Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Exclamation Kosova “heq dorë” nga Republika !!!!!

    Lëvizja e lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile janë gjashtë çështjet për të cilat Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik.

    Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore” zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është edhe udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve, ka folur në detaje për secilën marrëveshje. Ajo i ka pranuar edhe lëshimet e Kosovës e edhe të Serbisë. Ka thënë se marrëveshjet janë evropiane dhe se ato e afrojnë Kosovën me BE-në.

    Sipas Tahirit, Kosova nuk po bën kompromise dhe të dyja palët po mundohen që të përfitojnë sa më shumë.

    Qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm me letërnjoftim. Ata nuk do të kenë nevojë që ta tregojnë pasaportën e tyre në shtetin fqinj. Doganat e Kosovës do të mbajnë vulat “Dogana e Kosovës”, dhe dokumentet përcjellëse nuk do ta kenë fjalën Republikë. Qytetarëve serbë të Kosovës do t`u hiqen tabelat e Serbisë, por do t’u mundësohet mbajtja e tabelave KS të kohës së UNMIK-ut.

    Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se ky do të jetë një transicion.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...nga-republika/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kosova “heq dorë” nga Republika për qarkullimin me Serbinë

    Publikuar: 24.06.2011 - 09:22
    Prishtinë, 23 qershor - Lëvizja e lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile janë gjashtë çështjet për të cilat Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje gjatë muajit korrik. Në intervistën për “Koha Ditore” zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është edhe udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve, ka folur në detaje për secilën marrëveshje. Ajo i ka pranuar edhe lëshimet e Kosovës e edhe të Serbisë. Ka thënë se marrëveshjet janë evropiane dhe se ato e afrojnë Kosovën me BE-në.

    Sipas Tahirit, Kosova nuk po bën kompromise dhe të dyja palët po mundohen që të përfitojnë sa më shumë.

    Qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm me letërnjoftim. Ata nuk do të kenë nevojë që ta tregojnë pasaportën e tyre në shtetin fqinj. Doganat e Kosovës do të mbajnë vulat “Dogana e Kosovës”, dhe dokumentet përcjellëse nuk do ta kenë fjalën Republikë. Qytetarëve serbë të Kosovës do t`u hiqen tabelat e Serbisë, por do t’u mundësohet mbajtja e tabelave KS të kohës së UNMIK-ut. Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se ky do të jetë një transicion.

    Duke folur rreth marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen Tahiri ka thënë se Për gjashtë prej tyre kemi afrim të pikëpamjeve dhe presim rezultate konkrete të marrëveshjeve gjatë muajit korrik. Këto çështje janë çështja e lëvizjes së lirë, çështja e tregtisë së lirë, çështja e telekomunikacionit, e energjisë, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile që janë marrë gjatë luftës. Në dialog është hapur edhe çështja e të pagjeturve, çështja e dëmeve të luftës në trashëgiminë kulturore, çështja e njohjes së diplomave universitare, si dhe çështja e pjesëmarrjes në mekanizmat rajonalë. Për sa u takon këtyre gjashtë projektmarrëveshjeve të mundshme, me lejoni t’u them veç e veç se cilat janë parimet e tyre. Sa i përket lëvizjes së lirë është përdorur parimi i reciprocitetit. Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë në Serbi ashtu siç qytetarët e Serbisë kanë udhëtuar lirshëm në Kosovë. Kosova me kohë ka zbatuar parimin e lëvizjes së lirë si parim esencial evropian. Serbia e ka shkelur dhe kjo marrëveshje do ta bëjë edhe atë, ta zbatojë këtë parim. Elementi kryesor për të cilin kemi biseduar është që të mundësohet udhëtimi me letërnjoftim, praktikë që Kosova e zbaton me Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe jemi duke punuar edhe për Malin e Zi. Kalimi mund të bëhet edhe nëpërmjet dokumenteve të tjera të udhëtimit. Kemi diskutuar për tabelat e automjeteve, librezave të regjistrimit. Ngjashëm siç veprohet në rastin e Maqedonisë me Greqinë, ngjashëm do të realizohet edhe kjo marr

    http://www.koha.net/?page=1,13,59903
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    E pra Popull i dashur, edhe ca kohe duhet te shkoj e te shihen tradhetite e Hashim Thacit & CO.

    Hashim Thaci ( George Washingtoni i Llapit ) per rruajtjen e kariges se tij te kryeministrit eshte ne gjendje te beje gjdo gje cka i thone Nderkombetaret - Made in Serbia. Ja tani Heqin Dore nga Republika vetem e vetem ta ruajne karrighen e tyre dhe tja mundesojne Serbise hyrjen sa ma te shpejte ne BE.

    E keshtu me pastaj rradhazi do hjekin dore edhe nga kjo pavarsi e kushtezuar Pavarsia, edhe nga Lufta e Drejte e UCK-se te viteve 1997-1999 - keshtu do hjekin dore edhe nga e drejta dhe Liria e Vertete per VETEVENDOSJE vetem e vetem qe keta hajna, matrapaz e tardhetar te ruajne postet e tyre.

    E pastaj Mecionaret si Berat Buzhala e Ilir Mirena lehin si qenje kunder LVV.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Keni besim tek ne. Mos merziti ju, priteni fundin. Jeni ne doren e clirimtarve. Jo te dezertorve.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Keni besim tek ne. Mos merziti ju, priteni fundin. Jeni ne doren e clirimtarve. Jo te dezertorve.
    Jemi në doren e pshurranave , skemi pse me u merizit ne!

    As që po na rruhet vallah , rroft Fr. Markeli se nese kemi me mbet në doren e atij drogirashit Hashimit na u ka kajt nana
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Keni besim tek ne. Mos merziti ju, priteni fundin. Jeni ne doren e clirimtarve. Jo te dezertorve.

    Edhe sa o Gogi, se u lodhem duke prite???????? Ne prit e politikanet pasurohu.........A thua e kan kuptu edhe ata vet qe s'kan me arrite asgje e te pakten po pasurohen vet e populli gjore te heqe per buke dhe status?

    Une lutem te gaboj me skepticizmin tim........... por ato qe p'i shoh, s'po me pelqejne.

  7. #7
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Jemi në doren e pshurranave , skemi pse me u merizit ne!

    As që po na rruhet vallah , rroft Fr. Markeli se nese kemi me mbet në doren e atij drogirashit Hashimit na u ka kajt nana
    Ndoshta nuk eshte Hashimi memi miri ne bote mirepo definitivisht me i mire se Putini- isa dhe vagabondi Albin Kurti eshte :d.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #8
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    Edhe sa o Gogi, se u lodhem duke prite???????? Ne prit e politikanet pasurohu.........A thua e kan kuptu edhe ata vet qe s'kan me arrite asgje e te pakten po pasurohen vet e populli gjore te heqe per buke dhe status?

    Une lutem te gaboj me skepticizmin tim........... por ato qe p'i shoh, s'po me pelqejne.
    Paj mire kish me qene se me u zgjidh disa probleme per nje moment, mirepo eshte e pamundur. Tani te gjithe e din ( pervec banditeve te vetvendosjes) se nje problem i brendshem i secilit shtet eshte edhe problem i brukselit.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Keni besim tek ne. Mos merziti ju, priteni fundin. Jeni ne doren e clirimtarve. Jo te dezertorve.
    ja na kini nimu.........

  10. #10
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    ja na kini nimu.........
    me mundesi.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •