Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    Lexova shkrimet e sjella nga Enri dhe pervec faktit qe jane te verteta si fakte, te tjerat jane me teper gjera pa vlere dhe qe nuk japin kurrfare rrugezgjidhje.

    Pra eshte bere si moto nga disa grupacione apo rryma ne Bote qe te paraqesin fakte te tilla, qe jane me te vertete te dhimbshme, por ne shumicen e rasteve ato paraqiten me tendenca dhe fryjne vetem ne njeren vrime.

    Psh, dihet qe disniveli midis vendeve te Varfera ne Bote dhe atyre te Pasura eshte rritur ne keto dekadat e fundit, por kjo per arsye se nje grup shtetesh kane perparuar ne keto dekada dhe pjesa tjeter ka mbetur ne vend.

    Pra "Fajtori" kryesor jane pikerisht vendet e Varfera te cilat kane shkaktuar kete Disnivel dhe jo ato te pasura sic kerkohet te paraqitet ne keto shkrime apo te tjera qe lexojme perdite.

    Perderisa nje grup vendesh kane arritur te gjejne rrugen drejt zhvillimit dhe prosperitetit, nuk ka arsye qe te gjithe shtetet e tjera te mos e ndjekin. Por problemi kryesor per mendimin tim eshte pikerisht mentaliteti qe kane ato shoqeri, shtete apo kombe te cilat ne nje menyre apo ne nje tjeter nuk i lejon qe te perparojne.

    Cfare ka anglezi me teper se afrikani? Njeri human eshte njeri, po ashtu eshte dhe tjetri. Por per shkak te historise, rrjedhes se saj dhe nje sere faktoresh te ndryshem gjeopolitike, ekonomike, sociale etj etj, nje vend ka perparuar shume me teper se nje vend tjeter.


    Bota e perparuar sot po mbeshtet poltiken e Konsumit dhe eshte pare qe cdo politike e ndjekur ndryshe, eshte e Gabuar.

    Kush shtet e kupton kete, ai perparon dhe te tjerat jane vecse dogma.

    Ato shtete qe e kane kuptuar me se pari, ato jane dhe shtetet me te zhvilluara sot ne Bote.

    Gjate periudhes se Komunizmit, shqiptaret ndoqen moton: "Te Kursejme gjithmone na meson Partia se keshtu me e forte behet Shqiperia".

    Anglezet ndoqen moton: "Te shpenzosh eshte Detyre Patriotike".

    Pra keto shembuj i solla me qellim per te kuptuar disnivelin ne mentalitet, faktor qe ka sjelle dhe disnivelin ekonomik, social etj me rradhe.

    Pra Bota sot jeton ne sistemin Kapitalist ku Paraja, Prona jane gjerat me te cmuara per njeriun dhe me qellim qe te ecesh perpara duhet te Konsumosh qe te Prodhosh.
    Ne rast se nuk Konsumon, nuk ke arsye qe te Prodhosh dhe rrjedhimisht nuk ke as se si te Perparosh.
    Kerkesa per Mall, hap vende pune dhe Puna sjell gjithcka, Prosperitet, Pasuri, Edukim, Kulture, Novacion etj. Sipas Darwinit, Puna e beri kafshen Njeri.

    Vendet e Varfera, per arsye te ndryshme nuk ecin mbi rruge te eksperimentuara me pare, por kerkojne gjithmone Fajtorin apo shkakun se pse nuk Prosperojne. Te njejten gje bejne dhe shume demagoge ne Boten e Perparuar dhe e perdorin kete demgogji per perfitime personale, politike etj etj.

    Mbipopullimi i Botes vjen si pasoje e Injorances se popullates ne Vendet e Varfra dhe jo si pasoje e politikes Kapitaliste qe zbatohet ne ato te Zhvilluara.
    Planifikimi Familjar nuk zbatohet ne ato vende dhe dihet qe eshte pikerisht injoranca qe e ben kete politike te jete e pazbatueshme ne ato vende.

    Sado para te jape Amerika apo Europa per ato vende, asgje nuk mund te ndryshoje, perderia nuk ndryshon dhe nuk ecen perpara ekonomia e atyre vendeve.
    Por ekonomia e vendeve te Botes se Trete nuk mund te ece perpara ne rast se nuk aplikohet politika e Konsumit qe te fuse njerezit ne pune dhe ne rast se nuk hiqet dore nga ideollogjite e mbrapshta politike, fetare etj, ne rast se nuk vendosen themelet e Demokracise ashtu sic i kane vendosur vendet e Perparuara.

    Nejse here tjeter do te mund te diskutojme me gjate per keto probleme.

  2. #12
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Lexova gjith shkrimet tende Enri dhe jan shum interesante.
    Ku problem esht dhe do jet per shum breze besoj pasi nuk esht ber asgje per zgjidhjen e ketij problemit.
    Sic e dim super fuqite e botes spara meren me keto pasi ne ven te par jan zgjerimi i tyre sa me shum ne ekonamine dhe ritjen e nivelit te shtetit.
    Besoj se nje nga shkaket e ketij problemi esht ajo e shpjegimit dhe shkolla pasi shum nga afrike jan analfabete.
    Jan ber shum perpjekje nga UNESKO por vetem ajo smund te ndaloj kete gje.
    Atje uji esht arr dhe papastertia esht kudu. Fajin me te madh e kan Super fuqite por dhe qeveritaret qe presin me duar kryq duke then na jepni ndihme.
    Populli thot qe qimen nga qulli e nxjer i zoti i punes.
    Dicka duhet ber se jeten qe bejn atje nuk esht jet por nje torture.
    Gjith te mirat!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noerti : 30-05-2003 mė 17:26
    Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.

  3. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ē’fshihet mes buzėqeshjes sė liderėve tė G8?

    Liderėt e shtatė vendeve mė tė zhvilluara tė botės (SHBA, Japonia, Franca, Gjermania, Britania, kanadaja, Italia) plus Rusinė, do tė mblidhen pėr herė tė parė pas luftės nė Irak, nė Evian tė Francės. Protestat e kundėrshtarėve antiglobalistė kanė filluar qė katėr ditė para samitit. Kėsaj here liderėt e kėtyre vendeve takohen nė njė atmofeserė jo shumė miqėsore. Presidenti amerikan Xhorxh W Bush, vjen si triumfator nga njė luftė e fituar nė Irak, ndėrsa liderėt e Gjermanisė, e Francės, janė tė humburit. Pra ky ėshtė njė takim mes dy palėve mė kundėrshtare tė asaj qė ndodhi nė Irak: nga njėra anė Xhorxh Bush, Toni Bler, Silvio Berluskoni dhe kreu japonez Junichiro Koizumi, dhe nga ana kundėrshtare Zhak Shirak, Gerhard Shrėder, Vladimir Putin dhe kreu kanadez Jean Chrétien. Gjithashtu mes evropianėve ka njė dyshim se amerikanėt po rrėzojnė dollarin nė mėnyrė qė t’i bėjnė eksportet amerikane mė tė lira nė tregjet botėrore, duke thelluar problemet ekonomike nė eurozonė. Bush dhe kėshilltarėt e tij po i bėjnė thirrje evropianėve qė tė rrisin ekonomitė e tyre mė shpejt; evropianėt thonė amerikanėt duhet tė vendosin rregull nė shtėpinė e tyre, duke reduktuar tregtinė dhe deficitet buxhetore para se tė japin kėshilla. Pavarėsisht nga rituali i kėtij takimi, sipas “The Guardian” duket se do tė bisedohet shumė pak pėr Afrikėn. Disa nga ēėshtjet kryesore qė do tė diskutohen nė G8 janė:
    - Shteti i ekonomisė botėrore (problemi i euros e dollarit)
    - Iraku i pasluftės
    - Ndihmat pėr tė varfrit. Bush do tė garantojė 15 miliardė dollarė ndihma.
    - Tregtia
    - Afrika. Shirak pritet tė hapė ēėshtjen e varfėrisė. OKB thotė se bota nuk mund ta arrijė objektivin final pėr tė pėrgjysmuar varfėrinė nė botė nė vitin 2015, nėse nuk vepron urgjentisht
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Te dashur,

    Varferi ne bote ka patur, ka dhe do te kete dhe kjo jo se keshtu kane vendosur liderat e G8 por se keshtu eshte ndertuar kjo bote. Resurset natyrore ne bote jane te kufizuara dhe numri i madh i popullsise se botes rritet ne nje progresin gjeometik, gje qe nuk lejon qe te gjithe njerezit te kene resurset minimale per jeten. Gjithcka varet se ku lind e jeton, po jetove ne Afrike do te vdesesh per buken e gojes apo per mungesen e ujit te pijshem, po linde ne SHBA apo Europen Perendimore do te vdesesh nga nje aksident automobolistik apo nga AIDS.

    Ajo qe i bashkon njerezit e kesaj bote eshte se pavaresisht nga pasuria dhe niveli i mireqenies, te gjitha keto shoqerite perballen me probleme serioze qofshin keto varferia, semundjet e pasherueshme, rritja e disnivelit ekonomik midis klasave te shoqerise, etj.

    Nese ju dhemb shpirti per ata njerez dhe ata popuj qe vuajne per buken e gojes, lutuni Zotit per ta, pasi asnjehere problemet e tyre dhe te botes nuk do te zgjidhen nga politika apo nga ndihma qe japin shtetet e pasura.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Nese ju dhemb shpirti per ata njerez dhe ata popuj qe vuajne per buken e gojes, lutuni Zotit per ta, pasi asnjehere problemet e tyre dhe te botes nuk do te zgjidhen nga politika apo nga ndihma qe japin shtetet e pasura

    Albo?
    Ky eshte mendimi juaj?
    S'paskan shpetim te shkretet dmth. ?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga Enri
    Albo?
    Ky eshte mendimi juaj?
    S'paskan shpetim te shkretet dmth. ?
    Kur kane patur ndonjehere shpetim ne 2000 vjetet e fundit qe te gjejne sot? Cili ishte ai vit ku te gjithe njerezit e botes hanin pinin dhe flinin me barkun plot e nuk jetonin ne varferi e skamje?

    Ky problem nuk ka zgjidhje kurre, keshtu eshte e ndertuar kjo bote dhe nuk ka ushqim e resurse te mjaftueshme per te mbuluar nevojat e te gjithe njerezve te botes.

    Cfaredo ndihme qe bota e zhvilluar te japi per keto vende dhe per keto fenomene, ajo nuk eshte ndihme qe ka si qellim te zhduki fenomenin, por te lehtesoje sadopak plaget e kesaj semundje te pasherueshme sic eshte per shembull varferia.

    Do te isha hipokrit po te besoja se bota nje dite do te ishte fushe me lule ku te pakten te gjithe femijet dhe njerezit e saj binin te flinin me barkun plot.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    jo,m'vjen keq po s'ka asnje shpetim.

    lule shkenctaresh ekonomiste kane perpiluar teori nga me te ndryshmet por s'kane mundur te gjejne zgjidhjen.Kane mundur vetem t'a shpjegojne ate.

    Po e ka thene mire prof Malthus qe popullsia rritet shume here me shpejt se se sa rezurset.

    Une jam i bindur se heret a vone do te linde nevoja per t'i perzier letrat ne tavoline ashtu siē perzihen topat e bilardos kur ēoku eshte krejtesisht pa rrugedalje.
    Paramount Picture

  8. #18
    Problemi eshte tjeterkund.
    Ne cdo faze qe kalon Bota, zgjidhen disa probleme dhe lindin disa te reja. Puna eshte se sa jane ne gjendje shtete te ndryshme per te gjetur zgjidhjen e problemeve qe lindin, pra sa potencial kane ato.

    Ka probleme qe kerkojne potencial ekonomik per tu zgjidhur, ashtu si ka te tjera qe kerkojne potencial intelektual e keshtu me rradhe. Por megjithate keto jane te lidhur ngushte me njera tjetren, pasi atje ku eshte inteligjenca, atje ekziston mundesia qe problemet te marrin zgjidhje.

    Tani dhe kjo eshte e vertete ne nje fare mase, pasi te gjitha vendet kane potencial intelektual, por duhet pare sesa e shfrytezojne kete dhe sa pragmatist jane.
    Po te ecesh perpara me ideale, zor se arrin dicka dhe realiteti tregon qe kane ecur perpara ato shtet qe kane shfrytezuar trurin dhe i kane dhene mundesi zhvillimi individit.

    Amerikanet nuk jane kot populli me i zhvilluar i Botes. Ata nuk kane ndjekur nga parimet ultranacionaliste si francezet apo gjermanet dhe nuk kane ndjekur idealizma boshe si ruset apo vende te tjera te botes.

    Megjithate, perseri kemi nje grup shtetesh qe kane ecur shume perpara se nje grup tjeter dhe gjerat duhen pare Realisht.

    Bota dikur ka stimuluar rritjen natyrore pasi dhe popullsia ka qene e ulet dhe ka patur rezerva natyrore per te gjithe. Por keto dekadat e fundit rritja ka marre perpjestime te llahtarshme dhe kane dale shume probleme.

    Tashme dy rrymat kryesore ne Bote po kalojne ne nje konflikt qe sa po vjen e po ashpersohet. Nga njera ane jane ata te ashtuquajturit liberale, apo humaniste, te cilet ecin perpara me ideologji e me dogma e qe kane humbur kontaktin me realitetin.
    Kete individe kalojne shpesh here ne antikonformizem dhe dine vetem te ankohen per ato qe ndodhin ne Bote, por qe rralle here japin apo tregojne rrugen e zgjidhjes per problemet e ndryshme.

    Pra, psh ne rastin e kesaj teme, kjo rryme perpiqet te gjeje fajtorin, duke treguar me gisht shkaqet, por nuk tregon se cila do te jete rruga per te dale per andej.

    Rryma tjeter eshte ajo me tradicionaliste dhe me konservatore, qe i sheh gjerat me me pragmatizem dhe mundohet ta pranoje realitetin ashtu sic eshte.
    Gjithashtu mundohet qe ti jape zgjidhje problemeve, sado e dhimbshme apo "antihumane" mund te duket ato.

    Liberalet dhe "humanistet", ngrene zerin perdite per varferine ne Bote, per politiken ekonomiko-sociale qe ndiqet nga vendet e zhvilluara, per ndotjen e ambientit, etj etj, dhe nuk vene re qe shume gjera jane ne kontradikte me njera tjetren.
    Nuk mund te pretendosh te ndjekesh politiken e kursimit, ne nje kohe qe per te patur zhvillim ekonomik duhet ndjekur ajo e konsumit. Zhvillimi ekonomik i nje vendi eshte ne raport te drejte me nivelin e ndotjes se mjedisit. Nuk mund te pretendosh te kesh industri te rende, pa ndotur ambientin. Nuk mund te kesh te ardhura te mjaftueshme ne rast se nuk ke industri te rende dhe zhvillim teknollogjik. Nuk mund te kesh nivel te ulet te papunesise ne rast se nuk gjen balancen midis shpenzimeve publike dhe lirise se privatit.

    Per mendimin tim, keto kontradikta do te zhvillohen akoma me tej ne te ardhmen, pasi rrymat liberale sa po vijne e po forcohen akoma me tej duke mos i lene hapesire lirise ekonomike te individit. Pretendohet Liria dhe Demokracia, por nuk shihet qe dhunohet dicka me e madhe dhe me e domosdoshme. Liria ekonomike ne rast se mund te perdor kete term.

    Europa se shpejti do te perballet me nje problem teper te madh dhe Amerika gjithashtu pas Europes. Popullsia ne keto kontinente sa po vjen e po plaket. Kjo dmth, qe % e popullsise qe nuk punon e nuk prodhon po rritet se tepermi ne krahasim me % e forces punetore. Kjo dmth qe ne rast se para 20 viteve, duhet te punon 20 vete qe te mbanin nje pensionist dhe nje invalid, tani duhet te punojne 10 vete qe te mbajne 10 pensioniste, pasi dhe niveli dhe kosto e jeteses eshte rritur se tepermi. Kjo dmth qe ne rast se para 20 vitesh, nje punetori mund ti merrje 20% takse per pension, tani duhet ti marresh 2 here me teper. Po kuptohet qe dhe taksimi i individid e ka nje limit, pasi nuk mund tja marresh te gjitha, keshtu qe shteti detyrimisht do te hedhe syte tek biznesi e tek industria. Ne rast se takson atje, atehere ndikimi do te ndihet shume me teper ne te gjitha sferat e jetes.
    Amerikanet kete gje e kane parashikuar vite me pare dhe kane pranuar faktin qe nje dite do te rrisin moshen per te dale ne pension. Pra jo me 65 vjec, por 70 e me teper. Kur doli Sigurimi Social ne Amerike ne vitet 30, mosha mesatare e jeteses nuk i kalonte te 60-at, keshtu qe i binte qe te mos shpenzohej shume per Pensione. Por tani ajo mesatare i ka kaluar 75 vjetet dhe pasi njerezit dalin ne pension, jetojne dhe shume vite te tjera pa punuar duke renduar se tepermi buxhetin e shtetit dhe te kompanive private.

    pra rritja e moshes se pensionit eshte nje opcion qe mendohet te zbatohet nga amerikanet. Kjo per arsye se celesi i suksesit ne ekonomi eshte puna dhe prodhimi. Te tjerat vijne me pas.
    Ne vendet e varfera, ka shume potencial per pune, por nuk ka vende pune te mjaftueshme. Pra ajo qe duhet te bejne keto vende, eshte te aplikojne sistemin e mirefillte kapitalist gje qe shume pak e bejne.
    Pra sic e thashe dhe ne postin tjeter, problemi i mbipopullimit dhe i varferise ne shume vend te botes, vjen pikerisht nga keto vende, nga paaftesia qe kane keto per te nxjerre veten nga situata.
    Ne rast se nuk nderhyhet "brutalisht". mbi keto vende, une parashikoj qe e ardhmja e Botes do te jete katastrofale. Bota do te bjere se z'ben nen fashizem.

    Cfare eshte fashizmi si ideollogji dhe perse rrezikon te sundoje Boten.
    Fashizmi, pare nga kendveshtimi i kesaj teme, eshe ajo rryme qe tregon me pak respekt per rracen humane. Pra e konsideron njeriun jo si human, por njelloj si sendet e tjera ne kete Bote. Kur nje kafshe apo nje bime eshte e semure, mjafton te vritet apo te pritet dhe keshtu nuk infekton te tjerat dhe nuk harxhon per kurimin e saj.

    Keshtu ne rast se ne nje te ardhme, mbipopullimi do te behet problemi me akut, domosdo qe shume shtete do te aplikojne kete teori. Pra nuk ka ushqim per te gjithe dhe keshtu elemino invalidet mendore e fizike, te paaftet per pune, detyro me dhune mos lindjen etj etj. Mund te shkohet deri aty sa te aplikohet skllaveria. Dhe eshte e natyrshme qe te ndodhe nje gje e tille, pasi asnjeri nuk do qe te punoje per te mbajtur tjetrin. Nuk do francezi, gjermani, anglezi, amerikani qe te punoje e te mbaje me buke fjala vjen nigerianin, angolezin, irakenin qe e kane mendjen vetem te luftojne. Iraku psh me naften qe ka do te ishte nje nga vendet me te pasura te Botes, por qe ka vite qe jeton ne mjerim te plote. Perendimoret nuk mund te durojne gjithe jeten qe te japin ndihma humanitare ne miliona $ per te mbajtur tere ate popullate me buke.
    Si Iraku ka me qindra shtete sot ne Bote dhe prandaj them qe duhet nderhyre brutalisht per ti vene ne rruge te drejte.

    Shkaqet e kesaj gjendje jane te shumta dhe mund te rrime me dite te diskutojme, por realiteti tregon qarte qe atje ku nuk eshte praktikuar sistemi kapitalist perendimor, atje dhe jane problemet me te medha sot.
    Amerika, dashje pa dashje, mori rolin e Anglise se dikurshme. Sot ish-kolonite Angleze jane me te perparurat dhe me zhvilluarat ne Bote dhe normalisht qe nuk shfaqin rreziqe te tilla per Boten.
    Amerika nderhyri ne kete shekull dhe ndertoi Europen Perendimore duke e bere nje nga partneret kryesore ne rrugen drejt zhvillimit boteror. Te njejten gje beri dhe me Japonine qe e kishte armike para 50 viteve. Japonia dhe Gjermania, fale ndihmes amerikane, sot jane fuqia e 2-te dhe e 3-te industriale boterore.
    Te njejten gje po mundohet te beje dhe me Europen Lindore sot. Shumica e atyre vendeve po mundohen te aplikojne politiken amerikane per tu zhvilluar, gjithashtu dhe Rusia, megjithse kjo e fundit, udhehiqet akoma nga dogmat supremaciste. Amerikanet shpenzojne me miliarda $ ne vit per te ndihmuar Rusine duke shpresuar qe ne nje te ardhme do ta kene partnere ashtu si Japonine dhe Europen Perendimore. Te njejten gje duhet te bejne dhe me vendet afrikane dhe ato arabe. Duhet nderhyre duke imponuar rregullat e tua, perndryshe neser rrezikon te perballesh me katastrofen.

  9. #19
    Miss. Congeniality
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Shume et dashur FORUMISTA!

    temat qe ju keni kapur jane shume interesante, dhe besoj se nuk eshte e mundeur qe te sqyrtohen dot per nje sasi te mundshem kohe, do duheshe nje vit i tere ne universitet per Political economy of development qe mund te sqaroheshim ne nje nenyre.

    E verteta ehste se nuk ak zgjidhjeve te problemeve te third world, kur akoma IMF apo WB e fondacione si Sorros ekzistojne, se bashku me tregtine e lire te pa organizuar.
    nqs do hiqen borxhet nderkombetare, dhe fillohen investime te mirefillta mbi infrakstucturen, edukimin dhe spitaleve, nuk mund te behet asgje: Por e verteta ehste se sipas rregullave te WTO world trade organization qwe eshte ex GATT/s general agreements in trade and tarifs and services nuk mund te lejohen nderhyrjet qeveretira ne keto dfush sociela sepse 'laiser faire" ben te mundur qe te eleminohen taxat dhe tarifat dhe te ulin resorcat qeveritare per investime ne straten sociale. Gjithashtu qeverite klientaliste si ajo shqipatre mundohen qe kur jane ne pushtet te vjedhin vendin dhe ta shkaterrojne, dhe jo te ndihmoje. Me teper, vendeve te zhvilluara kane krijuar nje sistem sipas Uruguai Round qe te bejne te mundur sistemin e patentave dhe te licensave qe nje produkt teknologjik, bioteknik e shume te tjere te paguhet nje shume e konsiderueshme pr ta perdorur ate lloj teknologjie apo produkti. Kjo gje nuk eshte e mundur ne boten e trete sepse nuk kane mundesite financiare qe ti blejne, dhe kjo violon te drejtene perhapjes se teknologjise se re per te mirembajtur ambjentin dhe jeten humane. Ky ka qene shkaku kur uganda hoddhi ne gjygj nje nga kompanite farmacceutike ne panelin nderko0mbetar te Wto per srsye se swka mundesi te paguaj illacet me nje cmim aq te larte per Aids, sipas arsyes se National sovergnity, ose mbihetim nacional.
    e shume gjera te tjera qe dua te shkruaj por tani nuk kam kohe, nje here tjeter.
    Thnx
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  10. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Dita botėrore e refugjatėve

    Po mbahen aktivitete tė ndryshme gjithandej botės pėr tė shėnuar Ditėn Botėrore tė refugjatėve, njė fushatė vjetore pėr ngritjen e vetėdijes rreth problemeve me tė cilat pėrballen viktimat e luftės dhe tė persekutimit.

    Rreth shtatėdhjetė vende - nga Japonia deri nė Republikėn Demokratike tė Kongos - po mbajnė konferenca, shfaqje artistike me pėrqėndrim nė temėn e kėtij viti tė problemeve me tė cilat pėrballen refugjatėt e rinj sikundėr janė rekrutimet e dhunshme ushtarake dhe shfrytėzimi seksual.

    Duke folur nė vigjilie tė Ditės botėrore tė refugjatėve, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, tha se derisa ndihma humanitare ka ndihmuar qė tė lehtėsohen vuajtjet e refugjatėve, kjo asnjėherė nuk mund tė zėvendėsojė zgjidhjet e problemeve aktuale qė shkaktuan zhvendosjen e njerėzve.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Emra Ilire Te Vendeve Dhe Lumenjve Ne Serbi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 19:21
  4. G-8 anulon borxhet e 18 vendeve tė varfra
    Nga D&G Feminine nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 16:01
  5. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •