Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Me duket se bani e ka sqarur mire kete aspektin gjuhsore ,dhe eshte fare normale qe arbet emertimin per zotin ta quajne ne gjuhen e tyre.Por ajo qe nuk eshte normale te shqiptaret e fese muslimane qe zotit i bejne emertim ne gjuhen arabe!! Veç ksaj dua te shtoje dhe diçka lidhur me disa hoxhallare injoranta ,qe nuk kuptojne tere diten e lume qe zotin e quajne ne nje gjuhe te huaj, dhe kur interpretojne kuranin fusin me shume teminologji arabe se sa shqipe,duke mos ditur ketu se fjala eshte per nje tentative per te monopolizuar zotin nga aspekti gjuhsore!!....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 12-09-2011 më 15:26
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Pse Zoti quhet Allah ne gjuhen arabe?

    Sepse ashtu eshte emri i tij,gjithashtu Allahu ka edhe 98 emra te tjere perkeledhes:

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    po he pra pse?cudi e modhe ene kto.sgjeten naj llaf tmir qi t'iksito cik, naj dahsni a naj seks.po vallai,ti kishin thon seks,una kisha me u martu me i hoxhe.ene tma bote hoxha: pa ec icik mi nazlije,ec icik falu ktu ke seksi.ene nazlija komaduras kish me shku me u fal.se ja vle,jo per gjo.kshu me kte llagap qi ka tashi,sme bo zemra.skom cer boj.

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gjynah, talent i humbur, kaq shumë zell për këto idiotësira. Merruni me shkencë, ligje, kulturë, traditë shqiptare. Boll me rrockëlliqe o popull. Mësoni me programuar dicka, lexoni dicka me vlerë jo përralla arabe, futuni në shkollë, lexoni për diplomacinë, shikoni me përmirësu vendin nga kafshët që e kanë kapur dhe mbërthyer, krijoni dicka, ska rëndësi, art, vende pune etj, jo si dele e bagëti me këto përralla idiote.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ..


    z Mexhid e z bani e ju tjere .. shum bukur i kini shpjegue gjanat..

    lum kush ka kohe me lexu se ka gjana shum interesante ketu..

    thx..

  6. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Paqe perseri Mexhid edhe disa argumente nga Kurani , sepse eshte burimi me i sigurte fetar per sqarim ,
    duke pare ne Kuran se si eshte perdorur kjo fjale , atehere mund te kuptojme edhe si eshte perdorur , si emer , apo thjesht si fjale , \mos te harrojme se edhe te krishteret arab perdorin te njejten fjale per Perendine , pra All-llah dhe bibla arabe shkruhet me kete fjale;

    po ashtu 10 argumente nga Kurani per perdorimin e fjales Allah ne Kuran;

    39:38. Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do
    të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i
    adhuroni, pos All-llahut, nëse All-llahu më godit mua me ndonjë të
    keqe, a munden ta largojnë ata atë të keqe, ose, nëse All-llahu
    dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a munden ta pengojnë ata të mirën e
    Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të
    mbështeturit".
    ARGUMENT (1)
    MUND TE PYESIM CDONJERIN NE RRUZULLIN TOKESOR , SE KUSH I KRIJOI QIEJT E TOKEN, POR KINEZET DO TE THONE ZOTI NE GJUHEN KINEZE, AMERIKANET DO TE THONE ZOTI NE GJUHEN E TYRE , E KESHTU TE GJITHE DO TE THONE NE GJUHEN E TYRE , PRA SIGURISHT ATA DO TE THONE ZOTI E JO ALLAHU , ALLAHU DO TE THONE ARABET SEPSE ESHTE GJUHA E TYRE

    22:40. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu
    është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte.
    E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të
    rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet
    shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që
    ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë
    triumfues.
    ARGUMENT(2)
    NE CILAT KISHA E MANASTIRE NE BOTE PERMENDET EMRI I ALLAHUT PERVEC SE NE VENDET ARABE , SHKONI KU TE DONI , NE RUSI , SPANJE , MEKSIKE , KANADA ,PERMENDET EMRI I ZOTIT ,POR JO I ALLAHUT , I ALLAHUT PERMENDET NE KISHAT E MANASTIRET ARABE

    5:18. Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe
    të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra, Ai ju dënon me mëkatet tuaja?"
    Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe dënon atë
    që do. Sundimi i qiejive, i tokës dhe i githë ç'ka ka në mes tyre është
    vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
    ARGUMENT(3)
    JEHUDITE EDHE TE KRISHTERET MUND TE THONE SE NE JEMI BIJ TE PERENDISE , KURSE TE KRISHTERET ARABE DHE JEHUDITE ARABISHTFOLES PERDORIN ALLAH\

    9:30. E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët
    thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me
    gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të
    mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
    ARGUMENT(4)
    MUND TE THONE JEHUDITE SE UZEJRI ESHTE DJALE I PERENDISE , OSE TE KRISHTERET JEZUSI ESHTE BIR I PERENDISE , POR JO I ALLAHUT , KETE E THONE VETEM ARABISHTFOLESIT JEHUDE E TE KRISHTERE

    62:6. Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më
    të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie
    vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
    ARGUMENT(5)
    ATA QE I PERMBAHEN JEHUDIZMIT MUND TE PRETENDOJNE SE JANE TE AFERMIT E ZOTIT , POR JO TE ALLAHUT , KETE E THONE JEHUDITE ARABISHTFOLES

    517. E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: "Zot është ai,
    Mesihu bir i Merjemes" Thuaju: " Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë
    Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç'ka në tokë, kush
    mund ta pengojë atë?" Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe
    ç'ka në mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i
    gjithfuqishëm për çdo gjë.
    5:72. Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: "All-llah është ai,
    Mesihu, bir i Merjemes". E vetë Mesihu, (Isai) tha: "O beni israil,
    adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i
    përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij
    xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
    ARGUMENT(6)
    ATA QE E THONE KETE, SE MESIA ESHTE BIR I PERENDISE, NUK THONE BIR I ALLAHUT , VETEM TE KRISHTERET ARABE E THONE KESHTU

    4:157. Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun,
    Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e
    mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u
    përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë
    për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që
    iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
    ARGUMENT(7)
    ATA QE THONE SE E KEMI MBYTYR TE BIRIN E MARIES , NUK THONE SE ESHTE I DERGUARI I ALLAHUT , POR I PERENDISE , KESHTU THONE VETEM TE KRISHTERET ARABE DHE JEHUDET ARABISHTFOLES, SEPSE ESHTE GJUHA E TYRE E TILLE

    2:116. Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër
    është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë,
    gjithçka i është nënshtruar Atij.
    ARGUMENT(8)
    ATA QE THONE SE ALLAHU KA FEMIJE JANE TE KRISHTERET ARABE , KURSE TE KRISHTERET E TJERE NE MBARE BOTEN THONE PERENDIA , OSE GOD , SIPAS GJUHES SE SECILIT KOMB

    10:68. (Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka
    fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është ç'ka në
    qiej dhe ç'ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a
    thoni për All-llahun çka nuk dini?
    ARGUMENT(9)
    PERVEC TE KRISHTERVE ARAB, TE GJITHE TE KRISHTERET E TJERE THONE SIPAS GJUHES SE TYRE , SHEMBULL NE SHQIP THUHET NGA TE KRISHTERET SE PERENDIA KA FEMIJE

    5:73. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: " All-llahu është i
    treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk
    pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t'i kapë dënim i dhëmbshëm,
    ata që nuk besuan prej tyre.
    ARGUMENT(10)
    KETE MUND T'A THONE ARABISHTFOLESIT ,DHE KA TE BEJE ME KRISHTERIMIN POR JO TE TJERET NUK THONE ALLAHU , SEPSE PER TE TJERET ESHTE PERENDIA , OSE GOD, OSE BOG , SIPAS GJUHES SE SECILIT


    Paqe !
    Po kujt i rruhet mer, se si quajn arabet zotin. dhe keto rocklliqe i postoni pikerisht tek ateizmi

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    Po kujt i rruhet mer, se si quajn arabet zotin. dhe keto rocklliqe i postoni pikerisht tek ateizmi
    pergjigja , ka lidhje me titullin e temes dhe keshtu qe eshte plotesisht e logjikshme,
    megjithate , personi qe donte pergjigjen dhe hapi temen e mori pergjigjen e tij , kjo sdon te thote qe te gjitheve iu pelqejne gustot e te tjereve , secili ka nevoja shpirterore te ndryshme , dikush i bie thumbit e dikush patkoit , halle halle kjo dynja.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #18
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Opinga,


    Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.


    "Nëse nuk është drejtë mos e bëj, nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj."
    - M. Aureli
    Jarigas do te shtonte: ....thuaje te verteten te plote, perndryshe do te jete nje gjysem genjeshter!!
    Allahu quhet "allah" ne Bibel dhe Kuran, por ne Biblen dhe Kuranin e arabeve ama!!
    Nuk është e drejtë, por bëhet kjo padrejtësi, nuk është e vërtetë, por thuhet e shkruhet kjo e pavërtetë se Allahu është Zoti i arabëve, i turqëve, i iranianëve, ose thënë më shkurt se Allahu është Zoti i muslimanëve…
    Nese nuk eshte e drejte dhe as e vertete, perse muslimanet qe nuk flasin arabisht vazhdojne te kembengulin qe emri i perendise se myslimaneve eshte "Allah"??!!

    Allahu është Një. S'ka zot tjetër përveç Tij. Ai është kudo, në çdo anë; Allahu quhet Allah në Bibël, Allahu quhet Allah në Kur'an.
    Po qysh zoti Mexhid, me siper thekson se eshte e padrejte te quajme Allahun zot te muslimaneve dhe vazhdon ta quash "Allah" edhe pse ti je shqiptar??!!
    Ju jeni genjeshtar dhe i padrejte zoti Mexhid(sipas definicionit qe vete keni dhene)!!


    Allahu në Bibël

    Ç'është Bibla?

    Bibla është teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit.
    Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilën u shkrue kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim.
    Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit që janë shkruar në Bibël.
    Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë…
    Elohim është emri i Zotit që përdorët në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është një, i fuqishmi, i forti…
    Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në "pesë libërshin" e Biblës përmendët mbi 7O herë…
    Ky emër i Zotit, lavdue qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton të adhurohet…
    Përveç gjuhës hebraishte, ky emër përmendej edhe tek gjuhët tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
    El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, I Fuqishmi…
    El, kryesisht, përdorët si emër i Zotit edhe për të përshkruar atributet ose cilësit e Tij, si për shembull:
    El Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10)
    El Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21)
    El Hai: Zoti është i Gjallë, etj, etj,
    Ne asnje rresht te Bibles nuk permendet edhe sikur nje here te vetme fjala "Allah", pra ju vazhdoni me genjeshtra zoti Mexhid!!
    Të tre këta emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmendën në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjajshëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah që janë edhe në Kur'an, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi…
    Ne shqip kane te barazvlefshmin "Hyj"apo "Perendi"!! Pra, nese edhe "Allah" apo "Ilah" qe gjenden ne Kuran, kane te njejtin kuptim, shqiptaret myslimane duhet te perdorin fjalen "Hyj" apo "Perendi"!!
    Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenjë, të krishterë apo muslimanë, të cilët një Krijues e kanë, Bibla dhe Kur'ani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH…
    Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…
    Pra, zoti Mexhid, ju vazhdoni ne brazden e genjeshtres duke pohuar se fjalen arabe "Allah" duhet ta perdorin te gjithe fetaret??!!Edhe pse nuk keni sjelle as edhe nje fjali te vetme qe te argumentoje kete gje??!! Edhe pse eshte e vertetuar katerciperisht se vetem ne gjuhen arabe egziston kjo fjale e vjedhur prej çifuteve??!!
    E vërteta do t'ju lirojë
    Po, kete e ka thene Jezu Krishti dhe une besoj çdo fjale qe ka thene ai!!
    Por, citimi i personazheve historike, nuk mund te perligje genjeshtrat tuaja zoti Mexhid!!!
    Kush s'e njeh Biblën, s'e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton: "Nëse do të mbani fjalën time, vërtetë do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju lirojë." (Bibla, Gjoni, 31:32)

    Ashtu qoftë! Amin! Amen!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Ashtu qofte!! Pra ku qendron e verteta zoti Mexhid?!! A e njohin muslimanet Biblen, ne menyre qe te njohin Krishtin??!!
    A perdorin shqiptaret e krishtere termat aramaike per te qaujtur Zotin, apo te sigurt se Zoti eshte i te gjitheve e therresin ne gjuhen e nenes??!!
    Deri kur do te vazhdoje nenshtrimi i shqiptareve muslimane ndaj diktatit te kultures arabe??!!
    Deri kur do te vazhdoni te genjeni zoti Mexhid Uvejsi ??!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 14-09-2011 më 06:26
    Jarigas

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anëtarësuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Pse anglezet i thon bukes BREAD???

  10. #20
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Vidasusi Lexo Postimin
    Pse anglezet i thon bukes BREAD???
    po ne nuk i themi ekmek o tunxh

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •