Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: A.C. Milan

  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    A.C. Milan

    A.C. Milan - Il Nostro Eterno Amore



    Sot ka filluar zyrtarisht sezoni i ri per A.C. Milan.

    Ky sezon nis me plot ndryshime e risi. Se pari, trajneri i ri i Milan do te jete Filippo Inzaghi. Inzaghi, pas nje aventure 2-vjeēare fillimisht me femijet e Milan dhe sezonin e fundit me Milan Primavera, me te cilet arriti te fitoje Torneo di Viareggio, u emerua nga Berlusconi si trajner i A.C. Milan. I urojme suksese Inzaghi-t dhe shpresojme qe te jete njeriu qe do e ringreje emrin e Milanit aty ku i takon.

    Milan kete sezon ka nderruar edhe "shtepine", duke lene zyrat historike ne rrugen Via Turati e duke kaluar ne "Casa Milan", ne rrugen Via Rossi. Godina e re e Casa Milan eshte nje ambient prej 9.000 metrash katrore dhe nuk do te jete vetem streha e punonjesve te shoqerise, por e te gjithe tifozeve, italiane dhe te huaj, nga te gjitha kombesite. Casa Milan do te jete vendi qe do te krijoje nje lidhje mes punonjesve te shoqerise, lojtareve dhe tifozeve, adhuruesve te sportit e turisteve nga e gjithe bota. Casa Milan eshte projektuar nga arkitekti Fabio Novembre ndersa idea per ndertimin e saj ka lindur nga Barbara Berlusconi, e bija e presidentit, tashme ne rolin e Administratores se Deleguar te Milanit. Ne seline e re do te gjejne hapesire nje librari me vellimet qe u jane kushtuar kuqezinjve, restoranti ku dhe tifozet do te kene mundesine te provojne menyne e lojtareve te Milani, salla e trofeve, fotografite me te bukura nder vite te ekspozuara nE monitor, biletaria dhe nje monitor gjigand, ku tifozet mund te shohin ndeshjet e Milanit.
    Casa Milan u inagurua nga Barbara Berlusconi dhe Adriano Galliani ne 19 Maj. Gjate inagurimit, Barbara u shpreh per gazetaret: "Eshte nje dite shume e rendesishme per ne, inaugurojme shtepine tone te re, ku shpresojee qe tifozet te vijne per te na vizituar. Sezoni i sivjetshem ishte zhgenjyes nga ana sportive. Mirepo, ne kemi detyren morale per ta kthyer serish Milanin ne eliten e futbollit. Do t’i perveshim menjehere menget per te ngritur nje projekt te ri per skuadren. Endrra ime eshte t'i shoh tifozet tane te festojnė trofete e ardhshem poshte selise se re te klubit. Familja ime e dashuron Milanin dhe nuk do te mungoje impenjimi nga ana jone. Kemi vendosur te investojme ne sezonin e ardhshem per te mbuluar boshllekun qe kemi me rivalet tane europiane dhe do te hapim nje cikel te ri fitues, siē ka deklaruar dhe babai im se fundi.


    Adriano Galliani nuk do te jete me i vetem ne krye te klubit si Administrator por do te jete edhe Barbara Berlusconi bashke me te ne detyren e Administratores. Adriano Galliani do te meret me ēeshtjet sportive te klubit qe do te jene ekskluzivitet i plote i tij. Ndersa Barbara Berlusconi do te meret me anen menaxheriale dhe me pjesen e marketingut.

    Siē verehet edhe nga deklaratat e bera me pare nga Barbara, por dhe nga lajmet e shtypit mbi merkaton, Milan duket se do te levize dhe jo vetem per te nenshkruar me lojtare me kosto 0 siē ka bere vitet e fundit, por duket se do investoje per te forcuar ekipin me lojtare cilesore. Milan ka afruar Alex me parametra 0 dhe Menez nga PSG. Sipas shtypit ka bere edhe nje oferte zyrtare prej 28 mln Euro per Iturbe qe shprethu sezonin e kaluar me Veronen ne Serie A.

    Shpresojme qe Milan gjate ketij sezoni te lere pas zhgenjimet e sezoneve te fundit dhe te filloje ringritjen ne vendin qe i takon nje klubi si Milan.

    Forca Milan
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: A.C. Milan

    Madaber,

    Si me brazilin ashtu edhe me Milanin ngele tu u shkep me gola



    Ik tek dervish hatixheja, se kshu si e Kane ekipet e tua, do te bojne kronik me zemer

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: A.C. Milan

    shyqyr Zotit Milani hoqi qafe Robinhon tek santos i brazilit hoqi dhe constant tek trabzonspori
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •