Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Ilo Mitkë Qafëzezi



    Ilo Mitkë Qafëzezi

    Ilo Mitkë Qafëzëzi i lindur në Korçë në vitin 1889, por familja e tij kishte ardhur nga Qafëzezi i Kolonjës. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Dashuria dhe pasioni i tij për mësimin, leximin dhe diturinë që në moshë të re, si dhe dashuria për atdheun dhe patriotizmi, siç thotë vetë ai, iu nxitën dhe iu ndikuan nga tre faktorë. Në radhë të parë, ishte mësuesi i tij, i mirënjohuri Nuçi Naçi që i rrënjosi në mendje e në zemër dashurinë për vendin dhe pasionin për gjuhën shqipe e diturinë. E dyta, duke qenë në mjedise e në kontakt të kolonive shqiptare jashtë vendit, mori prej tyre edukatën patriotike dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë të lirë nga pushtuesit e huaj. E treta, ndikim të fuqishëm, që nuk e harroi tërë jetën, pati tek Ilo Mitkë Qafëzezi edhe poeti ynë i Rilindjes, bashkëpatrioti i tij, Asdreni. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ku krahas punës vazhdonte edhe shkollën, ra në kontakt për herë të parë me shkrime të ndryshme që flisnin për figura të njohura e luftëtarë trima të Shqipërisë. Qafëzezi ishte gjurmues, zbulues dhe studiues i palodhur i mjaft dokumenteve, dorëshkrimeve, fakteve historike e gjuhësore të kohës së tij. Këto dorëshkrime e dokumente nga autorë të njohur të kohës që, për arsye që kuptohen, ishin harruar apo ishin bërë tepër të rralla, ai i zbuloi nëpër bibliotekat e kishave dhe manastireve të ndryshëm, nëpër kodikët e tyre, si dhe në arkivat e familjeve të vjetra me tradita të njohura patriotike.

    Marrë nga Wikipedia
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Ilo Qafëzezi, një thesar ende i pazbuluar i kulturës

    Shkruan: Apostol Bitraku

    Sa herë bie fjala për historinë e trevës së Korçës së shekullit XVIII - XIX, sidomos për Voskopojën, Vithkuqin, Beratin e më gjerë, studiuesit e historianët i drejtohen dhe citojnë shpesh Ilo Mitkë Qafëzezin. Dhe kjo, jo pa shkak. Ai ishte gjurmuesi, zbuluesi dhe studiuesi i palodhur i mjaft dokumenteve, dorëshkrimeve, fakteve historike e gjuhësore të asaj periudhe. Këto dorëshkrime e dokumente nga autorë të njohur të kohës që, për arsye që kuptohen, ishin harruar ose ishin bërë tepër të rralla, ai i zbuloi nëpër bibliotekat e kishave dhe manastireve të ndryshëm, nëpër kodikët e tyre, si dhe në arkivat e familjeve të vjetra me tradita të njohura patriotike.
    I tillë njihej në Korçë nga të gjithë Ilo Mitkë Qafëzezi, ndaj dhe humoristi i njohur korçar Kristaq Cepa (Kapa), duke përgatitur peshqeshet e Vitit të Ri 1940 për figurat e njohura dhe intelektualët e shquar të qytetit i “sjell një peshqesh” edhe atij. (Xhaxhi Ilos Qafëzes/ i kam sjellë plot një thes/Dokumenta 40 okë/ Dhaskal Todhër, Dhaskal Gjokë).
    “Peshqeshet” ishin tepër të goditura. Në 4 vargje Kapa vlerësonte me mjeshtëri, dashamirësi dhe humor punën e madhe e të palodhur të këtij studiuesi.

    Kush është Ilo Qafëzezi?

    Po cili ishte Ilo Mitkë Qafëzezi? Ai kishte lindur në Korçë në vitin 1889, por familja e tij kishte ardhur nga Qafëzezi i Kolonjës. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Dashuria dhe pasioni i tij për mësimin, leximin dhe diturinë që në moshë të re, si dhe dashuria për atdheun dhe patriotizmi, siç thotë vetë ai, iu nxitën dhe iu ndikuan nga tre faktorë. Në radhë të parë, ishte mësuesi i tij, i mirënjohuri Nuçi Naçi që i rrënjosi në mendje e në zemër dashurinë për vendin dhe pasionin për gjuhën shqipe e diturinë. Veprën e tij kryesore të mëvonshme, komedinë “Dhaskal Gjoka”, ai do t’ia kushtonte pikërisht këtij mësuesi të nderuar: “I kushtohet hijes së adhuruar të mësonjësit tim të ndjerë, Nuçi Naçi, që më frymëzojti shumë dashuri, për shqipe dhe për Shqipëri”, - shkruan ai në fillim të veprës. E dyta, duke qenë në mjedise e në kontakt të kolonive shqiptare jashtë vendit, mori prej tyre edukatën patriotike dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë të lirë nga pushtuesit e huaj. E treta, ndikim të fuqishëm, që nuk e harroi tërë jetën, pati tek Ilo Mitkë Qafëzezi edhe poeti ynë i Rilindjes, bashkëpatrioti i tij, Asdreni.

    Hapat e parë të Qafëzezit

    Ishin këto ndikime, ishin këta faktorë të fuqishëm që e bënë atë ti futet leximit dhe mësimit duke shfletuar gazeta, revista e libra të ndryshëm, në mënyrë autodidakte dhe të mbledhë e të grumbullojë gjithçka që i binte në dorë për Shqipërinë dhe për historinë e popullit shqiptar. E tërhiqte shumë krijimtaria popullore, folklori, këngët, tregimet, përrallat e legjendat dhe sidomos humori që shpalosej në to. Ai jo vetëm lexonte e studionte, por edhe botonte në gazeta e revista të kohës sa herë i paraqitej rasti. Ishte vetëm 16 vjeç kur botoi në Rumani anekdota shqiptare që nuk kaluan pa rënë në sy të mjaft lexuesve e studiuesve. Edhe kur ishte në Amerikë, megjithëse punëtor fabrike, nuk rreshti së mbledhuri material folklorik nga goja e popullit, e shqiptarëve që punonin e jetonin atje. Fryt i kësaj pune ishte botimi i librit të parë të tij “Rrësku arbëror” më 1910. Në këtë vëllim, autori me një humor të hollë, përpunoi në vargje rrëfenjëzat e bukura të mbledhura me kujdes nga goja e popullit. Aty ironizohen, vihen në lojë e fshikullohen kadilerët, pashallarët, bejlerët, hoxhallarët e priftërinjtë që gënjenin e mashtronin popullin.
    Po aty, në Amerikë, ku krahas punës vazhdonte edhe shkollën, ra në kontakt për herë të parë me shkrime të ndryshme që flisnin për figura të njohura e luftëtarë trima të Shqipërisë. E tërhoqi veçanërisht figura e Ali Pashë Tepelenës, veziri i Janinës, për jetën e vrullshme, ashpërsinë, po edhe për trimërinë e fundin e tij tragjik. Kjo ishte arsyeja që djaloshi i ri, i apasionuar pas këtyre figurave të spikatura historike, zgjodhi, përktheu e përshtati në shqip “Historia e Ali Pashë Tepelenës” të Arvantinoit. Përkthimin ai e pasuroi dhe e ilustroi edhe me këngë popullore që këndoheshin për vezirin famëmadh.

    Në kërkim të thesareve

    Veprimtaria letrare e Ilo Mitkë Qafëzezit u përqendrua edhe në përhapjen e ideve patriotike dhe dashurinë për vendin. Kjo u duk në mjaft shkrime të tij në revistën “Shqipëria e re” ku ai ishte redaktor në 52 numrat e saj. Kjo ishte një periudhë pune shumë e ngarkuar dhe intensive për të. Ai lexonte, grumbullonte material dhe përkthente në shqip dhe botonte. Në një kohë rekord, shumë të shkurtër, botoi “Historia e Napoleon Bonapartit”,”Qysh u gjend Amerika”,”Kurani shqip”( Këndime ) etj.
    Pas kësaj kohe, ai u kthye përfundimisht në atdhe, ku puna e tij mori një drejtim tjetër, kryesisht punë e mirëfilltë gjurmuese, studiuese për fakte e të dhëna me karakter historik e gjuhësor, sidomos për Korçën, Voskopojën, Vithkuqin, Beratin, etj., që ishin qendra të zhvilluara në shekullin e XVIII; – si dhe për njerëzit e figurat e shquara të asaj kohe. Tani ai ishte i pajisur me një kulturë të gjerë, përvetësonte disa gjuhë të huaja të Ballkanit dhe të Evropës dhe kishte përgatitjen e duhur për të vlerësuar dhe interpretuar veprat historike e gjuhësore të figurave të njohura të këtyre qendrave. Me një punë këmbëngulëse e sistematike, ai zbuloi në manastirin e Shën Pjetrit në Vithkuq dhe në kishat e Voskopojës një dorëshkrim të Theodhor Kavaliotit dhe një dorëshkrim shqip të Dhaskal Kostë Vithkuqarit. Po kështu, zbuloi edhe një kopje të botimit të parë të fjalorit katërgjuhësh të Dhanilit, botuar në Venedik, në vitin 1794. Më vonë, ai zbuloi edhe fjalorët shqip – greqisht, dorëshkrime të Kostandin Beratit që sot ndodhen në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Në këto kisha ai zbuloi edhe abetaren e Naum Veqilharxhit të vitit 1844.
    Por puna e tij nuk u mjaftua me kaq. Këto zbulime e fakte të reja, shumica e tyre të panjohura deri atëherë, ai i bëri të ditura duke i botuar në organe të ndryshme të shtypit që dilnin në atë periudhë, si në Korçë, ashtu dhe në qytete të tjera. Pati bashkëpunim të përhershëm me “Gazetën e Korçës”, “Hylli i dritës”, revistat “Leka”, “Minerva”, etj. Ai botoi një sërë shkrimesh dhe qe i pari që solli fakte e botoi dokumente me shumë interes për zhvillimin ekonomik, politik e kulturor të trevës së Voskopojës, Korcës, Vithkuqit, Beratit etj, si dhe shkaqet që çuan në prishjen e shkatërrimin e tyre.

    Sprova të suksesshme

    Por vepra më e rëndësishme e kësaj periudhe është botimi i komedisë “Dhaskal Gjoka”më 1936, ku flitet për ambientin e shkollave të para shqipe dhe për mësuesit patriotë të asaj kohe. Autori këtu botoi edhe një studim te gjatë ku flitet dhe sillen fakte të reja mbi historinë e arsimit dhe të kulturës në Shqipëri në periudhën XVII – XIX.
    Ilo Mitkë Qafëzezin në punën e tij e kanë tërhequr tepër edhe traditat, zakonet e vjetra, bile edhe lodrat e fëmijëve të vegjël. Studimi i tij “Zhvillimi i lodrave të kalamanit shqiptar”u përdor nga profesori rumun Theodhor Kapidani në veprën e tij “Lodrat me ashikë tek fëmijët e Ballkanit”. Në këtë kuadër duhen përmendur edhe veprat e botuara nga Ilo Mitkë Qafëzezi që i përkasin shkencës së vulgarizuar si “Oftika”, “Frëngjyza”, ”Tërmetet”, etj. Këto vepra shërbyen për të zgjeruar njohuritë tek njerëzit, duke u dhënë edhe këshilla se si të mbrohen nga këto sëmundje që, në atë kohë, për shkak të kushteve
    të vështira të jetesës, ishin mjaft të përhapura.

    Zbulesa e Kavaliotit

    Ilo Mitkë Qafëzezi, si njohës i thellë i historisë së Voskopojës dhe i jetës e veprave të Theodhor Kavaliotit, ishte i pari që shkroi një monografi me vlerë për të. Kjo monografi që titullohej “Protopapa Theodhor Nastas Kavalioti Voskopojari, Shkollarku i Akademisë së Re të Voskopojës”, është një sintezë e 15 artikujve dhe studimeve speciale botuar nga autori gjatë periudhës 1934 – 1943 në revistat kulturore “Jeta”,”Minerva”etj dhe që sot ruhet dorëshkrim i daktilografuar në arkivin e Institutit të Historisë e Gjuhësisë në Tiranë. Po kështu, dorëshkrim i pa botuar, ka mbetur edhe një monografi e gjatë për Korçën.
    Siç dihet, Theodhor Kavalioti botoi në Venedik, në vitin 1770 veprën e tij kryesore “Protopiria”, ku bëhet fjalë për mësimet fillestare. Brenda saj ka edhe një fjalor greqisht – arumanisht – shqip me 1770 fjalë. Më vonë, gjatë 228 viteve, për interesin që kishte, ky fjalor u ribotua disa herë nga albanologë të njohur. Një gjë të tillë bëri edhe studiuesi i palodhur korçar Ilo Mitkë Qafëzezi. Në vitet 1936 – 1938, ai ribotoi në Shkodër fjalorin e Kavaliotit, duke e vënë pjesën shqipe në alfabetin e sotëm. Fjalori i Kavaliotit kishte tri shtylla; greqisht, vllahisht, shqip. Albanologu Thunman shtoi dhe vuri në shtyllën e parë latinishten dhe greqishten e la ne fund te faqeve. Kurse Ilo Mitke Qafezezi e ka vendosur shqipen ne shtyllën e parë, duke i sjellë kështu një shërbim të vyer gjuhësisë shqiptare si dhe gjuhësisë së krahasuar ballkanike. Gjithashtu, me ribotimin e këtij fjalori, ai dha një ndihmesë me vlera për njohjen më të mirë të figurave të kulturës kombëtare shqiptare të së kaluarës.

    Siç shihet, Ilo Mitkë Qafëzezi, megjithëse autodidakt, ka bërë një punë të madhe e voluminoze, duke sjellë një kontribut të shquar në mjaft fusha të veprimtarisë letrare e shkencore. Ai ishte i pajisur me një kulturë të gjerë dhe biblioteka e tij ishte shume e pasur. Botoi shumë vepra, po mjaft të tjera mbetën pa botuar, dorëshkrime. Kjo punë kaq e madhe e voluminoze bëri që gradualisht atij t’i dobësohej të parët. Më 1946 i ndodhi fatkeqësia më e madhe në jetën e tij, humbi krejtësisht dritën e syve nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Megjithëkëtë, vullneti e këmbëngulja e tij ishin për tu admiruar. Megjithëse pa sy, dhe me ndihmën e nje sekretareje që iu dha, ai nuk e ndërpreu punën. Ai sistemonte e plotësonte materialet e grumbulluara dhe vazhdoi të botonte. Për punën e tij të palodhur e të frytshme për më se gjysmë shekulli, ai është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme.
    Ilo Mitkë Qafëzezi vdiq në Korçë në vitin 1964, duke lënë pas emrin e mirë dhe shumë botime në fushën e letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare. Do të ishte më vend që vepra e tij, sidomos dorëshkrimet e pabotuara, të grumbullohen, të sistemohen dhe të gjitha të shohin dritën e botimit, pasi kjo do t’u shërbejë lexuesve, historianëve dhe studiuesve për të njohur të kaluarën dhe përpjekjet e luftën e popullit tonë për liri, pavarësi e përparim shoqëror.
    Kombi mbi të gjitha

  3. #3
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Ilo Mitkë Qafëzezi, dhe rruga që zbuloi Korçari dorëshkrimet e rralla shqipe, në bibliotekat greke

    I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë -230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje) Ilo Mitkë Qafëzezi dhe zbulimi i dorëshkrimeve

    Ilo Mitkë Qafëzezi ,rruga që zbuloi korçari , dorëshkrimet e rrallë shqipe në bibliotekat greke.


    -“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

    Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

    -Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut

    -Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

    -Borshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

    -Trimërita e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar .

    Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit.


    .......

    Ilo Mitkë Qafëzezi shkruan gazeta ‘Drita” 26 Mars 1939 ,faqe 4 se javën e shkuar dhashë fjalën se do të ekspozonjë te libraria “Argus” dorëshkrimin shqip me alfabet elenisht të Abdyl Saidit do ti botojmë në klishe duke disa faqe duke bërë përshkrimin,historikun e tij dhe nëse ky dorëshkrim mundet të ketë lidhje e një proze shqip politike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejte me besën e Prizrenit . Më tej I.M.Qafëze thotë: Të flasim për dorëshkrimin shqip:”Muhtarname”prej 5000 vargje I shkruar me shkronja elenisht të Abdyl Saidit pastaj edhe për prozën politike të Abdyl be Delvinës pas të cilit fjala vjen për Abdyl bej Frashërin me shokë thotë Qafëzezi. Ma do puna të përsërit se dorëshkrimin Muhtarname” ia kam hua zbulonjësit Abdulla Ferhati në Berat dhe prozën shqipe z Profesor Linos Politis të Bibliotekës Kombëtare të Elladhës .duke shqyrtuar kohën kur është ka rënë në gjurmë të këtij dorëshkrimi Qafëzezi shprehet se ka qenë mëngjesi i vitit 1938 kur miku A.Ferhati i ka dërguar një pusullë për zbulimin e një dokumenti shqip me rëndësi dhe në pusullë ai i kërkonte të mos shkonte në kala. Qafëzezi shprehet se ai atë momenti ishte duke punuar në bibliotekën e Shëmërisë së kalasë , për të kataloguar e inventarizuar e selektuar katalogët dorëshkrimet më ët vjetra që nga Kodex Beratinues (Ungjilli i Pashkës) e gjer te Autografi”Metafizika e Kavliotit “1750 me dy ungjill shqip të Grigor Gjirokastritit 1827,1858. Duke folur për marrjen e dorëshkrimit në Berat z Ilo shprehet për pasioni që ka zotëruar Z. Ferhati zbulonjësi i këtij dorëshkrimi dhe sipas Ilos ai vjen pas Hamdi Bushatit të Shkodrës që di të gjuaj me mbarësi dokumentet shqipe e shqiptare të vjetra të shkruara sipas tij nga shqiptarë myslimanë. Është i pari qytetar beratas ,thotë Ilo, që më shfaqi gëzimin me letër , kur këndoj vjet te Drita mbi dorëshkrimin shqip të Kostë Beratit 1765 .Duke shqyrtuar dorëshkrimin z Ilo thotë se që në syrin e parë ky dokument linguistik shqip ishte një fenomen, sepse dija me siguri që së paku vargje apo prozë fetare myslimane nuk ka qenë e lejuar të shkruhen veçse me abc arabe ose turqisht . Zbulonjësi na thotë I. M. Qafëzezi ,duke trajtuar kompetencën e transkriptimit ,pranuam hipotezën e z.Ferhati që vargjet do të jenë shkruar ja prej sheh Muhamet Kolonjës nga Labëria, apo të Sheh Azis Delvinës prej Hasan Zyko Kamberit , dhe se Abdyl Saidi është vetëm kopjuesi në vitin 1885.

    Përshkrimi i dorëshkrimit

    “Në drekë të datës 10 korrik ma ka prurë zoti Abdullah dorëshkrimin shqip shkruar me alfabet greqisht “. Këtë dorëshkrim Ilua e merre me vete në Korçë. “E studiova mirë ,shprehet ai , dhe pasi transkriptova 1000 vargje nga të 5000 fletët , që kanë mundur të shpëtojnë duke krahasuar me “Qerbelanë” e Naimit , vepra del pra quhet ‘Muhtarname” vepër shqip-bektashiane ,shoqe e Handikasë që këndohet në teqe. Z. Ilo thotë se Abdyli e ka ditur mirë turqishten ka qenë poliglot,i gjezdisur njeri që zotëronte shumë gjuhë të huaja.

    Dorëshkrimi i publikuar

    Dorëshkrimi përbëhet nga nga 230 fletë apo 460 faqe me 10,14,16 vargje tetërrokëshe ku secilës i mungojnë fletë.

    Formati i dorëshkrimit është 17x10 .Data e shkrimit është 1885. Fillon Ego avdul saitis ,kjia egrafon artaneon .Në krye radhë dhe për fundi të kësaj flete quhen 4 myhur ,vula turqisht . Abdyl Saidi e ka pasur të shkruar defterin sipas mënyrës arabe nga djathta mbi të mëngjër shprehet z.Ilo.

    Alfabeti shqip me germa elenisht i A.Sadidit i krahasuar me alfabetin smilar të Kostë Beratit ,Kavaliotit,Dh.Voskopojarit ,Grigor Gjirokastritit e të tjera na del një alfabet variant i bukur e të 4 linguistëve shqiptarë të qindvjetëshit XVIII e fillesë së XIX.

    Nga shumë vargje të sjella në gazetën Drita 26 Mars 1939,faqe 4.

    Ja një strofë e tij ;

    E gjec me Perëndinë,/sot për sot në këtë zaman/nuk ja gjen dot akranë/xhane vuxhut bëri kurban......

    DORËSHKRIMI SHQIP

    -I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë

    -230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )

    -dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë


    Kurse Gazeta “Drita” e 15 marsit te viti 1939 ka përcjell një lajm që përmban interes për studiuesit e shqipes . Gazeta në kronikën e reporterit I. M. Qafëzezi shkruan se dorëshkrimi i ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë, 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje )dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina i prozës politike që zbulua në Athinë . Në kronikë përmendet edhe emri i një ndër krijuesit e shuar dhe fetarit bektashian Ali Tomorri, patrioti që shkoi deri në Egjipt për të siguruara libra për shkollat shqipe .Duke cituar këtë material mund të themi se lëvizja bektashiane ka qenë një faktor kryesor në Lidhjen e Prizrenit . Baba Alush Frashëri hapi teqenë malore në Frashër. Flitet se nga koha e Nasibi babait një gen i shqiptarizmit,filloi të lëviz tek dervishët e teqesë. Ky gen sa erdhi ,por u forcua duke u ruajtur i shenjtë tek dervishët pasardhës. Numërohen të këtij geni të shqiptarizmës i përkasin: Baba Alushi, Baba Abedini, Baba Mustafai, Baba Shemja. Njihet dhe një kryegjysh botëror që i përket derës së teqesë së Frashërit. Baba Abazi,që u martirizua në dyert e shenjta të kryegjyshatës botërore. Baba Alush Frashëri,ishte një patriot, që ushqeu ,shqiptarizmin gjatë gjithë kohës së ndritshme të përndritjes tonë kombëtare..Baba Alush Frashëri është organizatori i disa mbledhjeve të rëndësishme ,për fatin dhe çështjen shqiptare,që u mblodhën në drejtimin e tij dhe të Abdyl bej Frashërit në teqenë malore të Frashërit. Baba Alush Frashëri ,ka vendosur në dispozicion të Lidhjes së Prizrenit një shumë të hollash,nga të ardhurat e teqesë për ti përdorur për realizmin e qëllimeve të Lidhjes. Baba Alush Frashëri dërgoi në këtë qytet dervishin e tij, Adem Vehxhin duke e graduar baba. Dërgimi në Prizren, aty nga viti 1877,një vit përpara aktit final të lidhjes është fakt i pakundërshtueshëm,që tregon se baba Alushi e kishte paracaktuar vendin,pra qytetin dhe kohën kur do të mbahej kuvendi i lidhjes shqiptare. Adem Vehxhi,ndoqi të gjitha udhëzimet e Baba Alushit,kur u realizua lidhja në Prizren,nga shqiptarët e mirë.

    Pjesë nga kronika

    Dorëshkrimi shqip –bektashian i Abdyl Said it .Kjo pasuri që drithëron shqiptarët sipas medies në fjalë nuk po ekspozohej dot tek libraria Argua e kryeqytetit sikundër u paralajmërua tek ;Drita; e së dielës për arsyen që pason . Meqenëse dorëshkrimi në fjalë shprehet korrespodenca e gazetës , do të bëhet pronë e Ministrisë së Arsimit ,ka qenë në pjesën më të madhe tepër i katërruar dhe tani rregulluar prej të nënshkruarit: I ndarë në 7 pjesë të lidhura secila me kapakë ka nevojë të ruhet me shumë kujdes sikurse çdo dorëshkrim tjetër i vjetër . Disa miq t mëdhenj të këtyre arkivave dhe veçanërisht “Drejtoria e ‘Dritës” e pan mynasyp të mos e ekspozojnë dhe në vend të kësaj të bëjnë një gjë tjetër më të mirë dhe të marrë anë bota shqiptare në të shijuar të dorëshkrimit e sidomos në të shfaqur mendimin ata që u mundet , përsa i përket Baba Ali Tomorit .Gazeta në fjalë me koripsodencën e I. Qafëzezit shkruan se në të ekspozuar nuk do të ish e mundur të paraqiteshin veç 7 fletë të së shtatë pjesëve të dorëshkrimit që përmban 230 fletë që kanë secila nga 24 e 28 vargje (5000 e kusur vargje ).

    Drejtoria e ‘Dritës’ morri përsipër në klishe disa nga këto fletë së bashku me një artikull 4-5 shtyllash të së dielve të ardhshme ,me anë të së cilit do të kërkojmë për të mirë për gjuhën dhe historinë ,të bisedohet dhe të vendoset .Ai është një dhe vetë një person Abdyl Saidi i dorëshkrimit shqip të 1885 dhe Abdyl Beu nga Delvina I prozës politike që zbuluam në Athinë ,siç u njoftua tek “Drita: e 12 Marsit .I.M.Qafëzezi.


    ILO MITKË QAFËZEZI DHE ZBULIMI I DORËSHKRIMEVE

    Ilo Mitkë Qafëzezi është kthyer në Korçë nga Athina ku kishte bërë një sërë zbulimesh në dorëshkrime shqip e në bibliotekën e Kamura të kryeqendrës greke . Setenca e këtij shqiptari të mira ka qenë shprehja e tij thënë gazetës në fjalë:

    ”Njeriu sa ka shpirt ndër dhëmbë duhet dhe diç të punojë”.

    Sipas Z. Ilo ,bibliotekat e Athinës duhen shënuar si çerdhet më të begata për kërkime studime shqiptare , historike,letrare. Flitet për nj zbulim që ai ka bërë për:

    1-Një dorëshkrim prej 12 fletësh, bërsi anonim ,rrënjë origjinar nga fshatrat e Pogonit.

    2-Një varg fjalësh shqipe në një dorëshkrim autograf të Dhaskal Thanas Paskalidhës i akademisë Mauricion të ditëvet të Ali Tepelenës në Janinë . Ky dorëshkrim titullohet : ”I Arheoloja ton Alvaniton me 37 fletë i mbetur pa ju dhënë fund.

    3-Në Ethniki Vivliothiki prej koleksionit të pasur të revistës :“ Nea Ellas” të Zavirës ,shënohet me siguri ndodhja e një dorëshkrimi shqip në manastirin e Shën Gjergjit të Limbozit me datë 1750 domethënë dorëshkrim,që thyen rekordin vjetërsie shkrimi të toskërishtes si i shkruar 18 vjet përpara dorëshkrimit të Kostw Beratit dhe 20 vjet përpara Protopirisë së Kavaliotit . Ky dorëshkrim sipas kësaj gazetë gjendet tek Manastiri ën fjalë dhe jo në Athinë.

    DOKUMENTA QË ILO MITKË QAFËZEZI ZBULOI

    Ilo Mitkë Qafëzezi ky korçarë i shquar në këtë periudhë ka punuar intensivisht duke transkriptuar , duke zbuluar dorëshkrime të cilat janë dorëshkrime shqipe të shkuar në gjuhë të ndryshme por që për fatin tonë gjendeshin nëpër biblioteka të huaja. Ndër këtë kontribut të Ilo Mitkë Qafëzezi janë dorëshkrimet e mëposhtme qe i ka gjetur në shtetin helenë.


    -“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina.

    Në vetvete siç kërkon të shprehi rrodhana e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të mirat dhe të këqijat

    -Dorëshkrimi 132 faqe i Gjergj Ikonom Beratit ,sekretar i Ismail Pasho Beut ,një burrë më ditur ië t mirë sipas kohës.

    -Dorëshkrimi 5000 vargje të Abdyl Saidit .

    -Broshura :”Shqiptarë dhe e pastajmja e tyre “ botuar në Athinë në 1878 . Duhet të jetë broshurë politike citon gazeta, e shkruar në bashkëpunim me një profesor Thoma Pasko.

    -Trimëritë e Kapedan Mërkur Bua,origjinali ndodhet në muzeun e Torinos pranë shpatës s perandorit bizantin .Janë 4500 vargje ,16 rrokëshe ku një arbëresh i Elladhës himnizon kapedanin Mërkur Bua ‘stradiot-kordhëtar i shquar.

    Duke vendosur në krye të rrodhanës gazeta jep një lajm të mirë ngase nga Bukureshti i vijnë dy copë :”Protopiri”, të Kavalliotit.
    Kombi mbi të gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •