Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Banka sekuestron birra Norga, reagon kompania: S'ka vendim gjykate

    TIRANĖ- Shoqėria ‘A&B Group’ shpk nėpėrmjet njė letre tė hapur drejtuar pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė vendit, pesidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryeparlamentares Jozefina Topalli, prokurores Ina Rama, Ministrit tė Financave dhe gjithė mediave tė vendit, ka reaguar pėr konfliktin midis Shoqėrisė 'A&B Group' shpk me seli nė Vlorė dhe Raiffeisen Bank.

    Shoqėria ‘A&B Group’ shpk denoncon publikisht veprimet kundra ligjore tė Raiffeisen Bank sic thuhet nė letėr, e cila qė prej ditės sė djeshme ka bastisur paisje dhe makineri tė kėsaj shoqėrie pa marrė parasysh koston materiale me qėllim mospėrmbushjen nė kohė tė detyrimeve qė burojnė nga kontrata e kredisė midis dy subjekteve.

    “Ndaj subjektit ‘A&B Group’ shpk po aplikohet cuditėrisht njė terror masiv, i pėrqėndruar, i gjithėanshėm, i frikshėm. Qė prej ditės sė djeshme nė mungesė tė plotė tė njė urdhėri ekzekutimi tė gjyqėsorit shqiptar, kopetent, bazuar nė procedurat ligjore nė fuqi, Raiffeisen Bank e pajisur me mjete tė rėnda tė transportit dhe polici ka filluar bastisjen dhe shkatėrrimin e biznesit qė ushtron prej disa vitesh subjekti ‘A&B Group’ shpk, duke cmontuar makineri e paisje, linja prodhimi duke i tranportuar nė vende tė pasigurta, pa menduar qė vlera e tyre minimale ėshtė e barasvlefshme me miliona euro”- thuhet nė letėr.

    Nė letrėn e shoqėrisė ‘A&B Group’ shpk, citohet mė tej se Raiffeisen Bank me kėtė veprim po tenton tė nxjerrė jashtė tregut njė konkurrent tė fortė pavarėsisht se ajo i ka shlyer tė gjitha detyrimet e kredimarrjes qė kishte me bankėn nė fjalė, ndėrkohė qė i ka bėrė thirrje intstitucioneve mė tė larta tė vendit qė tė sensibilizohen pėr precedentin.

    “Kjo edhe se subjekti kredimarrės ka likujduar pėr njė periudhė kohore katėr vjecare qė kur ka filluar marrėdhėnia e kredisė, nė favor tė kėsaj banke ėshtė 8.000.000 euro. Dhe nė njė kohė kur afati i kredimarrjes ėshtė 6 vjet. Kjo luftė e madhe e drejtpėrdrejtė, e pa precedentė dhe pa asnjė lloj baze ligjore ka thjesht si synim jo likujdimin korrekt tė kredisė, por shkatėrrimin dhe nxjerrjen jashtė tregut tė kompanisė ‘A&B Group’ shpk, konkurrente e rėndėsishme nė tregun shqiptar”- thuhet mė tej nė letrėn e hapur tė Shoqėrisė ‘A&B Group.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bregasi: Bankat tė njėanshme me biznesin

    TIRANĖ- Presidenti i Business Albania Luan Bregasi ka reaguar pėr veprimet qė Raiffeisen Bank ka ndėrmmarė ndaj kompanisė sė birrės Norga.Sipas Bregasit Raiffeisen Bank po kryen veprime tė njėanshme ndaj kompanisė sė birrės Norga, duke dėmtuar kėshtu sipas tij njė biznes nė funksion. Ndėrkohė qė ka theksuar faktin se banka ka interesa tė tjera qė e nxisin nė tė tilla veprime.

    "Dje ka mbėrritur edhe njė letėr e birra Norga nė zyrat e shoqatės Bisnes Albania. Sigurisht qė kontratat qė nėshkrojnė sipėrmarrjet kur marrin kredi janė gjithmonė tė njėanshme, janė gjithmonė kontrata qė favorizojnė bankat, sepse ne sipėrmarrėsit konsiderohemi si njėrėz qė lypim lekė nėpėr banka dhe raporti qė ėshtė vendosur midis bankės dhe sipėrmarrjes nuk ėshtė njė raport partnerėsh qė nė momentin kur nėnshkrohet kjo kontratė kėshtu qė nga kjo pikėpamje unė e kuptoj qė elementėt qė i japin avantazh njė kontrate janė gjithmonė nė anėn e bankave”,- deklaroi Bregasi.

    Bregasi theksoi faktin se bankat duhet tė sillen si partnerė me sipėrmarrjen private, pasi pėrgjegėsia ėshtė e dyanshme dhe ėpr kėtė arsye bankat duhet tė sillen ndryhme me sipėrmarrjen.
    “Pa dashur tė implikoj palė tė ndryshme mendoj se nė kėtė situatė ekonomike qė ka vendi, nė vėshtirėsitė ekonomike qė ka gjithė sipėrmarrja private unė mendoj qė bankat duhet tė sillen si partnerė me sipėrmrrjen private. Sepse nė njė kontratė qė ka dy palė, bankėn dhe kompaninė private pėrgjegjėsia nuk ėshtė vetėm tek ai qė mer lekėt nė rastin kontkret tė biznesit, por edhe tek ata qė japin lekėt, pra tek bankat. ”,- nėnvizoi Bregasi.

    Presidenti i Business Albania Luan Bregasi i ka bėrė apel Bankės sė Shqipėrisė pėr tė ndėrhyrė nė mėnyrė qė Raiffeisen Bank tė rishikojė vendimin e saj.
    “Kam kuptuar qė nuk ėshtė njė sjellje qė rrjedh nga njė marrėdhėnie, por ėshtė njė sjellje qė mesa duket ka interesa tė tjera. Banka e Shqipėrisė nuk duhet tė jetė nė anėn e sipėrmarrjes, nuk mund tė jetė edhe kaq hapur sa ka qėnė kohėt e fundit nė mbėshtetje tė plotė tė bankave, sigurisht banka duhet tė mbrojė, por Banka e Shqipėrisė ėshtė njė institucion qė monitoron bankat e vendit. Unė mendoj qė Raiffeisen Bank duhet ta shohė vendimin e vet”,- pėrfundoi fjalėn e tij presidenti i Business Albania Luan Bregasi.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekuestrimi i birrės Norga, pronarja: Mu dėmtua biznesi

    VLORĖ- Pas sekuestrimit qė i ėshtė bėrė fabrikės sė birrės Norga nė qytetin e Vlorės, sot ėshtė bėrė edhe sekuestrimi i aseteve tė tjera tė kėsaj firme dhe pronarėve tė tyre. Pėrmbarimi ka sekuestruar fabrikėn e lėngjeve tė frutave si dhe magazinėn e tyre.

    Ndėrkohė vjen edhe reagimi i pronares sė firmės, e cila e quan veprimin e bankės tė nxituar, si dhe ka kėrkuar ndėrhyrjen e shtetit.

    “Lufta ka njė vit qė ka nisur, ndėrsa sekuestro ka nisur dje pa asnjė urdhėr pezullimi. Unė jam e pėrgjegjshme, kam punuar. Kėtu ushqehen rreth 300 persona. Ne kemi lėnė si kolateral 60 mijė metėr katror tokė, 2 fabrika, 22 metėr katror ambiente tė mbuluara dhe 40 milion euro kapitale. Shpresojmė qė shteti, ky shtet demokratik ta mendojė qė kėtu po shkatėrohet njė biznes vetėm pėr interesa personale”, u shpreh pronarja Bukurie Haxhiraj.

    (m.a/NEWS24/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vlorė, punėtorėt e birrės Norga nė protestė

    VLORĖ- Punėtorėt e birrės Norga janė ngritur sot nė njė protestė aps sekuestrimit tė fabrikės nga banka Raiffeisen.
    Me sekuestrimin e fabrikės dhe aseteve tė tjera tė saj nga pėrmbarimi, nuk lejohet qė punėtorėt tė hyjnė nė ambjentet e saj.

    Punėtorėt kanė tentuar sot tė hyjnė nė fabrikė, ndėrsa kėrkojnė zgjidhjen sa mė shpejt tė kėsaj situate.

    Rreth 300 punėtorėt e kėsaj fabrike mbetėn pa punė pas sekuestrimit tė birrės Norga.

    (m.a/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekuestrimi i birrės Norga, Malaj e Uldedaj tė shqetėsuar

    TIRANĖ- Pėr sekuestrimin e birrės Norga nga Raiffeisen Bank kanė reaguar edhe anėtarėt e Komisionit Parlamentar tė Ekonomisė, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe deputeti Gjok Uldedaj. Ata argumentojnė se banka duhet t’i ofrojė njė tjetėr mundėsi kompanisė pėr tė vazhduar ciklin e prodhimit, pasi sekuestrimi nuk ėshtė njė zgjidhje dhe ka kosto tė mėdha ekonomike dhe sociale.

    “Marrėdhėniet bankė me kompantitė private janė specifike, je thjesht marrėdhėnie qė banka i shet para njė kompanie dhe ku njė kompani merr njė kredi dhe qė kėtu marrėdhėniet mes tyre mbarojnė me kthimin e kėsteve. Cdo ndėrhyrje qoftė edhe me tė drejtėn formale tė bankės, mbi njė kompani tė cilėn e ka kredituar dhe ka vonesa nė kthimin e kreditimit, ndėrhyrje nė procesin teknologjik, veprime vulgare tė ndėrprerjes nė mes tė procesit teknologjik besoj se dėmtojnė rėndė edhe kompaninė edhe bankėn. Kur ndėrpritet procesi teknologjik, humbjet shtohen. Ndoshta kolaterali i kompanisė i mjafton bakės pėr tė mbuluar kredinė e dhėnė por humbjet qė pėson kompania, pasojat ekonomike dhe sociale qė krijohen nga marrėdhėniet midis njė kompanie qė ėshtė jo e vogėl, kreditorėve qė e kanė furnizuar, pra efekti zinxhir mund tė vijė edhe tek firmat e tjera. Kėshtu qė jo thjesht pėr kėtė rast, por si ekonomist i pėrmbahem njė qėndrimi dhe besoj qė kur cikli ekonomik ėshtė nė vėshtirėsi zbatimi nė mėnyrė apriori i disa marrėdhėnieve burokratike dėmton interesat e kompanive dhe tė bankave dhe jep efekt negativ nė ekonominė e vendit”, u shpreh Malaj.

    Deputeti Gjok Uldedaj i bėn thirrje pėr tė ndėrhyrė edhe Bankės sė Shqipėrisė, e cila nuk duhet tė mbrojė vetėm interesat e bankave por tė vlerėsojė edhe situatėn e bizneseve, si partner pėr zhvillimin e ekonomisė.

    “Duhet tė gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt komunikimi edhe me ndėrhyrjen e Bankės sė Shqipėrisė. Kemi tė bėjmė kėtu me biznesin, qė mban peshėn e ekonomisė. Banka e Shqipėrisė nuk duhet tė mbajė vetėm anėn e bankave tė nivelit tė dytė por tė shikojė edhe marrėdhėnien me biznesin jo vetėm nė afat tė shkurtėr”, tha Uldedaj.

    Raiffeisen Bank Bank ka sekuestruar birrėn Norga pėr shkak tė mos shlyerjes sė kėsteve tė kredisė. Kjo komani ka mbi 300 tė punėsuar dhe ka ndikim nė zhvillimin ekonomik dhe social tė zonės.

    (m.a/NEWS24/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vlorė, Birra "Norga", punonjėsit protestė para bankės Raiffeisen

    VLORE- Punonjėsit e fabrikės sė birrės "Norga" protestuan paraditen e sotme para degės sė Raiffeisen Bank nė Vlorė.

    Nė ditėn e tyre tė pagave, dhjetra punonjės janė vendosur qė nė orėt e para tė meėgjesit para hyrjes sė kėsaj banke, duke kėrkuar zgjidhjen e menjėhershme tė situatės.

    Protestuesit, tė cilet prej disa ditėsh gjenden tė papunė, kanė kėrkuar ndėrhyrjen e krerėve tė shtetit pėr tė zgjidhur kėtė ngėrc tė krijuar, ndėrsa i kanė bėrė thirrje edhe drejtuesve tė Raiffeisen Bank qė tė tėrhiqen nga vendimi i tyre pėr bllokimin e aktivitetit tė kompanisė A&B grup.

    Ndėrkaq, punonjėsit e fabrikės sė birrės Norga shprehen tė vendosur nė vijimin e protestave edhe nė ditėt e ardhshme.

    (s.g/balkanWeb)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Avokati i birrės Norga: Nuk jemi nė falimentim, do i drejtohemi gjykatės

    TIRANE- Avokati i birrės Norga Arianit Roshi gjatė njė interviste pėr NEWS24 ka deklaruar se kjo kompani nuk ėshtė drejt falimentimit, pėrkundrazi sipas tij kompania ka gjendje tė mirė ekonomike

    “Birra Norga nuk ėshtė nė proces falimentimi, apo nė prag tė falimentit, thjesht ndodhet nė njė pozitė tė tillė ku ka mungesė likuiditeti por qė ėshtė nė situata mjaft tė mira ekonomike. Kjo gjė provohet, jo vetėm nga kolaterali qė birra Norga ka vendosur pėr tė siguruar kredinė qė ka ndaj Raiffeisen Bank por edhe fakti qė ėshtė nė proces prodhimi, ėshtė nė treg, ka klientė, qėndron fuqishėm. Duhet tė informohet opinioni publik, kompania nuk ka probleme me falimentin”, tha Rroshi.

    Duke e quajtur tė paligjshėm veprimin e bankės pėr tė konfiskuar tė gjithė pasurinė e kompanisė, avokati tha se pėr kėtė cėshtje i janė drejtuar gjykatės.

    “Sė fundmi birra Norga ka bėrė njė investim prej 8 mln euro, ka investuar nė linjėn e prodhimit dhe shteti shqiptar i detyrohet birrės Norga rreth 1 mln e dicka euro, qė ėshtė vlera e 20% tė kėtyre makinerive tė blera, vlera e TVSH qė duhet t’i kthehet, t’i rimbursohet. Aktualisht banka Raiffeisen ka filluar konfiskimin e gjithė pasurive tė birrės Norga, nga njė veprim i tillė i jemi drejtuar gjykatės”, theksoi Rroshi.

    (m.a/BalkanWeb)

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nuk paska probleme ekonomike?
    Huaja qe kjo firme ka marre nga banka eshte gjigande.Makinerite nuk i ka blere me parate e veta por del qe jane blere me parate e bankes.
    Kontrata eshte thyer nga firma qe nuk ka bere pagesat ne kohe + interesin.
    Cfare ka thyer firma ne kontrate...merret me mend nuk ka paguar huane me keste
    sipas kushteve ne kontrate.
    Kjo histori ka nje vit.Eshte falimentim,ska para te likujdoje banken,kete emer ka,perndryshe firma do kish paguar banken dhe nuk do kishte situate te tille.
    Firma eshte ne faliment,Kush ja jep te drejten bankes te hyje vet dhe cmontoje makinerite dhe konfiskoje.Duhet te hyje shteti dhe jo banka vete dhe heqja cmontimi duhet te jete i mbeshtetur ne nje vendim gjykate qe do te thote duhet te ishte bere nje gjyq me pare dhe banka te padiste firmen ne gjykate.
    Firma duhet te marre avokat per dhunim te prones private,hyrjes pa leje dhe terheqja e makinerive nga vete banka eshte shume shume gabim,tingellon si akt vandal,pa pasur vendim nga gjykata/prokuroria qe i jep te drejte te futet dhe marre makinerite.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ku mund te bazohet nje kompani permbarimi private per te mos respektuar vendimin e gjykates ne lidhje me kthimin e te mirave materiale...???
    ---------------------------------------------------------
    Vlorė, pėrmbarimi nuk kthen asetet e Norgės

    Vlorė, pėrmbarimi nuk kthen asetet e Norgės

    VLORĖ- Fabrika e kompanisė A&B Group vijon tė mos jetė nė gjendje pune, duke i shkaktuar kėsaj kompanie njė dėm tė madh ekonomik, nė njė kohė kur kanė kaluar rreth 7 ditė nga vendimi i Gjykatės sė Vlorės pėr kthimin e aseteve tė kėsaj fabrike, nga kompania private pėrmbaruese, e cila kreu mė parė sekuestrimin, ende nuk ka ardhur zbatimi i tij.

    Geri Haxhiraj, administratori i A&B Group ka deklaruar pėr NEWS24 se procesi i prodhimit nė kėtė kompani vijon tė jetė i pezulluar, pėr shkak se kompania pėrmbaruese, vijon tė mbajė pjesėt kompjuterike kryesore tė cilat mundėsojnė kėtė proces.

    “Tė gjitha pjesėt kompjuterike janė shkulur dhe asetet kryesore tė fabrikės, tė cilėt ndihmojnė pėr procesin e prodhimit nė kėtė fabrikė nuk janė kthyer ende nga kompania pėrmbaruese, e cila nuk respektoi njė vendim gjykate. Gjykata e Vlorės kishte dhėnė njė urdhėr ekzekutiv qė bazohet tek rikthimi i aseteve kryesore tė fabrikės, tė cilat kishin qėnė tė sekuestruara”, thekson Haxhiraj.

    Ndėrkaq pritet ndėrhyrja e organeve tė drejtėsisė, pėr tėrheqjen e aseteve tė A&B Group, tė cilat aktualisht, i ka kompania private pėrmbaruese.

    “Kemi bėrė kallėzim nė Prokurori dhe ėshtė Prokuroria ajo qė do veprojė nė kėtė rast dhe do gjykojė. Dėmi ėshtė i pallogaritshėm, shumė i madh. Thjesht ambientet e fabrikės janė liruar, por ajo s’mund tė punojė pa pjesėt kompjuterike”, u shpreh mė tej administratori i Norgės.

    Fabrikat e kompanisė A&B Grup u sekuestruan rreth 2 javė mė parė nga Raiffeisen Bank, pasi ky institucion deklaroi se kompania nuk kishte shlyer kredinė e marrė.
    (m.a/NEWS24/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 16-06-2011 mė 19:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Raiffeisen Bank
    Tirane 1 Qershor 2011, Deklarate per shtyp

    Me keqardhje njoftojmė sekuestrimin e pronave tė Groupit A&B, si pasojė e borxhit prej me shume se 11 milionė Euro qė pronarėt e kėsaj kompanie i kanė bankės. Grupi A&B jo vetėm nuk ka paguar detyrimet pėr mė shumė se njė vit tashmė, por gjithashtu edhe kanė refuzuar ēdo lloj bashkėpunimi me bankėn duke bėrė vetėm premtime boshe pėr kryerjen e pagesave.

    Duke patur parasysh ineresat e grupit A&B dhe tė punonjėsve tė saj, dhe duke qėnė se jemi tė fokusuar nė gjetjen e njė zgjidhjeje pėr pagesėn e borxhit, banka Raiffesien i ka ofruar pronarėve tė grupit A&B disa opsione ku pėrmendim:

    • Kemi siguruar disa ristrukturime gjatė vitit tė kaluar pėr tė reflekutar vėshtirėsitė e kompanisė.
    • I kemi ofruar mundėsinė pronarėve tė kompanise disa herė gjatė vitit tė kaluar tė bėnin analizėn financiare nga njė vlerėsues i jashtėm ndėrkombėtar, kostot e tė cilit do tė mbuloheshin nga banka.
    • Javė mė parė i kemi ofrurar bashkė-administrimin e kompaniė me njė ekspert ndėrkombėtar tė caktuar nga banka, njė periudhė nderprerje (grace period) pėr pagesėn e borxhit dhe heqjes sė gjithė penaliteteve - kjo ofertė gjithashtu u refuzua.


    Gjithė sa mė lart u bėnė me qėllimi pėr tė shpėtuar kompaninė, sigurimin e punės sė punonjėsve tė saj, mbledhjes sė parave qė grupi A&B I ka borxh bankės, dhe sjellja e kompanisė nė njė gjėndje tė mirė pėr pronarėt e saj. Megjithėatė, ēdo pėrpjekje jona ėshtė refuzuar nga pronarėt.

    Si rrjedhojė, ne u detyruam tė vazhdonim me hapat ligjorė. Ne kemi marre vendimin e ekzekutimit nga Gjykata e Tiranes nė muajin tetor 2010 proēedurat e pėrmbarimit bazuar nė kuadrin ligjor kanė filluar ne Dhjetor 2010. Pėr 6 muaj kemi qėnė nė gjyq pėr kėtė urdhėr me Grupin A&B deri kur pak dite me pare gjykata e Apelit me vendimin e saj te formes se prere krijoi mundesine e vazhdimit te procedurave permbarimore. Te gjithe veprimet e bankes jane korrekte dhe ligjore ashtu si i parashikon procedura ligjore per ekzekutimin e kredive.

    Banka Raiffesien ka vendosur tė paguajė rrogat e muajit maj pėr punonjėsit qė janė akoma nė listėn e pagave te grupit A&B. Do tė donim tė theksonim se situata aktuale e Groupit A&B ėshtė rezultat i vendimeve manaxheriale tė kompanisė, duke pėrfshirė kėtu refuzimin e ofertave qė banka I ka bėrė pronarėve te Grupit A&B.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •