Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 11 prej 11
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Poeti : Jorgo Papingji

    Flet “Mjeshtri i Madh” Jorgo Papingji:

    – Poezia ka ngritur nė kėmbė Perandorė, Presidentė, Kryeministra, njė popull, por jo politikanėt tanė.

    – Tregu i lirė i ka prishur shumė punė poezisė. Sot shikon mė shumė poetė se kuzhinjerė.

    – Sot kushdo qė ka dėshirė boton se nuk ka filtra, nuk ka tekste, por ka fjalė.


    Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

    Ai ėshtė poet i madh dhe njeri i thjeshtė. Intelektual njerėzor. Jorgo Papingji ėshtė njė ndėr personalitetet mė tė spikatur tė poezisė shqiptare, nė festivalet e kėngėve pėr fėmijė dhe tė festivaleve nė Radio Television. Dhėnia e mėsimit nėpėr disa nga shkollat e kryeqytetit e ka bėrė atė mė tė lidhur me nxėnėsit dhe me kolegėt, ku mėsimdhėnia sipas tijė ėshtė njė art shumė i vėshtirė qė kėrkon, studim , pėrkushtim, seriozitet dhe punė sistematike. Lumturohet kur fėmijėt e pėrqafojnė pėr tekstet dhe nuk e percepron krijimtarinė nė vende moderrne dhe salla llamburitėse. Thjeshtėsinė e ka tiparin dallues nė marwrdhėniet shoqėrore, tipar qė e ka bėrė mė tė dashur tek kėngėtarėt dhe mė tė respektuar nė masėn e gjerė tė artėdashėsve.

    – Fėmijėria pėr secilin ka veēoritė e veta. Diēka mbi fėmijėrinė tuaj. Si lindi tek ju dėshira pėr tė krijuar deri sa arritėt nė nivelet e sotme ku jeni protagonist i shumė krijimeve me ēmime?

    Sot mund tė them se kam pranė vetes shumė fėmijėri. Kam ecur dhe eci mė fėmijėrinė. Fėmijėria ime mė ka shoqėruar gjatė gjithė kohės sė rritjes sime. Edhe nė kėtė moshė them se kam brenda vetes shume fėmijėri. Jam sa edhe plak edhe fėmijė. Dhe kėtė pleqėri qė mbaj ma zhduk kjo fėmijėri qė mbaj brenda vetes. Unė mendoj se njeriu, po ta ketė brenda vetes kėtė fėmijėri dhe po tė di ti marri erė kėsajė fėmijėrie, nuk plaket asnjėherė. Ėshtė njė gjė e ēuditshme nganjėherė, qė nė moshėn time tė hershme kam pasur dėshirė tė merrem me artin. Qė fėmijė i vogėl nė kopėsht unė bėja teatėr kukullash.Kam lindur nė Vlorė dhe nė shtėpi gjithmonė ėndėrroja pėr skenėn, teatrin. Vlora vetiu tė jep frymėzim. Ajo tė magjeps. Tė nxit pėr art. Nė shtėpi ishte njė penxhere hajati dhe ne nė atė penxhere merrnim kukulla dhe improvizonim lojėn teatrore, pra sajonim teatėr me aq sa kishim dėgjuar. Mė vonė, nė shkollė, kur bėnim fletoren e kujtimeve ( i linim kujtimet njėri tjetrit nė fletore) nė fund tė vitit shkollor, gjithmonė, nė fund tė shkrimit mė shkruanin ose vendosja vetė Jorgo Papingji, regjizor. Nė atė kohė unė nuk e kisha idenė se ccfarė ishte regjizori. Ngadalė, ngadalė kjo u binjakėzua me veten time. Shpirti binjak i imi ka qenė dėshira gjithmonė pėr artin. Kjo mė bėri tė shkruaj. Nė atė kohė ne kishim njė gazetė nė shkollė nė Vlorė “ Fjala Jonė”. Kjo ishte gazetė muri. Gazeta kishte njė redaksi qė mblidhnin artikuj pėr fėmijė pėrvec problematikave tė ndryshme tė mėdha, si gjėra qė ndodhnin nė klasė etj. Unė u bėra kryeredaktor i asaj reviste. Kjo revistė muri ishte si njė ogur i mirė nė krijimtarinė time.

    Bėhet fjalė pėr vitin 1948. Unė kam filluar tė shkruaj shumė shpejt. Kam pasur njė nėnė shumė tė kujdesėshme qė na mėsonte vazhdimisht edhe kur nuk kishim shkollė. Unė jam rritur pa baba dhe nėnėn e kishim edhe baba edhe nėnė. Ajo i donte fėmijtė tė mirw, tė edukuar dhe tė kulturuar. Kjo siē duket dha frytet mbrapa. Pas Vlorės ne u vendosėm nė Tiranw. Nė Tiranė kam ardhur nga klasa e katėrt fillore dhe kėtu kam filluar tė ndjek mėsimet nė njė shkollė me shumė emėr, qė nė atė kohė quhej “ Shkolla e Kuqe”. Kjo shkollė ka pasur mėsues shumė tė mirė, ku tė gjithė kanė mbjellur diēka tek formimi im. Atė qė kanė dhėnė ata me gjithė shpirt, unė e ndjej tek vetja ime. E gjej nga njė filiz tė mbjellė nga ata tek vetja, qoftė pėr artin, kulturėn, gjuhėn e huaj etj.

    -A mund tė vecconit ndonjė moment mė tė hollėsishėm pėr ndonjė konflikt me mėsuesit tuaj, ose kur njė mėsues ka reaguar ndaj njė sjelljeje jo tė hijshme tuajėn?

    Unė mbahesha si fėmijė i mirė, i edukuar, por edhe sensibėl. Problem kam pasur me njė mėsues tė ciklit tė ulėt, sepse unė gjithmonė kam shkruajtur me dorėn e majtė dhe ai donte tė shkruaja me tė djathjtėn pasi ishte e ndaluar tė shkruaje me tė majtėn. Mėsuesi mbante nė dorė gjithmonė njė vizore edhe kur e shikonte qė unė e kisha nė dorėn e majtė penėn, mė godiste me vizore. Ky ka qenė konflikti mė i madh qė unė kam ndeshur nė jetėn time shkollore. Ky ishte njė konflikt njerėzor, nė emėr tė ndihmės sė sinqertė. Por edhe sot unė shkruaj me dorėn e majtė. Kjo mėnyrė tė shkruari ishte brenda meje. (qesh).

    -A e mbani mend poezinė e parė qė keni shkruar?

    Poezinė e parė qė kam shkruar e kam hedhur nė fletoren e kujtimit si e quanim.

    Si zjarri qė le hirin, Po lė edhe unė kujtimin.

    Nė kėto vargje kam hedhur dashurinė shkollore. Dhe e kam bėrė si kujtim pėr shokun tim tė klasės. Nė fund e nėnshkruar Jorgo Papingji, regjisor. Kėtė ngjarje e mbarta me vete dhe pastaj e shkruajta nė njė festival tė kėngės pėr fėmijė. Kam njė kėngė tė bėrė vite mė mbrapa kur kam ardhur nė Tiranė, qė e ka zanafillėn nė ato materiale tė kohės sė fėmijėrisė.

    Kur ula tė mendohem.
    Pėr njė lodėr tė mendoja,

    nisa penėn ta kafshoja.
    Mė shpėtoi njė pikė me bojė.

    Rri mendoj e rri mendoj:
    si t’ja bėj njollės me bojė.

    Fletėn e bėra pis.
    Si t’ia bėj?
    Ta fshi apo ta gris..?!

    S’do ta fshij, e s’do t’a gris,
    fletėn qė e bėra pis.

    Pėrditė ta shikoj
    e mė mos tė gaboj!

    - Nga shumė krijues flitet se ka shumė tekste, qė nuk ngjiten nė nivelin e artit poetik. Pra poezi sidomos nga kantautorė, por edhe nga pseudopoetė…Mendimi juaj?

    Tregu i lirė i ka prishur shumė punė poezisė. Sot shikon mė shumė poetė se kuzhinjerė. Sot kushdo qė ka dėshirė boton se nuk ka filtra. Pra, ndaj sot nuk ka tekste. Sot ka fjalė. Poezi do tė thotė fjalė e bukur, fjalė e artė, fjalė qė tė mbėrthen. Poezi apo tekst kėnge do tė thotė: Fjalė magjie. Sot nė njė tekst kėnge ka vetėm 4 fjalė. Kaq! Ku ėshtė fjala e magjishme?! Nė poezi kur lexon tė rrėqethet mishtė. Ngrihesh nė kėmbė nga emocionet. Kėnga ka tekst, ka muzikė, ka kėngėtar. Pa tekst tė bukur si do tė jetė njė kėngė e bukur?! Poezia ka ngritur nė kėmbė Perandorė, Presidentė, Kryeministra, njė popull. Poezia ėshtė fjala mė e bukur e zotit.

    - Po dita mė e vėshtirė kur ka qenė si krijues dhe pse nė shumė kėngė mė shumė vlerėsohen kėngėtari dhe kompozitori dhe aspak poeti?

    Qė tė jem i sinqertė tė kėqijat nuk i mbaj mend. Ndersa pėr kėtė tė fundit ndihem keq. Ėshtė e vėrtetė pse nuk i kushtohet po aq vėmendje poetit sa dhe kėngėtarit? Mund tė kėndohet pa tekst. Kėngėtari ėshtė i fundit nė radhė.

    - Ku ndjeni mė shumė emocion, tek festivalet pėr fėmijė apo tek ato pėr tė rritur?

    Ēdo lloj aktiviteti kanė emocionet e veta qė nuk krahasohen me njėra -tjetrėn. Unė edhe sot e kėsajė dite marr pjesė sistematikisht nė tė gjitha festivalet e tė rriturve, por kėnaqėsinė qė ma jep festivali i fėmijėve nuk ma jep asnjė festival tjetėr.

    - A kujtoni ndonjė moment nė festivalet e fėmijėve qė mes tyre ju keni qenė shumė i emocionuar?

    Ajo mė ka ndjekur gjithė jetėn. Unė ēdo vit kam pjeswmarrje nė festival qoftė nė atė tė Tiranės qoftė edhe nė atė tė Shkodrės. Dhe nė tė gjitha rastet ėshtė bukur kur thonė qė ky xhaxhi ėshtė ai qė ka bėrė kėngėn, tė pėrqafon. Urimet e fėmijėve janė tė sinqerta. Ato tė gjallojnė dhe tė zgjasin jetėn.

    – Kompozimi i muzikės lidhet ngushtė me tekstin. Sot tek kėngėt e Festivalit nė Radio Televizion tek tekstet ka pėrsėritje fjalėsh dhe njė refren me dy tri fjalė, ku teksti stonon, tė lodh, tė mėrzit. Pra nė vend qė tė tė mbėrthejė, mallėngjejė, ndodh e kundėrta tė largon. Ēfarė do tė thoni ju pėr tekstet e sotme tė kėngėve?

    Unė nuk marr pėrsipėr tė jap mendime pėr tekstet e kėngėve tė tė tjerėve. Gjithmonė ēdo njeri qė krijon ka sensin e krahasimit. Dhe shija e njerėzve nuk ka marrė njė formim tė plotė. Kjo ka arėsyen e vet. Ne u hapėm se ishim tė mbyllur dhe nė kėtė hapje pa doganė hynė pa rubinetė tė gjitha tė huajt dhe u la pas dore tradita. Por, mbas kaq vjetėsh duket se po kalon ajo qė ne kopjuam dhe shkundėm. Pra sikur po hiqen at tė tepėrta dhe shihet se po del njė gjethe e gjelbėr dhe e bukur. Unė them se kjo ėshtė njė kohė qė do tė kalojė nė krijimtari. Tranzicioni hapi plagėt e veta dhe nė muzikė. Koha e filtron ēdo gjė. Ka filluar tė ndjehet pėrgjegjėsia nė tekstet. Po i jepet mė shumė rėndėsi. Njė tekst i bukur duhet muzikuar bukur. Kur muzika nuk thotė dot atė qė thotė teksti kėnga nuk del bukur. Stonon. Humb harmoninė. Rrjedhshmėrinė. Njė kėngė e harmonizuar ėshtė si burimi nė mal. Gurgullima e ujit, cicėrima e zogjve dhe fėshfėritja e gjetheve.


    https://gazetadestinacioni.al/albert...orgo-papingji/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-07-2022 mė 19:53

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •