan Shan të Kinës Lindore. Ndërtesa të larta, male dhe pemë u shfaqën në muzg, përmes mjegullës që kishte zbritur mbi lum. Një ishull i tërë mund të shihej në dritën e muzgut në qytetin kinez, banorët e të cilit mundën të kapin edhe disa pamje për t’i publikuar më pas në internet.
Fillimisht ata menduan se bëhej fjalë për një civilizim të humbur, por shumë shpejt e kuptuan se në fakt ishte një mirazh, i cili u zhduk vetëm disa orë më pas. Pamjet kanë mahnitur edhe ekspertët që vizituan qytetin, për të konfirmuar se në të vërtetë nuk kishte asnjë ndërtesë. Ata thonë se pamja nuk ka qënë gjë tjetër vecse një mirazh, një fenomen shumë i zakonshë mnë motin e lagësht. Dukuri ndodh kur ajeri i lagësht bëhet më i ngrohtë se sa temperatura në ujin poshtë tij dhe përthyen rrezet e dritës, duke krijuar reflektime në qiell. E njëjta gjë mendohet se ka ndodhur edhe më qytetin fantazmë në Kinë.
Mirazhet janë të mjegullt dhe disi të turbullt, por mirazhi i këtij qyteti konsiderohet të jetë më i pastri i regjistruar deri më sot.“Është e mahnitshme, duket si një skenë filmi, ka thënë njëri prej banorëve që arriti të filmojë pamjet spektakolare. Një numër mirazhesh janë shfaqur në të kaluarën në Kinë. Në 2006 e përditshmja kineze China Daily publikoi 4 imaxhe të disa mirazheve në provincën Shan Dong.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ten-64909.html
Krijoni Kontakt