Peshkopi, infermjerja e spitalit birėson foshnjen e braktisur
PESHKOPI- Njė fėmijė i braktisur nga nėna biologjike vetėm tri ditė pas lindjes, bėhet menjėherė me prindėr tė rinj. Ngjarja e pazakontė ka ndodhur nė Spitalin Gjinekologjik tė Peshkopisė, ku njė nėnė e re, me gjeneralitete tė fallsifikuara, ka lindur njė vajzė nga njė marrdhėnie jashtmartesore dhe e ka braktisur atė vetėm tri ditė pas lindjes. Vajza e sapolindur ka zgjuar interesin e njė infermiereje tė Spitalit Rajonal tė Peshkopisė, e cila sėbashku me bashkėshortin e saj ka nisur proēedurat ligjore pėr birėsimin e fėmijės.
Cifti i ka vendosur vajzės emrin Blearta, njė kombinim i gėrmave tė emrave tė tyre. Prej tre muajsh Blearta ka patur jo vetėm kujdesin e veēantė tė personelit mjekesor tė repartit gjinekologjik tė spitalit, por edhe atė tė prindėrve tė ardhshėm birėsues tė saj.
Kemi 14 vjrt martesė, nuk kemi pasur fatin qė tė kemi fėmijė. Morėm vesh qė kėtu nė spitalin e Peshkopisė kishte 3 ditė qė kishte lindur njė fėmijė i seksit femėr, e braktisur nga e ėma, shprehet babai birėsues.
Ndėrsa nėna thotė Jam shumė e gėzuar, qė nė momentin e parė qė e pashė vendosa ta marr dhe do ta rris njėsoj sikur ta kisha lindur vetė. Lus zotin tė mė plotėsohet dėshira sa mė shpejt, tė bėhen letrat.
E ndėrkohė qė pritet pėrfundimi i procedurave ligjore pėr birėsimin e Bleartės, dy prindėrit e ardhshėm tė saj nuk harrojnė tė krijojnė njė atmosferė feste nė 3 mujorin e lindjes sė vajzės. E rrethuar nga shumė dashuri, tashmė pritet qė Blearta tė mbėrrijė nė shtėpinė e re tė saj, pasi ka jetuar tre muajt e parė tė jetės nė repartin e Gjinekologjisė nė Spitalin Rajonal tė Peshkopisė.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt