Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 83
  1. #21
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516


    Partia e Drejtėsisė dėnon sjelljen e Policisė ndaj protestuesve

    Partia e Drejtėsisė dėnon ashpėr ndėrhyrjen e Policisė sė Kosovės ndaj besimtarėve myslimanė gjatė pėrmbushjes sė obligimit tė tyre kryesor fetar, duke e vlerėsuar si shprehje tė papėrgjegjėsisė institucionale pėr ndjenjat fetare tė qytetarėve tė cilėve nė bazė tė kushtetutės dhe ligjit janė tė detyruar qė t’u shėrbejnė.

    Nė njė konferencė pėr media tė shtunėn, Jeton Svirca, Nėnkryetar i PD’sė dhe deputet i Kuvendit tė Kosovės, mbėshteti kėrkesėn pėr ndėrtimin e Qendrės Kulturore Islame dhe Xhamisė sė madhe nė Prishtinė, pėr shkak tė mungesės sė hapėsirave nė xhamia pėr besimtarėt myslimanė.

    “Liritė dhe tė drejtat fetare janė tė garantuara me Kushtetutė dhe ligj. PD mbėshtet shprehjen e pakėnaqėsisė qytetare tė besimtarėve mysliman pėrreth xhamive kryesore nė kryeqytet si tė vetmen mėnyrė tė mbetur demokratike pėr tė vetėdijesuar autoritetet e kryeqytetit dhe ato qendrore tė vendit se i ka ardhur fundi nėpėrkėmbjes sė palejueshme tė lirive dhe tė drejtave fetare tė komunitetit mysliman”, ka thėnė Svirca.

    Partia e Drejtėsisė konsideron se Policia e Kosovės nė rastin e protestės sė djeshme ka keqpėrdorur kompetencat e veta, duke penguar besimtarėt mysliman qė tė shprehin nė mėnyrė paqėsore vullnetin e tyre tė lirė qytetarė.

    Me kėtė rast Partia e Drejtėsisė dėnon ashpėr ndėrhyrjen e Policisė sė Kosovės ndaj besimtarėve mysliman dhe kėrkon qė ky veprim tė mos pėrsėritet nė tė ardhmen.

    Qindra besimtarė myslimanė dje kanė bllokuar rrugėn para Xhamisė sė Ēarshisė nė Prishtinė, nė shenjė proteste pėr shkak tė mungesės sė hapėsirave tė mjaftueshme nėpėr xhami pėr faljen e namazit. Me kėtė rast ndaj besimtarėve ka ndėrhyrė policia e Kosovės, e cila ka arrestuar njė person.

    Kjo ėshtė protesta e dytė e besimtarėve myslimanė tė organizuar nga organizata “Bashkohu”, pėrmes sė cilės formė tė protestės kėrkohet ndėrtimi i njė Qendre Islame nė Prishtinė.

    Pėrplasje pėr Namaz

    Policia e Kosovės ėshtė pėrleshur me qytetarė tė Prishtinės, derisa ata po e falnin Namazin e Xhumasė nė mes tė rrugės - nė shenj proteste pėr mosndėrtimin e njė xhamie. Njė person u arrestua, kurse dy tė tjerė pėsuan lėndime trupore. Protestuesit thanė se kėrkesa ėshtė pėr xhami, e jo pėr pasurim apo tenderė.


    Vazhduan tė falen nė rrugė. Por kjo e premte, besimtareve myslimanė nuk u shkoi si ajo e kaluara. Pėrveēqė e falėn Xhumanė, pėr ēka edhe ndodheshin aty, xhematlinjve kėsaj radhe, iu desh tė merren edhe me policinė.

    Kėshtu, derisa kėta besimtarė po kryenin kėtė rit fetar, ka ndėrhyrė Policia e Kosovės, duke tentuar ta lirojnė rrugėn, e cila ishte bllokuar pėr vetura. Por, tentimi i PK-sė nuk pėrfundoi aty. Pasi xhematlinjtė kanė kundėrshtuar urdhrin e policisė, ka nisur edhe njė konfrontim mes tyre dhe ruajtėsve tė rendit.

    Pjesėtarėt e policisė kanė filluar tė pėrleshen me besimtarėt, duke e ndalur kėshtu namazin nė gjysmė. E, nė ndihmė tė tyre, kanė ardhur edhe Njėsiti Special i Policisė sė Kosovės, tė cilėt nuk u kthyen nė stacion duarthatė. Ata morėn me vete edhe njė person, i cili u arrestua gjatė pėrleshjes.

    E, mė i zhgėnjyeri nga kjo ngjarje mbeti Arsim Krasniqi, kryetari i lėvizjes “Bashkohu me ne”, e cila ėshtė organizatore e protestės. Ai thotė se njė ditė para protestės, ai dhe organizatat e tjera kanė bėrė njė kompromis me policinė. Prandaj, sipas tij, policia sikurse javėn e kaluar, edhe kėsaj here ka qenė e njoftuar qė rruga do tė jetė e zėnė pėr pak kohė.

    “Kur erdhėn nė kohėn kur falet namazi, na thanė qė nuk bėn ta bllokojmė rrugėn, qoftė edhe vetėm pėr tre minuta sa ishte kėrkesa jonė”, sqaron Krasniqi pėr Express.
    “Sepse nė namaz kanė ardhur shumė njerėz dhe ishte e pamundur qė tė ktheheshim prapa”, tregon ai.

    Por kompromiset dhe lutjet drejtuar policisė, Krasniqi thotė qė ishin tė kota. “Duke mos pas alternativė tjetėr, ne qėndronim ulur, kurse policia nisi ta provokojė xhematin”, rrėfen Krasniqi. “Provokonin me fjalė, shanin, shtynin turmėn me kėmbė duke e penguar kėshtu edhe faljen”, pohon ai.

    Prandaj, Krasniqi thotė se turma, e cila ishte nė pjesėn e rrugės, qė tė ēon kah Xhamia e Llapit, pėr tė mos krijuar probleme mė tė mėdha, vendosi ta lirojė njėrėn pjesėn e rrugės. “Por prapė, provokimet nuk ndalonin dhe kėshtu filluan pėrleshjet. Madje, kanė pėrdorur edhe gaz lotsjellės”, tregon kryetari i “Bashkohu me ne”.

    Ai thotė i bindur se asnjėri nga xhematlinjtė nuk ishte iniciator tė pėrleshjes. “Prej neve, nuk ka sulmuar askush. Policia ishte ajo qė filloi sulmin”, thotė i bindur Arsim Krasniqi. Sipas tij, pėrveēqė nuk ka sulmuar, turma as nuk ka provokuar policinė.

    Sidoqoftė, Krasniqi thotė se policia nuk ka nevojė qė tė shqetėsohet mė pėr bllokim tė rrugės. Kjo pasi, sipas tij, kjo e premte ishte hera e fundit qė besimtarėt falin namazin e Xhumasė nė udhėkryqin qė ėshtė afėr Trekėndėshit nė Prishtinė.

    “Javėn e ardhshme, ne nuk do tė dalim mė kėtu, nuk do ta bllokojmė komunikacionin. Do tė gjejmė njė vend tjetėr qė ta pėrfundojmė qėllimin pėr tė cilin po mblidhemi”, pohon Arsim Krasniqi.

    Kurse Fuad Ramiqi, duke folur para xhematit, ka thėnė se kjo ėshtė njė kėrkesė pėr dinjitetin e shqiptarėve myslimanė, e jo kėrkesė, as pėr pasurim, as pėr rritje pagash, apo luftė pėr pushtet. “Ne nuk po kėrkojmė tenderė, as punė, apo rritje pagash. Ne nuk po kėrkojmė qė tė pasurohemi. Ne vetėm po kėrkojmė dinjitetin tonė.”, tha Ramiqi.

    Por ndryshe nga kryetari i lėvizjes, Afrim Krasniqi, thonė zyrtarė policorė. Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, thotė se organizatori i protestės ditė mė parė ka kėrkuar leje nga policia, pėr bllokimin e rrugės. “Por policia e ka njoftuar organizatorin se nuk mund tė bėhet bllokimi i rrugės. Por kemi thėnė se jemi tė gatshėm t’i pėrkrahim nė njė lokacion tjetėr”, tregon Kelani pėr Express.

    Prandaj, sipas Kelanit, policia ėshtė dashur tė reagojė, nė mėnyrė qė tė lirohet rruga pėr qarkullimin e automjeteve. “Gjatė reagimit, policia ka hasur nė njė rezistencė nga disa protestues, ku si rezultat i pengimit tė punės nė detyrė zyrtare, njėri nga protestuesit ėshtė shoqėruar nė stacionin policor”, sqaron zėdhėnėsi Kelani. “Ndėrkaq, dy persona kanė pėsuar lėndime tė lehta trupore, njėri prej tyre qytetar, kurse tjetri zyrtar policor”, tha ai.

    Falja e namazit nė rrugė nga besimtarėt myslimanė ėshtė njė lloj proteste, pėrmes sė cilės po kėrkohet tė ndėrtohet njė xhami nė qendėr tė Prishtinės, pasi komuniteti mysliman konsideron se nuk kanė hapėsirė pėr tė praktikuar fenė e tyre. Kjo ėshtė e premtja e dytė, qė besimtarėt myslimanė kanė bėrė faljen e Xhumasė nė rrugė, nė shenjė proteste. /express/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Illyrian_King : 25-06-2011 mė 11:45
    Kombi mbi tė gjitha

  2. #22
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Pse nuk protestohet vetem 30 metra me poshte, ne mes te teatrit kombetar dhe objektit te qeverise?
    Aty mund te protestohet nga kushdo pa e blloku komunikacionin. Pse duhet qe te bllokohet komunikacioni ne rrugen kryesore te Prishtines, ne oren kur frekuenca eshte me e larte?

    E perkrah ndertimin e objekteve fetare ne menyre qe besimtareve t'u mundesohet praktikimi me i lehte i besimit te tyre fetar. E kam fjalen te besimtaret e sinqerte qe nuk kane prapavi tjeter. Te tille besoj se jane shumica absolute e besimtareve.

    Nuk i perkrah protestat e tilla (qe shkaktojne pasoja), nuk i perkrah ata mjekerrcjapat, pantollona-preret e flokepalaret qe nepermjet organizatave te ndryshme fetare infiltrohen ne shoqerine e Kosoves dhe qellim kryesor kane zbatimin e politkave antishqiptare.

    Me rane ne sy disa, sidomos ai me tepih ne dore.
    Ku dreqin mendon se jeton ai?...ne Afghanistan.

    Ai lloj i veshjes nuk ka te bej me fene muslimane, por eshte veshje tradicionale e disa vendeve qe nuk kemi te bejme asgje me ta e as qe kemi pasur te bejme ndonjehere. Jane veshje qe perdoren posaqerisht per t'i dhene nje imazh te keq Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.

  3. #23
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anėtarėsuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Soni dhe Hyllien, ne na teket ca na teket, e kemi per vete. S'ju intereson juve se cfare duam te bejme ne me jeten tone. Askush s'po pretendon t'iu beje juve si ne, flini te qete. Ne po kerkojme te drejtat tona nga ata qe i kemi votuar vete, jane tonet dhe ne dime sesi ia bejme me ta, e s'ka nevoje ju te perziheni ketu. Kthejeni njehere koken andej nga Shqiperia se keni probleme me tonelata, e kur t'i kryni (nese vec i kryni ndonjehere) bujrum jeni te mireseardhur per t'na dale ne ndihme ne.

    Ani tipat na u brengoskan se nga vine fondet. Nje gje e keni te garantuar; s'iu del gje nga xhepi juve, mos keni frike, madje nese doni, mund t'iu sigurojme edhe juve fonde, vec bejeni gati projektin. Rrofshin Sheikat.
    I feel Kosovereign!

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Kandy* Lexo Postimin
    Soni dhe Hyllien, ne na teket ca na teket, e kemi per vete. S'ju intereson juve se cfare duam te bejme ne me jeten tone. Askush s'po pretendon t'iu beje juve si ne, flini te qete. Ne po kerkojme te drejtat tona nga ata qe i kemi votuar vete, jane tonet dhe ne dime sesi ia bejme me ta, e s'ka nevoje ju te perziheni ketu. Kthejeni njehere koken andej nga Shqiperia se keni probleme me tonelata, e kur t'i kryni (nese vec i kryni ndonjehere) bujrum jeni te mireseardhur per t'na dale ne ndihme ne.

    Ani tipat na u brengoskan se nga vine fondet. Nje gje e keni te garantuar; s'iu del gje nga xhepi juve, mos keni frike, madje nese doni, mund t'iu sigurojme edhe juve fonde, vec bejeni gati projektin. Rrofshin Sheikat.
    500 veta nė psik tė vapės nuk duhet me blloku trafikun. Nuk ėshtė mirė se kanė halle 99.99% e popullsisė tjetėr. Kjo qė ti e shet pėr demokraci ėshtė anarki.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    gjate faljes se namazit policia nuk ka intervenu siq e pashe nje foto aty qe thoshte"u shkelmua duke rene ne sexhde",mos qitni ksi lloj propagande pa nevoje,policia ka intervenu ne fund te faljes...mos i jepni zor,hekni ato mjekrrat e fganistanit,lanu krehni flokt,veshnu si njerz mos dilni me pigjama,se xhamia do te behet ska qare,eshte diqka qe behet dhe nuk po jetojme ne irak o burra qe me bo stila si ne irak,ska nevoj me u blloku rruga,mos ja qitni zanin e zi fese,mos dilni aty me u dok si indianca,bonu ma tmeqem kerkone tjeter mnyre ndertimin e xhamise e jo me kta mjekrroshat..
    edhe bashksia islame pse nuk e nderton xhamine?ajo mledh tatim ne qdo familje,une paguaj dhe te gjithe qe i njof,hajt pash zotin se na lodht me ideja t afganistanit phiiiiiiiiii..
    ju me kto mjekrra jepni shkase injorances me kritiku e me thon"eeee a pe shee qe feja juj eshte e eger,jeni taleban"edhe skan faj njerzt sepse ne tv po shihen njerz thuti je n irak..
    klloshar.

  6. #26
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Postime
    56
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    500 veta nė psik tė vapės nuk duhet me blloku trafikun. Nuk ėshtė mirė se kanė halle 99.99% e popullsisė tjetėr. Kjo qė ti e shet pėr demokraci ėshtė anarki.

    Populli jon nuk ka aspak,problem,jo more me pas probleme kishin me dal me Albini,ku i thirir ne protest kunder hajnis,por keta nuk dolen.
    Pra ky popull eshte shum i "pasur",sa qe nuk dole me protestu kunder hajnis!!!

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Postime
    56
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Pse nuk protestohet vetem 30 metra me poshte, ne mes te teatrit kombetar dhe objektit te qeverise?
    Aty mund te protestohet nga kushdo pa e blloku komunikacionin. Pse duhet qe te bllokohet komunikacioni ne rrugen kryesore te Prishtines, ne oren kur frekuenca eshte me e larte?

    E perkrah ndertimin e objekteve fetare ne menyre qe besimtareve t'u mundesohet praktikimi me i lehte i besimit te tyre fetar. E kam fjalen te besimtaret e sinqerte qe nuk kane prapavi tjeter. Te tille besoj se jane shumica absolute e besimtareve.

    Nuk i perkrah protestat e tilla (qe shkaktojne pasoja), nuk i perkrah ata mjekerrcjapat, pantollona-preret e flokepalaret qe nepermjet organizatave te ndryshme fetare infiltrohen ne shoqerine e Kosoves dhe qellim kryesor kane zbatimin e politkave antishqiptare.

    Me rane ne sy disa, sidomos ai me tepih ne dore.
    Ku dreqin mendon se jeton ai?...ne Afghanistan.

    Ai lloj i veshjes nuk ka te bej me fene muslimane, por eshte veshje tradicionale e disa vendeve qe nuk kemi te bejme asgje me ta e as qe kemi pasur te bejme ndonjehere. Jane veshje qe perdoren posaqerisht per t'i dhene nje imazh te keq Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.

    Ai me "tepih" ne dore eshte ish pjestar i UCK-se plako,ai ka luftuar per clirimin e ketij vendi,pra kujdes kur flet per clirimtaret.

  8. #28
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar mė parė nga B.C.B Lexo Postimin
    gjate faljes se namazit policia nuk ka intervenu siq e pashe nje foto aty qe thoshte"u shkelmua duke rene ne sexhde",mos qitni ksi lloj propagande pa nevoje,policia ka intervenu ne fund te faljes...mos i jepni zor,hekni ato mjekrrat e fganistanit,lanu krehni flokt,veshnu si njerz mos dilni me pigjama,se xhamia do te behet ska qare,eshte diqka qe behet dhe nuk po jetojme ne irak o burra qe me bo stila si ne irak,ska nevoj me u blloku rruga,mos ja qitni zanin e zi fese,mos dilni aty me u dok si indianca,bonu ma tmeqem kerkone tjeter mnyre ndertimin e xhamise e jo me kta mjekrroshat..
    edhe bashksia islame pse nuk e nderton xhamine?ajo mledh tatim ne qdo familje,une paguaj dhe te gjithe qe i njof,hajt pash zotin se na lodht me ideja t afganistanit phiiiiiiiiii..
    ju me kto mjekrra jepni shkase injorances me kritiku e me thon"eeee a pe shee qe feja juj eshte e eger,jeni taleban"edhe skan faj njerzt sepse ne tv po shihen njerz thuti je n irak..
    klloshar.
    Namazi fillon, shumica lidhen ne namaz, ni pjesė don mi shtru sexhadet pengohet nga policia ajo tenton me thy kordonin kurse keta qe hala nuk ishin lidh ne namaz rezistojshin edhe mbajshin rendin mos mu prish namazi i atyre. Shikoje minuten 2:10 se si njerezit jane te lidhur ne namaz kurse anash perleshen policet me nje grup besimtarėsh, policet qe pengonin besimtaret ne namaz, sikur te mos i pengonte nuk do te kishte ai reagim.



    nga minuta 2:30 - 4:00 paraqitet pikėrisht ai i cili u rrah nga policia dhe u ofendua ne baza kombėtare e fetare. Kurse nga minuta 4:00 e deri ne fund ėshtė Myftiu i Kosoves i cili denon ashper sjelljen e policve.

    Kombi mbi tė gjitha

  9. #29
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Obama Lexo Postimin
    Ai me "tepih" ne dore eshte ish pjestar i UCK-se plako,ai ka luftuar per clirimin e ketij vendi,pra kujdes kur flet per clirimtaret.
    Nese ka luftu 'nje gisht me thelle'. Ok?

    Pjesemarrja ne lufte nuk i jep te drejten qe te thyej ligjet e atij vendi per clirimin e te cilit ka luftu.

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Postime
    56
    Citim Postuar mė parė nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nese ka luftu 'nje gisht me thelle'. Ok?

    Pjesemarrja ne lufte nuk i jep te drejten qe te thyej ligjet e atij vendi per clirimin e te cilit ka luftu.
    Po ashtu eshte nuk te jep te drejten ta thyesh ligjin,por problemi eshte se ky nuk thej ligj,ky doli per te protestuar per drejtat e veta,a eshte e ndaluar?

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •