Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    BRARIT K/MIKUT TIM!

    Më erdhën mesazhet mbas një poezije
    Sa më erdhi mirë nga ty or kryemik!
    Le të mbetem romantik me tesha zije...
    Le të tretem kaltërsive të shpirtit demokratik!

    Pastaj kur të çelni dikur...Antologjinë
    (ndonse brenda saj nuk luftova të isha!)
    Do më gjeni brenda vargjeve të poetëve që dashurinë
    E adhurojnë si Nënë Tereza, Lasgushi dhe At Fishta!

    Agimi

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    E VETMUARA...pranë meje!

    E VETMUARA IME!

    Trishtohem gjer në dhimbje kur ti më je vetëm.
    Në çast i mbyll sytë, dhe të gjëndem pranë!
    Bile një mesnatë të përqafuar na gjetën
    Na kish zënë gjumi si bijëzën me babanë!

    Të puth fort Gimi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Maces Blue që ma plas tamthin!

    LINDA ZEMËRA E POEZISË

    Kur të lexoj ma grrith të gjithë qënijen
    (Ama dhe ti prej meje miljona plagë morre!)
    Plagët që më bën ti me poezinë tënde
    Janë vetëm Kryefjalë, pa emër dhe pa folje...

    Folja më ka mbetur si rit nga stil i vjetër
    Kur grrithnin gjoksin e vet të gjithë poetët,
    Nuk dua të tradhtoj, të dal në bregun tjetër!
    Se bashkëudhtarët e mij do thonë: - Erdhën Golemët!!...***

    *** Moisi Golemi mbahet "tradhëtari" i parë i Gjergj Kastriotit.


    Të kacarroj ty edhe MINA-n!

    Agimi

  4. #14
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Agim!
    (Koha e fatit) dhe (Dua te behem ankthi yt),me pelqyen pa mase.
    Rrofsh qe shkruan kaq bukur per ne!Sikur i lexon mendimet tona.Nuk te duket keshtu?Je si Hudini nganjehere ne kete qoshe letersie.
    Pershendetje!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    BRARI! Ndoshta do ishte më mirë si më posht¨¨e vijon:

    Me erdhën plot mesazhe mbas një poezije
    Sa më erdhi mirë, prej teje ore mik!
    Le të mbetem demokrat me tesha zije...***
    Le të tretem kaltërsive të shpirtit romatik!

    ***Jam në Zi që kur ma vranë Azemin!
    Agimi

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anëtarësuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67

    Njeriut qe me beri te derdh lot malli - Gimit

    Lekundem ne krahe te vetmise
    ne mergim, e permalluar,
    lotet e nxehte te mallit rrjedhin
    nga fjalet e tua me lart shkruar.

    Te pershendes nga thellesi e zemres se prekur.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    "e vetmuara"!!!!!!!!!

    Kur dua të rri me Walt Wattman-in, Kadarenë a Visar Zhitin
    Mbyllem në vetminë time si ulog...
    S'gjej gozhda, s'kam kryq, dua të imitoj Krishtin!
    ahere me psherëtimat i vetëm... bëj monolog!

    Ndaj ti "e vetmuara" ime, që pulson, ku flenë arinjt e bardhë
    Nëse diku të lëndoj, të lutem Më Fal!
    Pikërisht kur nuk e pret, dije që kam... ardhë
    dhe do rrimë sëtoku gjatëm, sa rri Agimi Boreal!

    Me mallë Agimi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    I kam lexuar dhe po i rilexoj sepse me japin kenaqesi.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anëtarësuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Mbylla syte,
    ishte nate a ishte dite, nuk e di.
    Qaja, qeshnja e loznja,
    si ne cmenduri;
    ne enderr apo zgjuar,
    prane meje, miku im ishe ti.

    Mall i rikthyer, Agimit.
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Erdha i nxehtë prush nga malli
    sa mirë bëra...u shmallëm bashkë.
    megjithse në mesa na mungonte mangalli
    atë natë e shkrimë dhe borën e lashtë!...

    Ju përqafoj

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  2. A shërohet depresioni dhe ankthi?
    Nga flaibi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 18-03-2022, 17:38
  3. Ankthi i quajtur ateizëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:49
  4. Kosova dhe ankthi i pavarsisë
    Nga creation në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 10:03
  5. Ankthi i quajtur ateizem
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 01:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •