Mendon qe ke dhene nje koment per at cfar ,,shkarravita'' une,por ne fakt asgje nga ajo.Ai nuk ishte kryeplaku im,as kurkund nuk permenda kanunin...Pra nuk ka asnje lidhje me ate kryeplakun tend dhe kanunin gjithashtu.Kjo jete liberale ka nevoje per koncepte te reja , ka nevoje per formatime te reja , pra unifikim te popullsise si ne pikpamjen shpirteore ashtu dhe ne ato politike.
Tani po Ju drejtohem pikrisht Juve Anesti_55,pse gjithe kjo urrejtje ndaj Islamit?
Me beso qe ne Kosove para luftes se fundit kurr apo shum rralle kemi pas konflikte nderfetare mes Shqiptarve,une nuk dij nga vini Ju por keto gjera u perhapen me nje shpejtesi aq te madhe sa qe vertet kam fillua mos t'a njoh popullin tim.....
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Kjo per kombin eshte nje vlere dhe pasuri e cmuar dhe jo prapambeturi.
Nese aspirojme per bashkejetese me europen, nese deri me sot emigrimin per te shpetuar nga skamja e beni me keto vende , keni pare ju ndonjehere qe keto europiane te kekrojne te marrin nga keto vlerat tuaja? Vlere kulturore etj....lejne kur jane konkuruese ne tregun kultuore. Me duket se jo vetem nuk pyet kush per kulturimin tuaj , perkundrazi konsideroheni nje rrezik per civilizimin perendimore.Besoj se kjo eshte e vertete.
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
Nuk impunojm asgje, nuk shesim asgje. Feja jon eshte prezente, dhe sot e kesaj dite nuk jan emigruesit ata te cilt e organizojn jeten fetare ne perendim, por autoktonet e konvertuar qe punojn nate e dite qe familjaret dhe rrjeti i tyre i ngushte ta perfaqësojn kete besim.
Nuk jam kunder ndertimit te nje xhamie me arikitekture moderne ne Prishtine, Tirane etj.
I kam permendur disa nga arsyet kryesore apo anet negative te ndertimit te nje xhamie te tille ne vend prominent, ne kryeqytetin e Kosoves, ne nje vend europian, me ambicie europiane dhe ne pergjithesi me nje shoqeri qe nuk jetone , nuk do te jetoje dhe nuk mund te jetoje konform rregullave te islamit.
Dhe nese vertete do te ndodhte dicka e tille, d.m.th. rritje e dukshme e identitetit islamik, cofte edhe vetem simbolikisht, permes xhamive te medha ne vende prominente, kjo nuk do te ishte aspak ne favor te mireqenjes se pegjithshme afatgjate te Kosoves, qytetareve te saj dhe popullit shqipetar ne pergjithesi. Prandaj, ndertimi i xhamive te tilla mund ti demtoje dhe pengoje shqipetaret dhe ambicjet e tyre per intergrim dhe trajtim te barabarte ne Europe. Edhe islamiket radikal edhe armiqte e Kosoves do te keqperdorin keso simbolesh per qellime te tyre politike, ne kurriz te qytetareve te Kosoves dhe te ardhmes se tyre.
Une e kam te qarte se shumica e besimtarve musliman, vecanarisht e atyre "modern" qe dhe nga pamja e jashtme, veshja etj. me teper jane te orientuar kah arabia apo afrika veriore etj., e kane relativisht veshtire te jetojne ne nje shoqeri te perbashket me "musliman", te cilet ne pergjithesi nuk e perfillin pothuajse asnje rregull themelore te islamit sic predikojne, preferojne dhe jetojne ata, familjaret dhe komuniteti pakice i tyre. Madje disa nga ta mund ta ndjejne veten edhe si te huaj ne vendin e vete. Prandaj, edhe pse nuk i perkrahi dhe ndonjehere i kudershtoje kerkesat, deshirat dhe ambiciet e ketij grupi, perkrahesve dhe simpatizanteve te tyre, une i kuptoje ato dhe nuk i konsideroje si ilegjitime. Kjo varet ne radhe te pare nga propocionaliteti ne mes te kerkesave dhe ambicieve te tyre fetare dhe kerkesave dhe ambicieve te shumices dhe interesave individuale, shoqerore dhe kombetare. Prioritetet pastaj mund te vendosen me pajtim ose me mospajtim. Varesisht nga rasti.
Per disa gjera nuk do te arrihet kurre zgjidhje perfundimtare, e pranuar nga te gjithe, dhe diskutimet do te vazhdojne der ne fund te botes...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 11-10-2012 më 10:04
Pas lufte në kryeqytet: 11 xhami, vetëm 2 me leje
Prishtinë, 15 tetor – Vetëm dy nga 11 xhamitë e reja që janë ndërtuar pas luftës në Prishtinë, kanë leje ndërtimi. Kështu ka deklaruar për “Kohën Ditore” kreu i Drejtorisë së Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Behxhet Musliu, duke sqaruar në detaje se pas lufte në Prishtinë janë ndërtuar xhami pothuajse në çdo lagje të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtu ai ka përmendur xhaminë e ndërtuar në “Kodrën e Trimave”, në “Kodrën e Diellit”, në “Arbëri”, në Fushën e Pajtimit, lagjen “Taukbashçe”, në “Tophane”, tek tregu i Komunës në afërsi të ish-Fabrikës së Amortizatorëve, në lagjen “Sofalia”, në lagjen “Kalabria”, si dhe zgjerimi i dy xhamive të vjetra, njëra në afërsi të tregut të gjelbër dhe ajo në Lagjen e muhaxhirëve.
E në këtë listë nuk hyjnë edhe dy xhamitë më të reja që kanë filluar të ndërtohen, njëra në lagjen “Mati”, dhe njëra në “Taslixhe”, tek të cilat ka ndërhyrë Inspektorati komunal për të parandaluar ndërtimin, pasi që edhe ato janë pa leje ndërtimore.
Musliu ka pohuar se disa nga këto xhami madje janë ndërtuar edhe në pronë komunale dhe madje pa vendim të Komunës për ndarje të parcelës, si dhe pa u pajisur fare me leje ndërtimore.
“Me përjashtim të dy xhamive, asaj në Lagjen e Pajtimit, si dhe në Kalabri, si dhe xhamisë së rindërtuar tek Tregu i Gjelbër, të gjitha objektet e tjera fetare të ndërtuara pas lufte nëpër qytet, nuk kanë leje ndërtimore”, është shprehur Musliu.
Ai madje ka përmendur se leja për rindërtimin e xhamisë tek Tregu i Gjelbër është tejkaluar, pasi që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) as këtu nuk ka respektuar parametrat që janë dhënë përmes lejes së ndërtimit.
“Edhe aty ka pasur shumë tejkalime të lejes ndërtimore”, ka nënvizuar Musliu.
Ai ka shtuar se Komuna madje nuk i di as kufijtë e parcelave të xhamive të ndërtuara pa leje.
“Disa nga to janë ndërtuar jo vetëm pa leje, por edhe në pronë komunale, pa pasur vendim të Kuvendit Komunal, ndërsa atyre nuk u dihen as kufijtë”, ka deklaruar Musliu.
E zyrtarë të lartë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës e pranojnë se pas lufte pothuajse në çdo lagje të qytetit janë ndërtuar xhami të reja.
Adnan Bërbatovci, sekretar në këtë Këshill, ka thënë për gazetën se ndërtimi i të gjitha xhamive është bërë me kërkesë të besimtarëve, për çka ata kanë shprehur nevojën për objekte të kultit, pasi që ka pasur mungesë të madhe të tyre.
“Këto xhami janë ndërtuar me kërkesë të besimtarëve, që njëkohësisht janë edhe votues të Komunës, e madje ka kërkesa edhe për xhami të tjera të reja”, ka thënë Bërbatovci.
Ai vetë i ka përmendur me emra secilën prej këtyre xhamive të ndërtuara, por ka deklaruar se pos atyre që ka ndërtuar me lejen e Komunës, ka edhe disa të tjera që, sipas tij, janë “mesxhid”, apo shtëpi private të shndërruara në xhami.
Të tilla, sipas tij, janë xhamia në “Bregun e Diellit”, dhe ajo tek Tregu në afërsi të ish-Fabrikës së Amortizatorëve.
Ndryshe, Bërbatovci nuk ka pranuar të thotë se cilat nga xhamitë janë ndërtuar pa leje dhe pa vendim të Komunës, ndonëse nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Ne kemi ndërtuar disa xhami apo objekte të kultit pa leje ndërtimore, por kjo është bërë me kërkesë të besimtarëve të fesë islame”, ka vlerësuar Bërbatovci. (![]()
)
Por, për këtë ai ka kërkuar “mirëkuptim” nga Komuna e Prishtinës.
“Të gjitha kontestet që mund të ekzistojnë rreth këtyre xhamive, qoftë pronësore apo të tjera, besoj se do të zgjidhen me një mirëkuptim ndërmjet Komunës dhe BIK-ut”, ka thënë Bërbatovci.
Ai është shprehur i bindur se një mirëkuptim i tillë edhe do të gjendet, përderisa publikisht ka deklaruar se BIK-u falënderon Komunën për ndarjen e trojeve për të ndërtuar xhami të reja, siç është ajo tek Fusha e Pajtimit, në Kalabri e së fundi edhe për Xhaminë Qendrore së cilës i është vënë guri i themelit para pak ditësh, në afërsi të Postës së Re.
“Ne e falënderojmë Komunën për ndarjen e trojeve për ndërtimin e xhamive që janë ndërtuar në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve të fesë islame”, ka thënë Bërbatovci.
Ndonëse, në BIK nuk janë deklaruar fare nëse për xhamitë pa leje është bërë kërkesë për legalizim në Komunë, në listën zyrtare të aplikuesve për legalizimin, të cilën e ka gazeta, rezulton vetëm një kërkesë për legalizimin e një xhamie. Fjala është për një kërkesë që është adresuar në emër të BIK-ut, për një xhami të paraqitur si e ndërtuar në lagjen “Vellusha” nr.15.
Megjithatë, sipas zyrtarëve të lartë komunalë xhamitë, ndërtimi i të cilave ka përfunduar, nuk pritet të rrënohen, edhe nëse për to është aplikuar gjatë procesit të legalizimit apo jo.
Muhamet Gashi, kryeinspektor në Komunë, ka thënë se ato objekte të kultit që tashmë janë ndërtuar në Prishtinë, duhet t’u jepet mundësi që të legalizohen.
“Atyre duhet t’u jepet mundësia për t’u legalizuar, kurse për objektet e reja që llogaritet të ndërtohen, për to patjetër duhet të jenë me leje ndërtimore, sepse normalisht që edhe BIK-u duhet të respektojë ligjin”, ka saktësuar Gashi.
Ai ka vlerësuar se objekte pa leje janë ndërtuar gjithkah nëpër qytet në 20 vjetët e fundit, përfshirë këtu edhe xhamitë.
“Dhe atyre që janë përfunduar me ndërtim duhet t’u jepet mundësia për legalizim, dhe nuk mund të hyhet me rrënim, para se të shikohet mundësia e gjetjes së ndonjë mënyre për legalizimin e tyre, përmes adoptimit të planeve rregulluese”, ka theksuar Gashi.
http://www.koha.net/?page=1,31,119108
Krejt Prishtina pas 99-es esht ndertim i eger , cka po habiten per xhamite ?
Ne zemer te Prishtines jan ndertu qindra objekte pa leje , cdonjera per nja 10 her me e madhe se xhamite.
Ndertesa 10 kateshe te ndertuara pa leje , i kan ngjit njera me tjetren , skan lon as vend per parkim , ndersa rruget i kan ngushtu sa qe smund te kalojn dy vetura.
Shum bukur qe po nderohen xhami , do te ndertohen dhe tjera , por jo me prish shkolla e spitale , qaty ku ka hapesir te lire , qaty me i ndertu.
Shqiperi eshte edhe Cameria
Krijoni Kontakt