Lëvizja e lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile janë gjashtë çështjet për të cilat Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik.
Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është edhe udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve, ka folur në detaje për secilën marrëveshje. Ajo i ka pranuar edhe lëshimet e Kosovës e edhe të Serbisë. Ka thënë se marrëveshjet janë evropiane dhe se ato e afrojnë Kosovën me BE-në.
Sipas Tahirit, Kosova nuk po bën kompromise dhe të dyja palët po mundohen që të përfitojnë sa më shumë.
Qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm me letërnjoftim. Ata nuk do të kenë nevojë që ta tregojnë pasaportën e tyre në shtetin fqinj. Doganat e Kosovës do të mbajnë vulat “Dogana e Kosovës”, dhe dokumentet përcjellëse nuk do ta kenë fjalën Republikë. Qytetarëve serbë të Kosovës do t`u hiqen tabelat e Serbisë, por do t’u mundësohet mbajtja e tabelave KS të kohës së UNMIK-ut.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se ky do të jetë një transicion.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...nga-republika/
Krijoni Kontakt