KiE: PS fund bojkotit në Kuvend, të nisë dialogu politik!
BRUKSEL-Komiteti i Monitorimit në Këshillin e Europës hartoi një draft-Rezolutë ku bën thirrje për dialog politik ne Shqiperi ndërsa i apelon opozitës që t’i japë fund bojkotit në Parlament.
“Partia Socialiste të ndërpresë bojkotin e saj në Parlament dhe të hyjë në dialog konstruktiv me forcat e tjera politike”, thuhet në raport, i cili kërkon më tej përmirësimin e ligjeve në lidhje me pronësinë e medias, përbërjen e komisioneve zgjedhore dhe listat e kandidatëve.
Raporti u miratua dje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku jepen listat me veprimet që pret nga të katërmbëdhjetë shtete ne menyre te qe plotesojne detyrimet dhe angazhimet e tyre ndaj Keshillit te Europes si dhe jep nje analize krahasuese se si 11 vende te tjere po ecin bazuar ne vleresimet e organizates.
14 vendet te cilat shqyrton ky raport i Keshillit tw Europws jane, Shqiperia, Armenia Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia dhe Ukraina, Bullgaria, Monako, " ish Republika Jugosllave e Maqedonisë "dhe Turqia.
Në draft-rezoluten e KiE thuhet se paaftesia e opozitës për të bashkëpunuar me partinë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009 shkaktoi një krize të vazhdueshme dhe coi në ngjarjet e tragjike të 21 Janarit.
Me tej thuhet se, nga ana tjeter abuzimi nga partitë e opozitës me strategjine e bojkotit ose refuzimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje nuk kujdeset për procesin demokratik. Në Shqipëri, megjithëse zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2009 u konsideruan në nivel global te ndershme dhe te lira, politizimi zgjedhor dhe shkeljet e gjetura gjatë fushates si dhe disa parregullsi të vërejtura gjate votimit i dhane shkas rritjes serioze të krizës aktuale.
Asambleja Parlamentare e KiE (PACE) i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës që t’i jape fund bojkotit të punës së parlamentit dhe të hyjë së bashku me forcat e tjera politike në Kuvend.
“Është përgjegjësi e liderëve politikë për të thirrur mbështetje në kuadër të institucioneve demokratike dhe jo në rrugë”, u tha nga asambleja parlamentare.
Sipas raportit, zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale të mbajtura më 8 Maj 2011, nxorrën në pah natyrën e brishtë të demorkracisë dhe polarizimin e vazhdueshëm midis shumicës qeverisëse dhe opozitës.
Asambleja parlamentare kërkon që në lidhje me zgjedhjet dhe plularizimit politik, Kuvendi i Shqipërisë të fusë një kornizë legjislative për të përmiresuar procesin zgjedhor dhe të përmirësoje aftësitë të administratës zgjedhore përsa i përket regjistrit zgjedhor etj.
Bashkëraportuesit kanë ndër mend të vizitojnë Shqipërine menjëherë pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Autoritetet shqiptare janë ftuar nga ana e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Europës për të përmirësuar kuadrin legjislativ dhe në rritjen e kapacitetit të administratës zgjedhore në një numër fushash.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt