Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Zeqir Gërvalla TAKIMI I PARË ME NJË ZOG TË HESHTUR

    Zeqir GËRVALLA DUKE SHKRUAR POEZINË: TAKIMI I PARË ME NJË ZOG TE HESHTUR DHE Zonjën Shannon …

    AlbaniaPress, Kulturë, më 22 maj, 2011, këtu Andi Ballshi


    Tregim i përjetuar
    ________________

    DUKE SHKRUAR POEZINË: TAKIMI I PARË ME NJË ZOG...

    …Atë ditë: këtë poezi, posa e shkrova me lot në sy... dhe, pasiqë zogu iku... S'vonoi pakëz kohë dhe një burrë e një grua ( amerikanë) duke kaluar aty pari më një karrocë motorrike, ashtu, papritur, u ndalën afër meje. Zbritën nga karroca dhe ia mësynë drejt meje. Më përshëndetën buzagaz dhe unë ua ktheva përshëndetjen, (gjithashtu u mundova me buzagaz), kuptohet: ata në gjuhën e vet e, unë në gjuhën time shqipe. Në këtë rast fort mirë u kuptuam, sepse mirësia dhe miqësia e sinqertë e njerëzore flet me sytë e shpirtit që njohin gjithë gjuhët e botës... Përpara në tavolinë e kisha librinn e poetit tonë të ndjerë, lirikut të mirënjohur Martin Camaj, i botuar në Amerikë në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht) me titull: "Selected Poetry LIRIKA MES DY MOTEVE".
    Ajo zonja, posa u ulën, e mori librin në dorë dhe e shfletoi. Në libër e kisha fletën ku sapo e kisha shkruar poezinë: "Takimi i parë me një zog të heshtur". Më pyeti duke më thënë: " Edhe ti poet...?" Ia pohova me kokë e me fjalë ashtu si dita. Ai zotëria ndejti edhe pak dhe kërkoi falje, u ngrit në këmbë, u përshëndet, ndezi motorrin e shkoi. Zonja u ndal ende në bisedë me mua... S'vonoi shumë dhe ia mbërrijti edhe ime shoqe, Hana. U përshëndetën. Ime shoqe kishte sjellë tri lëngje, sikur me porosi. Na i serviri pijet në tavolinë... Filluam bisedën sërish... Zonja u prezantua, e quhej: Terri Shannon, që ishte nëna e pesë fëmijëve, amerikane me prejardhje italiane; kishte ardhur si punëtore humanitare për ne refugjatët këtu në Fort Dix... Pastaj, m'u lut që t'ia lexoja poezinë në dorëshkrim. Ia lexova, ashtu me ndjenja... dhe, kur ngrita sytë, ia pashë sytë të përlotur...
    - Edhe unë shkruaj poezi,- më tha,- por nuk kam botuar asnjëherë. Vetëm i shkruaj e i ruaj për vete... Unë,- tha,- nesër do të udhëtoj... më jepni adresën tuaj!- m'u lut.
    - Po ne, njëherë - për - njëherë jemi pa adresë ,- i thashë.
    - Adresën e dhomës, ku banoni, këtu në Bilding... ,- e përsëriti kërkesën e pikëlluar për fatin tonë.
    Ne (refugjatët) letërnjoftimet që na i kishin dhënë në Fort Dix, i mbanim të varura në gjoks. E nxorri lapsin dhe bllokun dhe e shënoi adresën time. U përshëndetëm dhe shkoi, ashtu sikurse edhe zogu, por kjo jo e heshtur...
    Të nesërmen, para dreke, aty nga ora 8 e 30 minuta na trokiti në derën e dhomës një vajzë shqiptare (refugjate) dhe më tha: se atje poshtë te dera kryesore e Billdingut po të pret përkthyesi Maliq Arifaj me një zonjë amerikane. Pa vonesë, së bashku me mua edhe ime shoqe, Hana, zbritëm shkallët dhe dolëm... Kishte ardhur zonja Shannon për t'u përshëndetur me ne, sepse po udhëtonte, pasi e kishte kryer misionin e vet humanitar për ato ditë sa ishte caktuar. Posa u përshëndetëm, i lutëm Zonjën Shannon dhe përkthyesin, zotëri Maliqin: që të vinin në dhomën tonë për të pirë nga një kafe... Zonja Shannon tha: -se nuk kishte fare kohë, por se kishte ardhur për t'u përshëndetur... Në atë çast hapi një fletore që e mbante në dorë, mori qëndrim dhe filloi të na e lexojë një poezi... Ajo lexonte një strofë, ndërsa Maliqi (përkthyesi) na e përkthente në shqip. Vërtetë në këto çaste ndjeja një kënaqësi të përzier me dhimbje e krenari... Kur e kreu leximin zonja Shannon si dhe
    përkthimin e mirë e me respekt Maliq Arifaj, ajo tha: - Këtë poezi e kam shkruar mbrëmë e ta kam kushtuar ty, poetit të Kosovës... ( Në atë çast, para nesh u paraqit djali ynë, i madhi, Flakroni, me aparat në dorë: ku të katërve na bëri një fotografi për kujtim të cilën e mbajmë me respekt në albumin tonë familjarë…)
    Pastaj, pas fotografimit, zonja e nderuar Shannon: ma dhuroi në dorë poezinë në atë fletë (ashtu si e kishte shkruar) si dhe numrin e telefonit të saj të shënuar në të.Gjithashtu më dhuroi edhe fletoren e pastër, që të shkruaja në të poezi...(në fletore kishte shënuar edhe adresën e saj të plotë). Unë, në ato çaste befasuese… përveç falënderimit nga zemra me respekt, dashuri e dhimbje njeriu e Kosove, s'pata ç't'i dhurojë... U përqafuam dhe u përshëndetëm me:
    - Mirëupafshim! - Mirëupafshim!
    - Edhe në Kosovën e lirë...!
    - Edhe në SHQIPËRINË ETNIKE...! – më ndërhyri: MendjA e (Z)emër-Shpirtit-Shqiptar.
    Andaj, edhe këtë poezi të Saj po e radhis së bashku me këtë tregim të përjetuar… si dhe poezinë: për Zogun e heshtur që e shkrova atë ditë… jo vetëm si kujtim e respekt ndaj Saj që ajo bëri ndaj meje, por më shumë si respekt e miqësi ndaj Kosovës-(Z)emërJon(ë)-SHQIPËRIJONË si dhe gjithë shqiptarëve e shqiptareve: kudo që janë e dinë të çmojnë miqësinë NJERËZORE të njerëzve të MIRË.

    The Dance

    I wear a vest claiming I am of the U.S.A.
    My eyes see the fear and pair of far away.
    The hope ano smile gratefui to be here today.
    Aconstant stadaw lingers where a refugee has been.

    To sit and share poetry at a picnic table.
    Pass a boffle of water; share a bazoc chip.
    Learn to say "Falle man der it "
    A Thank you I say when I am able.

    Soccer playrs euse energy confined.
    while worrying of a contry clearing mines.
    one month e ia baby sleeps so peacefor!
    The crow a roars soccer approval.
    Tears corn to remember home and those of mine.
    And still the son it does shine.

    Dosk falls, with news of these leaving.
    Parting families and friends begin the weaving.
    Thooghts of where new cities a be.
    Soft sommer breeze jays, "not to far"
    Still, moving on, keeping hope soems verqowery haesh.

    Dixbelan o musuc groupbegins, single, arr notes cloat through barracks
    the dance from heady hearts to light hope again
    Family and friends gather.
    Never as if it all does not matter.
    Holding hards we weave we dance.
    Through this saw and powerfui refugee place.

    I rest my head at night. I speak to the power of might.
    Asking for forgiveness for my shos of the day.
    Thanking for watching children at play.
    Wishing to be shown the way.
    Cruing for peace, so we can ali say.

    Will yow dance thedance of peace with me.
    Can we all please treat rach other with deancy.

    Terri Shannon

    TAKIMI I PARË ME NJË ZOG TË HESHTUR

    Këtu dielli lind e perëndon
    në monotoni
    për mua
    e në Kosovë
    vetëm lind, lind, lind...

    * * *
    Sot në mëngjes dola
    në anën e majtë
    të ndërtesës : 5910
    u ula në një ndenjëse druri -
    nën hijen e një drurlisi të madh
    i vetmuar
    i menduar
    i pikëlluar...
    I huaj në dhe të huaj!

    * * *
    Papritmas
    afër meje në bar
    pashë një zog të vogël pendëlartë
    duke lëvizur e vështruar...

    - Eh, - thashë me vete
    nuk qenkam i vetmuar...

    * * *
    O zog, i lumi zog
    mos je edhe ti refugjat
    nga Kosova?
    Mos prindërit
    t'i kanë vrarë
    barbarët serbë?
    Mos çerdhen
    ta kanë kallë e djegur?
    Mos ke harruar
    shqip të cicërosh?
    Mos je verbuar nga malli
    e nuk po më shikon?
    Mos je hidhëruar me mua
    që edhe unë e lëshova Kosovën
    nga dhuna... ?
    Mos edhe vargjet e mia i ke harruar
    që t'i mësova përmendësh
    nën degët e drurëve të Kosovës?
    Mos nuk po të kujtohet
    zëri im dhe zëri yt - duet?
    Ti në degë e unë në tokë -
    nën qiellin e Kosovës...?

    * * *
    Zog, o zog...
    Këtu dielli lind e perëndon
    në monotoni
    për mua e për ty...
    e në Kosovë
    vetëm lind, lind, lind...
    edhe pa liri
    edhe pa liri
    edhe pa liri!!!

    * * *
    Zog, o zog...
    përse vetëm më vështron
    e nuk cicëron?
    Përse vetëm herë pas here
    kërcen ndonjë çap
    e vetëm hesht e vështron?

    * * *
    … Më cicëro një herë, o zog!
    Përse je aq i pikëlluar?
    Për kë zi po mban?
    Mos nuk je shqiptar?
    Mos je amerikan
    e ke dhëmshuri për mua?
    Unë njësoj
    të çmoj e të dua...
    o, zog zemërbardhë.

    * * *
    Më thuaj, o zog
    mos ke ikur vetë
    duke fluturuar
    mbi oqean...
    apo...
    të kanë sjellë
    me aeroplan...?

    * * *
    - Fëërrrrrr...,- i bënë krahët...
    në ajër fluturoi
    zogu i diellit...
    Sigurisht
    përgjigjen ma dha
    por - unë, ende s'po e kuptoj…!

    * * *
    ... Këtu dielli lind e perëndon
    në monotoni për mua
    e në Kosovë -
    vetëm lind, lind, lind...
    e gjak pikon, pikon, pikon...
    LIRI. LIRI. LIRI. LIRI...

    * * *
    Zog, o zog... si unë, si ti...
    a kemi pjesëmarrje në liri?

    * * *
    Kthehu, o zog... Kthehu...(!)
    e më cicëro në mendje...
    më cicëro në (z)emër,
    më cicëro në sy...!
    Kthehu, o zog... që të rikthehemi që të dy
    nga Evropa...
    nga Amerika...
    nga bota...
    Kthehu, o zog... kthehu... Kthehuuu... !
    Ooooo....
    e më merr me vete
    edhe muaaaa...

    * * *
    E çmoj fort lirinë e Amerikës, o zog...
    edhe të tërë botës...
    Po lirinë e KOSOVËS
    më shumë se gjithçka
    në jetë
    e gjakoj-dëshiroj…
    e dua
    e dua
    e duuuaaaa...

    si Sytë: e Mendjes-Zemrës-Shpirtit NË RRUGË DRITE…

    si NËNË SHQIPËRINË ETNIKE.


    ( E premte, më 12 qershor 1999
    Fort Dix NJ, AMERIKË )
    __________________________

    Nga libri: “AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS” (në dorëshkrim) titulluar
    sipas poezisë, po me këtë titull, që e bëri të lotojë Presidentin Bill CLINTON, e që ka mbi 600 faqe, të cilin e shkruajta në periudhën më të rëndë të fatit tonë, të Kombit tonë Shqiptar, që nga 31 Marsi, dita e përzënies së madhe biblike nga Kosova (Z)emërJonë para tytave e thikave të policies dhe ushtrisë satanoserbobarbare, militare dhe paramilitare, duke filluar
    e përjetuar tmerrin më të rëndë që nga Ferr Bllaca (për ne shqiptarët), nga Kampi Stenkoveci1 e deri më 29 Maj kur arrijtëm në Fort Dix të Njuxhersit, pastaj - deri në Dhjetor 1999 në qytetin Brox të New York-ut ( SHBA); i cili libër…, pra, mbase 11 (njëmbëdhjetë) vite prêt i gatshëm dritën e botimit nga ata që kanë mundësi dhe, më
    në fund, që e kanë edhe për obligim moral, kombëtar e njerëzor një ndihmë të tillë
    meritore librit Shqip – drejt DRITËS së RIBASHKIMIT… Kjo jo vetëm që do të ishte një gjest i mirë -
    por, edhe do të ishte me interes kulturor, kombëtar e njerëzor.
    … Sepse, asgjë s’është vetëm e njërit. Atdheu-Kombi-Njerëzorja janë Vlera të përbashkëta Universale…

    Zeqir Gërvalla, te AlbaniaPress, Kulturë, më 22 maj, 2011, këtu Andi Ballshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 21-06-2011 më 07:36 Arsyeja: Nje plotesim i vogel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •