-
Stërkeqja e diturisë!
STËRKEQJA E DITURISË
Ky shqyrtim është i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë roli mund të këtë dija në jetën e njeriut, kur ajo nuk shkon nëpër binarët e besimit të vërtetë, pra drejt rrugës së drejtë. Do të njoftohemi me ata “dijetarë” e “mendimtarë” për të cilët na kanë rrëfyer me ëndje se kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mendimit. Do të vërejmë se e tërë jeta e tyre ishte dramë e rrënqethshme ngjarjesh të dhimbshme e lemeritëse që t'i çojnë morrnicat. Pra, dihet shumë qartë se ata nuk kanë qenë as për veten e tyre. Është e nevojshme të hymë në biografitë e tyre, për të ilustruar më për së afërmi tragjikomedinë e jetës që kanë jetuar. Kjo na duhet për ta forcuar bindjen se dituria çfarëdoqoftë ajo, pa besim, thjesht nuk vlen asgjë, se dituria është diçka tjetër e karakteri po ashtu diçka tjetër.
Empedokle Agrigjentas (483-423 p.e.r.). Ishte filozof që ëndërronte se do të mund të fluturonte në qiell. Në një tentim që t'i bind bashkëkohasit se nuk është lavdëruar si kërcyes i Rodosit, por si hero i olimpiadave dhe i bindur se përnjëmend do të mund të fluturonte dhe me fluturim do ta kalonte përroin, bie në hendek të thellë dhe mbytet.
Dante Aligeri (1265-1321). Poet i njohur me epin e tij "Komedia Hyjnore". Ishte internuar nga vendlindja dhe gjithnjë rrinte i dëshpruar dhe pesimist. Ai ishte epileptik, histerik, erotoman dhe megaloman. Lombrozo shkroi edhe një vepër me titullin "Nervoza e Dantes" ku e përshkruan natyrën psikopatike dhe neuropatike të këtij poeti. Ky poet fiorentin në vargjet e tij Muhamedin (a.s.) e zbret në ferr.
Nikolla Makiaveli (1469-1527). Autori i veprës “Sundimtari”, që shërben si udhërrëfyes për politikanët, e ku ai mëson se politika nuk ka lidhje me moralin; ishte biseksual dhe ka qenë i ngacmuar seksualisht nga prifti-mësues i tij.
Mikelanxhelo Bounarroti Simoni (1475-1564). Piktor, skulptor, arkitekt dhe poet. Ishte psikopat i rëndë dhe vuante nga halucinacionet dhe nga mania e përndjekjes. Nga frika se përndiqej nga dikush, ai vazhdimisht i ndrronte vendqëndrimet dhe nuk u lajmërohej as të afërmve se ku ndodhej. Iku nga një vendqëndrim i tij vetëm pse një muzikant ia tregoi një ëndërr të keqe. Iku gjithashtu edhe nga Firenca vetëm pse një njeri e shikoi shtrembër. Nuke donte gjininë femërore dhe mbante lidhje intime me aristokratin e ri të Romës, Tomazo de Kavaleri.
Uilliam Shekspiri (1564-1616). Rradhitet ndër poetët më të mëdhenj të letërsisë botërore e si dramaturgu më i famshëm. Thuhet se ka qenë k**** i mbretëreshës Elizabeta I. Qysh në fëmijëri ishte një dembel e lavir i prirë për vagabondizëm për ç’arsye nuk kreu as shkollë e nuk mori asnjë zanat. Për shkak të këtyre të metave qe i detyruar të martohej me një grua të moshuar të cilën e mashtroi dhe e la me barrë. E detyruan edhe ta lëshojë vendlindjen e tij, sepse vidhte lepuj e kaproj, për ç'gjë shpesh e rrahnin e ndonjëherë edhe e arrestonin. Në Londër, larg familjes, ai vazhdoi jetën e rrugëve. I mbërthyer nga melankolia e madhe dhe pesimizmi i zi, ai dërrmohej edhe fizikisht… Pas një gostie që zgjati gati tërë natën me shoqërinë e tij, ai fitoi kallje të mushkërive dhe vdiq. Me një rast u akuzua nga një shkrimtar për plagjiaturë, duke e cilësuar atë si “shpend që e stolis veten me pupla të huaja”. Uilliam Shekspiri, ky fajdexhi i madh ishte edhe rrenacak. Dy studiues anglezë Brenda James dhe Uilliam Rubinstein kanë shkruar librin "E vërteta del jashtë”, ku jepen fakte bindëse se autori i veprave që i atribuohen Shekspirit ishte sir Henry Neville (1564-1615). Mos të na vjen çudi. Ky është si rasti i ish kryetarit të RSFJ-së ose më mirë të themi kryetradhtarit Sinan Hasani (1921-?), i cili kinse na e paska shkruar novelën "Era dhe Lisi”.
Zhan Baptist Poklen Molieri (1622-1673). Ishte aktor, drejtor leatri dhe komediografi më i famshëm. Kishte disponim hipokondrik, melankolik dhe pesimist. Për gjendjen shpirtërore të Molierit, mjeku Larume botoi një monografi me titull "Hipokondria e Molierit". Ndërkaq, profesori i neuropatologjisë në Lil Fole shkroi: "Tërësia e simptomave nervore të Molierit, të cilat sot i quajmë me shprehjen e papërcaktueshme “neurostenia” e komplikoi edhe më shumë gjendjen e tij të brendshme patologjike…".
Blez Paskali (1623-1662). Matematikan, fizikan dhe filozof. Vetë ka pranuar se qysh prej moshës 18 vjeçare çdo ditë ka pasur sulme nervore.
Isak Njutni (1642-1727). Matematikan, fizikan, astronom dhe filozof. Vuante nga forma të ndryshme neuropatike dhe psikopatike. Frikësohej nga shëtitjet me karrocë dhe mbahej fort për dorëzat e dyerve të karrocës. Duke i urryer njerëzit pa asnjë arsye e thërret papritmas mikun e vet të mirë Vilar në dyluftim. Shenjat e frikës së përndjekjes nga dikush theksoheshin përherë e më tepër te Njutni. Nuk mund ta kontrollonte veten dhe disa herë fliste pa lidhje.
Fransua Mari Arnue de Voller (1694-1778). Shkrimtar, letrar, gazetar, filozof, specialist e enciklopedist i quajtur edhe gjeni i njerëzimit. Bile e quajtën edhe shekullin XVIII si "Shekulli i Volterit”. Parisi qysh sa ishte gjallë ai e filloi iniciativën për t'i ngritur përmendore. Deri në moshën 20 vjeçare shquhej me talent e zgjuarsi. Kur i mbushi 20 vjet filloi jetën e zbraztë rinore: jetën e papunës, argëtimit dhe amoralitetit. Mosmarrëveshjet mes babait dhe të birit ishin aq të ashpra saqë babai kishte marrë edhe një urdhër për arrest dhe shprehu gadishmërinë që ta arrestonte djalin e vet të padëgjueshëm. Volteri u detyrua të fshehej në një anë nga pushteti e nga ana tjetër edhe nga babai. Përditë e më tepër krijonte armiq. Ai vetë kërkonte zënka, i nxiste ato dhe kështu i krijonte vetes falanga të reja të armiqve. I donte paratë më shumë se gjithçka tjetër. Ishte i dhënë edhe pas dëshirës për famë, karrierë dhe autoritet. Për këtë shkak i vardisej mbretit si servil. E dëshironte jetën luksoze dhe të shfrenuar.
Karl Line (1707-1778). Botanist dhe mjek suedez, kryetar i Akademisë Suedeze të Shkencave. Rreth moshës 40 vjeçare përjetoi kriza të brendshme, të përcjella me lodhje, disponim të keq dhe mendime të errëta. Tregohej i papjekur, depresiv dhe paranoik.
Albert von Mailer (1708-1777). Mjek zvicëran, u dallua si i dyzetepesti profesor i fiziologjisë në fakultetin e Bernës, të Bazelit dhe të Gëlingenit. I arsimuar dhe inteligjent, u dallua me eksprimentet e shumta mbi shumë shtazë. Ishte poet dhe zyrtar i lartë shtetëror. U mor me terapi, kirurgji, me botanikë, anatomi, me matematikë, numizmatikë (shkencën që merrej me koleksionimin e monedhave) dhe filozofi. Qysh në moshën 5 vjeçare lexoi disa libra. Ky vuante nga frika e përndjekjes nga dikush dhe besonte se të gjithë njerëzit janë duke e përndjekur. Në ditarin e tij shkruante se është budalla dhe i sëmurë psikik. Ishte edhe narkoman. Përdorte doza të mëdha drogash.
Lametri (1709-1751). Filozof francez. Rekomandonte përdorimin e drogave për të krijuar së paku iluzionin e lumturisë dhe e ofendonte Zotin, ndërsa Zoti ia solli vdekjen nga ngrënia e tepërt.
Zhan Zhak Rusoi (1712-1744). Shkroi dhe mësoi shumë në mjaft lëmi si: gjeometri, latinisht, histori, filozofi, gjeografi, koreografi, pemëtari, agrokulturë, etj. Biografi dhe patografi i tij Dr. Zherarde për Rusonë thoshte që ai vuante nga shumë sëmundje. Ishte maniak përnga epshi saqë edhe shokët e këshillonin që të përmbahej në të mirë të shëndetit. Ishte patologjikisht shumë kompleks dhe për gjendjen e tij patologjike ka shumë dëshmi mjekësore. Jostabiliteti i tij shpirtëror vinte në shprehje nga fakti se ai nuk mund të zinte vend askund për të jetuar, andaj i kaloi jeta duke bredhur andej-këtej. Punoi gjithfarë punësh, por asnjë profesioni nuk i qëndroi gjatë, sepse nuk arriti t'i dalë në krye asnjë pune. Intelekti i tij kishte shumë zbrazëti, inteligjenca i mjegullohej dhe i turbullohej. Si person del me shumë fytyra: kur ishte i disponuar mirë dhe optimist i madh e mendonte veten si ndër më të mëdhenjtë. Herë bëhej religjioz e herë ateist. Dy herë e ndërroi fenë për shkak të përfitimeve materiale. Vodhi qysh si femijë. Në çdo hap shërbehej me rrena dhe palytyrësi të ndryshme. Fjalët nuk i kishte në përputhje me veprat. Shprehej se e urrente luksin, kurse jetonte në luks. U armiqësua pa kurrfarë shkaku edhe me mikun më të mirë filozofin Hjumi, i cili iu gjet në çastet më të vështira, i gjeti strehim dhe ia rregulloi pensionin. Kështu u soll edhe me Didron, Dalamberin, etj. I prekur nga sjelljet e tij Dalamberi i ankohej një miku të vet: "Zhan Zhaku është si kafshë e egër, të cilën njeriu guxon ta prek vetëm me shkop edhe atë kur është i mbyllur në kafaz". Rusoi gjenealogjinë e çrregullimeve të tij e pranon në një letër drejtuar Mareshalit ku i shkruan: "Sapo i hetoj xingëllimat e para nervore, unë frikësohem, sepse kjo është sëmundje jonë familjare". Ndër veset e trashëguara familjare më të theksuara ishin: neuropatia, psikopatia, 50-artropatia dhe moszënia vend askund. Qysh në moshën 8 vjeçari u bë maniak epshor. Ishte onanist, impotent dhe mazohist. Si të ri e braktisi babai për shkak të një ngatërrese. Punoi si përshkrues në arkivin e një punëdhënësi, por ai shumë shpejt e dëboi nga puna duke e quajtur "gomar të paaftë". U punësua si shërbëtor te zonja De Verselis. Kur vdiq ajo, ai ia vodhi paratë. Pasi u zu u shqelmua sërish në migë si i papunë. Ishte i dëshpëruar së tepërmi dhe qante shpesh në vetmi. Mjekët konstatuan se ai ishte mburravec i sëmurë. I lodhur nga nervat dhe i tensionuar; ai përjetoi gjendje shumë të rëndë shpirtërore. Bëhej i pavullnetshëm, urrente gjithçka madje edhe veten. 1 braktisi fëmijët e vet dhe i la pa kujdesin prindëror, të strehuar nëpër strehimore për jetimë. Jeta iu rrezikua kur të gjithë kërkonin konfiskimin dhe djegien e veprave të tij. I bindur se po përndiqej nga të tjerët shpesh vendoste të bënte vetëvrasje. Ndërronte shpesh vendbanimin, humbte kontrollin dhe i bllokohej truri. Nga mortofobia u bë edhe religjioz. 1 dëshpëruar nga mossukseset e tij sëmuret rëndë, fiton kallje të mushkërive dhe mbetet i lidhur për shtrati për një kohë të gjatë. Vdekja e tij enigmatike ka dy dyshime bazë: se mund ta ketë vrarë gruaja e tij Tereza Levaseri, të cilën e braktisi, ose mund të ketë bërë vetëvrasje.
Volfgang Amadeus Mocarti (1756-1791). Kompozitori më i madh i shekullit të XVIlI-të. Shpesh pësonte sulme nervore dhe e humbte vetëdijen. Kur dikush i binte daulles e Mocarti qëllonte afër, i binte të fikët. Vuante nga mania e përndjekjes.
Fridrih Shileri (1759-1805). Mjek ushtarak, poet, dramaturg, aktor dhe filozof. E nxiste veprimtarinë e tij në mënyrë shumë të çuditshme: duke punuar i fuste këmbët në akull dhe u merrte erë mollëve të kalbura.
Sen Simoni (1760-1825). Themelues i socializmit utopik; haptazi manifestonte çrregullime shpirtërore siç ishin halucionacionet, grandomania dhe deliriumi.
Ludvig van Betoveni (1770-1827). Kompozitor i famshëm; disponimin e tij e ndryshonte shumë shpejt dhe shkonte nga një ekstrem në ekstremin tjetër: herë ishte shumë i hareshëm e herë ishte shumë i hidhërueshëm. Mrrolej dhe bëhej i padurueshëm për të tjerë e për veten. Ishte vesveseli, mizantrop dhe egoist i madh. Lahej me ujë të akullt, duke bërtitur e klithur me sa zë që kishte. E mundonte fort temperatura dhe flinte në ujë. Dilte shpesh në mal dhe atje kompozonte. Kur nervozohej e gjuante me vezë kuzhinieren. Pasi hante nuk paguante në restorante. Çdo ditë shëtiste nëpër "Bomeshtruse" të Vjenës me rroba të shqyera, me duar prapa shpinës, duke mos i vërejtur fëmijët e shumtë, të cilët i tërhiqte veshja e tij dhe të cilët vraponin pas tij duke ia bërë: "Uaa-uaa". Ishte i sëmurë nga veshët dhe e mundonte shurdhësia e hershme qysh në moshën 26 vjeçare. Ishte edhe miop, e kishte të dëmtuar të pamurit. Konsumonte shumë alkool, andaj kishte edhe kokëdhembje të mëdha. Për veten thoshte se shurdhësia e ka hedhur në dëshpërim të atillë sa shpesh mendonte të bënte vetëvrasje.
Artur Shopenhaueri (1788-1860). Filozof. Për vete thoshte se qysh në rini i kishte hetuar dreqnit në bark. I urrente njerëzit dhe nuk duronte askënd afër vetes, bile as nënën e vet. Ikte prej njerëzve e shoqërohej gjithnjë me një qen. Sapo i ngordhte një (qen) e merrte tjetrin edhe pasurinë me testament ia la qenit. Edhe muret e dhomës së vet i kishte me fotografi të qenve. E kallte mjekrrën e tij, sepse i frikësohej berberit. Kërcente nga gjumi natën edhe kur dëgjonte më të voglën shushurimë. I armatosur me revole dhe me shpata kërcente nga shtrati dhe kërkonte në çdo skutë të dhomës sulmuesin eventual. Edhe pse ishte frikacak madh ai mbahej mendjemadh. Për veten thoshte se ka “pasur gjithnjë një shqetësim të ankthshëm që e shpiente t'i shihte dhe t’i kërkonte rreziqet edhe atje ku se kujtonin”.
Xhorxh Gordon Lord Bajroni (1788-1824). Shkrimtar dhe romantik anglez. Emri i tij u bë i madh dhe krahasohej me famën e Napoleonit. Ishte nxënës i dobët dhe dembel për punë të rregullt shkollore. Ishte mendjemadh i pashoq dhe e donte shumë vetminë. E mundonte monotonia. Futej në borxhe dhe i ndrronte dashnoret. Një vit e luti për martesë një vajzë të quajtur Milbank dhe pas një viti filloi të bezdisej prej saj. Gruas së tij për çdo ditë i përgatiste skena dramatike dhe i shkaktonte vuajtje përherë e më të rënda shpirtërore e morale. Qëllimisht ia nxinte jetën dhe kënaqej me këtë sjellje si një sadist i vërtetë. I tregonte asaj për dashnoret e shumta, për aktet e incestit dhe se si e kishte dhunuar edhe vajzën e axhës së tij. Tek Bajroni paraqiteshin shenjat e qarta të gjakënxehtësisë dhe të papërgjegjshmërisë. Vazhdimisht rrinte nervoz dhe i mrrolshëm dhe nuk duronte askënd afër vetes. Kur e kapte kriza nervore shumë shpesh thyente dhe përmbyste gjithçka që kishte afër. Për ta qetësuar veten merrte shpesh doza morfiumi. Kur mjeku i shtëpisë e bindi se burri i saj ishte çmendur, gruaja e mori vajzën e vogël dhe u strehua te prindërit e saj, duke ia lënë të shkruar një letër ku e porosiste ta braktisë alkoolin. Me jetën e tij të shfrenuar, plot me skandale publike, ai armiqësoi tërë botën kundër vetvetes. Askush nuk dëshironte t’ia shtrinte dorën, as të takohej me të, ndërsa aty ku paraqitej ai, njerëzit bëheshin pikë e pesë. Të 52 gjitha gazetat zyrtare angleze ia prezentuan Bajronin gjithë botës sikur një përbindësh të pamoralshëm, duke e quajtur armik dhe tradhtar të atdheut. Në një rast derisa po hynte në godinën e dhomës së lartë të parlamentit para hyrjes e priti një turmë njerëzish që i fishkëlluan gjatë kohë. Nuk brengosej fare për moralin publik dhe për rendin shoqëror. Vdiq nga kallja e trurit.
August Komti (1798-1857). Themelues i pozitivizmit filozofik, filozof, sociolog dhe matematikan. Sipas vlerësimeve të mjekut dhe biografit të tij, Komt kishte karakter psikopatik, halucinacione të ndryshme dhe ekstaza. Njëherë duke shëtitur me gruan, e kaplon dëshira për të bërë vetëvrasje dhe dëshiroi të fundosej në liqen bashkë me gruan. Kur e dërguan në spitalin për të sëmurët mendorë, ai e sulmoi rojen e spitalit, duke ia ngulur pirunin në faqe.
Aleksandar Sergejeviç Pushkin (1799-1837). Poeti më i famshëm lirik. U rrit pa përkujdesje prindërore, sepse prindërit e tij aristokrat çonin jetë të shthurur dhe luksoze. Qysh herët tek ai u ngulitën thellë edhe epshet imorale. Për t'i realizuar ato u dha pas alkoolit, dëfrimit, argëtimit, orgjive, bixhozit dhe jetës së natës. I doli aq nami i zi sa për të flitej se ishte kombinim i tigrit dhe majmunit, se nuk ishte i denjë të hynte në shoqëri të mirë dhe se ishte i pamoralshëm. I internuar, shkroi poezi pornografike me plot shprehje vullgare dhe të panjerëzishme. E tradhtonte gruan dhe nuk mund ta kontrollonte vet veten. Prej nacionalisti shndrrohet në shovenist dhe filloi ta urrente popullin. Gjendja labile shpirtërore dhe nervore e tij ndikoi që Pushkini të kishte qëndrim shumë agresiv, impulsiv dhe ekscentrik edhe ndaj shokëve të vet. Rrinte një kohë të gjatë pasi zgjohej nga gjumi në shtrat dhe gjuante me revole në mur. Ofendohej me njerëz e shokë, pastaj kërkonte dyluftim saqë më në fund nga plagët që mori prej dyluftimi edhe vdiq.
Honore de Balzak (1799-1850). Shkrimtar, letrar, gazetar. Si nxënës ishte dembel dhe i pasjellshëm. Shpesh kishte sjellje fëmijërore, plot naivitet. Lavdërohej shumë, duke theksuar superioritetin e tij mendor. I shqetësuar për shkak të gjendjes së tij shpirtërore filluan ta godasin sulmet nervore. Për nga trupi i përgjigjej edhe gormanllëku. Njëherë në restorant i çuditi të pranishmit duke i ngrënë 100 guaska, 12 kotëleta, 1 rosë , 2 thëllëza të pjekura, 1 peshk, paragjellën dhe disa perime. Mbante të veshura rroba të çoroditura, herë shumë të ngushta e herë shumë të gjera, asnjëherë të mbërthyera. Qeshte aq shumë me zë saqë kur qeshte, në teatër publiku i fishkëllonte. Aq dëshprohej ngA bredhjet e tij të pasukseshme nëpër gjinitë letrare sa shpesh mendonte të bënte vetëvrasje. Më vonë bankrotoi plotësisht. I ndjekur nga borxhlinjtë, ai në fillim strehohet në banesën e një miku të tij, e pastaj për tu fshehur nga borxhlinjtë merr me qira një banesë në emër të dajës së vet. Aq shumë ra në borxhe, sa nuk mund ta paguante as qiranë e dhomës së vogël ku banonte. I ndjekur nga borxhlinjtë dy herë ik në Itali. Filloi jetën e tij të shfrenuar, ndërpreu shpesh lidhjet e dashurisë, bëri lidhje të reja dhe karakteri i tij mori kahje erotomane. Harxhoi pa masë, bile edhe paratë e huazuara. Pas botimit të “Rrëfime guduliste”, Zhorzh Sandi i tha Balzakut ndër sy: “Je një i pafytyrë i madh”. Shkrimtarët më pak të njohur i nënçmonte sa i quante “tartabiqe letrare”. Për veten thoshte se "atë që e bëri Napoleoni me shpatë, do ta bëj unë me penë”. Ai vuante nga shumë sëmundje. E helmonte veten duke pirë kafe e çaj pa sheqer. Ishte i prirur për zënka me gjithsecilin. E ndrronte disponimin prej një ekstremi në ekstrem tjetër. Në momentin kur dha shpirt pranë tij nuk u gjend askush.
Henrih Hajne (1799-1856). Poet e gazetar. Jostabiliteli i tij shpirtëror dhe intelektual manifestohej me pesimizëm të thellë e i pashërueshëm. I shpenzuar nga puna e mundimshme dhe nga veprimtaria dramatike-politike, ai u sëmur në baza nervore, gjë që tek ai përcilleshin me simptoma të ndryshme. Në moshën e tij 48 vjeçare Hajne ishte i sëmurë seriozisht, ndërsa 8 vjetët e fundit të jetës i kaloi i ngjitur për shtrati në varrin me dyshek, siç thoshte vetë. Me këmbë të paralizuara, gjysmë i verbër dhe duke vdekur ngadalë priti vdekjen nga tabesi (tharja e palcës kurrizore si pasojë e sifilisit).
Viktor Hygo (1802-1885). Poet e gazetar. Ishte grandoman dhe kishte çrregullime të shumta shpirtërore. Ishte dashakeqas i pashembullt dhe i keq. Vuante nga egoizmi intelektual.
Edgar Alan Po (1809-1849). Shkrimtar amerikan. Sjelljet e tij të pamatura e bënin monstruoz. Pinte alkool për çdo ditë, luante bixhoz, humbte shuma të mëdha parash dhe futej në borxhe. Për shkak se vazhdimisht bënte probleme u përjashtua edhe nga shkolla. I gjendur në rrugë, pa mjete elementare për jetesë, bredhte poshtë e lart. Goditej shpesh nga sulme të hipokondrisë dhe përjetonte kriza të thella të alkoolizmit. E goditën deliriumi i tremensit, kriza të deliriumit halucinativ, të epilepsisë, grandomania dhe mania e përndjekjes. E kuptonte se nuk ishte njeri tamam. Për veten shkroi: "Unë kam qenë i sëmurë dhe i çmendur. E kam ndier frikën më shumë se gjithkush para meje, frikën nga e panjohura, frikën nga terri, nga misterioziteti, frikën nga e pashpjegueshmja. Kam qenë poet i halucinacioneve dhe i zalive, kam qenë poet i frikës. Kam zhvilluar me stil preciz dhe të ftohtë, logjikën e fshehtë të çmendisë. Ditën e martesës me një poeteshë, ai goditet nga sulmet e dipsomanisë, ishte tërësisht jashtë vetes. Kjo e nervozoi të fejuarën e tij, e cila e braktisi po atë ditë. Rrëzohej nga dehja, fitoi ndezje të trurit dhe vdiq i dehur i bërë tapë. Motivet dhe temat më të dashura që i trajtonte në veprat e tij ishin: alkooli, çmendia, krimi, tmerret fantastike, frika, hijet, të varrosurit për së gjalli, tronditjet, fatkeqësitë, tragjeditë, kufomat, varrezat, etj.
Robert Shumani (1810-1856). Kompozitor e pianist. Qysh si fëmijë vuante nga fobia dhe halucinacionet, nga idetë fikse dhe nga mania e përndjekjes. Disa herë deshti të bënte vetëvrasje, ndërsa njëherë kërceu edhe në lumin Rajna, por e shpëtoi një peshkatar i pranishëm. Vdiq në një spital për të sëmurë mendorë.
Frederik Fransua Shopeni (1810-1849). Kompozitor. I ngarkuar me çrregullime neuronatike e psikonatike; ai prekej shumë nga imtësitë e parëndësishme. Çmendej pas imoralitetit.
Riçard Vagneri (1813-1883). Kompozitor, muzikant, poet, dramaturg dhe shkrimtar. Lindi si fëmijë jashtëmartesor. U internua për shkak të mashtrimeve dhe kleptomanisë. Ishte vagabond i prirë për jetë boheme dhe u martua me një artiste endacake. Ishte mendjemadh dhe egoist i madh, saqë për së gjalli ia ngriti vetvetes pllakën përkujtimore në kopshtin e vilës së vet në Bajrojt. Kishte erotomani të përzier me religjiozitet.
Ivan Sergejeviç Turgenjev (1818-1883). Shkrimtar dhe estet. Kishte kundërthënie të shumta të brendshme shpirtërore. Shpesh e rrahte nënën e tij. Ishte frikacak, i pavullnetshëm, por edhe inatçi. Konfrontohej shpesh edhe me miqtë më të mirë.
Karl Marksi (1818-1883). Filozof dhe ekonomist. Ka qenë njeri përtac pa kurrfarë morali. Emri i vërtetë i tij, të cilin e ndërroi ishte Mordohaj. Sipas shumicës së historianëve, ai ka pasur karakter të keq, ka qenë keqbërës, jotolerant, i zemëruar dhe i padurueshëm. Edhe pse tërë jetën u shtir se po luftonte kapitalizmin, askund në shkrimet e tij nuk e përmend sojin e lartë të magnatëve çifutë të Rotshildëve. Kjo heshtje misterioze e tij tregon shumëçka, kur kihet parasysh edhe prejardhja e të atit të tij. Në moshë të thyer ai e kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës në errësirë.
Fridrih Engelsi (1820-1895). Filozof. Ka qenë fabrikant shumë i pasur i pambukut. Në shkrimet e tij ka kritikuar shfrytëzimin e klasës punëtore, derisa nga ana tjetër shfrytëzonte punën e fëmijëve, të cilëve u paguante mëditje të pavlefshme.
Sharl Bodler (1821-1867). Poet. Ai u shpreh se lindi nga prindërit idiotë e të çmendur që vdiqën nga çmendia e tmerrshme. Nuk i donte aromat, por i donte erërat e këqija, të gjërave të fëlliqura, të kalbura, të djegura e të mykura. Jetonte në një banesë ku kishte afër grumbuj zhapinjsh, gjarpërinj të ujit dhe nëpërka. Kishte prirje sadiste. Gjuante me gjësende të forta njerëzit dhe xhamat, vetëm për të shkaktuar zhurmë e konflikte. Të gjithë titujt e poezive të tij janë satanike, ku madhërohet e keqja, errësira e qelbësira. Përdorte helme kronike si opium, hashash dhe alkool. E shoqëronte pagjumësia, kokëdhembja dhe shqetësimi. Belbëzonte në të folur dhe fjalët i shqiptonte gabimisht dhe i merrej ana e majtë e gojës. Njeriu që pati fjalorin më të pasur të kohës së vet, më në fund ishte i gjykuar me sëmundjen që merrte fjalët dhe ai arrinte të shqiptonte vetëm ndonjë sharje të zëshme. Në mënyrë cinike i manifestonte shprehitë e tij abnormale dhe të çuditshme.
Gustav Floberi (1821-1880). Themelues i romanit realist. Ishte histerioepileptik. Xhelozonte në familje dhe shprehte mllefin e tij për gjendjen e vet shpirt ë rore. Në një letër dërguar gruas së tij, Luizës, Floberi i drejtohet asaj me këto fjalë: "Ç'jam unë? Jam inteligjent apo torrollak? Jam shpirtvogël apo bujar? Jam delikat apo i pagdhendur? Jam egoist apo altruist? Fare nuk e kam të qartë se çka jam!”.
Fjodor Mihaloviç Dostojevski (1821-1881). Shkrimtar. Dostojevskit halucinacioni iu shfaq qysh në moshën 10 vjeçare. Edhe në romanin e tij “Idioti” ai përmes një përshkrimi tregon parandjenjën e tij epileptike. Dostojevski nuk e donte askë dhe ishte armik i egër për secilin njeri me të cilin kontaktonte. Duke u fshehur nga borxhlinjtë e shumtë, ky shkrimtar iku në Gjermani. Në botën e jashtme humbi vajzën e vetme dhe i humbi në bixhoz edhe rrobat e fundit të gruas. Kthehet në vendlindje për të punuar siç thoshte vetë “kësi kali për t'i larë borxhet”. Ishte sadomazohist: nuk kënaqej vetëm me vuajtjet e të tjerëve, por edhe me vuajtjet e veta. E lavdëronte veten dhe kur folte dikush e ndërpriste me fjalët: “Hesht, mos m'u shit njeri i mençur!".
Petar lliç Çajkovski (1840-1893). Kompozitor dhe profesor i konservatoriumit të Moskës. Ishte tepër nervoz, kishte depresion dhe tërhiqej në vetmi dhe vazhdimisht mendonte se si të vetëvritej. U frikësua nga nusja dhe iki në natën e parë të martesës me synim që të mbytej në lumin Moska.
Fridrih Niçe (1844-1900). Prozatori, filozofi dhe mendimtari më i popullarizuar në shekullin XIX. Shkroi se "Zoti ka vdekur..." dhe prej besimit të fuqishëm që kishte në Zot, u bë mosbesimtari më i egër. Kudo që ishte, ndihej keq, madje edhe kur ndërronte vend, përsëri nuk ndiehej më mirë. Lodhja e madhe dhe gjendja e tensionuar në bazë nervore bën që gjendja emotive e Niçes të përkeqësohej dukshëm. Gjatë 11 viteve të fundit të jetës, ai qëndroi pothuajse pa shërim në çmendi, si rezultat i një infeksioni që ia kishte prekur trurin. E çuan në spitalin e çmendisë. Më në fund i ishte plotësuar lutja që kishte bërë më parë: “Medet, më jepni çmendurinë, o fuqi hyjnore! Më lini të ulërijë dhe të rënkoj dhe të hiqem zvarrë si kafshë!”. Filloi të mos i njohë edhe miqtë. E tejçmonte vetveten, e donte vetminë dhe i përqeshte të tjerët. Pra ai vuante nga grandomania dhe nga mania e përndjekjes nga dikush.
Zigmund Frojdi (1856-1939). Psikolog e psikanalist. Kishte frikë nga varfëria dhe pasiguria. Pasiguria e tij ilustrohet edhe me faktin se shkonte një orë më herët në stacionin hekurudhor nga frika se mos po i ikte treni. E urrente tej mase vëllain e tij, Juliusin, dhe motrën Anën. Miqësitë e tij të ngushta ndjekin një linjë të çuditshme: miqësi e ngushtë për disa vite, pastaj prishje e plotë, që përgjithësisht shkonte deri në caqet e urrejtjes. Ky qe fundi i miqësisë së tij me Brojerin, Flisin, Jungun, Adlerin, Rankun, madje edhe me Ferencin...
Teorinë e tij e mbështeti edhe në përvojën e vet familjare, ngase pas vdekjes së babait të tij, ai arriti në konceptimin e atij që ai e quajti “kompleksi i Edipit”. Pasi dyshonte në vëllain e tij, Filipin, i lutej atij me lot në sy: “Mos ma le nënën shtatzënë!” Meqë me nënën e tij dëshironte të bënte atë që bënte babai i tij, nga xhelozia për nënën në shenjë rebelimi ia urinoi dhomën e fjetjes babait të tij, sepse e konsideronte rival në dashuri ndaj nënës. I ati u inatos dhe klithi: “Ky djalë s'do të nxjerrë dot gjë në dritë”. Njeriu që tërë jetën u angazhua për çthurrjen e moralit, që imoralitetin deshti ta argumentojë gjoja shkencërisht përmes psikanalizës së tij; zëdhënësi i seksit, mbeti impotent qysh në moshën dyzet vjeçare. Më në fund vdes i kapluar në një zhgënjim të thellë. Për shkak të kancerit në gojë dhe dhimbjeve kërkoi nga mjeku që t'i japë një morfinë vdekjeprurëse, më 23 shtator 1939.
Të tillë ishin të ashtuquajturit “dijetarë”, të cilët të tjerëve u shitnin mend, kurse mendjet e tyre i zbrisnin në gotë dhe i prishnin “me vetëdëshirë”. Ata në disa raste flisnin e shkruanin mirë, por kryesorja vepronin keq.
Veprimtaria e tyre ishte reflektim i temperamentit që kishin dhe jetës që bënin. Ndërkaq, kulmi i së keqes është se mësimet c tyre u morën ekskluzivisht si të vërteta të pakontestueshme edhe nga shkollarët tanë që i kanë mësuar dhe i mësojnë ende. Jeta e shfrenuar, morali dhe degjenerimi i përgjithshëm dhe konsumimi i alkoolit ua prishi këtyre “dijelarëve” tërë jetën.
Alkooli ishte vetëm një e keqe, strumbullar rreth të cilit grumbulloheshin të gjitha ië këqijat. Por ky “ngushëllim i tyre” ishte vetëm një derë që i shpiente kah zhgënjimi total. Ata ndonëse në kokë kishin grumbulluar njëfarë lloj diturie, prapëseprapë ndaj të vërtetës silleshin si të marrë, sepse “ajo ishte e tërë dituria që mund të arrinin ata” (53:30). “Ata formuan bindje të padrejtë ndaj Allahut, bindje injorante” (3:154) dhe “flisnin me gojët e tyre atë që se kishin në zemra” (3:167). ”Edhe atë që dinin nga jeta e kësaj bote, ishte dije e cekët (sipërfaqësore), ndërsa ndaj jetës së përjetshme ata ishin plotësisht të verbëruar (të painteresuar e të pavëmendshëm)” (30:7) “...dhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës” (45:24). “Thëniet e tyre ishin fraza të thata, që imitonin thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm” (9:30). "...Dija e tyre për ahiretin ishte e pasaktë, madje ata dyshonin për të dhe ishin të verbër ndaj tij” (27:66). Ata "...i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes” (3:154), prandaj “...silleshin vërdallë në dyshimin e tyre...” (9:45); “…s'ka dyshim se ata ishin të humbur në dehjen e tyre” (15:72). “Veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë... në një rrafshinë ku i etshmi mendon se ka ujë, derisa kur t’i afrohet atij e sheh se s'ka asgjë...” (24:39) ose “....si hiri, mbi të cilin fryejnë erërat furishëm... dhe e shkapërderdhin atë në një ditë të stuhishme, saqë ata nnk mnnd të realizojnë asgjë nga veprat që bënin, e ky është dështim i madh” (14:18) dhe “...si grimca pluhnri që fluturojnë në qiell” (25:23). Ata "...ikën prej fesë si të ishin gomerë të trembnr, që ikin prej luanit” (75:49, 50, 51). Prandaj "... mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja, sepse kundër vetes shkaktuan hidhërimin e Zotit” (2:61). Pra faktikisht “...dënimi për ta ishte i merituar...” (22:18). “Kjo sepse ata ndoqën atë që e zemëron Allahun dhe urrejtën atë që Ai e pëlqen” (47:28), ndërsa “atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm” (22:18).
Diturinë e pakët e keqpërdorën në momentin kur kalonin pranë së vërtetës dhe ia kthenin shpinën. Njerëzit që e pandehin veten si të ngritur intelektualisht, të arsimuar e të ditur, e në anën tjetër prapëseprapë mbeten injorantë në të kuptuarit e qëllimsisë së jetës, e në disa raste edhe krenohen se janë laik në atë sferë, u ngjajnë hutineve, të cilët nuk shohin në dritë. Paraqiteshin si njohës të të fshehtave të errëta të jetës, të botës, të njeriut, të historisë dhe të vetë ekzistencës.
Nga njëra anë proklamonin “dije”, kurse nga ana tjetër budallakoseshin. Dëshira e tyre ishte për t'iu imponuar të tjerëve, për t'ua marrë mendtë. Shkurt, ata nga njëra anë mundoheshin të bëhen të pasur në mendje, kurse nga ana tjetër nuk çanin kokën se varfëroheshin në shpirt. S'ka dyshim se kur njeriu shkëputet nga veprat e mira, atë Allahu i Lartësuar e ngarkon me telashe. Allahu thotë: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë" (20:124). Ai do të ketë “...poshtërim në këtë jetë, e dënim të madh në botën tjetër” (2:85; 5:33; 5:41; 22:9; 39:26).
Kush gjatë kohës së kërkimit të diturisë nuk mbështetet në Zotin, do të sprovohet ose duke vdekur i ri ose do ta kalojë jetën në një vend të shkret (të cilën nuk e kuptojnë ose do të bëhet shërbëtor i udhëheqësit.
“Përfundimi i atyre që bënë punë të këqija, ishte më i keqi, për shkak se i përgënjeshtrnan argumentet e Allahut dhe talleshin me to” (30:10).
Pseudodijetarët u munduan ta gjenin lumturinë, por nuk ia arritën të gjenin kodin, sepse e gabuan rrugën që shpie tek ajo, hipën në mjetin e gabuar dhe shkuan rrugës pa shenja. E pabesimtari rrallëherë gjen lumturi atje ku e kërkon.
Shkëputur nga libri "Për Diturinë". Skanimleximi personal.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt