-
i/e regjistruar
Tana: Përkujtojmë camët, me ndërtimin e varrezave të Kllogjerit
22 Qershor 2011 - 18:20
http://www.balkanweb.com/foto/44301.jpg
TIRANË- Shoqata “Camëria” ka celur konkursin për rehabilitim dhe sistemimin e varrezave të Kllogjerit në Qafë Botë në jug të vendit, në kujtim të mbi 2 mijë camëve që humbën jetën nga uria dhe lodhja, gjatë dëbimit nga grekët në fund të vitit 1944, nga trojet e tyre.
Projektideja prezantohet në prag të 27 Qershorit, e përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë që në vitin 1994, si dita e shovinizmit grek kundër camëve.
“Ajo cfarë na ka mbledhur ne sot është qëllimi fisnik për të nderuar kujtimin e këtyre njerëzve dhe sigurisht për të lehtësuar në një farë mënyre shpirtrat tanë, duke pasur mundësinë t’i nderojmë këta njerëz që të derdhim lot për ta, të vendosim kurora me lule dhe ne sigurisht këtë do ta nisim përmes këtij projekti dhe më tutje përmes marshimit që ne do të bëjmë në Qafë Botë, pikërisht të shtunën e kësaj jave.
Marshimi do bëhet nën titullin “Trëndafilat e Camërisë”, sepse secili prej atyre që prehet në këto varreza është vërtetë një trëndafil i Camërisë”, tha Kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria” Ardian Tana.
27 Qershori është shndërruar vitet e fundit në një pelegrinazh masiv ku mijëra shqiptarë, jo vetëm cam, por edhe nga treva shqiptare brenda dhe jashtë vendit përkujtojnë masakrat greke mbi popullsinë came në dimrin e vitit 1944. Varrezat në një sipërfaqe mbi 12 mijë metër katror janë në pronësinë e shoqatës “Camëria” dhe deri në fund të shtatorit duhet të paraqitet dosja nga studiot projektuese, e cila duhet të përmbajë detaje të rëndësishme, si ngritjen e një obelisku dhe anën dekorative të monumentit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt