
Postuar mė parė nga
Deni_Boy
Nju Jork- Prokurorėt amerikanė kėrkuan mbajtje nė paraburgim pėr shumicėn e personave tė arrestuar dje nė operacionin e antidrogės nė Nju Jork.
Prokurorja Loreta Linē tha se personat e akuzuar pėr trafik ndėrkombėtar, krerėt e tė cilėve mėsohet tė jenė shqiptarė, pėrbėjnė rrezik serioz pėr komunitetin.
Arsyeja qė jep prokurorja pėr njė kėrkesė tė tillė ėshtė se tė akuzuarit pėrballen me burgime tė gjata, kanė akses nė sasi tė mėdha parash, udhėtojnė shpesh jashtė vendit dhe kanė lidhje tė ngushta me persona jashtė Shteteve tė Bashkuara.
Sipas prokurores, ata janė tė gjithė anėtarė dhe bashkėpunėtorė tė njė organizate kriminale ndėrkombėtare qė vazhdimisht ka kėrcėnuar dėshmitarėt.
Sipas Departamentit Amerikan tė Drejtėsisė, ky rrjet ndėrkombėtar i drogės, drejtohej nga shqiptarė me banim nė Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropė. Agjentėt federalė bėnė dje bastisje nė shtatė banesa tė kontrolluar nga ky rrjet trafikimi, duke sekuestruar 18 armė zjarri dhe qindra fishekė.
Ata mendohet se janė pėrgjegjės pėr importimin dhe shpėrndarjen e dhjetėra mijėra kilogramėve mariuanė nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe tė qindra kilogramėve kokainė nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja.
Nėse shpallen fajtorė, tre krerėt e dyshuar tė rrjetit, Gjavit Thaqi, Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha, pėrballen minimumi me njė dėnim tė detyrueshėm prej 25 vitesh burg dhe njė dėnim maksimal me burgim tė pėrjetshėm.
Krijoni Kontakt