Ėshtė arrestuar nė Spanjė, pronari i kompanisė ajrore shqiptare Albanian Airlines, Ali Evsen.
Sipas mediave turke, 49 vjecari sė bashku me njė biznesmen egjiptian janė ndaluar nė Spanjė me akuzėn pastrim parash, dhėnie rryshfeti dhe korrupsion.
Duke iu referuar policisė iberike, mediat turke theksojnė se egjiptiani i arrestuar ėshtė djali i biznesmetit Hysejn Salem, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Gjithashtu theksohet se biznesmeni egjiptian i cili ėshtė njė nga aksionerėt mė tė mėdhenj tė kompanisė East Mediterranean Gas, i ka shitur Izraelit gaz nėn cmimin e tregut duke shkaktuar njė dėm tė madh burimeve publike. Paratė e fituara nga ky biznes janė depozituar nė llogaritė e tyre bankare nė Spanjė.
Ndėrkohė agjensia e lajmeve Associated Press shkruan se policia spanjolle ka ngrirė llogarinė bankare prej 33 mln eurosh tė egjiptianit Salem. Duke iu referuar po kėsaj agjensie, biznesmenit turk Ali Evsen punonte si garant dhe nėpėrmjet kompanive tė tij i dėrgonte paratė familjes egjiptiane Salem.
Garancia qė duhet tė lėnė dy biznesmenėt egjiptian pėr tu hetuar nė gjendje tė lirė ėshtė rreth 30 mln euro, ndėrkohė qė pėr turkun Ali Evsen ėshtė caktuar 18 mln euro.
Sipas mediave, arrestimi i biznemenit egjiptian mund tė nxjerrė nė dritė, korrupsionin e bėrė nė kohėn e qeverisjes sė Hosni Mubarakut, dhe miliona dollarėt qė ish-presidenti transportoi jashtė Egjiptit.
Ali Evsen, ėshtė aksioneri kryesor i kompanisė shqiptare ajrore Albanian Airlines, me 93 % tė aksioneve me vlerė rreth 2.9 miliard lekė.
Biznesmeni turk bleu kompaninė nė vitin 2008 sė bashku me kompaninė tjetėr ADVANCED CONSTRUCTION GROUP e cila ka 7% tė aksioneve tė Albanian Airlines.
Krijoni Kontakt