Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e MariglenD
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Postime
    17

    Roli i Pjeter Bogdanit ne historine shqiptare

    Ne baze te kesaj:



    "Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. De Prop. Fide alvmno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scvporvm ac totivs regni Serviae Administratore"

    ... na e bejne Pjetrin Maqedon. Nuk eshte gje e re, por eshte gje qe iriton nga pak...

    Kush ka, dhe cysh ka, postoni ketu per Pjetrin...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Cte bene pershtypje? Maqedon nuk ishte Aleksandri i Madh? Gjergj Kastrioti i Madh paraardhes te Shqiptareve nuk i quajti dhe Aleksandrin te Madh?Ne shekujt te mesjetes disa here pervec "Illyriens" Shqiptaret i quanin dhe Maqedonas. Pse? Sepse Maqedonasit ishin nje fis me origjine Ilire qe gradualisht u helenizua.

    Por sduhet te ngaterrohemi dhe te besojme qe ai qe shkruante "Macedone" te ky liber ne shekullin te 17, nuk fliste per sllavobullgaret qe morren kete emer ne fillim te shekullit te 20. Deri athere(por dhe sot) si Sllavobullgare ishin te njohur.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    ZVICER
    Postime
    27
    marre nga www.shkoder.net


    Pjetėr Bogdani (1665-1689)
    Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare.

    Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe. Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar. Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
    Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.
    Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.
    Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme.

    Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore, sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.
    Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.
    Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet. Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.
    Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
    Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore shqiptare.
    Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000 vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500 vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639" ...etj.
    Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė zemėrorė se tė tjerėtė".
    Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė skllavėrisė sė popullit.
    "Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė t'pafevet"... Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.
    Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė, sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse, duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė larta shprehjeje e stili...

    -- pėrgatitur nga: Denis Zavalani
    .....DHE ANIJA MBET PA DET POR DHE DETI PA TE MBET.......

  4. #4

  5. #5
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga MariglenD Lexo Postimin
    Ne baze te kesaj:



    "Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. De Prop. Fide alvmno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scvporvm ac totivs regni Serviae Administratore"

    ... na e bejne Pjetrin Maqedon. Nuk eshte gje e re, por eshte gje qe iriton nga pak...

    Kush ka, dhe cysh ka, postoni ketu per Pjetrin...
    Epirot ! Maqedon , Ilir apo edhe Greke kane qene emra mesjetare te shqiptareve !

    E KAM THENE 100% QE NE MESJETE SHQIPOT KONSIDEROHESHIN GREKET E LASHTE !

    greket modern jane nje grumbull sllavesh , arabesh edhe armenesh me nje gjuhe qe e shpiken 2 shekuj me pare.
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga MariglenD Lexo Postimin
    Ne baze te kesaj:

    "Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. De Prop. Fide alvmno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scvporvm ac totivs regni Serviae Administratore"

    ... na e bejne Pjetrin Maqedon. Nuk eshte gje e re, por eshte gje qe iriton nga pak...

    Kush ka, dhe cysh ka, postoni ketu per Pjetrin...
    Eshte perdorur si emertim gjeografik, ashtu sikurese edhe Epirot. Kjo ka qene e zakonshme ne Mesjete...

    Psh, mbreterit burbone te Napolit mbajten per nje kohe te gjate nje trupe mecenaresh shqiptare qe quhej Reggimento Real Macedone, dmth Regjimenti Mbreteror Maqedon ("maqedon", ne kete kontekts i referohet perberjesh kryesisht Arberore te repartit).
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kush ėshtė Pjetėr Bogdani?

    tė studiueses Odette Marquet,

    Botuar nga Shtėpia Botuese "At Gjergj Fishta",
    Shkodėr 1997.

    Biblioteka "Mendimi Shqiptar"

    Kėtė pėrmbledhje letrash tė Pjetėr Bogdanit, autorja me origjinė franceze, mike e popullit shqiptar, njėkohsisht misionare katolike nė Shqipėri, ia kushton popullit shqiptar, kudo ku gjendet, "Gjakut tė shprishur e tė shpėrndarė", tė gjithė atyre, qė kushtet e jetės i detyruan tė marrin rrugėn e mėrgimit pėr tė ruajtur identitetin e vet, tė gjithė atyre, tė cilėt mbetėn nė atdhe dhe atje qėndrojnė pėr tė shpėtuar vendin e tyre tė kėrcėnuar edhe sot. Ata janė trashėgimtarė tė denjė tė Bogdanit, i cili ia dhuroi jetėn popullit tė vet.

    Paraqitja e autorit:

    Pjetėr Bogdani zė njė vend tė dorės sė parė nė letėrsinė e vjetėr shqipe, nė sajė tė botimit tė librit tė tij "Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi...", qė doli nga shtypi pėr herė tė parė nė vitin 1685 nė Padovė. Dy botimet e tjera do tė vijnė njėri pas tjetrit nė vitin 1691 dhe tjetri mė 1702. Interesi i zgjuar nga kjo vepėr ėshtė nė radhė tė parė teologjik sepse bėhet fjalė pėr jetėn e Jezu Krishtit, por edhe shkencor. Pranė tė dhėnave biblike gjenden edhe disa interpretime shkencore mbi dukuritė e natyrės, tė bazuara nė astronomi.




    Me prejardhje nga Kosova, pikėrisht nga Guri i Hasit, fshat i vendosur jo larg nga Prizreni nė kufi me Shqipėrinė e sotme. Nė atė kohė kjo krahinė ishte e pėrfshirė nė tė ashtuquajturen Servi. Ai vjen nga njė familje shqiptare qė ka ruajtur religjionin e vet burimor katolik megjithė islamizimin politiko-fetar tė dhunshėm. Gjejmė personalitete tė famshme tek paraardhėsit e tij: Pjetėr Mazrreku, Primat i parė i Servisė, kyeipeshkėv i Tivarit (1630) dhe Andrea Bogdani, Kryeipeshkėv i Ohrit (1652) dhe i Shkupit (1655).

    Datėlindja e tij mund tė caktohet midis viteve 1620 dhe 1628. Janė kėto dy datat ekstreme qė rezultojnė nga konsultimi i dokumenteve tė ndryshme.

    Hulumtimet mbi origjinėn e familjes sė tij shpien autorin ta konsiderojė si e fisnikėruar nga mbreti serb Stefan i Madh, pėr cilėsitė e bujarisė dhe tė besnikėrisė. Por emri i tij mund tė vijė nga toponimi "Bojdan" i pėrdorur nė Shqipėri, sikur mendojnė disa shkencėtarė...

    Rraskapitja e madhe pėr shkak tė shendetit dhe situatės sė vėshtirė e shtėrngoi Andrea Bogdanin t'u drejtohet autoriteteve kishtare pėr tė dhėnė dorėheqjen nga funksionet e tij nė dobi tė tė nipit, qė do ta marrė administrimin e dioqezės sė Shkupit nė vitin 1677. Pjetėr Bogdani shkroi njė letėr apologjike mbi jetėn e Andreas, me rastin e varrimit tė tij nė vitin 1684, duke i theksuar ndjenjat e tij patriotike, karizmen profetike, shpirtin e fesė dhe tė lutjes nė mes tė turbullimeve tė mėdha dhe persekutimeve tė vazhdueshme. Shenja misterioze tė shoqėruara me mrekullira do tė shfaqen pas vdekjes sė Andrea Bodganit nė qytezen e Janjeves ku ishte varrosur brenda Kishės. Banorėt e feve tė ndryshme panė nė kėto mrekullira dėshminė e shkėlqyer tė shenjtėrisė sė tij.

    Rrethanat historike dhe fetare

    Perandoria Osmane sundon nė Ballkan tash prej dyqind vjetėsh; kishte vendosur njė pushtet tė fortė pėr t'i qeverisur tė nėnshtruarit. Sillte me vehte njė fé tė re dhe impononte tatime tė larta pėr familjet e krishtera, sidomos, ato katolike. Ajo me veprimin e saj ai arriti qė fenė katolike ta lėshojnė njė numėr i madh shqiptarėsh edhe pse ky lėshim s'pati kurrė themele vertet tė rrėnjosura. Nė kohėn kur Bogdani i shkruajti letrat dhe veprat e tij, ėshtė duke u zhvilluar Lufta Turko-Venedikase e Kandisė (1644-1669). Kjo ngjarje shėnon etapėn e parė tė jetės sė tij, ndersa gjatė viteve tė fundit tė jetės do tė bashkohet me trupat e Aleancės sė Shenjtė kundėr turqve (1683-1689). Ai gjendet pranė gjeneralit Pikolomini, i cili vdiq nga murtaja para se t'i marrė sakramentet e fundit nga dora e arqipeshkvit tė pranishėm nė ballė tė luftės pėr t'i nxitur e dhėnė kurajo ushtarėve.

    Kisha kujdeset me vemendje pėr besimtarėt qė jetojnė nė kėto krahina in partibus infidelium. Ajo sjell njė ndihmė zemėrgjėrė sa materiale aq edhe shpirtėrore, siē dėshmojnė shumė letra tė Bogdanit, pėr t'i mbajtur kėto popullata aq tė sprovuara nė fenė e tyre dhe t'i pengojė qė tė mos e mohojnė atė pėr arsye financiare. Pėr fat tė keq largėsia nuk e lejon gjithmonė ta vlerėsojė gjendjen me saktėsi. Megjithatė Bogdani do ta lėvdojė pėrherė sinqeritetin, zemėrgjerėsinė dhe gadishmėrinė e Kishės pėr ta ndihmuar dhe njėkohsisht do ta ēmojė kėrkesen e saj pėr ta ditur tė verteten.

    Institucionet e ndryshme kulturore-fetare u krijuan pėr t'i plotėsuar nevojat e popujve qė vuajnė nėn zgjedhėn otomane. Nė sajė tė tė ungjit Andrea, Pjetri mundi tė regjistrohet nė Kolegjin e Loretos, qė drejtohej nga Jezuitėt pėr t'i formuar priftėrinjtė dhe udhėheqėsit e kombeve ballkanike: Bullgarisė, Dalmacisė, Hungarisė, Servisė dhe Shqipėrisė. Ky kolegj, bashkė me atė tė "Propagandės Fide" pėrbėjnė dy qendrat kryesore tė formimit fetar e kulturor qė do t'i japin Bogdanit mundėsinė tė fitojė njė pjekuri humane e intelektuale tė shkallės sė lartė. Nė kėtė mes do ta farkojė personalitetin e tij nė sajė tė edukatorėve tė aftė jezuitė, feja e tij do tė bėhet e patundur dhe do t'i japė mundėsi pastaj qė me punė tė palodhshme ta pėrballojė jetėn e rėndė nga pėrndjekjet e njėpasnjėshme dhe shtypjet e tmerrshme.

    Tė mposhtet errėsira e padijes, tė ndriēohen njerėzit me anė tė diturisė: i tillė ėshtė ideali fisnik qė frymėzon Bogdani nė letrėn e parė qė kam gjetur dhe qė daton nė vitin 1647.... Tė edukohen bashkėatdhetarėt, tė punohet pėr kthimin e tyre nė gjirin e Kishės Katolike, qė tė lindė mes tyre "Njė Skanderbeg i ri", tė tilla janė deshirat e Bogdanit nė vitin 1658....Me anė tė diturisė Bogdani dėshiron tė nxisė njė vetėdijėsim qė do tė ēojė nė udhė tė ēlirimit. Ai tejkalon suazėn fetare dhe merr parasysh njė plan shumė mė tė gjėrė, mė njerėzor dhe mė patriotik.... kete linkun poshte me gjersisht
    http://www.google.se/url?sa=t&source...h5Xm_Ja-gG4bSg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 25-02-2010 mė 11:27

  8. #8
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    E para, sllavet e Fyromit (nqs pretendojne per kete gje) jo qe i han palla per Pjeter Bogdanin por mundohen te gjejne prezencen e etnomit maqedon ne ate periudhe dhe deshirojne ta vertetojne qe veten e kane quajtuar maqedon ku ne fakt deri vitin 1850 me kronologji te shumta ata jane quajtur sllav, bullgar, serb, rus etj. dhe kurr maqedon.

    Dhe ne e dijme mire qe shqiptaret ne mesjeten e vonshem jane etikuar si epiriot, maqedon, ilir.

    Po ashtu edhe vete Skenderbeu ne letershkembim te derguar ndaj princit te Torantos shqiptaret i quan pasardhes te "maqedoneve dhe epirioteve". Keshtu qe s'ja vlen mu marr me budalliqet e sllaveve-fyromit se dihet si e perdorin seriozitetin ne histori.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    nese serbet thon se ne jemi shqiptar,shqiptaret do heqin dor nga ky identitet ,se thom kot jemi fare e perqarjes dhe sjemi hiq.e keqja me e madhe e popullit tan esht injorannca.se ka thon kot as gjergj fishta i madhe ket.

  10. #10
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch Lexo Postimin
    E para, sllavet e Fyromit (nqs pretendojne per kete gje) jo qe i han palla per Pjeter Bogdanin por mundohen te gjejne prezencen e etnomit maqedon ne ate periudhe dhe deshirojne ta vertetojne qe veten e kane quajtuar maqedon ku ne fakt deri vitin 1850 me kronologji te shumta ata jane quajtur sllav, bullgar, serb, rus etj. dhe kurr maqedon.
    Nuk ka tė bėjė me pretendime por me emėrtime mesjetare sipas provincave ose krahinave romake antike, ku ishin inkuadruar kėta popuj mesjetarė. Psh tek Barleti, arbėrit quheshin epiriot, serbėt quheshin mysė, francezėt galė, sllavėt e Dalmacisė si ilirikė, hungarezėt panonė, e kėshtu me rradhė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 27-02-2010 mė 08:20

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •