Hetues policorë të Stacionit në Prizren, pas një pune hetimore disa ditëshe në rroba civile, kanë arrestuar dy të mitur në cilësi të personave të dyshuar se të njëjtit, në bashkëveprim kanë kryer vjedhje të rënda, kryesisht kanë thyer xhamitë në Prizren (16 sosh) dhe nga aty kanë vjedhur gjithçka kanë mundur. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistave, me urdhër të prokurorit janë ndaluar në objektet mbajtëse të policisë. Hetuesit, pasi kanë siguruar informacione të mjaftueshme për rastin kanë nisur me kërkimin e mallit të vjedhur njofton togeri i policisë në Prizren Hazir Berisha.
![]()
Krijoni Kontakt