Më erdhën mesazhet mbas një poezije
Sa më erdhi mirë nga ty or kryemik!
Le të mbetem romantik me tesha zije...
Le të tretem kaltërsive të shpirtit demokratik!
Pastaj kur të çelni dikur...Antologjinë
(ndonse brenda saj nuk luftova të isha!)
Do më gjeni brenda vargjeve të poetëve që dashurinë
E adhurojnë si Nënë Tereza, Lasgushi dhe At Fishta!
Agimi
Krijoni Kontakt