Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Ismail Kadare: Kapardisje Shqiptare

    Shkrimtari mbi politikanet shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves.

    Burim: Panorama, date 16 Maj 2011, ribotim i vitit 1999

    Kapardisje shqiptare
    Opinion e Hėnė, Maj 16th, 2011

    ISMAIL KADARE

    Kadare: Politikanėt shqiptarė, mendje tė varfėra e pa moral. “Ata janė shumė larg nivelit tė pėrfaqėsimit qė meriton populli shqiptar”. Kapardisja ėshtė njė cilėsi e pėrgjithshme njerėzore. Atė e gjen kudo nė botė, por te ballkanasit veēanėrisht. E veēanėrisht te shqiptarėt. Kronika e gjatė e gadishullit tonė nuk mund tė kuptohet pa tė. Madje shpesh ėshtė vėshtirė tė dallohet ku mbaron kufiri i njė bėme dinjitoze, madje trimėrore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit ėshtė e ndėrthurur shpesh me tė gjitha ato tipare, tė mbara e tė mbrapshta tė njeriut ballkanas, duke i dhėnė njė theksim tė veēantė si veseve, si virtyteve tė tij. Si e tillė ajo pasqyrohet gjithsesi nė vizionin pėr jetėn, nė mėnyrėn e sjelljes, tė tė menduarit, tė tė vepruarit e gjer nė gjėra tepėr tė pėrditshme, siē janė veshja ose ecja e njeriut. Megjithatė, pėr njė habi tė madhe, po tė hetojmė me gjakftohtėsi historinė e gjatė tė popullit shqiptar, vėrejmė se ndėrsa ka qenė tepėr e pranishme nė jetėn e pėrditshme, kjo sėmundje nuk ėshtė dėshmuar aq sa pritej nė atė sferė, ku dėmtimet e saj janė vėrtet fatale: midis prijėsve shqiptarė, ata qė sot quhen “liderė”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalėve shqiptarė tė mesjetės, tė cilat nuk ishin as mė tė pakta e as mė tė shumta se ato tė sivėllezėrve tė tyre europianė e bizantinė, kronika historike nuk jep as dėshmi krenarie boshe e as veprime kapardisėse tė prijėsit mė tė shquar tė shqiptarėve e tė krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, qė u ngrit befas nė njė lartėsi marramendėse, qė u rrethua me legjenda pėr sė gjalli, qė iu dhanė tituj e cilėsime, qė do t’i ėndėrronte ēdo princ i kohės, sė fundi, qė u prit disa herė me triumf nė qendrat e Europės e nė Vatikanin e fuqishėm, e ka pasur rrezikun qė tė binte nė dashuri me veten si rrallėkush.
    Jo vetėm Skėnderbeu, por as rilindėsit e shquar shqiptarė mė pas, qoftė prijėsit e mendimit, qoftė ata tė veprimit, nuk dhanė asnjėherė shenja tė njė krenarie a vetėkėnaqėsie tė zbrazėt. Dhe, kjo vetėpėrmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetėm njė shpjegim: ata ishin tė pėrgjegjshėm pėr fatin e rėndė tė popullit tė tyre. Me fjalė tė tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vėnė ata nė krye tė njė populli tė rrezikuar e tė goditur rėndė, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisė s’mund tė kishin vend nė kokat e tyre.
    Shpallėsi i pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ismail Qemali, ndonėse vinte nė njė vend tė vogėl, nga poste tė larta tė njė perandorie tė madhe, nuk u shqua asnjėherė pėr delire mendjemadhėsie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja tė tilla peshkopi Fan Noli, ndonėse ishte i ndėrgjegjshėm se ishte kryeministri mė i kulturuar i Ballkanit dhe njė nga krerėt e kulturės europiane tė kohės.
    Ėshtė folur mbarė e mbrapsht pėr Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka pėrmendur gjėkundi sjellje ngrehaluce tė tij e as dehje nga lavdia, ndonėse vinte nga njė mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonėse u shpall mbreti i parė i shqiptarėve.
    Nė periudhėn komuniste, mburrjet verbale tė udhėheqjes, kėrcėnimet ndaj botės perėndimore dhe vetėdehja pėr tė ashtuquajturin lulėzim tė vendit, mbetėn mė tepėr nė sferėn teorike, si pjesė e njė sistemi politik tė dėshtuar. Ato nuk shoqėroheshin dot me sjellje e bėma tė rrokshme nga individėt e udhėheqjes, ngaqė kėtė gjė nuk e lejonte ankthi politik, pré e tė cilit ata ishin tė gjithė.
    Koha e kapardisjes sė madhe u erdhi shqiptarėve, ose mė mirė klasės politike tė tyre, atėherė kur ajo pritej mė pak: pas rėnies sė regjimit komunist. Mund tė thuhet pa frikė se pėr dhjetė vjet njerėzit e politikės shqiptare u mburrėn e u ngrefosėn mė shumė se gjithė paraardhėsit e tyre, gjatė dhjetė shekujve.
    Ishte njė trishtim i madh tė vėreje se si njė pjesė e kėtyre politikanėve harruan krejtėsisht se ēfarė u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e njė populli qė kishte vuajtur aq shumė e qė kishte nevojė mė nė fund pėr jetė, pėr shėndoshje trupore e shpirtėrore, me fjalė tė tjera pėr normalitet.
    Tė pajisur jo vetėm me njė mendje tė varfėr, por edhe me karakter tė dobėt (shpesh pasojė e logjikshme e sė parės), pa kurrfarė ngrehe morale, kėta njerėz tė rėndomtė nuk e pėrballuan e as mund ta pėrballonin misionin qė iu vuri koha. Nė vend tė ulnin kokėn pėrpara dramės sė popullit tė tyre, tė ulnin kokėn jo pėr “pėrvujtni” morale, por pėr tė kuptuar mė mirė pėrse janė nė krye tė vendit kėto natyra tė varfra qė u dehėn nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do tė shoqėrohej natyrisht, ashtu siē u shoqėrua, nga njė mllef i verbėr ndaj kundėrshtarėve politikė, nga njė korrupsion i pafund, dhe nga njė shpėrfillje e plotė ndaj interesave dhe tragjedisė sė vendit.
    Me gjithė kėtė sjellje tė papėrgjegjshme, kapardisja kishte pėrherė pjesėn e saj. Stili i jetės sė njė pjese tė politikanėve shqiptarė ishte i papranueshėm pėr ēdo kohė e ēdo shoqėri. Pozat e tyre, dėshira pėr t’u bėrė “stare”, hidhėsia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre qė aq keq e flasin gjuhėn shqipe, sa s’dinė pėrdorimin e njėjėsit e shumėsit dhe njė frazė qė e fillojnė me “ju” e mbarojnė me ti).
    Njė pyetje bėhet kudo nė Shqipėri, nė Kosovė e jashtė tyre: si ėshtė e mundur njė ngrefosje e tillė? Sepse sėmundja e kapardisjes sė njė pjese tė “liderėve” ėshtė bėrė e pėrgjithshme kudo nė viset shqiptare. Njerėzit kanė tė drejtė tė habiten, sepse ngrefosje do tė thotė verbėri, do tė thotė shurdhėri, do tė thotė shpėrfillje e plotė pėr atė qė po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton tė jesh disa ditė nė Shqipėri, mjafton tė shikosh sfilitjen e vendit, varfėrinė, nervozizmin, mungesėn e rendit, mungesėn e dritave, mungesėn e ujit, qė ēdo krenari e zbrazėt, ēdo kapardisje, tė fluturojė nė ēast, pėr t’ia lėnė vendin njė brenge tė thellė. Kjo, pėr sa i pėrket vendit amė. Kurse pėr Kosovėn e pėr “liderėt” e saj mjafton pamja e katundeve qė digjen, e fėmijėve tė vrarė, e njerėzve qė shpėrngulen nėn vėrshėllimėn e predhave, pėr tė hequr dorė njėherė e pėrgjithmonė nga ēdo mburrje e pozė pėrpara kamerave tė TV.
    Mirėpo, njė pjesė e “liderėve”, si nė Shqipėri, si nė Kosovė, nuk heqin dorė nga mburrjet. Ngrehalucė tė pandreqshėm, krejtėsisht tė pandjeshėm ndaj dramės sė popullit qė i ka nxjerrė, tė dashuruar pas vetes dhe pas fjalėve tė tyre tė papėrgjegjshme, vazhdojnė tė jenė si tė dehur nga telefonat celularė, nga mikrofoni qė u afron ēdo gazetar, nga nderimet me tė cilat i presin andej-kėndej. Harrojnė se ai interesim e ato nderime nuk janė pėr ta, por pėr popullin martir shqiptar.
    Ky qėndrim i papėrgjegjshėm shoqėrohet me trille e me gjeste kinse tė bujshme. Njėri mburret se ėshtė ai qė e ka nė dorė ē’do tė vendoset nė Rambuje, se po tė mos dojė ai, e tė mos shkojė ai, gjithēka duhet tė prishet. E njė tjetėr qė nuk ka shkelur kurrė nė Kosovė, jep mėsime patriotike, bėn thirrje qė nė emėr tė kėsaj apo asaj, Kosova tė bėhet shkrumb e hi. E kėshtu me radhė e kėshtu pa fund. Dhe ėshtė gjithmonė populli shqiptar qė paguan, qė mjerohet, qė digjet e kullon gjak. Kurse kėta “biznesmenė tė lirisė” s’pėsojnė kurrė asgjė.
    Asgjė nuk i prek shpirtrat e tyre, veē smira dhe etja e pushtetit. Ato janė e vetmja gjė qė e gjallėron mendjen e tyre tė varfėr: Jam unė qė vendos e jo ti, jam unė qė duhet tė hipi nė avion, qė duhet tė pyetem, qė duhet tė nderohem, qė duhet tė thirrem nė gosti, qė duhet tė shpallem shef etj., etj.
    Ndėrkaq, si gjithmonė, nė Ballkanin tonė sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnė kurrė puthadorėt, sejmenėt dhe lajkatarėt. Pas Rambujesė, njė pjesė e mediave shqiptare, nė vend tė merreshin seriozisht me analizėn e asaj qė ndodhi, e sidomos, asaj qė do tė ndodhte, filluan lajkat pėr bėmat e njėrit apo tė tjetrit. Ca legjenda, ca fakte tė neveritshme, imorale e tė pabesa filluan tė serviren si heroike. Kėshtu, sahanlėpirėsit nisėn tė ekzaltohen qė X–i nuk pyeste fare pėr ministrat e Europės, apo qė Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt tė priste orė tė tėra te dera etj., etj. Edhe sikur kėto dokrra tė ishin tė vėrteta, ato do tė ishin jo lavdia, por turpi ynė nė Rambuje. Dhe jo vetėm turpi: ato do tė ishin njė njollė e zezė, dėshmi e maēizmit, e injorancės dhe e paburrėrisė sonė pėrpara njė ministreje dhe njė gruaje.
    Njė pjesė e “liderėve” shqiptarė, si nė Shqipėri, si nė Kosovė e gjetkė, kanė nevojė tė ngutshme tė qytetėrohen. Ata janė shumė larg nivelit tė pėrfaqėsimit qė meriton populli shqiptar. Ky popull ėshtė i varfėr e ėshtė i rreckosur, por ėshtė drama e tij e rėndė qė kėrkon, ashtu si ēdo tragjedi, njė nivel tė lartė tė pėrfaqėsimit.
    Mėsimi numėr njė qė duhet tė nxjerrin “liderėt” shqiptarė, ėshtė se nuk ka dhe nuk mund tė ketė lavdi pėr askėnd, nė qoftė se populli yt ėshtė nė mjerim e nė robėri. “Liderėt” shqiptarė duhet tė rrijnė kryeulur pėrpara kėsaj gjėme qė ende nxin nė sytė tanė. Tė rrish kokulur, nuk do tė thotė tė rrish pa dinjitet. Pėrkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata qė nė njė ceremoni varrimi zgėrdhihen.
    Populli shqiptar ka pėrpara ditė tepėr vendimtare pėr fatin e tij. Nė qoftė se “liderėt” shqiptarė e ndiejnė se janė tė paaftė tė kuptojnė peshėn e pėrgjegjėsisė qė kanė, ata duhet t’ua lenė vendin tė tjerėve. Gjithmonė do tė ketė njerėz qė do ta kuptojnė mė mirė kėtė popull, qė do tė kenė mė shumė dhembshuri pėr tė, me fjalė tė tjera, qė do ta prijnė siē duhet.

    Paris, 24 shkurt 1999, “Courrier International”
    Ribotuar nė librin “Krimet nė Ballkan”, botimi mė i fundit i shtėpisė botuese “Onufri”, maj 2011

  2. #2
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Bravo Ismail.. VETEVENDOSJE!
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kete Malon s'e kam kuptuar ndonjehere kur flet per politike. Ben sikur thote dicka, por vetem tym. Kurre nuk mori pozicion ne jete ky personazh.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kur vjen fjala per emra te shkuar lideresh shqiptare, qe si t'i shaje. si t'i levdoje, del vete i palagur, shkrimtari i njohur Kadare nuk nguron permendjen e tyre, duke filluar nga Skenderbeu, Ismail Qemali, Noli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha. Kaq, deri ne Enver Hoxha arrin guximi kadarean, kurse me tej vazhdon pa zene ne goje asnje emer lideri nga Shqiperia, apo Kosova. Pse? Ate e di me mire vetem ai e vetem ai, por jo me pak edhe lexuesi me i thjeshte ama. Sepse o Kadare, edhe lexuesi me i thjeshte sot nuk eshte ai i dikurshmi, i dikurshmi pra, kur hante me dashje apo pa dashje cfare i servirej nga regjimi i shkuar ne politike dhe ne art. Pra, o burre i penes, vere ca pika mbi i-te e shumta, qofte dhe pak, per te deshmuar sadopak burrerine e munguar prej kohesh, te penes se ngjyer ne bojen e konjukturave te kohes.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Kur vjen fjala per emra te shkuar lideresh shqiptare, qe si t'i shaje. si t'i levdoje, del vete i palagur, shkrimtari i njohur Kadare nuk nguron permendjen e tyre, duke filluar nga Skenderbeu, Ismail Qemali, Noli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha. Kaq, deri ne Enver Hoxha arrin guximi kadarean, kurse me tej vazhdon pa zene ne goje asnje emer lideri nga Shqiperia, apo Kosova. Pse? Ate e di me mire vetem ai e vetem ai, por jo me pak edhe lexuesi me i thjeshte ama. Sepse o Kadare, edhe lexuesi me i thjeshte sot nuk eshte ai i dikurshmi, i dikurshmi pra, kur hante me dashje apo pa dashje cfare i servirej nga regjimi i shkuar ne politike dhe ne art. Pra, o burre i penes, vere ca pika mbi i-te e shumta, qofte dhe pak, per te deshmuar sadopak burrerine e munguar prej kohesh, te penes se ngjyer ne bojen e konjukturave te kohes.
    Rrnofsh o mendje ndritur.


    Megjithate ne ket shkrim Ismaili ve ne shenjester hapur megjithese pa cekur emrat, politikanet kosovar te pas luftes, te gjithe, pa vequar asnjerin.. sillet mjaft rreth ndodhive te Rambujese..
    Saldafi nuk mund ti shpetoje kesaj mynxyre.. edhe pse s'ja thote emrin.
    Shkrim senzacional ky i Ismailit.
    Tė pajisur jo vetėm me njė mendje tė varfėr, por edhe me karakter tė dobėt (shpesh pasojė e logjikshme e sė parės), pa kurrfarė ngrehe morale, kėta njerėz tė rėndomtė nuk e pėrballuan e as mund ta pėrballonin misionin qė iu vuri koha. Nė vend tė ulnin kokėn pėrpara dramės sė popullit tė tyre, tė ulnin kokėn jo pėr “pėrvujtni” morale, por pėr tė kuptuar mė mirė pėrse janė nė krye tė vendit kėto natyra tė varfra qė u dehėn nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do tė shoqėrohej natyrisht, ashtu siē u shoqėrua, nga njė mllef i verbėr ndaj kundėrshtarėve politikė, nga njė korrupsion i pafund, dhe nga njė shpėrfillje e plotė ndaj interesave dhe tragjedisė sė vendit.
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kadare Duhet Te Flas Me Shpesh Dhe Me Drejtperdrejt E Ka Per Borxh Ndaj Ketij Populli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    R.Qose kundrejt I.Kadare


    Po e sjell kete shkrim sepse, ne nje fare menyre, i drejtohet disa pjeseve te shkrimit te mesiperm te I. Kadare. Mendova se duke i vendos ne te njejten teme krijohet mundesi per nje fare bisede mbi disa kendveshtrime te kunderta qe mbahen prej ketyre dy personaliteteve shqiptare...

    R.Qose prek Rambujen, dergaten e Kosoves aty dhe disa pika te tjera te lidhura me to per te cilat mund te lexoni.




    GENJESHTRA JUBILARE



    Shkruan: Akademik Rexhep QOSJA



    Nė mediat tona nė Kosovė dhe nė Shqipėrinė shtetėrore u shėnua 10 - vjetori i Konferencės Ndėrkombėtare pėr Kosovėn nė Rambuje dhe i fillimit tė bombardimit nga NATO-ja tė forcave ushtarake dhe policore serbe nė Kosovė e nė Serbi. Nė gazeta u botuan shumė artikuj, kujtime dhe sprova; nė radio e nė televizione u dhanė emisione tė reja e tė vjetra dhe biseda me njerėz tė politikės, tė shkencės e tė arteve pėr ato ngjarje historike. Nė tė gjitha kėto shkrime, kujtime, biseda dhe emisione mė shumė se pėr fushatėn e bombardimeve u fol pėr Konferencėn e Rambujesė dhe vazhdimin e saj nė Paris. E kuptueshme. Bombardimi i forcave ushtarake e policore serbe ishte fryt i Konferencės sė Rambujesė. Nė tė gjitha kėto shkrime, kujtime, biseda dhe emisione u thanė shumė tė vėrteta tė ditura edhe mė parė pėr Konferencėn e Rambujesė dhe pėr bombardimet, por u thanė edhe tė vėrteta qė nuk janė dėgjuar mė parė. U tha, ndėrkaq, edhe ndonjė e pavėrtetė e dėgjuar a e pa dėgjuar mė parė.


    Nė shėnimin e 10-vjetorit tė Konferencės sė Rambujesė dhe tė fillimit tė bombardimeve tė forcave ushtarake dhe policore serbe nga NATO-ja mori pjesė edhe shkrimtari Ismail Kadare. Nė gazetėn Shqip, mė 24 mars, u botua njė bisedė e tij, kurse nė vazhdim tė kėsaj bisede edhe njė pėrzgjedhje nga ditari i tij, i botuar nė vitin 1999, nė tė cilin mė sė shumti flitet pėr Kosovėn. Kjo bisedė u botua mė pas edhe nė dy gazeta tė Prishtinės: nė Koha Ditore mė 25 mars dhe nė Epoka e re mė 26 mars. Nė kėtė bisedė Ismail Kadare e quajti tė nevojshme tė mė kujtojė edhe mua. Po, si? E pėrsėriti pohimin e Veton Surroit, tė botuar pėr kėtė 10- vjetor, sipas tė cilit, nė kohėn e Konferencės sė Rambujesė, shteti shqiptar "kishte lidhje vetėm me njė anėtar tė delegacionit" tė Kosovės - me Rexhep Qosjen. Nuk mė intereson se me ē'domethėnie e pėrdor kėtė pohim publicisti Veton Surroi as me ē'kuptim e pėrsėrit cituesi i tij, Ismail Kadare. Megjithėse e di unė dhe e dinė tė gjithė kosovarėt qė i pėrcjellin marrėdhėniet politike Shqipėri - Kosovė, se udhėheqja shtetėrore shqiptare e asaj kohe ėshtė kujdesur fort tė mbajė (dhe mbante) lidhje me tė gjitha, bash me te gjitha, forcat politike shqiptare tė Kosovės, me kėtė rast e quaj tė nevojshme tė them: para Konferencės sė Rambujesė, gjatė dhe pas saj ishte kėnaqėsi dhe nder i veēantė pėr mua tė kisha lidhje intelektuale dhe politike me intelektualėt e zyrtarėt e lartė tė Shqipėrisė: Rexhep Meidani, Sabri Godo, Skėnder Gjinushi, Paskal Milo, Pandeli Majko, Ilir Meta, Arta Dade, Ethem Ruka, qė pėrbėnin asokohe udhėheqjen e shtetit shqiptar. Por, gjatė Konferencės sė Rambujesė unė bashkė me disa anėtarė tė tjerė tė dėrgatės sonė, midis tė cilėve edhe Veton Surroi, do tė shihem e do tė bisedoj vetėm me Paskal Milon e Sabri Godon dhe ambasodorin shqiptar nė Francė, Luan Rama, nė Rambuje dhe mandej nė Ambasadėn e Shqipėrisė nė Paris. Me kryetartin Shqipėrisė, Rexhep Mejdanin, e gjithė dėrgata do tė shihet nė Aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Parisi, kurse me zyrtarėt e tjerė tė lartė tė shtetit shqiptarė unė do tė shihem nė Tiranė gjatė fushatės sė bombardimeve.


    Prej tė gjitha shkrimeve dhe emisioneve pėr Konferencėn e Rambujesė dhe fushatėn e bombardimeve, biseda e Ismail Kadaresė dallon shumė jo pėr arsye se e quajti tė arsyeshme ta citojė pohimin e pavėrtetė tė Veton Surroit pėr mua, por pėr njė arsye tjetėr shumė, shumė mė tė rėndėsishme: nė tė u shqiptua njė gėnjeshtėr e madhe pėr Konferencėn e Rambujesė dhe vazhdimin e saj nė Paris, e cila me pėrmbajtjen e saj, me domethėnien e saj dhe me qėllimin e saj, e fyen dėrgatėn shqiptare nė atė Konferencė dhe, nė mėnyrė tė veēantė, grupin kryesor - Grupin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė kėtė dėrgatė.


    Pėr dallim prej atyre shqiptarėve dhe tė huajve qė deri sot kanė shkruar a folur nė radio e nė televizione pėr paraqitjen e dėrgatės shqiptare nė Konferencėn e Rambujesė dhe nė vazhdimin e saj nė Paris dhe qė e kanė ēmuar pėr punėn e bėrė, pėr sjelljen e dinjitetshme dhe pėr qartėsinė e vendosmėrinė me tė cilėn ka paraqitur kėrkesat e veta mbi tė ardhmen e Kosovės, Ismail Kadare mendon, fare seriozisht, se nė atė Konferencė, nė radhėt e dėrgatės shqiptare, ka ndodhur "pėshtjellim" i madh. Kėshtu, thotė ai, mendon sot, nė dhjetėvjetorin e Konferencės dhe kėshtu, thotė ai, ka menduar edhe atėherė, kur e ka shkruar ditarin e tij. "Pėr atė pėshtjellim - thotė fare seriozisht - qė kam pėrshkruar, atė mendjelehtėsi shqiptare - thotė fare seriozisht - atė kapardisje dhe etje pėr lavdi - thotė edhe mė seriozisht - nuk kam ndier asnjė pendim. Pėrkundrazi, mė vonė, madje sot - thotė prapė seriozisht - ajo ēka ndodhur (ndoshta ē'ka ndodhur - RQ) mė duket edhe mė fort e kritikueshme".


    E ēka ėshtė ajo qė shkrimtarit politik, Ismail Kadare, i duket sot edhe mė fort e kritikueshme se dje? E ēka ėshtė ajo qė sipas shkrimtarit politik Ismail Kadare, qėndron nė thelbin e kėtij "pėshtjellimi" nė Konferencėn e Rambujesė, nė thelbin e "mendjelehtėsisė shqiptare", nė thelbin e asaj "kapardisjeje dhe etje pėr lavdi" nė radhėt e dėrgatės shqiptare?


    Dėgjoni si pėrgjigjet shkrimtari politik nė kėto pyetje politike qė i paraqet si pohime pėr tė tė pamohueshme!


    "Pėr tė mos e zgjatur, mendoj se faktori kryesor pėr turbullirėn nė mendjen e shqiptarėve ka qenė, me sa duket, ajo qė do ta quaja: Fantazma e NATO-s"!


    Dhe, mė tej: "Ishte droja e mjegullt ndaj saj (ndoshta prej saj -RQ), drojė e ushqyer nga 40 vjet propagandė tė komunizmit shqiptar dhe atij serb"!


    Dhe, mė tej: "As pjesa e delegacionit tė Kosovės e ndikuar nga marksizėm - leninizmi, as qeveria e shtetit shqiptar, qė kishte njėfarė lidhjeje me tė, nuk shkėputeshin dot nga kjo frikė gati mistike, gati e pavetėdijshme ndaj asaj qė do tė ishte shpėtimtarja jonė"!


    Edhe, mė tej: "Shqiptarėt, pėrmes njė lufte unikale (ndoshta unike - RQ), tė vetmen luftė tė Aleancės Atlantike, po lidheshin pėrfundimisht me botėn perėndimore. Dhe, pikėrisht kjo gjė, ky vizion i madh i trembte"!


    Dhe, mė tej, si pėrfundim politik shkencor dhe politik pedagogjik: "Ky ėshtė ndoshta thelbi i pazbėrthyer i Rambujesė. Nė prag tė hyrjes nė NATO, ėshtė mirė, ėshtė ndoshta e detyrueshme ta kuptojmė kėtė"!


    Ku s'na ēojnė, ēka s'na kujtojnė dhe me ēka nuk na ngarkojnė pohimet e Ismail Kadaresė mbi gjithė "pėshtjellimin", si thotė njėherė, gjithė "turbullirėn", si thotė herėn tjetėr, qė ai, dhe vetėm ai, paska parė nė radhėt e dėrgatės shqiptare nė Rambuje! Pamėri, vėrtet shumė e ēuditshme e jo vetėm shumė e rrudhur! Na e trazoi shpirtin me fantazma prapė Ismail Kadare! Kėto pohime sė pari na e kthejnė nė kujtesė gjuhėn akuzuese tė Stalinit. Ashtu siē i akuzonte Xhugashvilli viktimat e tij, natyrisht duke keqpėrdorur gjuhėn figurative tė Marksit, se mendjen e tyre e ka pushtuar droja prej Fantazmės sė komunizmit, ashtu, me aso gjuhe, qė nuk e paska harruar as tetėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė komunizmit, e akuzon Ismail Kadare dėrgatėn tonė, nė mėnyrė tė veēantė njė pjesė tė saj, se ishte e pushtuar prej drojės nga "Fantazma e NATO-s"!


    Ē'mund tė thuhet pėr kėtė akuzė aq tė padrejtė dhe aq tė gėnjeshtėrt, me tė cilėn Ismail Kadare e rėndon njė pjesė tė dėrgatės sė Kosovės nė Rambuje dhe, pas saj, edhe qeverinė e Shqipėrisė?


    A ėshtė e mjaftueshme qė njė gėnjeshtre tė tillė t'i pėrgjigjemi vetėm me neveri dhe pėrbuzje? Jo, padyshim.


    Isha anėtar i dėrgatės sė Kosovės nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Kosovėn nė Rambuje dhe nė vazhdimin e saj nė Paris. Kam marrė pjesė nė tė gjitha mbledhjet qė ka mbajtur kjo dėrgatė: nė mbledhjet qė janė mbajtur pa praninė e ndėrmjetėsueshme - tė ambasadorit tė SHBA-ve, Kristofer Hill, tė ambasadorit tė Bashkimit Evropian, Volfgang Petriē dhe tė ambasadorit tė Rusisė, Boris Majorski; nė tė gjitha mbledhjet qė janė mbajtur me kėta tre pėrfaqėsues; dhe nė tė gjitha mbledhjet qė janė mbajtur me ministrat e punėve tė jashtme tė pesė vendeve tė Grupit tė Kontaktit. I vetėdijshėm se kujtesa e tradhton njeriun dhe kujtimet pėr ngjarjet, sado tė rėndėsishme qofshin ato, me kohė zbehen, kam mbajtur ditarin e Konferencės, tė cilin Shtėpia botuese Toena do ta botojė nė fund tė vitit 1999 me titullin Paqja e pėrgjakshme. Nė tė janė shėnuar, po thuaj, tė gjitha diskutimet e anėtarėve tė dėrgatės sonė, tė tre ambasadorėve ndėrmjetėsues, tė ministrave tė punėve tė jashtme tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit, tė kėshilltarėve tonė bashkėkombės e tė huaj dhe tė vetjeve politike e ushtarake, qė kohė pas kohe, vinin nė mbledhjet pėr tė dhėnė shpjegime nė lidhje me ēėshtjet dhe draftet qė shqyrtoheshin nė Konferencė.

    Pėr Konferencėn e Rambujesė janė botuar edhe disa vepra tė tjera mė tė rėndėsishme se libri im: ėshtė botuar libri i anėtares sė dėrgatės sonė, Edita Tahiri, me titullin Konferenca e Rambujesė - procesi negociator dhe dokumentet, i botuar mė 2001, nė tė cilin janė pėrfshirė po thuaj tė gjitha dokumentet e paraqitura nė Konferencė dhe dokumentet qė kanė dalė prej Konferencės; libri i publicistit Blerim Shala, po ashtu, anėtar i dėrgatės sonė, Vitet e Kosovės, i botuar mė 2001, nė tė cilin pjesa e dytė nė tėrėsi i kushtohet Konferencės sė Rambujesė; dhe studimi juridik i anėtarit tjetėr tė dėrgatės sonė, Ramė Buja, me titullin Konferenca e Rambujesė, i mbrojtur si tezė magjistrature nė vitin 2003.


    Sikundėr mund tė shihet prej kėtyre veprave, tė cilat pėrbėhen prej dokumentesh qė, me terminologjinė shkencore, quhen dokumente tė dorės sė parė, prej asnjė anėtari tė dėrgatės, nė asnjė mbledhje dhe askund tjetėr nuk ėshė shprehur farė droje prej NATO-s. Pėrkundrazi: prej tė gjithė anėtarėve tė dėrgatės, nė ēdo mbledhje dhe kudo tjetėr, NATO-ja ėshtė pėrmendur me shumė, shumė shpresė pėr Kosovėn - pėr paqen dhe pėr ardhmėrinė e Kosovės. Lexuesi i kėtyre veprave me dokumente tė dorės sė parė do tė bindet, po deshi t'i lexojė, se tri janė fjalėt me ngarkesėn, me peshėn kuptimore dhe politike mė tė fuqishme nė Konferencė: NATO, REFERENDUM dhe UĒK.


    Prej anėtarėve tė dėrgatės sė Kosovės, qė do tė marrin pjesė nė diskutimet e shumėpėrsėritura pėr ndryshorėt e drafteve tė shqyrtuara, qė nė fillim tė Konferencės do tė dėgjohet: pėr ne ėshtė e pranueshme ajo marrėveshje me tė cilėn, sė pari, bėhet e mundshme qė paqja nė Kosovė tė sigurohet prej forcave tė NATO-s; sė dyti, me tė cilėn popullit tė Kosovės i bėhet e mundshme qė, pas fazės kalimtare, trevjeēare, tė shprehė vullnetin pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe, e treta, nė tė cilėn do tė bėhet e mundshme ruajtja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qoftė edhe nė njė mėnyrė tė shndėrruar. Po tė donte tė thoshte tė vėrtetėn e jo ta shpallte njė gėnjeshtėr jubilare nė 10-vjetorin e Konferencėn sė Rambujesė, njė gėnjeshtėr jubilare pėr servilizėm tani ndaj padronit tė ri, Sali Berisha, Ismail Kadare do tė tregonte sado pak nderim pėr Platformėn e dėrgatės sė Kosovės, nė tė cilėn, pėrpos tė tjerash, shkruan se ajo: "nuk do tė japė pajtimin e vet pėr Kornizėn e Marrėveshjes, as pėr ndonjėrin prej anekseve tė saj, nė qoftė se aneksi i ēėshtjeve tė sigurisė, domethėnė vendosja e trupave tė NATO-s nė Kosovė, nuk pėrfshihet nė Marrėveshje".


    Nė kėrkesat pėr sigurimin e paqes nė Kosovės nga ana e forcave tė NATO-s, pėr njohjen e REFERENDUMIT dhe pėr ruajtjen e UĒK-sė, qė posaēėrisht shumė dhe gjatė do tė kundėrshtohet prej ndėrmjetėsuesve, nė mėnyrė tė veēantė do tė kėmbėngulin pikėrisht ata qė Ismail Kadare quan marksistė - leninistė, tė ushqyer nga propaganda komuniste dyzetvjeēare shqiptare dhe serbe, pra, jo vetėm shqiptare po edhe serbe (!): pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Dhe, kjo ishte plotėsisht e kuptueshme, dhe plotėsisht e natyrshme pėr mendjen dhe shpirtin e ēdokujt qė mendon e gjykon ndershėm, pėrpos pėr mendjen e Ismail Kadaresė. Ata, pjesėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė dėrgatėn e Kosovės nė Rambuje, ata ishin ēuar nė luftė kundėr pushtimit serb, kundėr forcave ushtarake policore dhe paraushtarake serbe, ata e dinin mirė ē'ėshtė lufta, ata e kishin provuar ē'do tė thotė tė kalosh ditė e natė para plumbave, bombave, minahedhėsve, tankeve, tė armikut, ata e dinin ē'do tė thotė tė varrosish shokun me tė cilin luftoje krah pėr krah, prandaj ėshė plotėsisht e kuptueshme pse ata, para sė gjithash ata, do ta dėshironin shumė, mė shumė se tė tjerėt, paqen nė Kosovė. Dhe, e dėshironin jo njė paqe fjalėsh, premtimesh, qė do tė varej prej shtabeve tė Millosheviqit, po njė paqe tė sigurt, qė do tė sigurohej, qė do tė garantohej, prej njė force nė tė cilin kishin besim dhe kjo forcė ishte NATO-ja dhe vetėm NATO-ja. Dhe, ishte NATO-ja dhe vetėm NATO-ja sepse nė kėtė forcė fjalėn kryesore e kishte vendi qė i besonin: SHBA-tė.



    Dhe, kjo mund tė thuhet edhe kur ėshtė fjala pėr Referendumin. Ata, pjesėtarėt e UĒK-sė, ata ishin ēuar nė luftė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės dhe ata, qė kishin dalė nė malet e Kosovės pėr tė vdekur pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, ėshtė e kuptueshme, ėshtė e natyrshme, nuk mund tė pajtoheshin lehtė, pa kundėrshtuar, me njė Marrėveshje pėr Paqe dhe Vetėqeverisje nė Kosovė, nė tė cilėn pas fazės kalimtare, trevjeēare, nuk pranohej e drejta e popullit tė Kosovės, pėr tė shprehur vullnetin e tij pėr ardhmėrinė e Kosovės.


    Dhe, kjo mund tė thuhet edhe kur ėshtė fjala pėr fatin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ata, pjesėtarėt e UĒK-sė, ata qė ishin drejtues politikė e ushtarakė tė kėsaj Ushtrie, qė ishin luftėtarė tė saj, ėshtė e kuptueshme, ėshtė e natyrshme, nuk mund tė pajtoheshin lehtė, pa i kundėrshtuar, pa i kundėrshtuar me fjalė e me zemėr, zėrat pėr shuarjen e saj, si tė mos kishte qenė kurrė. Dhe, ata, pjesėtarėt e UĒK-sė, bashkė me disa anėtarė tė tjerė tė dėrgatės sė Kosovės do ta bėjnė kėtė kundėrshtim gjatė gjithė punimeve tė Konferencės, prandaj edhe nė fund tė saj, nė Rambuje.


    Por, sa pajtoheshin pėr sigurimin e paqes nė Kosovė nga ana e forcave tė NATO-s, po aq ndėrmjetėsuesit nuk pajtoheshin me kėrkesat pėr REFERENDUM dhe pėr ruajtjen e UĒK-sė.



    E kam thėnė sa herė nė emisione televizive dhe e kam shkruar sa herė se refuzimi i Hashim Thaēit, kryetar i Kryesisė sė dėrgatės sė Kosovės, nė fund tė Konferencės nė Kėshtjellėn e Rambujesė, i dėgjuar shqetėsueshėm nė fillim, do tė bėhet shkaku pse dėrgatės sonė do t'i bėhen disa lėshime tė rėndėsishme, ndėr tė cilėt mė tė rėndėsishmit janė: e para, premtimi i Sekretares sė Shtetit, zonjės Medlin Olbrajt, i paraqitur nė letrėn e saj nė tė cilėn, pos tė tjerash, thuhet se pas fazės kalimtare trevjeēare, do tė kihet parasysh edhe vullneti i popullit pėr statusin e Kosovės dhe, e dyta, ruajtja e UĒK-sė nė mėnyrė tė shndėrruar. Dhe, mund tė besohet se prania e paraparė e forcave tė NATO-s si garantuese tė paqes nė Kosovė, nė njėrėn anė dhe, ruajtja e UĒK-sė, nė mėnyrė tė shndėrruar, nė anėn tjetėr, do tė bėhen shkaku pse delegacioni serb nuk do ta nėnshkruajė Marrėveshjen.


    Dhe tani, prej njė largese 10-vjeēare e them me bindje tė plotė se ky refuzim i Hashim Thaēit, me tė cilin ishin pajtuar tė gjithė anėtarėt e Grupit tė UĒK-sė, me tė cilin do tė pajtohen anėtarėt e LBD_sė dhe me tė cilin, nė fund, do tė pajtohet e gjithė dėrgata jonė, iu ēonte njė mesazsh politikisht dhe moralisht tė ēmuar pėr ne ndėrmjetėsuesve dhe, mė nė fund, gjithė faktorėve ndėrkombėtarė. Ne, kėshtu, tregonim njė vendosmėri; ne kėshtu tregonim njė fuqi morale; ne kėshtu tregonim se nė Rambuje jemi pėrfaqėsues tė popullit tė pjekur pėr tė bėrė sakrifica pėr lirinė dhe pavarėsinė e vet. Dhe, kjo ishte shumė e rėndėsishme pėr qėndrimin e ndėrmjetėsuesve dhe, nė pėrgjithėsi, tė faktorėve ndėrkombėtarė ndaj ēėshtjes sė Kosovės. E di se Sekretaren e Shtetit, Zonjėn Medlin Olbrajt, e ka hidhėruar refuzimi pėr nėnshkrimin e lehtė e tė shpejtė tė Marrėveshjes pėr Paqe e Vetėqeverisje, domethėnė pėr autonomi tė ashtuquajtur substanciale tė Kosovės, por e di se edhe ajo, edhe administrate e SHBA-ve, kėtė refuzim do ta ēmojnė shumė. Dhe, kjo do tė shihet prej sjelljeve tė tyre tė mėtejme ndaj dėrgatės sonė dhe ndaj ēėshtjes sė Kosovės.


    Prej shtjellimit tė sipėrthėnė, besoj, del qartė se nuk ekziston kurrfarė thelbi a skaji i pazbėrthyer i Rambujesė. Jo. Kėrkesat e dėrgatės sonė pėr hyrjen e forcave tė NATO-s nė Kosovė si garantuese tė paqes, pėr njohjen e REFERENDUMIT, si shprehje e lirė e vullnetit tė popullit pėr ardhmėrinė e Kosovės, dhe, pėr ruajtjen e UĒK-sė, qoftė edhe nė trajtėn e shndėrruar (tė transformuar) - ky ėshtė thelbi i zbėrthyer i Rambujesė.


    Nė radhėt e dėrgatės sonė nė Rambuje dhe, pastaj, nė Paris nuk kishte kurrfarė "pėshtjellimi" a "turbullire", si thotė Ismail Kadare. Dhe, kėsi "pėshtjellimi" a "turbullire", pėr ēka i akuzon fyeshėm Ismail Kadare, nuk kishte as nė radhėt e shqiptarėve qė prej tė gjitha shteteve tė Evropės nė tė cilat jetonin e punonin, prej SHBA-ve e prej Kanadasė kishin ardhur nė Rambuje pėr tė treguar pėrkushtimin e popullit shqiptar, kudo qoftė ai, ndaj lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Dhe, ky pėrkushtim i tyre, po ashtu, iu ēonte mesazh tė rėndėsishėm edhe ndėrmjetėsuesve, edhe gjithė faktorėve ndėrkombėtarė, qė merreshin me ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi.


    Nė Konferencėn e Rambujesė dhe nė vazhdimin e saj nė Paris nuk kishte kurrfarė "mendjelehtėsie shqiptare", si e fyen dėrgatėn tonė Ismail Kadare. Pėrkundrazi, dėrgata shqiptare nė Rambuje e nė Paris do tė tregohet intelektualisht dhe politikisht e pjekur, e vendosur, e dinjitetshme. Ajo donte tė ishte ēka edhe u tregua: subjekt historik e jo objekt pėr historinė.


    Nė Konferencėn e Rambujesė dhe nė vazhdimin e saj nė Paris nuk kishte kurrfarė "kapardisje dhe etje pėr lavdi", si thotė Ismail Kadare, po bashkėpunim, kėshillime, marrėveshje midis anėtarėve tė dergatės dhe punė, punė prej mėngjesit e, shpeshė, deri natėn vonė. Dhe, pėrgjegjshmėri pėr ēdo fjalė dhe pėr ēdo sjellje.


    Dėrgata shqiptare nė Rambuje dhe nė Paris ishte e vetėdijshme se ishte pasqyra e popullit tė vet para syve tė ndėrkombėtarėve. E them me pėrgjegjėsi mendore dhe morale se nė kėtė pasqyrė shqiptarėt janė treguar mė mirė se ndonjėherė tjetėr dhe se kudo tjetėr mė parė.


    Nė fund tė kėsaj qė u tha shtrohet pyetja: pse Ismail Kadare tani,dhjetė vjet pas Konferencės sė Rambujesė, e quan tė lejueshme tė shqiptojė aso mendimesh tė gėnjeshtėrta dhe fyese pėr dėrgatėn shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė pėr pjesėn mė tė rėndėsishme, mė tė ēmuar edhe prej ndėrmjetėsuesve, tė kėsaj dėrgate - pėr Grupin e UĒK-sė, tė merituar mė nė fund edhe pse ishte organizuar kjo Konferencė? Pse e quan tė lejueshme tani, dhjetė vjet pas Konferencės sė Rambujesė, tė shqiptojė mendime shpėrfillėse edhe pėr rolin e qeverisė shqiptare nė kėtė Konferencė? Pse tani, dhjetė vjet pas Konferencės sė Rambujesė, Ismail Kadare e trillon drojėn e dėrgatės sonė, posaēėrisht tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, prej, si thotė, "Fantazmės sė NATO-s"?


    E ka seriozisht Ismail Kadare?


    Pėr kė shkruan IsmailKadare?


    Kujt i drejtohet, more, Ismail Kadare?


    Mos po bėn shaka me lexuesit shqiptarė dhe me popullin shqiptar ky Ismail Kadare?


    Mos mendon ai se ja, tė gjithė lexuesit e tij dhe i gjithė populli shqiptar, ėshtė shushatur dhe i beson se ēka shkruan e ēka flet sot. Po, sot, nė demokraci? Dhe, kanė harruar ēka ka thėnė, e ēka ka shkruar e ēka ka bėrė dje, nė komunizėm?


    Mos ky njeri mendon, vėrtet, se do t'i besojė kush se Azem Syla, Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, Ramė Buja dhe Xhavit Haliti, tė cilėt kurrė nuk kishin qenė anėtarė tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė (prandaj as tė Kosovės) vuajnė prej drojės nga "Fantazma e NATO-s", domethėnė e urrejnė NATO-n, sepse me kėtė drojė, domethėnė me kėtė urrejtje na qenkan" ushqyer nga 40 vjet propagandė tė komunizmit shqiptar dhe atij serb"? Mos ky njeri, vėrtet, mendon se do t'i besojė kush se ata, tė cilėt kurrė nuk kishin qenė anėtarė tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė a tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė nuk po mund tė liroheshin prej drojės, domethėnė prej urrejtjes ndaj "Fantazmės sė NATO-s", por, ja prej kėsaj droje, domethėnė prej kėsaj urrejtjeje, ishin liruar deputeti i dyfishtė i Kuvendit tė Shqipėrisė komuniste, nėnkryetari i Frontit Popullor tė Shqipėrisė Komuniste, zėdhėnėsi intelektual mė i pėrkushtuar i diktaturės komuniste, Ismail Kadare, dhe sekretari i organizatės bazė tė Partisė sė Punės nė Universitetin e Tiranės, Sali Berisha?


    Mos ky njeri gėnjeshtrėn e madhe pėr drojėn e djemve tė UĒK-sė, domethėnė gėnjeshtrėn e madhe pėr urrejtjen e djemve tė UĒK-s dhe tė qeverisė sė atėhershme shqiptare ndaj "Fantazmės sė NATO-s" e shpiku pėr tė treguar, pasi na tregoi nė shkrimin pėr identitetin tonė, se ē'zelltar i pėrkushtuar ėshtė i luftės pėr lidhje "pėrfundimisht me botėn perėndimore"? Ėshtė vonuar shumė, gati dyzet vjet, Ismail Kadare pėr kėtė luftė.Ai, tani, po troket nė dyer tė ēelura! Tė ēelura: tė ēelura prej atyre intelektualėve dhe veprimtarėve politikė qė luftėn pėr lidhje "pėrfundimisht me botėn perėndimore" e bėjnė qė prej dyzet vjetėsh.


    Gjatė gati dyzet vjet, ka luftuar nė politikė ai kundėr, si shkruante, imperializmit amerikan e kjo do tė thotė edhe kundėr "Fantazmės sė NATO-s! Gjatė, gati dyzet vjet ka luftuar nė kulturė si ideolog ai kundėr, si shkruante ai, dekadencės kulturore perėndimore! Si t'i besojmė sot?


    Po, kėshtu, e prekim temėn, qė kėrkon shkrim tjetėr.


    Prishtinė, 27.3.2009

  8. #8
    Andi Ballshi
    Anėtarėsuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    R.Qose kundrejt I.Kadare

    Citim: Kujt i drejtohet, more, Ismail Kadare?

    Mos po bėn shaka me lexuesit shqiptarė dhe me popullin shqiptar ky Ismail Kadare?

    Mos mendon ai se ja, tė gjithė lexuesit e tij dhe i gjithė populli shqiptar, ėshtė shushatur dhe i beson se ēka shkruan e ēka flet sot. Po, sot, nė demokraci? Dhe, kanė harruar ēka ka thėnė, e ēka ka shkruar e ēka ka bėrė dje, nė komunizėm?"

    z. Prof, DR. Akademik Qosja, e mira e se mires ka qene qe, KETE PYETJE, mu ne kete stil gjuhe, mu me kete permbajtje, pa asnje ndryshim, t'ia shtroni Dr. Akdemik Rexhep Qosja

    Ndersa titulli mundt te nderrohet dhe te ishte: Cili isha une Akademik Rexhep Qosja dje dhe cili jam sot!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •