Me shqetësim të madh jemi duke ndjekur prezantimin cinik që po i bëjnë mediet kosovare protestës të kulturuar dhe shumë evropiane të rrjetit të OJQ-ve Bashkimi dhe xhamatit mysliman në përgjithësi, për Kuvendin Komunal të Prishtinës që prej 12 vjetësh mohon të drejtët qytetare të Prishtinasve për të ushtruar besimin fetar në kushte normale.
Shqetësimi vjen jo vetëm për prezantimin e tyre banal të çështjes në fjalë, se kjo po na ardhka nga disa OJQ dhe jo nga BIRK, thua ti se BIRK-u qenka i tyre ose në anën e kundërt me kërkesën e qytetarëve të Kosovës.
Shoqëria kosovare prej kohësh është indoktrinuar kundër OJQ-ve islame, sado që ndonjë prej tyre mund të mos jetë e nivelit të mirëfilltë shumica e OJQ-ve islame përpiqen për të mirën e komunitetit mysliman dhe janë një ndihmës i mirë i BIRK.
Më shqetësuese se kjo ishte edhe shkrimi prej fundamentalisti i zotëri Leon Duhanaj ‘A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar në Kosovë?‘kinse për rrezikun fetar, e që i referohet sipas tij ‘rrezikut islam’ se disa mysliman po protestuakan për xhami dhe përmendkan ndërtimin e Katedrales, se për ndërtimin e Katedrales na e paskan merituar ata për kontributin e tyre për ‘komb’ dhe se myslimanët s’po e merituakan xhaminë se nuk paskan kontribuar për komb !!!
Përpjekjet cinike që këtë iniciative qytetare dhe kaq të kulturuara për të ngritur zërin për padrejtësisë kaq klasike që bënë Komuna e Prishtinës me myslimanët janë fundamentalizmi më i rrezikshëm që duhet ngulfatur në çfarëdo mënyre dhe jo dhënia e hapësirave publike të prezantimit siç po bënë disa portale elektronike që në një formë po i kontribuojnë fundamentalistëve.
Kaosin dhe rrënimin e ekuilibrave duhet ta marrë mbi supe LDK e Prishtinës dhe gjithë nëntoka nga e cila ata dirigjohen, sepse tani ka kaluar koha e mashtrimit se ‘muslimanët na qenkan rrezik, kemi me ua pa sherrin këtyre e të tilla gjërave’. Sherri i vetëm që mund të ndodh është insistimi në padrejtësi shoqërore , çfarë K.K. Prishtina po bënë, duka ua plotësuar çdo ego të fundamentalistëve katolik dhe duke mohuar çdo kërkesë të komunitetet islam që është shumicë absolute aty.
Artikulli i marrur nga nje faqe e komunitetit Islam ne FB
Krijoni Kontakt