-
Poeti : Jorgo Papingji
Jorgo Papingji: Nė tregun muzikor shqiptar s’ka shije artistike
Julia Vrapi - " SOT "
Poeti dhe autori i shumė teksteve tė kėngėve nė festivale, Jorgo Papingji, sot ėshtė njė nga emrat qė e ka shijuar me kohė suksesin nė krijimtarinė e tij artistike. Me dekada pjesėmarrės nė festivalet e kėngės, poeti Jorgo Papingji tregon se sot vlerė e pazėvendėsueshme ėshtė interpretimi live, zėri qė ėshtė baza dhe ėshtė ai qė pėrfaqėson kėngėtarin. Sipas poetit, nėse kėngėtari nuk kėndon me zėrin e tij atėherė nuk kemi se ē’tė dėgjojmė nė festivalet e kėngės.
Duke folur pėr krijimtarinė muzikore nė festivalet e kėngės qė zhvillohen nė vendin tonė, poeti Papingji tregon se kompozitorėt duhet tė zgjedhin modelet e bukura, tė vėrteta dhe tė shkruajnė kėngė tė cilat tė kenė jetėgjatėsi. Sipas poetit, nė formatin e tij Festivali i Kėngės nė RTSH duhet tė ruajė fytyrėn e tij, qė do tė thotė tė pėrfaqėsojė muzikėn mė tė mirė shqiptare, tė pėrfaqėsojė muzikėn e tipizuar, sepse ai ėshtė i kėngės sė muzikės sė lehtė dhe duhet tė pėrfaqėsojė kėtė muzikė dhe kėtė fytyrė tė tij. Duke folur pėr kėtė festival, Jorgo Papingji pohon se nė festivalin e RTSH janė tė gjithė njerėzit qė kanė dėshirė tė kenė njė pėrfaqėsim nė kėtė eveniment, dhe veē kėsaj me krijimtarinė mė tė bukur tė tyre, ose me prezantimin mė tė kėndshėm qė ata kanė, ndėrsa shton se vokali i tij duhet tė jetė njė shembull pėr festivalet e tjera muzikore qė zhvillohen nė vendin tonė. Sa i takon problemeve qė haset sot nė krijimtarinė muzikore, poeti Jorgo Papingji njėkohėsisht dhe fitues i dhjetėra ēmimeve nė festivale, tregon se shkrimi i teksteve tė kėngėve ka lidhje me tregun, me kėrkesėn dhe ofertėn. Sipas tij, ashtu si ēdo gjė tjetėr edhe nė fushėn e teksteve ka gjėra tė pėlqyeshme por dhe tė papėlqyeshme dhe kėto tė fundit janė nė funksion vetėm tė tregut dhe nuk kanė vlera artistike.
-Jeni njė nga emrat qė prej dekadash merreni me festivalet e kėngės sė muzikės sė lehtė. Ēfarė mund tė na thoni pas kaq vitesh?
Pėr mendimin tim festivalet duhet tė kenė fytyrėn e tyre. Le tė bėhen shumė festivale, sepse krijuesit janė tė ndryshėm, moshat janė qė u pėrkasin krijimtarive tė ndryshme dhe secili ka tė drejtė qė tė dėgjojė kėngėn e tij, dhe sa mė shumė aktivitete tė tilla tė jenė aq mė mirė qė ėshtė pėr krijimtarinė muzikore. Por pėr mua problematikėn qėndron nė faktin, qė secili festival i kėngės tė gjejė profilizimin e tij. Nėse ne bėjmė njė festival kombėtar qė ka brenda baladėn, rrepin, xhazin etj, pėr mua kėto nuk ka pse tė bėhen tė gjitha nė njė festival tė vetėm. Njė festival tė trajtojė muzikėn moderne, xhazin, njė tjetėr muzikėn tradicionale shqiptare dhe njė tjetėr ti kushtohet njė rryme tjetėr. Shumė rrallė ata kanė dhe fytyrat e tyre, sepse mė pas festivalet kthehen nė njė standard, qė ka tė gjitha kėngėt brenda ashtu si i ka Festivali i Kėngės nė RSTH.
-Pėrmendėt Festivalin e Kėngės nė RTSH. Ju keni vite qė keni marrė pjesė dhe vazhdoni tė jeni nė kėtė festival, por si e shikoni atė mes shumė tė tjerėve qė zhvillohen nė vendin tonė?
E para, nė formatin e tij Festivali i Kėngės nė RTSH duhet tė ruajė fytyrėn e tij, qė do tė thotė tė pėrfaqėsojė muzikėn mė tė mirė shqiptare. Tė pėrfaqėsojė muzikėn e tipizuar, nėse ėshtė i kėngės sė muzikės sė lehtė ai duhet tė pėrfaqėsojė kėtė muzikė dhe kėtė fytyrė tė tij, dhe mendoj se ai pothuajse e ka ruajtur tė pandryshueshme atė. Nė festivalin e RTSH janė tė gjithė njerėzit qė kanė dėshirė tė kenė njė pėrfaqėsim nė kėtė eveniment, dhe veē kėsaj me krijimtarinė mė tė bukur tė tyre, ose me prezantimin mė tė kėndshėm qė ata kanė. Unė them se ky festival duhet ruajtur, por kėrkon pėrmirėsim tė teknikės. Vokali dhe vizualiteti i tij duhet tė jetė njė shembull pėr festivalet e tjera.
-E ndėrkohė si i shikoni festivalet e tjerė, qė zhvillohen nė vendin tonė?
Ēdo festival nė fytyrėn e vet ka bukurinė e tij, ka arritjet e tij, dhe ēdo njeri ka shijet e tij. Nėse nuk e pėlqen njė festival, ai e ndėrron stacionin televiziv, shijon tė tjerė festivale muzikore.
-Pse kėngėt qė janė krijuar para disa dekadash edhe sot vijojnė tė pėlqehen nga publiku?
Kėto kėngė pėrfaqėsoheshin nė aktivitete shumė tė kėrkuara, shumė tė zgjedhura, ishin tė vetmet nė atė kohė dhe kėtu ishte krijimtaria e tyre mė e mirė, seleksionoheshin shumė kėngėt. Gjithmonė i ėshtė kushtuar vėmendje serioze punės sė pėrgatitjes sė Festivalit tė Kėngės nė RTSH. Pėr kėtė arsye unė them se ky seriozitet duhet tė vazhdojė dhe fytyra e festivalit duhet tė ruajė traditėn e tij, nuk duhet tė shpėrbėhet, tė hapen dyert, tė shqyhen dhe tė marrin pjesė tė mirė dhe tė kėqij. Pėr mua secila muzikė duhet tė shkojė dhe tė trokasė nė derėn e saj, prandaj them se ėshtė mirė qė zhvillohen disa festivale muzikore nė vendin tonė.
-Interpretimi live dhe playback pėr ju?
Vlerė e pazėvendėsueshme ėshtė interpretimi live, zėri qė ėshtė baza dhe ėshtė ai qė pėrfaqėson kėngėtarin dhe nėse ai nuk kėndon me zėrin e tij, atėherė nuk kemi se ē’tė dėgjojmė nė televizion. Edhe sot kemi kėngėtarė tė mirė, por konkurrenca e tregut me anė tė CD i bėn kėngėtarėt e interpretimit live ta ndjejnė veten ngushtė, sepse ata qė kėndojnė me superpozim, me anė tė butonave mund ta bėjnė zėrin e bukur pa meritė, fatkeqėsisht ėshtė njė zė fallco, ėshtė njė konkurrencė e padrejtė. Duhet edukuar shija artistike nė tregun muzikor shqiptar. Artistėt e interpretimit live, krijuesit e mirėfilltė hasin me shumė probleme monetare, por unė jam i bindur se koha do ti seleksionojė tė gjitha gjėrat.
-Festivali i 48 i Fėmijėve u mbyll para disa ditėsh. Ju, si njė ndėr emrat mė tė mėdhenj qė merreni me kėtė eveniment, si e cilėsoni zhvillimin e tij?
Gjithmonė kur flitet pėr festivalet flitet pėr risi, dhe ėshtė njė formulė qė pėrsėritet gjithmonė, qė ky festival solli prurje tė reja. Problemi pėr mua qėndron nė faktin se si janė pėrcaktuar ato prurje dhe ēfarė sjellin tė re. Unė mendoj se nė festivalin qė sapo u mbyll gjetjet ishin shumė interesante dhe nuk merreshin vetėm me botėn e fėmijėve standarde me njė kukull ose lodėr, por merren me problemet aktuale qė ka sot rinia. Sapo kalojnė klasėn e katėrt ata e quajnė veten tė rritur dhe nuk u pėlqen tė flasin pėr kukulla dhe pėr marrėdhėniet qė kanė me prindėrit, argėtimet qė kanė etj, tė cilat sigurisht sjellin problematikė brenda tyre. Tė gjithė kėto probleme gjetėn njė pasqyrim shumė tė kėndshėm nė kėngėt e kėtij festivali pėr fėmijė, qė kėtė vit erdhi nė edicionin e tij tė 48-tė.
-Jeni i njohur nė krijimtarinė tuaj tė gjatė artistike pėr sjelljen gjithmonė tė sė bukurės nė krijimtarinė muzikore, por sot ēfarė mendoni pėr tekstet e kėngėve?
Problemi i shkruarjes sė kėngėve ka lidhje me tregun, me kėrkesėn dhe ofertėn, ka lidhje tė ngushtė me kėrkesat e kėngėtarėve tė cilėt pėrcaktojnė vetė zgjedhjen e kėngėve. Si ēdo gjė tjetėr edhe nė fushėn e teksteve ka gjėra tė pėlqyeshme qė janė tė mrekullueshme dhe mė pas shkallė-shkallė del deri tek tekstet, tė cilėt janė nė funksion vetėm tė tregut dhe nuk kanė vlera artistike.
-Njė mesazh nga ju pėr kompozitorėt e rinj?
Tė zgjedhin modelet e bukura, tė vėrteta dhe tė shkruajnė kėngė tė cilat tė kenė jetėgjatėsi.
http://www.sot.com.al/index.php?opti...=204:kengetare
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-06-2011 mė 12:53
-
-
" Kur humba nje dashuri " - Fituese e Cmimit te Pare , Festivali i Kenges 31.
Teksti : Jorgo Papingji
Muzika: Vladimir Kotani
Kenduar nga : Manjola Nallbani
Dashurine e pare dhurova
per te njohur nje njeri
dhe mesova te mos gaboj
kur e humba kete dashuri
Me puthje genjeshtare
ma mesove dashurine
e paster isha fare
e nuk e njihja pabesine
Por ja qe nisi era
rane fletet nje nga nje
jeta endrra ska ngahera
ka dhe lot e tradheti
(refreni)
Dashurine e pare dhurova
per te njohur nje njeri
dhe mesova te mos gaboj
kur e humba kete dashuri
Zemren time e lendova
e plagosa ne rini
por pranvera serish do vije
dhe do sjelle tjeter dashuri
O dashuri
sekreti i moshes qe na rinon
ti papritur vjen
dhe krejt papritur si era shkon
Oh eja eja dashuri
eja eja perseri
merrma dhimbjen time
dhe me ndiz nje zjarr te ri
(refreni)
Dashurine e pare dhurova
per te njohur nje njeri
dhe mesova une te mos gaboj
kur e humba kete dashuri
Zemren time e lendova
e plagosa ne rini
por pranvera serish do vije
dhe do sjelle tjeter dashuri
-
-
-
-
" S'JAM TRIBU " - ĒMIMI I PARE, FESTIVALI I KENGES 38 ( DHJETOR 1999 )
Teksti: JORGO PAPINGJI
Muzika: ADI HILA
Kenduar nga: AURELA GAĒE
Tek ky vend ku jemi rritur
Ne njė djep te bėrė me dru
Kemi lindur kemi vdekur
Varret tona janė kėtu
Me kanose syrgjynose
Me dergove s'di se ku
E kemi ikur kemi ardhur
Trojet tona janė kėtu
M'a tymose m'a nxirose
Ma plagose qiellin blu
Jemi gdhire e jemi ngrysur
yjet tona janė kėtu
Sa bajloze kėtu dergove
Mbret e krajla me ushtri
Por shqiptar me mbeti emri
Edhe vendi Shqipėri
S'jam tribu s'jam tribu
Ne kėto troje s'jam tribu
Kam lindur ne kėtė toke
Dhe do vdes kėtu
S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurė
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kėshtu
Brez pas brezi hapur shkembin
Me parmenden bėrė me dru
Kemi mbjelle e kemi korrur
Rrenjet tona janė kėtu
Morem drite nga faqe dielli
Trullin tonė e bėtė me mur
Shpendin e lirisė se qiellit
Permbi gjak e bėtė flamur
S'jam tribu s'jam tribu
Ne kėto troje s'jam tribu
Kam lindur ne kėtė toke
Dhe do vdes kėtu
S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurė
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kėshtu
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-06-2011 mė 08:37
-
-
-
-
INTERVISTA & MARRJA E TROFESE NE SPEKTAKLIN " KENGET E SHEKULLIT"
-
-
INTERVISTA/ Flet pėr “Telegraf”, poeti dhe krijuesi i poezive pėr kėngėt popullore dhe ato tė lehta Jorgo Papingji
Ja pse me Eli Farėn kam njė bashkėpunim tė gjatė
Albert ZHOLI
“Me Eli Farėn kam njė bashkėpunim tė gjatė. Kjo pėr shumė arsye, por kryesorja ėshtė se vokali i saj ka ėmbėlsinė e vargut tim. Kur jam nė ditėt e mia tė mira shumė herė krijoj nė mėnyrė tė pavarur pėrveē kėrkesave dhe bėj poezi pėr kėngė qė i pėrshtaten kėtij vokali’, kėshtu e nis intervistėn e tij dhėnė pėr gazetėn “Telegraf”, poeti dhe krijuesi i poezive pėr kėngėt popullore dhe ato tė lehta, Jorgo Papingji.
Cila ėshtė kėnga e fundit qė keni shkruar pėr Eli Farėn?
Kohėt e fundit kam qenė nė shumė dasma, kam qenė nė shumė ahengje i ftuar dhe dėshira mė ēoi tė bėj njė tekst kėnge pėr vajzėn qė dashurohet dhe martohet. Pra njė motiv kėnge qė zakonisht pėrshtatet me kėngėt tipike tiranase. Pėr disa ditė e bėra kėngėn dhe e pėlqeva. E ktheva disa herė dhe thashė me vete se nuk kam se ēfarė t’i shtoj apo t’i heq mė. Atėherė mendova se kujt mund t’ja jap. Mendja mė shkoi tek Eli Fara. Ai tekst pėr atė vokal ishte shkruar. E marr nė telefon dhe i them. Ajo e pranoi. Erdhi e mori tekstin dhe biseduam gjatė. Ramė dakord qė tė bashkėpunonte me Edi Balilin. Muzika e tij i shkonte pėr shtat kėtij teksti.
Si u realizua kėnga?
Biseduam tė tre dhe dhamė ide tė ndryshme pėr muzikėn. Edi i dėgjoi me vėmendje sugjerimet tona. Ai bėri disa variante kėnge, pra muzike, ku dhe ne dhamė mendimet tona. Pastaj filloi realizimi i klipit. Muzika ishte shumė e veēantė pėr kėtė tekst. Edi punoi me shumė kujdes dhe doli njė kėngė e realizuar. Suksesi ishte i padiskutueshėm. Zėri i Elit po perfeksionohet kur mendohet se me moshėn mund t’i bie ritmi apo fuqia zėri i saj bėhet mė i pjekur mė i sigurt.
Po klipi si mendoni a ishte nė lartėsinė e tekstit dhe muzikės?
Ishte njė klip i thjeshtė, i pangarkuar, me shumė pak element, por mjaft shprehės. Ishte njė kombinim i thjeshtė modest, por me shumė harmoni. Nuk parapėlqej mbingarkesat nė klipe. I japin shumė artit falsitet.
Po nė eventin e “Kėnga Magjike” a mori pjesė z.Papingji?
Sigurisht qė mora. Kisha njė bashkėpunim me kėngėtarin shqiptaro-maqedonas, Deivis Xherahu.
Mund tė na thoni paksa subjektin e kėsaj kėnge?
Kjo poezi kėnge ka nė thelb idenė e njė ndarje dashurie. Pra dy tė dashur qė pėrfundojnė nė ndarje. Janė momentet delikate tė njė dashurie. Vajza i drejtohet ish- tė dashurit. Se kudo qė tė fluturosh, n.q.s kthen vėshtrimin pas pėrsėri do lėndohesh, do lotosh dhe tek dashuria jonė do gjesh ngrohtėsinė.
Ēfarė mesazhi ka ky tekst?
Ka njė mesazh real pėr kohėn. Dashuria ėshtė e brishtė. Ėshtė shumė delikate. Ėshtė shumė serioze. Me tė nuk duhet tė luhet. Kurrė. Dashuroni, por mos urreni dashurinė ky ėshtė mesazhi.
Teksti i kėngės qė kėndon Eli Fara
Kush e ndezi dasmėn o
Qaje qaje vajzėrinė
Flokėt bukur se ē’tė rrinė
Mos e lag me lot shaminė
Se ma prish moj bukurinė
Ē’ėshtė kjo hėnė e bukur
Qė zbriti nė valle
Djali porsi yll
E mori pėr fare
Hidhe vallen nuse
Mė tė lumtė kėmba
Me nazet e tua
Ē’na gėzove zemrat
Le tė hidhet vallja
Le tė ndizet kėnga
Hoo hoo pa shiko ē’po na erdhėn krushqit o
Hohooo pa shiko ē’na gėzuan vajzėn o
-
-
Pėr: Poeti : Jorgo Papingji
" JETOJ " - ĒMIMI I PARE, FESTIVALI I KENGES 40 ( DHJETOR 2001 )
Teksti: JORGO PAPINGJI
Muzika: ADI HILA
Kenduar nga: AURELA GAĒE
Dua te me duash
Dua te mos vuash
Nje refren i humbur
Qe mes njerzve e kerkoj.
Beso e mos beso
Me gjysmen e vetvetes
Na shkoj jeta……
Dhe therras e heshtur
Mbaj nje fryme te mekur
E s'kam nje floke te prekur
S'kam nje dore qe ta shtrengoj
Te rrosh a te mos rrosh
Te kjo dileme e vjeter
Nisi jeta.......
E sa kam deshire te pres
Kur ke se ke te presesh
Ke nje enderr ke nje shpres
E dua te pres dike te vij
Me dere pa trokitur
Te mos mbetet asnjeri
Ti eja nje mik te me trokas
Te trembi heshtjen time
Vetem s'dua ta humbas
E dua nje dore qe ta shtrengoj
Te mbaj ne doren time
Dhe te them se po jetoj
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-06-2017 mė 11:36
-
-
Pėr: Poeti : Jorgo Papingji
Mysafir nė " Pasdite nė Top Channel"
-
-
Pėr: Poeti : Jorgo Papingji
Marrėdheniet me kompozitoret dhe artistet e muzikes shqiptare. Rrėfimet surprize nga artistėt tanė mė tė njohur.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt