
Postuar mė parė nga
2043
- Nė kohėt e lashta, nė njė nga fshatrat e varfėr tė Indisė, jetonte njė bujk i pafat dhe i varfėr.
- Ai ishte zhytur nė borxhe tek njė aga i pasur nė fshat.
Borxh dhėnėsi, ishte njė plak i moshuar dhe shumė i shėmtuar, por qė kishte rėnė nė sevda me vajzėn e varfanjakut, e cila ishte e bukur.
- Pėr tu martuar me vajzėn e tij, agai i bėri njė ofertė, do ia falte tė gjithė borxhet nėse do ta pranonte pėr dhėndėr. Kjo ofertė e tmerroi bujkun e varfėr, por mė shumė tmerroi vajzėn e tij.
- Atėherė, agai hileqar, u bėri njė ofertė tjetėr, sipas tė cilės fati do vendoste pėr martesėn e tyre.
- Ai u tha se nė njė qese me flori, do tė vendose dy guralecė, njė tė bardhė dhe njė tė zi.
- Vajza duhej tė fusė dorėn nė qese dhe tė nxjerrė njėrin nga dy guralecėt.
- Nėse do tė nxirrte guralecin e zi, ajo duhej tė martohej me again, i cili nga ana e tij do ia falte tė gjitha borxhet babait tė saj.
- Nėse do tė nxirrte gurin e bardhė, ajo nuk do tė martohej me again dhe ky i fundit do ia falte tė gjitha borxhet bujkut.
Nėse vajza do tė refuzonte tė nxjerrė gurin, babai i saj do tė burgosej.
- Tė gjithė njerėzit qėndronin nė kėmbė, nė trotuarin e shtruar me guralecė, pranė ēifligut tė agait.
- Teksa tė gjithė prisnin momentin, agai u kėrrus pėr tė marrė dy guralecė.
- Vajza i nguli njė shikim tė mprehtė dhe dalloi se agai plak mori dy guralecė TE ZINJ dhe i futi nė qese. Mandej, duke ia zgjatur qesen vajzės, i kėrkoi tė nxjerrė gurin.
- Imagjinoje veten nė mesin e turmės qė kishte mbajtur frymėn!
Nėse do e analizonim rastin nė fjalė, do gjejmė se ajo ndodhej para tre alternativave:
1 Tė refuzojė nxjerrjen e guralecit
2 Tė tregojė dhe vėrtetojė praninė e dy guralecėve tė zinj, duke e demaskuar again mashtrues.
3 Tė nxjerrė guralecin e zi dhe tė sakrifikojė veten, pėr tė shpėtuar babanė nga borxhet dhe burgu..
PYETJA ESHTE: SI DUHET TE VEPROJE VAJZA QE TE SHPETOJE BABANE NGA BORXHET PA DEMASKUAR AGAIN DHE TE MOS MARTOHET ME TE ??
Krijoni Kontakt