Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Krimet serbe ende të pandëshkuara

    Fadil Halimi | 18-06-2011
    Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, familjarët llapjanë presin zbardhjen e fatit të më të dashurve. Ishin vrarë dhe zhdukur 618 persona, 45 prej të cilëve mbeten të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre. Në mesin e të vrarëve e të zhdukurve janë edhe 111 femra kurse 52 ishin nxënës, ka njoftuar, kryetari i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës "Perkorë" Latif Mehmeti.

    Janë 36 familje të Podujevës që kanë humbur nga dy e më tepër anëtarë ndërsa 4 familje kanë humbur nga 7 e 8 anëtarë, ka shtuar Latifi. Masakra më e madhe kishte ndodhur jo më larg se 50 metra nga ndërtesa ku ishte instaluar shtabi policor e ushtarak serb.

    Atëbotë u vranë 20 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu e Gashi në oborrin e një shtëpie ku të gjithë ishin fëmijë, gra e pleq. Nga ky shtab ishte dhënë edhe urdhri për plaçkitjen e gjithë pasurisë së shqiptarëve si bagëtitë, mobiliet, automjetet, mjetet bujqësore dhe të mirat tjera materiale, njofton Mehmeti.

    Ai thotë se ka mjaft fakte që do të mund të ngrihej aktakuzë kundër Serbisë për krime ndaj popullatës shqiptare.

    Me të nisur bombardimet e para të NATO-s në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Podujevës ishte formuar shtabi serb i krizës i udhëhequr nga Milovan Tomçiq, i cili me kryetarin e atëhershëm të Këshillit Ekzekutiv serb Srbosllav Biserçiqin e me komandantin e Mbrojtjes Territoriale Ratko Jovanoviqin kishte udhëhequr operacionet serbe në Podujevë. Sipas Latifit ata jetojnë rehat në Serbi.

    Në bazë të dëshmive nga ky shtab ishte dhënë urdhri për vrasje, dëbim, plaçkitje dhe djegien e 4.881 shtëpive. Krimet e mëdha kishin nisur pas tërheqjes së misioneve ndërkombëtare, me fillimin e bombardimeve të NATO-së në orët e mbrëmjes të 24 marsit.

    Me qëllim të spastrimit etnik, serbët kishin mbyllur të gjitha daljet nga qyteti përveç rrugës për në fshatin Shajkofc ku ishte getoizuar popullata e dëbuar nga fshatrat veriperendimore të Llapit.

    Pushtuesi, në bazë të një plani të veçantë kishte krijuar tri kampe: në Shajkofc, Metehi dhe Barilevë, ku rreth 100 mijë refugjatë mbaheshin të rrethuar. Në këto kampe, përveç vrasjeve kishte pasur edhe dhunime, thotë Mehmeti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •