Argumento perpara se me xhamine e madhe te prishtines "forcohet orientmi islamik" i kosoves. Pastaj mund ti sterhollojm meselet tjera.
Ju dashamira e kapni problemin nga bishti, kjo, sepse jeni tendecioz dhe me kete edhe nuk i shihni kontradikta masovike qe i sillni ne tryeze per te argumentuar ose kunderargumentuar.
Une pikerisht te shkruajat, se ne "perendimin e admiruar", nuk mungon identifikimi shpirterore edhe ne sferen e ndertimit, ku rrendesi nuk ju kushtohet vlerave primitive (gigantomanise, tendences politike, nxitjes dhe urejtjes ndernjerezore), por atyre cilesore (arkitektures, ambientit, nevojes shoqerore)......rrjedhimisht nga kjo, ne perendim ndertohen edhe xhamia....
me nderime
albanish by nature
Eshte fare normale kjo dhe nuk do te thote se njerzit ishin me cilesore ne ate kohe , jo aspak.Kur vepronte kanuni e kryeplaku dhjete shtepi kishte katuni dhe ato ne distance , ku banoret vetem sa arrinin te pershendeteshin duke thirre ne distance dhe kaq, e gjithe jeta ishte punimi tokes, mbajtja e bagetise dhe ne prendim te diellit ,futu ne shtepi. Pra mundesite per grindje ishin fare te pa perfillshme.Sot njeriu ne nje komunitet me 30 mije banore, ka rreth tij ne cdo minute 100 vete dhe mundesia per tu konfliktuar eshte shume prane. Pra nuk ka asnje lidhje me ate kryeplakun tend dhe kanunin gjithashtu.Kjo jete liberale ka nevoje per koncepte te reja , ka nevoje per formatime te reja , pra unifikim te popullsise si ne pikpamjen shpirteore ashtu dhe ne ato politike. Shqiptaret ne te dyja keto formatime, nuk bashkeveprojne nga frymezimi i mesimeve te tyre,por nga urrjtja qe sjell ndasia.Ne jemi sot ne dy kampe armiqsh te ndare nga politika si presekutore dhe te presekutuar , por po fillojme te shtojme dhe nje urrejtje tjeter , ate fetare , pa respektuar parimin e meismeve te tyre ne te mire te njeriut, por duke u sjelle sipas urrejtjes qe sjell ndasia.Shqiptaret mjafton ti ndashe ne grupe dhe do te perftosh urrejtje pa fund.Perfundimisht kjo eshte sjellje e nivelit primitiv. Njeriu per tu shkepute nga "pylli" gjeja e pare qe e ndihmon ate eshte ndryshimi i vazhdueshem .................
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
Ne perendim nuk ndertohen xhamia...
Ne perendim lejohet ndertimi i xhamiave, nese paraprakisht permbushen shume kushte, te cilat ne rastin e Kosoves dhe te vendeve me shumice muslimane do te percilleshin se paku me protesta masive nese jo me randalime.
Problemi nuk qendron ne faktin se parimisht cdo komunitet fetar, pavaresisht numrin e anetareve, ka te drejte te ndertoje cfardo objekti fetar, te cfardo madhesie dhe forme etj., perderisa i permbushe kushtet e kerkuara me ligj.
Problemi qendron ne mesazhin, domethenjen dhe perceptimin e objektit nga recipientet (publiku) apo ata qe e shikojne, vizitojne dhe te cileve ju dedikohet ose jane shenjester. D.m.th. ne rastin e Kosoves dhe te shteteve me shumice muslimane, sidomos atyre ne Europe, nuk eshte me rendesi primare forma apo arkitektura e objektit, edhe nese ky do te ishte qellimi i vertete dhe i vetem i ndertuesve, por kryesisht mesazhi fetar (dhe politik). Shumica e vezhgueseve, e vizitoreve (te huaj dhe vendas) dhe e atyre qe ju dedikohet ne rastin e Kosoves nje xhami te tille nuk e shikojne ne radhe te pare si vlere akitekturale, por si shenje te forcimit te identitetit musliman (ose islamik) te shoqerise dhe te vendit.
Varesisht nga vendi i ndertimit dhe forma, objekti i tille mund te shenderrohet edhe ne nje nder simbolet kryesore te identitetit kombetar, gje qe eshte dhe do te ishte e pafavorshme per popullin dhe vendin. Sepse ne ndodhemi dhe duhet te jetojme ne Europe, ku shumica absolute e njerezve kane rezerva te medha ose nuk i pranojne kulturen dhe traditat muslimane apo islamike si te barabarta.
Dicka e ngjashme, edhe pse ndoshta ne permasa shume me katastrofale, do te vlente nese Kosova dhe Shqiperia me shumice krishtere do te ndodheshin ne Lindje te Mesme. Pra, eshte e palejueshme qe te injorohen dhe anashkalohen realiteti dhe rrethanat konkrete.
Per besimtarin e vertete eshte relativisht lehte dhe thjeshte. Sepse ai ose nuk ka fare problem te veteizolohet dhe te jetoje se bashku me ata qe besojne si ai perafersisht ashtu sic e thote Kurani apo interpretojne hoxhallaret etj., ose vetembrohet apo lufton ne emer te Allahut dhe Kuranit per ta "cliruar" vendin nga jobesmtaret dhe per ti vendosur rregullat e veta (te Kuranit)...
Por, shumica e shqipetareve (edhe atyre te Kosoves) nuk jane, nuk deshirojne te jene dhe nuk do te duhej te beheshin as perafersisht besimtare te tille, nese deshirojne te bejne jete normale dhe te krahasueshme me shumicen e europianeve tjere...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-10-2012 më 05:46
Vellau im, keto nuk jane argumente !!!, por thjesht pikepamje dhe supozime !!!, europjanet nuk miren me kesisoj muhabetesh, andaj edhe e propagojne "sekularizmin" qe paraprakisht kesaj forme te "arsyetimit" qe e perdore ti, ja presin pejte dhe ja zbehin ose asgjesojne hovin !!!
Pikerisht argumentet arkitektonike jane te vetmit valid, qe i kushtezojne xhamiat ne ndertim, por nuk mund te ndalohet ndertimi i tyre.
Ka dy kendveshtrime ketu ne lidhje me aspiratat europjane te popullit shqiptare, njeri sociologjik, tjetri ekonomik.
Sa i perket buketit sociale te popullit tone, ne perendim akoma njihemi "siperfqesisht" si nje popull tolerant dhe i harmonizuar, gje qe ne perpjesetime te larta eshet edhe e vertete (ne mund tash te hamendemi ketu, se si do te ish kjo pasqyre, po qe se populli jone te kish nje perpjesetim tjeter fetare).
Sa i perket sigurise juridike, jemi nje zero e madhe, ku investimet e vendeve perendimore jane thjeshte as ne forme simbolike prezente !!!!, perpos turqise, e cila thjeshte e shfrytezon faktin se jemi shumice muslimane dhe me kete bindet forte ne "besimin" tone, duke e anashkaluar hendekun e thelle qe ekziston ne aspektin juridik. Eshte e patjetersueshme qe edhe ne vendin tone OLIGARHIA te dominoje ne fushen e ekonomise, perderisa te formohen strukturat ekonomike....pastaj eshte poashtu e patjetersueshme siguria juridike, ngase VET OLIGARHET do te kene nevoje per te mbrojte vetveten.....pra, mendoj se ne kete aspekt do te kemi nevoje te presim edhe me se paku 10 vjet tjera....
Ska mistere tjera ne lidhje me aspiratat europjane dhe pengesat e mundhsme ne ate rruge.....argumentoni se XHAMIA e perforcon "orientimin islamik"....ndoshta ka perendimore qe "nuk ju besojn" statistikave, por "derrgucit" ne barkun e disa shqiptareve....
me nderime
albanish by nature
Europianet merren patjeter me "kesisoj muhabetesh"...
Nuk e di ku jeton apo ke jetuar, por aty ku une jetoje dhe kam jetuar nga pjesa me e madhe e shoqerise realisht nuk pranohet ndertimi i xhamive te medha ne qytete kryesore. Nje pjese e vendasve madje protestojne kunder ndertimit te xhamive te tille. Por, sic e thashe edhe me heret, vendasit autokton muslimanet i konsiderojne dhe i trajtojne si te huaj. Dhe feja ne vende perendimore konsiderohet kryesisht si ceshtje personale. Sjellja e vendasve autokton ndaj te huajve (edhe muslimaneve) eshte kryesisht injorance dhe dezinteresim. Sepse nga masat e vendesve keto pakica te te huajve, pavaresisht statusit te tyre juridik, vendit te lindjes etj., llogariten ende si punetore sezonal, turiste, njerez me qendrim te perkoheshem...ose ne pergjithesi pa ndikim te madh shoqeror.
Tek pas 09/11 2001 eshte rrite deri ne njefar mase senzibiliteti i masave per keto shtresa te shoqerise...
Me fjale tjera: Ndertimit te xhamiave nga shumica e vendasve megjithate nuk i jepet rendesi aq e madhe, perderisa muslimanet (si grup) llogariten si te huaj dhe pa ndikim te rendesishem ne institucionet relavante te shtetit dhe shoqerise.
Dhe, nuk duhet harruar se muslimanet ne perendim, per dallim nga ata te Kosoves, nuk i takojne nje grupi etnik dhe nje rrethi kuluroror. Gje qe gjithashtu eshte pengese mjaft e madhe per rritjen e ndikimt te muslimaneve ne perendim...
Ndertimi mund te ndalohet edhe per shume arsye tjera, por kjo nuk ka qene dhe nuk eshte problematika qe kam tematizuar une...Pikerisht argumentet arkitektonike jane te vetmit valid, qe i kushtezojne xhamiat ne ndertim, por nuk mund te ndalohet ndertimi i tyre.
E kam argumentuar.Ska mistere tjera ne lidhje me aspiratat europjane dhe pengesat e mundhsme ne ate rruge.....argumentoni se XHAMIA e perforcon "orientimin islamik"....ndoshta ka perendimore qe "nuk ju besojn" statistikave, por "derrgucit" ne barkun e disa shqiptareve....
me nderime
Perndryshe, ndertimi i nje xhamie te madhe, si po perflitet, me e madhja ne Ballkan, eshte dhe do te kuptohet patjeter si statement politik per verifikimin dhe perforcimin e identitetit musliman (ose islamik) te Kosoves. Nje gje e tille nuk mund te thuhet per ndertimin e nje xhamie ne kryeqyretin e nje vendi, ku p.sh. 95% do te ishin te krishtere...
Unë besoj se pengesa më e madhe për ndërtimin e xhamive janë besimtarët mysliman. Arsyeja se ata nuk mbajnë/konsiderojnë fenë si diçka personale është problemi më i madh.
Pra në qoftë se feja do ishte diçka krejt personale kujt do i interesonte se sa xhami ndërtohen? pra askujt!
Që nga çasti që ata i lejojnë fesë të tyre të bëhet një vegël (në duart e tyre ose të huajve) e rrezikshme për shoqërinë, identitetin, patriotizmin Shqiptarë, atëherë është logjike, që të gjithë ne që vëmë Shqipërinë mbi gjithçka, të kundërshtojmë.
Kundërshtimi tonë nuk është arrogancë apo përbuzje, është një reagim për të mbajtur/shpëtuar ato pak gjëra që kanë ngel pa u prishur akoma!
Ky nuk është një qëndrim kundër myslimanëve, po të njëjtin qëndrim kemi edhe kundër ortodoksëve kur i lejojnë fesë të kaloj kufirin personal dhe të bëhet vegël e rrezikshme në duart e disa përfaqësuesve të politikës greke!
Krijoni Kontakt