Qindra besimtarė myslimanė kanė protestuar tė premten nė Prishtinė duke falur namazin nė udhėkryqin afėr Xhamisė sė Qarshisė, ndėrkohė ndėrhyrja e policisė pėr lirimin e rrugės ka shkaktuar konfrontim mes besimtarėve myslimanė dhe policisė. Ka ndėrhyrė edhe njėsia speciale, e cila ka arrestuar njė person. Fuad Ramiqi para namazit, u ka kėrkuar besimtarėve qė tė falen dhe mos tė ketė kurrfarė provokimi, megjithatė jo gjithēka shkoi ashtu siē kėrkoi Ramiqi.
Kjo ėshtė protesta e dytė e besimtarėve myslimanė tė organizuar nga organizata Bashkohu, pėrmes sė cilės formė tė protestės kėrkohet ndėrtimi i njė Qendre Islame nė Prishtinė.
Duke folur para xhematit, Fuad Ramiqi ka thėnė se kjo ėshtė njė kėrkesė pėr dinjitetin e shqiptarėve myslimanė e jo kėrkesė as pėr pasurim, as pėr rritje pagash, apo luftė pėr pushtet.
Ai u ka drejtuar institucioneve komunale dhe qendrore, duke thėnė se kėrkesa pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe ėshtė kėrkesė nėn tė cilin nuk mund tė shkohet nė asnjė mėnyrė.
Protesta e besimtarėve myslimanė, sipas Ramiqit, aktualisht ėshtė nė fazėn e gjelbėr, ndėrkaq javėn e ardhshme do tė hyjė nė faza tė reja, tė cilat do tė bėhen tė ditur tė martėn nė njė konferencė pėr media.
Me kėtė rast, ai u ka bėrė thirrje myftiut Naim Tėrnava si institucion legal qė nė fazėn e kuqe bashkė me kryetarin e komunės Isa Mustafa, tu prijnė besimtarėve islamė dhe bashkėrisht tė shkojnė te vendi ku do tė vihet gurėthemeli i xhamisė sė re.
Edhe javėn e kaluar besimtarėt myslimanė kanė bėrė faljen e xhumasė nė rrugė nė shenjė proteste, mirėpo protesta ka kaluar e qetė, ndėrkaq sot ka pasur pėrballje tė besimtarėve me policinė, pavarėsisht thirrjeve tė vazhdueshme tė drejtuesve tė xhematit pėr falje dhe shpėrndarje tė qetė.
Krijoni Kontakt