PPE: Opozita te njohe vendimin e gjykates
Rozeta Rapushi
Nuk i takon partive politike qe te shprehen nese rezultati i zgjedhjeve njihet apo jo, por drejtesise. Mesazhi i qarte per opoziten shqiptare, vjen nje dite pas mbylljes se procesit te numerimit te votave nga Kryetari i Grupit te Partise Popullore Evropiane, Joseph Daul. Pas Samitit te PPE-ve, Daul u ndal edhe ne situaten pas zgjedhore ne Shqiperi, ku kerkoi respektim te vendimit te gjykatave per zgjedhjet. Po keshtu, edhe eurodeputeti Elmar Brok, tha se opozita mund t’i kundershtoje zgjedhjet, por nuk ka arsye te vertete per ta bere kete. “Duhen respektuar rregullat. Ka nje gjykate per rezultatin e zgjedhjeve. Nuk i takon partive politike te shprehen nese rezultati njihet apo jo. Jane rregulla qe duhet respektuar sot. Eshte per kete qe ka nje drejtesi kudo. Kjo eshte demokracia e vertete”, beri te qarte Daul. Sipas tij, demokracia nuk eshte: une vendos se kush eshte zgjedhur dhe kush nuk eshte zgjedhur. “Kur votuesit kane shprehur vullnetin e tyre, kjo duhet respektuar. Sic thoshte im ate: votat duhen numeruar dhe jo peshuar”, permendi ai. Ne kete kuader, Daul u pozicionua qarte drejt faktit se ne kete situate, duhet te respektohet ajo qe thote gjykata. “Nese gjykata thote ka fituar zoteria, atehere eshte zoteria qe ka fituar. Si mund te ndodhe ndryshe? Si mund te themi dicka ndryshe nga Brukseli. Ne cdo vend ka drejtesi dhe shtet ligjor. Duhet te mesoheni me kete”, theksoi ai. Ne te njejten linje, edhe eurodeputeti Elmar Brok, tha se ne kete situate opozita duhet te mesoje qe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te nise normalisht punen e saj. “Sigurisht qe opozita mund te kontestoje zgjedhjet nese ka arsye per ta bere kete, por kam pershtypjen se nuk ka nje arsye te vertete per kete. Opozita duhet te mesoje qe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te filloje punen normale, pasi kjo eshte gjithnje menyra me e mire per tu pergatitur me vone per qeverisjen dhe jo duke ndalur progresin e vendit kohe pas kohe”, theksoi Brok. Lideret e djathte, zhvilluan ne Bruksel, takimin e Partise Popullore Evropiane, qe festoi 35-vjetorin e saj, duke afishuar dukshem influencen e saj te me lideret me te rendesishem ne institucionet evropiane. I pranishem, ishte edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili gjate bashkebisedimeve me homologet e tij, ka diskutuar pervec temave evropiane edhe per situaten post-zgjedhore ne Shqiperi. Ne keto takime te zhvilluara, kreu i qeverise Berisha shprehu gjithashtu optimizmin per situaten ekonomike ne Shqiperi e cila eshte ne kontrast me krizen qe perjetojne aktualisht shume vende evropiane.
Qendrimi
Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, tha dje se opozita shqiptare duhet te pranoje vendimin qe Kolegji Zgjedhor jep per zgjedhjet lokale ne Shqiperi. Sipas tij, keto jane rregullat e demokracise dhe ato duhen respektuar.
KJ
Krijoni Kontakt