Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    shqiptaret nuk po flejne, ata jane ne koma te pakthyeshme.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jo jane tu lexu librat Gjarpinjte e gjakut, Shenime per Kinen, Imperializmi dhe revolucioni, Dy popuj miq, Eurosocializmi eshte antikomunizem, Titistet, Me Stalinin, Vetadministrimi jugosllav eshte teori dhe praktike kapitaliste etj dhe duke pa filmat Debatik, Malet me blerim mbuluar, Kur hidheshin themelet, Mengjeze lufte, Tomka dhe shoket e tij, Albini dhe aradha e tij etj.

    Mbi te gjitha po lexojne se si te "bashkohet" kombi sipas ideve te Koēo Danajt, duke krjiuar te majten nacionalsocialiste!
    Ahhaha e forte kjo

    Mbi temen: cfare, konkretisht, kerkon hapesi i temes??

  3. #23
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Po pse fle populli ?

    Ne nje dit te bukur papritur populli zgjohet nga gjumi dhe me vrap del ne rruge, rrezohet qeveria. Iku qeveria dhe vjen opozita te qeverise vendin. Po si mendoni ju, opozita ka shkop magjik t'ju zgjidhe hallet tuaja ? Nga te varfer me shkop magjik ju ben te pasur ? Nga i papune me shkop magjik behesh me pune ? Populli nuk eshte budalla te zgjohet nga gjumi per interesat tuaja militanteske. Populli ka llogjike .
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #24
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Pse Shqiptaret po flejn?!!
    Sepse i mungon vetedija politike dhe qyretare!Per vetdije kombetare as te mos flasim...,ajo qe mund te thuhet me plot gojen jemi nje popull servil,sa qe ky servilizem kapercen pertej ēdo parimesh normash apo kodesh,ky fakt na vendos ne nje pozite inferiore dhe si te tille shpesh dhe ne anen e kunderte te interesave kombtare,kjo gje ka rrezultuar negativishte gjate gjithe historise sone ,ndersa per rreth nesh eshte krijuar nje opion negativ,qe te tjeret te mos na respektojne pikrishte nga kjo ndjenje inferiore qe na ka kapluar!Biles shpesh me shkon mendja se jemi popull eksperimental,ku te tjeret perfitojne nga ky inferioritet i shqiptareve duke na servirur lloj lloj idesh,ndersa shqiptaret gelltisin pothuaj se gjithēka ēka i afrohet pa qene te vetdijshem nese kjo neser do i beje mire apo keq....
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  5. #25
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Ka disa individa kety qe flasin si "kodra mbas bregut". shoqeria e shqiperise, flas per "aristokratet" e te gjitha koherave qe gjithmone dalin nga gjiri i shoqerise se nje populli, me perjashtim te kohes se komunizmit, kane qene me te perparuarit ne ballkan. Aq sa i kishin mundesite ne ate kohe. shoqeria e vertet shqipetare i ka rrenjet nga shoqeria ilire qe ishte me e perparuara ne te gjithe europen. fatekeqsisht populli jone nuk u la rahat ansje here, dhe domosdoshmeria per te mbijetuar, ruajtur gjuhen dhe kulturen qe na eshte rrezikuar dhe akoma vazhdon, qe me pushtimin Rromak. Nje popull qe ka peshen e mbijeteses, nuk ka kohe te "emancipohet". Prandaj shqipetaret ishtin "luftetaret" me te zotit, ne europe te te gjitha koherave. sigurisht gjithcka behet fjale para komunizmit. Komunizmi qe nje kancer i terbuar per shoqerine shqipetare. edhe pse ai eshte "kuruar" tani ka lene gjelizat e tij ende te pavdekura, dhe rreagojn per inerci, deri sa edhe keto qeliza te vdesin, shqiperia nuk ndryshon. shumica e krereve te te gjitha civilizimeve dhe peranodrive qe kaluan ne erurope dhe ballkan ishtin iliro-shqipetar. Mos harroni se Heroi i vertet i ballkanit, dhe i europes, ishte Gjergj Kastrioti. Pavaresisht se emeri i tij perdoret per propagande. Ai u emerua komandanti i kryqezates se fundit, qe fatekeqsisth nuk u rrealizua me vdekjen e papes. Kryeministri i par grek isthe arvanitas, flota e shtetit grek te sapo krijuar dhe ishte plotesisht e drejtuar nga shqipetaret. Ne ate kohe urdherat jepeshin shqip. Garibaldi heroi i Italise, qe arriti te bashkoj mbreterite, ishte Arberesh, ashtu edhe Crispi, kryeministri i par Italian. Keto njerez dolen nga shoqerite shqipetare te atyr koheve. ate qe nuk na e beri dote turku, serbi dhe greku per 500 me rradh , na e beri "xhaxhi yne i shtrenjte" per vetem 50 vjet. Ai arriti ta shkaterroj teresisht dhe me rrenje identitetin e vertet te shqipetarit. Kam shkruajtur me par se shoqeria e vertet e shqipetarit sado nje numer i vogel, eshte me i perparuar se sa mendojn disa ketu.

    Artikulli i meposhtem vjen nga "gazeta-shqip"Besoj se ky artikull me se mire, pershkruan gjendjet rreale te shoqerise shqipetare.



    Opinioni publik shqiptar ėshtė i trembur apo shurdh?

    2011-06-27

    Denisa Pambuku (KERKO ...)

    •Farsa po vijon; pas saj vjen drama
    •Opinioni publik shqiptar ėshtė i trembur apo shurdh?



    Ashtu sikurse dihet, njė shoqėri ēfarėdo ėshtė e vėshtirė tė matet nė terma tė pėrgjithshėm, por ajo, kur ėshtė pėrballė njė aktualiteti politik, kalon lehtėsisht nė kuadrin e njė instrumenti. Aktualiteti ynė demokratik mendohet se, ndėrkaq, ka kaluar mė tepėr se dy dekada, pėr ta konsideruar realisht qė nga viti 1990 kur u vendos pluralizmi demokratik nė Shqipėri. Diktatura qė u rrėzua, shihet se nuk ėshtė eliminuar tėrėsisht, sepse instrumenti qė kontrollon politikėn dhe tė drejtat, nuk e pranon faktin qė shoqėria shqiptare realisht ndodhet nė rrjedhėn e njė demokracie reale. Tani, pas mė se dhjetė vjetėsh, ne shqiptarėt po vėrejmė se pėrballemi me tė njėjtat realitete sociale, ashtu sikurse kemi qenė pėrballur edhe gjatė diktaturės komuniste : mungesėn e menaxhimit demokratik tė shoqėrisė nė tė gjitha aspektet e jetės shoqėrore; mungesėn e njė kulture demokratike nė pėrmbajtjen e elitės demokratike; dhe, me elemente tė karakterit totalitar nė qeverisjen e mazhorancave.

    Sot, sidomos vihet re dukshėm, se elitat e politikės, nuk kanė mundur tė bėjnė asnjė shkėputje nga ideologjizmat e komunizmit; sepse ne shohim rėndom qė, i gjithė debati politik, ėshtė urrejtje si kundrejt njė armiku ideologjik, njė lloj si nė regjimin e vjetėr komunist. Madje, njė tipar i tillė nė njė sens normal tė zhvillimit, duhet theksuar se ėshtė ahistorik, nė rast se do tė duam qė kohėn aktuale ta konceptojmė si histori demokratike tė shoqėrisė shqiptare. E gjithė kjo mendojnė se vjen si rezultat i vlerės sė mohuar tė njeriut.

    Ėshtė ky shkaku qė nė historinė aktuale politike ne shohim tė dalė nė pah gjithmonė njė njeri i fuqishėm, i cili kėrkon tė dominojė dhe dominon nė tė gjithė institucionet e shtetit; dhe, njė njeri tė pafuqishėm, i cili ėshtė nė fakt vetė karakteri i tulatur i shoqėrisė shqiptare, e frikėsuar dhe pa iniciativė pėr t’u pėrballur me shkeljen e tė drejtave. Ky ėshtė raporti qė shuan vlerėn e njeriut. Pėr kėtė arsye, me njė logjikė relative, ne konstatojmė se shoqėria shqiptare, nė kėtė sens tė zhvillimit tė saj, nuk ka dalė ende nga ambientalizimi me frikėn. Ajo ėshtė e trembur njėlloj nga politika, dhe prandaj realisht nuk i funksionojnė tė drejtat.

    Duke marrė shkas nga ndodhitė e fundit nė shoqėri dhe politikė, ajo ēka shohim sot nė shoqėrinė shqiptare, ėshtė njė katrahurė pa skaje. Njė shoqėri qė asimilohet, mohohet e cila qėndron nė heshtje, me tė drejta nė letėr, por pa bashkėpunim me aktualitetin dhe jetesėn e tyre. Nė njė gjendje tė tillė ajo, e kapur nga frika dhe paqartėsia pėr tė ardhmen, pranon si normale ēdo fyerje dhe ēdo poshtėrim qė i bėhet nga qeveria aktuale. Nė asnjė vend tė Europės sot nuk sheh shoqėri si kjo e jona qė nuk dėgjon fyerjet dhe nuk i sheh poshtėrimet qė i bėjnė. Kjo tregon se ende individi shqiptar ėshtė i mohuar, dhe prandaj shoqėria nuk ka forcė pėr tė ndėrmarrė iniciativa nė strukturimin demokratik tė gjendjes.
    Tė gjithė shqiptarėt sot e dinė se, nė Shqipėri, nuk ka zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, por kjo nuk mjafton. Nė rast se njė shoqėri qė mendon se ka hyrė nė rrjedhat e njė sistemi demokratik dhe nuk ėshtė e ndjeshme pėr tė kuptuar se, esencialisht, demokraci do tė thotė votė e lirė, kurrė nuk mund tė quhet shoqėri e emancipuar.
    Ajo ēka na shtyn pėr tė ndėrmarrė kėtė artikull ėshtė fakti i thjeshtė qė vjen si pėrgjigje e kėsaj pyetjeje: Pse heshtin shqiptarėt pėr tė drejtat e tyre?

    Ka njė arsye qė tė thotė se ne shqiptarėt sot nuk jemi tė qartė ēfarė kėrkojmė dhe ēfarė kėrkohet pėr tė krijuar ansamblin real tė njė jete tė lirė shoqėrore. E vetmja arsye qė gjejmė pėr tė shfajėsuar gjendjen, ėshtė periudha e gjatė e diktaturės komuniste, por kjo nuk mjafton, sepse nuk mund tė jetė e vetmja arsye.
    Personaliteti i individit dhe personaliteti i njė shoqėrie, nuk ndėrtohet me njė brez, as me dy breza, ai nė fakt ėshtė kulturė qė duhet tė pėrcillet nga mė shumė se dy ose tre breza.

    Kemi mendimin se edhe komunizmi qė dominoi tėrėsisht me njė sundim frike, ka tepėr gjasa qė tė ketė shfrytėzuar njė defekt historik qė vjen si mungesė e personalitetit tė shoqėrisė sonė.
    Dhe le tė jemi mė konkretė, duke pyetur: pse janė tė trembur gjyqtarėt e sotshėm qė nuk japin drejtėsi, nė lidhje me njė ēėshtje shumė tė rėndėsishme tė jetės shoqėrore demokratike - manipulimin e zgjedhjeve?
    Pse gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė, nuk japin drejtėsi pėr ndėshkimin e pushtetarėve tė fuqishėm qė janė kapur nė korrupsion?
    Pse deputetėt e njė mazhorance heshtin dhe pranojnė fyerjet e poshtėrimet qė i bėhet shoqėrisė nga qeveria e tyre?
    Pse nė Parlament nuk ka debat idesh, por ka konflikt njerėzish?
    Pėrse shqiptarėt e pranojnė njė gjendje tė mjerė tė spitaleve dhe heshtin, nė njė kohė qė e kanė pasur kėtė tė drejtė, pėr t’u kuruar falas, edhe nga komunizmi?
    Pse rinia studentore nuk ka ndėrmarrė asnjė akt tė guximshėm nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive tė individit?

    Pse studentėt nuk janė tė angazhuar kundrejt njė sistemi banal arsimor, qė ecėn pėrpara dhe vlerėson nėpėrmjet korrupsionit?

    Tė gjitha kėto pyetja kanė tė bėjnė me pyetjen kryesore qė ne i kemi vendosur artikullit tonė: Opinion publik shqiptar, ėshtė i trembur apo shurdh?

    Pėr tė gjitha kėto qė shprehėm, ne mendojmė se, opinioni publik shqiptar ėshtė i trembur, sepse ai ka tė gjitha mundėsitė qė t‘i shohė dhe t‘i dėgjojė tė gjitha shkeljet qė i bėhen. Ai i ka mundėsitė gjithashtu qė t’i konceptojė drejt, tė gjitha poshtėrimet qė i bėhen, nga elitat politike qė drejtojnė kėtė vend: nga gjykatat, d.m.th nga gjyqtarėt; nga parlamentarėt dhe nga gjithė administrata shtetėrore aktuale, e cila ėshtė e gjitha e korruptuar dhe nuk u shėrben pėr as njė minutė normale taksapagueseve tė vet - shqiptarėve qė i paguajnė me kontributet e tyre. Dhe pėrsėri ai hesht, nga frika. Dhe pyetja qė ngrihet kėtu ėshtė kjo: si mund ta largojnė frikėn shqiptarėt?


    Nė tė njėjtėn kohė, nuk kemi si tė mos pėrmendim se, mungesa e kulturės sė personalitetit dhe dinjitetit tė njeriut, ėshtė shkaku kryesor pėr ardhjen e kėsaj gjendjeje frike. E vetmja gjė qė duhet tė bėhet me ngulm sot nė Shqipėri, ėshtė se ne duhet t’i heqim frikėn individit nė Shqipėri, duke i dhėnė nė dorė tė drejtėn e padiskutueshme tė votės sė lirė, dhe njėherėsh, duke i infiltruar, nėpėrmjet shkollės dhe botimeve, kulturėn e personalitetit dhe dinjitetit.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nuk e di si qendron puna e gjumit ne shiperi por ne kosove kur duam te zgjohemi kta qeveritaret kan je parroll mos u zgjoheni se hidhrohet marika ja ne keshtu flejm dhe nuk kemi drejt te bjem kerkesa sociale as ato politike sew pse kemi politikan idiota ne gjeveri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •