Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Serbët: Shqiptarët dhe amerikanët armiq

    Beograd - Shqiptarët dhe amerikanët mbeten armiqtë më të mëdhenj, kurse kroatët dhe boshnjakët tashmë janë kthyer në miq.

    Ky është mendimi i shumicës së serbëve të përfshirë në një sondazh të kryer nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd (Belgrade Center for security policy), rezultatet e të cilit janë publikuar në medien serbe “Blic”.

    Sipas tij, pikërisht kroatët dhe boshnjakët me të cilët serbët zhvilluan luftë të ashpër në vitet ’90, nuk shihen më si armiq e tyre. Madje shumica e tyre pohon se ata na qenkan kthyer edhe … në miq. Ndërsa për shqiptarët dhe amerikanët, serbët pohojnë pa droje se mbeten armiqtë e tyre më të mëdhenj.

    Nga ana tjetër, për qytetarët e Serbisë, Rusia dhe Greqia janë ende në krye të listës së vendeve që i quajnë mike, ndërsa Kina mund të quhet një mikeshë e re, e cila sapo është futur në këtë listë.

    “Ajo që lidh Rusinë, Greqinë dhe Kinën është se të tre këto vendet nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Në rastin e Kinës, besoj se qytetarët tanë admirojnë kryesisht edhe politikën e saj të jashtme apo zgjerimin ekonomik duke tentuar të bëhet fuqia kryesore botërore”, pohon Sonja Stojanoviç, drejtore e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd.
    Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, votuesit shohin Rusinë si mikun e tyre më të madh.

    Është shumë interesante se edhe përqindja e madhe e liberalëve në Serbi (22 përqind), e konsideron Rusinë si mikun më të madh të Serbisë.

    “Kosova është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe kjo shihet qartë në deklarimet e tyre. Një gjë tjetër që vihet re, është edhe fakti se qytetarët serbë nuk kanë harruar se ish-Jugosllavia u shpërbë nga Bashkimi Evropian dhe prandaj duket se ata nuk i kanë shumë qejf evropianët. Ndërsa ndërhyrja amerikane në krizën jugosllave, shihet si ndikuese në shpërbërjen e vendit”, thotë historiani serb Çedomir Antiç.

    Edhe një gjë është për të theksuar. Shumica e qytetarëve serbë në fakt, refuzuan të përgjigjen në pyetjen direkte se cilat vende janë miq dhe armiq. Kjo do të thotë se pothuajse çdo qytetar i Serbisë është i vetëdijshëm se kategoritë e “mikut” dhe “armikut” janë të lidhura vetëm me interesat./noa
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Gjera qe dihen,po keta politikanet rruspie i lepihen nga mbrapa serbit dhe grekut ndersa ata tallin ****** me ne.Kesaj i thojne ''te kam mik me zor'' se duan marredhenie te mira me te gjithe.Po mire po genocidin grek e serb e kane permendur ndonjehere???Sigurisht qe jo se e kane mendjen me shku neper katune tehumbura dhe perurojne rruge apo kerkojne te kthehet cdo gje permbys.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Shqiptaret: Serbet budallenje qe ju nevojiten dekada per te kuptuar te vetekuptueshmen.

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Shqiptaret: Serbet budallenje qe ju nevojiten dekada per te kuptuar te vetekuptueshmen.
    Flet dhe prejardhja e tyre,ata jane fshatare te Ruseve te cilet nuk e donte nena e tyre dhe kshu zbriten ne ballkan .Popull **** jane,nje njeri normal nuk kane nxjerre,vetem druvare dhe psikopate
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Shqiptaret dhe amerikanet armiq

    Serbet qe masakruan Boshnjaket e Kruatet genjehen nese mendojn se tani kta popuj i kan miq.Populli serb esht politizuar skajmerisht.Duke vrar e masakruare ven zjarrin gjithqkaje jo serbe nuk arrihet miqsi e fqinjesi.
    Me ne shqiptaret skan pas as nji her miqsi.
    Kto te qajtura nga serbet vin si gjithmon qyqare,tinzare ,me tendencen e verbris se tyre se duke u qajt ti bejn boten tu dhimbsen atyre,jon vet djalli, kure jon ngusht qajn si djalli e kure kalon nji kohe prap harrojn.
    Sjellja e tyre i njgjajn asaj thenjes ,,mbajma kopilin ti them filanes kurv:
    Si do qe te jet,thot e genje SHkinula plak ne shqiptarenuk duhet te biem ne ndikimin e emocioneve e te biem pre e te qajturit te tyre,te mos biem pre e tyre ,ku me fjal e te qajtura te na mashtrojn si gjithmon.Serbi esht e ishte armik i yni,dhe deri sa vertet ne jeten praktike tregohen se jon miq tan ne sduhet tu besojm.
    Hapin e miqsis e te fqinjesis duhet ta bejn serbet,pastaj ne kure vertet ata ndryshojn ne ska nji te keqe te kemi nji mik me shum.
    Serbija duhet ne vepra te tregohet se e kaluara do jet e kaluar.
    Duhet te na i kthej viktimat e varrosura ne varret masive ne Serbi
    duhet te na e paguaj demshperblimin nga lufta.
    Duhet ta njoh te drejten e bashkimit te kombit shqiptar ne nji shtet
    Dhe te kerkoj falje per gjith padrejtsit te shkaktuara gjat fund shekullit.
    Duhet te jemi reciprok,,,Urrejtja ndaj nesh si shqiptarng serbetshkon ne te kunderten ose ne largimin e dy popujve ne drejtime te kunderta,krijon ndasipore gjer sa serbet ta kuptojn se me urrejtje secet para nga njera ane dhe shqiptaret derisa ta kuptojn se vetem me genjeshtra serbe u perseritet historia e kaluar e hidhet shqiptarve gjer ateher sa tu bejn me dije se teorite genjeshtrave serbe me shqiptaret si gelltisin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 21-06-2011 më 16:10 Arsyeja: gabime drejt shkrimore

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    me gjith ate serbet nuhatin me larg se sa ne politiken,serbet llogarisin ne perqamjen e mardhenjeve me ameriken, duke u bazuar ne shume raste ku shqiptaret jan gjetur ne anen e terroristve arab.
    ne ket pik serbet llogarisin qe permes fes islame mardhenjet do ftofen me ameriken,dhe keshtu amerika do humb interesin ne ballkan,per te ja len ndo kujt tjeter te kujdeset per te.
    Shqiptaret duhet te jen te kujdeseshem ne ket drejtim

  7. #7
    muahahahahahaha

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    nuk eshte e vertete qe me boshnjaket te jene miq vetem me serbet qe jetojne ne bosnje perderisa fansat e ratkos ia tejkalojne milloshevicit !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    S'eshte ndonje gje e re.
    Problemi eshte se na urrejne me shume sec i urrejme. Vetem shif kampionatin shqiptar ke mbi 20-30 serb qe luajne pa asnje problem. Sa % mundesi ka te ndodhi e njejta gje anasjelltas?? Une do thoja xero %. Ne jemi dhe mbetemi popull mikprites pamvarsisht asaj qe shqiptaret kane perjetu nga fqinjet. Por mendoj qe ky fenomen duhet te ndryshoje sepse kjo butesi qe na karakterizon me fqinjet (se me njeri tjetrit jemi gati te vritemi) po na kthehet kunder. Boll me qurravitje e servilizma. Ka ardh koha qe ti tregojme vendin seicilit ne nje menyre apo tjeter. Ato 80 mije euro qe merr serbi ne kampionatin shqiptar ,jepja me mire nje shqiptari me prespektive dhe jo ktyne plehrave se eshte turp i zotit. Hasmi hasem ngelet.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Beograd - Shqiptarët dhe amerikanët mbeten armiqtë më të mëdhenj, kurse kroatët dhe boshnjakët tashmë janë kthyer në miq.

    Ky është mendimi i shumicës së serbëve të përfshirë në një sondazh të kryer nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd (Belgrade Center for security policy), rezultatet e të cilit janë publikuar në medien serbe “Blic”.

    Sipas tij, pikërisht kroatët dhe boshnjakët me të cilët serbët zhvilluan luftë të ashpër në vitet ’90, nuk shihen më si armiq e tyre. Madje shumica e tyre pohon se ata na qenkan kthyer edhe … në miq. Ndërsa për shqiptarët dhe amerikanët, serbët pohojnë pa droje se mbeten armiqtë e tyre më të mëdhenj.

    Nga ana tjetër, për qytetarët e Serbisë, Rusia dhe Greqia janë ende në krye të listës së vendeve që i quajnë mike, ndërsa Kina mund të quhet një mikeshë e re, e cila sapo është futur në këtë listë.

    “Ajo që lidh Rusinë, Greqinë dhe Kinën është se të tre këto vendet nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Në rastin e Kinës, besoj se qytetarët tanë admirojnë kryesisht edhe politikën e saj të jashtme apo zgjerimin ekonomik duke tentuar të bëhet fuqia kryesore botërore”, pohon Sonja Stojanoviç, drejtore e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd.
    Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, votuesit shohin Rusinë si mikun e tyre më të madh.

    Është shumë interesante se edhe përqindja e madhe e liberalëve në Serbi (22 përqind), e konsideron Rusinë si mikun më të madh të Serbisë.

    “Kosova është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe kjo shihet qartë në deklarimet e tyre. Një gjë tjetër që vihet re, është edhe fakti se qytetarët serbë nuk kanë harruar se ish-Jugosllavia u shpërbë nga Bashkimi Evropian dhe prandaj duket se ata nuk i kanë shumë qejf evropianët. Ndërsa ndërhyrja amerikane në krizën jugosllave, shihet si ndikuese në shpërbërjen e vendit”, thotë historiani serb Çedomir Antiç.

    Edhe një gjë është për të theksuar. Shumica e qytetarëve serbë në fakt, refuzuan të përgjigjen në pyetjen direkte se cilat vende janë miq dhe armiq. Kjo do të thotë se pothuajse çdo qytetar i Serbisë është i vetëdijshëm se kategoritë e “mikut” dhe “armikut” janë të lidhura vetëm me interesat./noa
    Natyrisht komunizmi nuk eshte zhdukur ne Serbi. Me ben pershtypje perqindja e liberaleve... .
    Paqe!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •