Partia e Drejtėsisė dėnon sjelljen e Policisė ndaj protestuesve
Partia e Drejtėsisė dėnon ashpėr ndėrhyrjen e Policisė sė Kosovės ndaj besimtarėve myslimanė gjatė pėrmbushjes sė obligimit tė tyre kryesor fetar, duke e vlerėsuar si shprehje tė papėrgjegjėsisė institucionale pėr ndjenjat fetare tė qytetarėve tė cilėve nė bazė tė kushtetutės dhe ligjit janė tė detyruar qė t’u shėrbejnė.
Nė njė konferencė pėr media tė shtunėn, Jeton Svirca, Nėnkryetar i PD’sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, mbėshteti kėrkesėn pėr ndėrtimin e Qendrės Kulturore Islame dhe Xhamisė sė madhe nė Prishtinė, pėr shkak tė mungesės sė hapėsirave nė xhamia pėr besimtarėt myslimanė.
“Liritė dhe tė drejtat fetare janė tė garantuara me Kushtetutė dhe ligj. PD mbėshtet shprehjen e pakėnaqėsisė qytetare tė besimtarėve mysliman pėrreth xhamive kryesore nė kryeqytet si tė vetmen mėnyrė tė mbetur demokratike pėr tė vetėdijesuar autoritetet e kryeqytetit dhe ato qendrore tė vendit se i ka ardhur fundi nėpėrkėmbjes sė palejueshme tė lirive dhe tė drejtave fetare tė komunitetit mysliman”, ka thėnė Svirca.
Partia e Drejtėsisė konsideron se Policia e Kosovės nė rastin e protestės sė djeshme ka keqpėrdorur kompetencat e veta, duke penguar besimtarėt mysliman qė tė shprehin nė mėnyrė paqėsore vullnetin e tyre tė lirė qytetarė.
Me kėtė rast Partia e Drejtėsisė dėnon ashpėr ndėrhyrjen e Policisė sė Kosovės ndaj besimtarėve mysliman dhe kėrkon qė ky veprim tė mos pėrsėritet nė tė ardhmen.
Qindra besimtarė myslimanė dje kanė bllokuar rrugėn para Xhamisė sė Ēarshisė nė Prishtinė, nė shenjė proteste pėr shkak tė mungesės sė hapėsirave tė mjaftueshme nėpėr xhami pėr faljen e namazit. Me kėtė rast ndaj besimtarėve ka ndėrhyrė policia e Kosovės, e cila ka arrestuar njė person.
Kjo ėshtė protesta e dytė e besimtarėve myslimanė tė organizuar nga organizata “Bashkohu”, pėrmes sė cilės formė tė protestės kėrkohet ndėrtimi i njė Qendre Islame nė Prishtinė.
Pėrplasje pėr Namaz
Policia e Kosovės ėshtė pėrleshur me qytetarė tė Prishtinės, derisa ata po e falnin Namazin e Xhumasė nė mes tė rrugės - nė shenj proteste pėr mosndėrtimin e njė xhamie. Njė person u arrestua, kurse dy tė tjerė pėsuan lėndime trupore. Protestuesit thanė se kėrkesa ėshtė pėr xhami, e jo pėr pasurim apo tenderė.
Vazhduan tė falen nė rrugė. Por kjo e premte, besimtareve myslimanė nuk u shkoi si ajo e kaluara. Pėrveēqė e falėn Xhumanė, pėr ēka edhe ndodheshin aty, xhematlinjve kėsaj radhe, iu desh tė merren edhe me policinė.
Kėshtu, derisa kėta besimtarė po kryenin kėtė rit fetar, ka ndėrhyrė Policia e Kosovės, duke tentuar ta lirojnė rrugėn, e cila ishte bllokuar pėr vetura. Por, tentimi i PK-sė nuk pėrfundoi aty. Pasi xhematlinjtė kanė kundėrshtuar urdhrin e policisė, ka nisur edhe njė konfrontim mes tyre dhe ruajtėsve tė rendit.
Pjesėtarėt e policisė kanė filluar tė pėrleshen me besimtarėt, duke e ndalur kėshtu namazin nė gjysmė. E, nė ndihmė tė tyre, kanė ardhur edhe Njėsiti Special i Policisė sė Kosovės, tė cilėt nuk u kthyen nė stacion duarthatė. Ata morėn me vete edhe njė person, i cili u arrestua gjatė pėrleshjes.
E, mė i zhgėnjyeri nga kjo ngjarje mbeti Arsim Krasniqi, kryetari i lėvizjes “Bashkohu me ne”, e cila ėshtė organizatore e protestės. Ai thotė se njė ditė para protestės, ai dhe organizatat e tjera kanė bėrė njė kompromis me policinė. Prandaj, sipas tij, policia sikurse javėn e kaluar, edhe kėsaj here ka qenė e njoftuar qė rruga do tė jetė e zėnė pėr pak kohė.
“Kur erdhėn nė kohėn kur falet namazi, na thanė qė nuk bėn ta bllokojmė rrugėn, qoftė edhe vetėm pėr tre minuta sa ishte kėrkesa jonė”, sqaron Krasniqi pėr Express.
“Sepse nė namaz kanė ardhur shumė njerėz dhe ishte e pamundur qė tė ktheheshim prapa”, tregon ai.
Por kompromiset dhe lutjet drejtuar policisė, Krasniqi thotė qė ishin tė kota. “Duke mos pas alternativė tjetėr, ne qėndronim ulur, kurse policia nisi ta provokojė xhematin”, rrėfen Krasniqi. “Provokonin me fjalė, shanin, shtynin turmėn me kėmbė duke e penguar kėshtu edhe faljen”, pohon ai.
Prandaj, Krasniqi thotė se turma, e cila ishte nė pjesėn e rrugės, qė tė ēon kah Xhamia e Llapit, pėr tė mos krijuar probleme mė tė mėdha, vendosi ta lirojė njėrėn pjesėn e rrugės. “Por prapė, provokimet nuk ndalonin dhe kėshtu filluan pėrleshjet. Madje, kanė pėrdorur edhe gaz lotsjellės”, tregon kryetari i “Bashkohu me ne”.
Ai thotė i bindur se asnjėri nga xhematlinjtė nuk ishte iniciator tė pėrleshjes. “Prej neve, nuk ka sulmuar askush. Policia ishte ajo qė filloi sulmin”, thotė i bindur Arsim Krasniqi. Sipas tij, pėrveēqė nuk ka sulmuar, turma as nuk ka provokuar policinė.
Sidoqoftė, Krasniqi thotė se policia nuk ka nevojė qė tė shqetėsohet mė pėr bllokim tė rrugės. Kjo pasi, sipas tij, kjo e premte ishte hera e fundit qė besimtarėt falin namazin e Xhumasė nė udhėkryqin qė ėshtė afėr Trekėndėshit nė Prishtinė.
“Javėn e ardhshme, ne nuk do tė dalim mė kėtu, nuk do ta bllokojmė komunikacionin. Do tė gjejmė njė vend tjetėr qė ta pėrfundojmė qėllimin pėr tė cilin po mblidhemi”, pohon Arsim Krasniqi.
Kurse Fuad Ramiqi, duke folur para xhematit, ka thėnė se kjo ėshtė njė kėrkesė pėr dinjitetin e shqiptarėve myslimanė, e jo kėrkesė, as pėr pasurim, as pėr rritje pagash, apo luftė pėr pushtet. “Ne nuk po kėrkojmė tenderė, as punė, apo rritje pagash. Ne nuk po kėrkojmė qė tė pasurohemi. Ne vetėm po kėrkojmė dinjitetin tonė.”, tha Ramiqi.
Por ndryshe nga kryetari i lėvizjes, Afrim Krasniqi, thonė zyrtarė policorė. Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, thotė se organizatori i protestės ditė mė parė ka kėrkuar leje nga policia, pėr bllokimin e rrugės. “Por policia e ka njoftuar organizatorin se nuk mund tė bėhet bllokimi i rrugės. Por kemi thėnė se jemi tė gatshėm t’i pėrkrahim nė njė lokacion tjetėr”, tregon Kelani pėr Express.
Prandaj, sipas Kelanit, policia ėshtė dashur tė reagojė, nė mėnyrė qė tė lirohet rruga pėr qarkullimin e automjeteve. “Gjatė reagimit, policia ka hasur nė njė rezistencė nga disa protestues, ku si rezultat i pengimit tė punės nė detyrė zyrtare, njėri nga protestuesit ėshtė shoqėruar nė stacionin policor”, sqaron zėdhėnėsi Kelani. “Ndėrkaq, dy persona kanė pėsuar lėndime tė lehta trupore, njėri prej tyre qytetar, kurse tjetri zyrtar policor”, tha ai.
Falja e namazit nė rrugė nga besimtarėt myslimanė ėshtė njė lloj proteste, pėrmes sė cilės po kėrkohet tė ndėrtohet njė xhami nė qendėr tė Prishtinės, pasi komuniteti mysliman konsideron se nuk kanė hapėsirė pėr tė praktikuar fenė e tyre. Kjo ėshtė e premtja e dytė, qė besimtarėt myslimanė kanė bėrė faljen e Xhumasė nė rrugė, nė shenjė proteste. /express/
Krijoni Kontakt